Irina

Bie tërmet në Vlorë por çfarë ndodh me “Shkollën e kuqe” në Dukat !

Nga Lirim Nezha :

SHKOLLA E KUQE
Ne kete prag fillimi te vitit te ri shkollor me vjen e natyrshme qe te postoj kete foto te trishte te nderteses ne rrenim te Shkolles se Kuqe ne Dukat Fshat,shkolles qe na priti ne hapat e pare te dijes jo vetem mua por breza te tere djemsh dhe vajzash qe sot jane prinder,gjysher e gjyshe e madje shume prej tyre nuk jetojne me.

E si per t’i bere karshilek indiferences,kjo ndertese ruan edhe pas me shume se nje shekull ngjyren e kuqe qe i dha emrin…

Ajo,edhe pse e lene jashte vemendjes se shtetit dhe te organizmave qe kane pergjegjesine per ta mbrojtur si vlere muzeale,vazhdon te qendroje dhe t’i rezistoje rrenimit qe do te vije nje dite,gjithsesi,nese nuk do te gjendet dikur diku nje zyrtar i pergjegjshem qe te adresoje per te pak fonde,fare pak sa per t’i vene mbi krye nje cati qe te mos e lere te shembet.

Prej me shume se 100 vjetesh kjo shkolle ka nxjerre mijera nxenes te suksesshem shume prej te cileve kane patur dhe kane detyra te rendesishme dhe peshe ekzekutive qe mund ta kishin bere te mundur,por qe edhe mund ta bejne,resataurimin e saj dhe kthimin ne nje muze te vlefshem si nje atraksion turistik dhe jo vetem.

Para pak minutash u ndie nje termet,nderkohe qe isha duke kerkuar keto foto dhe befas pata frike se nje i tille do ta shembe.E ne mos nje termet,do ta shembe me siguri braktisja dhe koha.

Bie tërmet në Vlorë por çfarë ndodh me “Shkollën e kuqe” në Dukat ! Read More »

Si të dalloni që veza që po konsumoni është e freskët apo jo

Kurdo që keni thyer vezë dhe keni parë pjesën e bardhë anash të kuqve të vezës, së paku një herë keni bërë pyetje “Ç’është kjo?”

Fjala është për të ashtuquajturën fije kërthize e cila nuk është e dëmshme, përkundrazi. Ajo mund të hahet pa frikë se do t’ju ndodhë diçka.

Kjo fije ka funksionin që e bardha dhe e kuqja e vezës të qëndrojnë bashkë, d.m.th. që e kuqja gjithmonë të jetë në mes.

Nëse e thyejmë vezën dhe ka këtë fije, do të thotë që veza është e freskët.
Megjithatë, nëse ajo “e bardhë” nuk shfaqet në enë në momentin kur e thyeni, do të thotë që ka qëndruar gjatë në frigorifer apo në dyqan, andaj duhet të përdorni një vezë tjetër.

Si të dalloni që veza që po konsumoni është e freskët apo jo Read More »

TAKIM MES BREZASH NË VLORË/ Aktiviteti që mblodhi për të 13-in vit radhas shpirtin e Labërisë

Për të 13-in vit radhazi në Kuç të Vlorës u mbajt takimi i brezave siç njihet atje festa e fshatit të njohur në labëri. Të rinj e të vjetër, ata që jetojnë aty dhe të tjerë të rikthyer u bënë bashkë në organizimin që synon promovimin e potencialeve të turizmit dhe zhvillimit të zonës.

Të rinj e të vjetër u bënë bashkë në festën e Brezave të Kuç të Vlorës.

Bashkë me ta u rikthyen për të festuar edhe banorë që janë larguar nga fshati me të shkuar historike, por dhe qytetarë të Vlorës e turistë .

Mes ture edhe drejtuesit më të lartë lokalë, prefekti e kryebashkiaku i Vlorës.

Këngët polifonike, vallet popullore e humori nga të famshmit parodistë të Vlorës i dhanë gjallëri fshatit të njohur 62 km nga qyteti që shtrihet në 620 metra  mbi det.

