Irina

Horoskopi për sot, e premte 31 Gusht

Dashi-Po afrohen ndryshime mjaft pozitive sa i takon sferës profesionale financiare. Intuita juaj ju fton që të bëni përpara me projekte të reja. Kjo e premte parashikon takime të shkëlqyera edhe në mbrëmje.

Demi-Largësia nga personi që doni ose nga familja ju bën tejet nervoz dhe të acaruar. Kjo e premte do të jetë mjaft e mirë për tu rrethuar nga aleatë të vlefshëm dhe për të bërë negociata vendimtare sa i takon karrierës tuaj profesionale.

Binjakët-Parashikohet një ditë e cila do të jetë e mbushur me negativitet dhe pesimizëm, si në sferën e dashurisë edhe në atë të takimeve. Çfarëdo keqkuptimi, do mund të zgjidhet me më shumë dialog. Këshillohet të jeni ju të parët që të kërkoni ballafaqim.

Gaforrja-Ky është një moment shumë i mirë për të rigjetur veten dhe forcë brenda jush. Kohëve të fundit keni qenë disi të rrëzuar me humor, por tashmë do të merrni përgjigje të cilat do ju lejojnë që të bëni një rikuperim të madh.

Luani-Merrni më shumë kohë për të menduar për veten tuaj dhe shëndetin. Po afrohen mundësi shumë të mira për të rindezur dashurinë dhe ndjenjat, por duhet të jeni më të hapur dhe të gatshëm në raport me të tjerët.

Virgjëresha-Kjo fundjavë është e rëndësishme për të rigjetur kapacitetin brenda vetes. Këshillohet që të lini mënjanë të gjitha zhgënjimet dhe nervozizmin e së kaluarës dhe të merreni me planifikime të reja në punë. Parashikohen fitore të mëdha.

Peshorja-Shmangni sjelljen shumë kontradiktore në vendin e punës. Kjo pasi në këtë moment edhe shpërqendrimi më i vogël mund të shkaktojë tensione dhe pengesa. Në dashuri do të jeni romantik dhe të kujdesshëm.

Akrepi-Kryefjala e ditës është qetësia, por ka disa afate që duhet ti respektoni dhe disa problematika që duhet ti zgjidhni. Megjithatë duhet të udhëhiqeni nga intuita dhe mos u përfshini nga paniku. Në dashuri do të ketë konfirmime të rëndësishme.

Shigjetari-Duhet të shfaqni më shumë forcë dhe kurajo, sidomos sa i takon jetës sentimentale. Do të jeni shumë konfuz, ndaj marrja e vendimeve në këtë moment mund të jetë me rrezik. Bëni kujdes me shpenzimet!

Bricjapi-Kjo e premte është e rëndësishme për të pushuar dhe për të rigjetur të gjithë energjinë e shpenzuar në vendin e punës. Merrni më shumë kohë për të menduar për veten dhe mirëqenien tuaj, pasi kjo ditë do ju gjejë të lodhur. Projektet në çift janë mjaft të favorshme.

Ujori-Kjo ditë këshillon që të përvishni mëngët për të çuar deri në fund disa detyra që ju janë besuar. Tregohuni më të kujdesshëm me shpenzimet dhe sa i takon investimeve të mëdha.

Peshqi-Ka disa çështje të cilat domosdoshmërisht, do të duhet ti zgjidhni vetëm. Jeni shumë krenar dhe për këtë arsye shpesh hezitoni të kërkoni ndihmën e personave që ju qëndrojnë pranë. Megjithatë në këtë moment afrohen përgjigje të mëdha dhe negociata të shkëlqyera. Në sektorin e dashurisë, guxoni më shumë.

Horoskopi për sot, e premte 31 Gusht Read More »

Qytetari nuk kishte hyrë ende në shtëpi por kur gjen faturën i ikën mendja

Çuditë shqiptare nuk kanë të sosur. Pa hyrë në shtëpinë e re, qytetarit i vjen një faturë e energjisë elektrike me vlerë prej gati 20 milionë lekësh.

Jako Blani me kursimet e një jete dhe punës në Greqi si emigrant, prenotoi për të blerë një shtëpi të re në zonën e Qesarakës, në Tiranë.