Por ky takim ishte edhe një moment reflektimi e vlerësimi për bij të zonës por edhe të huaj që vijojnë të japin kontribut për Kuçin.

Festa e Kuçit që këti vit u organizua për të 13 vit radhazi është një prej më jetëgjatave në bashkinë e re të Vlorës, dhe shihen si mundësi për promovimin e potencialeve të turizmit dhe zhvillimit.

Festa vijoi deri në orët e vona, duke lënë gushtin e vitit të ardhshëm për takimin e radhës në Kuç.

TAKIM MES BREZASH NË VLORË/ Aktiviteti që mblodhi për të 13-in vit radhas shpirtin e Labërisë Read More »

KOMENTET/ Turisti gjerman: Kur erdha unë nuk dinte Europa ku ishte Radhima, Shqiptari: Kanë Italinë sa për 100

Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.

Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.

Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.

Një koment në “Trip Advisor” nga një turist nga Gjermania është:
Në Shqipëri kam ardhur në një periudhë ku asgjë nuk ishte në vendin e saj. Shumë rrugë nuk të mundësonin të të dërgonin në plazhet mahnitëse, dhe tepër të bukura të jugut të vendit. Mbaj mend na është dashur mua dhe familjes time prej pesë pjesëtarësh, që me një fouristradë të përshkronim plot njëqind kilometra të prishura, dhe me gurë për të mbërritur në Radhimë. Ndërkohë e njëjta situatë ishte edhe për në plazhin e Lukovës. Por shikoj që sot të gjithë europianët po i “turren” Shqipërisë. Më vjen keq që vendi juaj është njohur tani, ndërkohë që duhet të kishte arritur shumë më shumë në aspektin turistik.
Ndërkohë në po të njëjtin koment, një qytetar shqiptar i thotë se:
Ti dukesh që je marrosur pas Shqipërisë, dhe më vjen mirë për këtë gjë. Por dua thjeshtë të të them se Europa këtu na ka patur, por përpara nesh kanë Italinë sa për njëqind Radhima.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.

KOMENTET/ Turisti gjerman: Kur erdha unë nuk dinte Europa ku ishte Radhima, Shqiptari: Kanë Italinë sa për 100 Read More »

Kura me 12 thelpinj hudhra, nuk do ta besoni se çfarë i ndodh trupit

Pesha e tepër tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale.

Një problem ky, nga i cili miliona njerëz në botë, përfshirë pa dyshim dhe Shqipërinë përballin sfida dhe vështirësi të ndryshme shëndetësore.

Padyshim dhjamosja e tepërt në zonën e barkut krijon një siklet në paraqitjen e jashtme por prania e saj në organizëm më shumë se sa e sikletshme është shpesh burim i shumë komplikacioneve shëndetësore.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë natyrale me përbërës të thjeshtë që luftojnë praninë dhe rritjen e nivelit të yndyrnave apo masës së dhjamit në zonën abdominale të trupit (pjesa e barkut).

Mjafton të ndiqni hapat siç duhet dhe kjo kurë natyrale do t’i dhurojë organizmit shëndet të plotë ndërsa në vetëm një javë do të ndihmojë në shkrirjen e masës së tepërt dhjamore në zonën e barkut.

Kjo kurë ndihmon gjithashtu në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes ndërsa mban nën kontroll të plotë nivelin e kolesterolit.

Përgatitja e Kurës me Hudhra
Përbërësit
12 thelpinj të mëdhenj hudhre

Dy kokrra limoni

1 ½ l ujë

Si ta Përgatisni
Qëroni thelpinjtë e hudhrës me kujdes.

AgroWeb.org ju udhëzon të shtypni secilin prej thelpinjve përmes një çekiçi kuzhine.

Pastroni limonat me ujë të rrjedhshëm dhe prijini në copëza të vogla me gjithë lëkurë.

Vendosni ujin në një tenxhere.

Shtoni hudhrat e shtypura bashkë me copat e limonit dhe vendosini në zjarr të ziejnë për 15 minuta.

Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni.