“Në 2015-ën më thotë ndërtuesi që të ka ardhur një gjobë prej 19 milionë lekësh. Kur shkova tek zyrat e OSHEE-së, më thonë që kam edhe një afrofe prej 1 milionë lekësh të vjetra. Faturën ma anuluan, ndërsa afrofenë jo”, shprehet qytetari.

Jako i kërkon ndërtuesit t’i ndërpresë punimet deri në zgjidhjen e problemit.

“Po jetoj prej 3 vjetësh në një shtëpi me qira, me 200 mijë lekë muaji, pasi siç e shikoni, shtëpia nuk po përfundon. Kam 3 vjet që sorollatem. Për një lidhje të paligjshme, këta të futin në burg”, thotë qytetari.

Aktualisht Jako paguan tarifën e shërbimit prej 3400 lekësh të vjetra.

Teksa zbresim shkallët, takojmë lexuesin e sahatit që po mat energjinë e harxhuar nga banorët e pallatit ku do të jetojë edhe Jako.

“Nuk ka energji të konsumuar nga ky konsumator”, na thotë lexuesi i sahatit.

Abonenti u prit sot në OSHEE dhe drejtori i zyrës së shtëpi, Ardi Kola pohoi se problemi i qytetarit do të gjejë zgjidhje brenda ditës së premte.

Top Channel

Qytetari nuk kishte hyrë ende në shtëpi por kur gjen faturën i ikën mendja Read More »

U bë nënë para disa javësh, sot relaksohet në plazh. Ja sa kushton kostumi i Xhensilës

Edhe pse vetem pak kohe me pare u be nene, këngëtarja e dashur shqiptare Xhensila Myrtezaj duket ne top forme.

Në një nga fotot e publikuara ditët e fundit e shohim këngëtaren teksa relaksohet në plazh.

Ajo që ka rënë në sy është edhe kostumi i banjës i saj.

Ai arrin shifrën 215 euro dhe Xhensila duket vërtet bukur në të.

U bë nënë para disa javësh, sot relaksohet në plazh. Ja sa kushton kostumi i Xhensilës Read More »

Kryeprokurorja Arta Marku reagon për sulmin ndaj gazetares, ja çfarë thotë

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka reaguar pas sulmit me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala. Përmes një reagimi, Arta Marku shpreh shqetësimin për sulmin dhe thotë se mbështet hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët.

“Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku shpreh shqetësimin e thellë për sulmin ndaj familjarëve të gazetares Klodiana Lala mëngjesin e datës 30 gusht. Kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët e sulmit.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson angazhimin për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës. Marku çmon punën e gazetares Lala dhe trupës së gazetarëve që përballen me vështirësi dhe rreziqe në kërkim, zbardhje dhe raportim të së vërtetës”- thuhet në reagimin e kryeprokurores.

Kryeprokurorja Arta Marku reagon për sulmin ndaj gazetares, ja çfarë thotë Read More »

“Janë plumba mbi ne”, protestë para kryeministrisë pas sulmit të gazetares

Pas sulmit me armë të gazetares Klodiana Lala, mbrëmjen e sotme është zhvilluar një protestë para kryeministrisë.

Në protestë marrin pjesë, gazetare, qytetarë e aktivistë të shoqërisë civile. Gazetarët shprehen solidaritetin e tyre dhe thonë se sulmi ndaj Klodiana Lalës është sulm ndaj gjithë gazetarëve në Shqipëri.

Sulmi ndaj gazetares ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa  gazetarët kërkojnë drejtësi dhe liri në profesionin e tyre.

“Janë plumba mbi ne”, protestë para kryeministrisë pas sulmit të gazetares Read More »

Çiljeta rrëfen momentin më të vështirë të jetës së saj, si rrallë herë

Kengetarja e dashur per publikun, Ciljeta, ne nje intervistë për revistën “Who”, ka rrëfyer disa gjëra që nuk i dinit për të.

Ndër te tjera, ka treguar se në kohën kur ka pasur shumë koncerte ka fjetur në makinë. “Kam fjetur në makinë shumë herë, në periudhën kur nuk e dija çfarë bëhej me koncertet e mia, ngaqë kisha nga një, ka raste edhe dy çdo ditë. Më është dashur të udhëtoj në distanca të largëta duke qenë vetë në timon. Seriozisht nuk e di se si ia kam dalë,”- është shprehur ajo.

Më tej këngëtarja ka folur edhe për momentin më të vështirë në jetën e saj. “Momenti më i vështirë i jetës sime, kur më është dashur të operoj Fernandon për shkak të një komplikimi,”- ka rrëfyer këngëtarja.

Çiljeta rrëfen momentin më të vështirë të jetës së saj, si rrallë herë Read More »

Çifti martohet në kishë në Shkodër, detaji në këpucët e dhëndrit po bën xhiron e rrjetit

Një çifti i ri shkodran kanë vendosur të kurorëzojnë martesën e tyre në Kishën e Shkodrës, mirëpo gjatë ceremonisë, detaji në këpucët e dhëndrit i ka rënë në sy të gjithëve dhe po bën xhiron e rrjetit.

Në një foto të postuar nga “Jeta osh qejf” në shollën e këpucës së dhëndrit shihet “Help me”, ose në shqip “Më shpëtoni”, duke i ‘përcjellë’ kështu mesazhin shokëve të tij, ose është thjesht një shaka e dhëndrit. Foto e çiftit duke u martuar është përhapur menjëherë në internet.

Çifti martohet në kishë në Shkodër, detaji në këpucët e dhëndrit po bën xhiron e rrjetit Read More »

Mbani mace në shtëpi, ju ka gërvishtur ndonjëherë? Mjeku ngre alarmin: Po ju doli një gjendër duhet…

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, ka bere apel per te gjithe ata qe mbajne mace ne shtepi per te mesuar se cfare ndodh ne rastet e kafshimit prej tyre.

Ne nje status ne rrjetet sociale, mjeku Kalo thote se kontrolli te mjeku është i nevojshëm ne rastet kur jeni gervishtur prej tyre.

POSTIMI I PLOTE:

tritan-kalo-770x433

Informim dhe rikujtesë….Kënaqësija e të paturit të një maceje në mjedisin familjar, mundet të shoqërohet edhe me “Sëmundjen e gërvishjes së maces (Cat scratch disease) ose Limfadenitin regjional subakut”, një sëmundje më shpesh e vërejtur në fëmijët dhe të rinjtë, por jo pak e ndeshur edhe në të riturit….

Macet e në veçanti kotelet e shtëpisë janë bartëset e “Bartonella henselae” , shkaktarit të kësaj sëmundjeje… Në vendin e gërvishjes nga macet mundet të shfaqet fillimisht një lesion/një puçër të vijuar më pas më daljen kryesisht të një gjëndre në qafë ose në sqetull , ta paraprirë ose jo nga dobisa trupore, ulja e oreksit dhe temperatura jo shumë ë lartë… Në shumë raste sëmundja vetëshërohet për 2 – 4 muaj, por nuk përjashtohen rastet e ndërlikimit të saj me prekje të syve, mëlçisë dhe shumë-shumë rrallë edhe me prekje neurologjike….

Kontrolli te mjeku është i nevojshëm dhe mvaret vetëm prej tij përshkrimi apo jo i një antibakteriali/antibiotiku….NDAJ anjëherë në raste të tilla të mos hezitoni të konsultoheni me nje mjek specialist infeksionist, si DHE të mos panikoheni nga dalja e një gjëndre si në rastet e mëposhtëme të praktikës sime në QSUT, sepse jo çdo gjendër e zmadhuar ka të bëjë me një sëmundje tumorale…Të mësuarit është një dikuri e përditëshme nga gjithësecili prej nesh….

40380091_2131319280226160_3015123997353312256_n40414377_2131319963559425_5528981657215827968_n40361832_2131320223559399_1995015770735640576_n40353223_2131322900225798_7735900522946756608_n40393507_2131321440225944_8500678445670334464_n40347692_2131321026892652_8624318545393614848_n40549806_2131323253559096_5566418280089911296_n

Mbani mace në shtëpi, ju ka gërvishtur ndonjëherë? Mjeku ngre alarmin: Po ju doli një gjendër duhet… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com