AgroWeb.org ju këshillon që ujin e përftuar mund ta ruani në frigorifer.

Si ta Konsumoni këtë Kurë
Lëngun e përftuar mund ta ndani në tre doza për çdo ditë.

Rekomandohet që të pini nga një filxhan çaji me këtë lëng para secilit nga tre vaktet e ngrënies. Kura përdoret për tre ditë rresht. Ajo ndihmon organizmin për një pastrim rrënjësor të tij duke ndikuar në shkrirjen e yndyrës së tepërt në zonën e barkut.

Efektet e kurës ndihen pas një jave ku ju do të ndiheni më të lehtë.

Shënim
Për shumë persona shija e këtij lëngu mund të jetë e sikletshme dhe e vështirë. Por gjatë konsumimit të tij mund të shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar dhe për t’i dhënë shije gjithashtu./AgroWeb.org

Kura me 12 thelpinj hudhra, nuk do ta besoni se çfarë i ndodh trupit Read More »

Ngjarja e rëndë për gazetaren Klodiana Lala, dalin detaje të reja nga sulmi i tmerrshëm

Zbulohen detaje të reja sa i përket ngjarjes së rëndë që i ndodhi ne oret e mengjesit te se enjtes gazetares Klodiana Lala ne banesen e prindërve të saj.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se janë qëlluar 10 plumba që kanë dëmtuar pjesën ballore të shtëpisë në pronësi të babait të Lalës. Plumbat kanë depërtuar edhe në derën kryesore të banesës për të hyrë brenda saj por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

“Të shtënat me breshëri kanë shokuar familjen që është zgjuar nga gjumi e tronditur. Në banesë kanë qenë 8 persona, ndërsa gazetarja dhe bashkëshorti i saj jo. Por përveç prindërve e familjarëve të tjerë ishin dhe dy vajzat e saj. Në dhomën e gjumit kanë depërtuar plumbat në kasën e derës por jo brenda ambientit”, raportoi Bezat. Ajo tha më tej se një grup nga policia ka ardhur në banesë, janë marrë në pyetje edhe fqinj e të afërm.

Këta të fundit kanë deklaruar se janë zgjuar rreth orës 3 nga një zhurmë, kanë dalë në ballkon por nuk kanë parë gjë. Në zonë për fat të keq nuk ka as banesa apo objekte me kamera sigurie.

Ngjarja e rëndë për gazetaren Klodiana Lala, dalin detaje të reja nga sulmi i tmerrshëm Read More »

Del emri i njeriut më të pasur në planet, prindërit e tij u shokuan kur mësuan se…

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos është tani personi më i pasur në planet dhe personi i parë në historinë moderne që ka grumbulluar një pasuri prej mbi 100 miliardë dollarë.

Sic raporton “businessinsider”, Bezos sapo ia ka kaluar Bill Gejtsit për pasurinë. Ata janë tashmë dy njerëzit më të pasur në planet, dhe të dy bashkë jetojnë në të njëjtën qytezë, më pak se 1 km larg njëri-tjetrit. Qyteza quhet Medina, shumë pranë Siatëllit.

Bezos-wealth-is-so-massive-that-according-to-Business-Insider-calculations-spending-88000-to-him-is-similar-to-an-average-American-spending-1-

Prindërit e Bezos thuhet se ishin tronditur kur mesuan se djali i tyre hoqi dore nga nje pune e rehatshme në Wall Street me qëllim që të shesë libra në internet. Rritja e Amazonës është burimi kryesor i pasurisë prej 150 miliardë dollare te Bezos dhe ai mbetet aksionari më i madh i Amazon, me 16% të gjigantit të e-commerce.

Amazons-rise-is-the-primary-source-of-Bezos-150-billion-fortune-Bezos-remains-Amazons-largest-stockholder-owning-16-of-the-ecommerce-giant-

Pasuria e Bezos është aq masive saqë, sipas llogaritjeve të “businessinsider”, shpenzimi 88,000 $ i tij eshte i barabarte dhe njesoj si nje person amerikan te shpenzoje 1 dollare.

Bezos është një nga pronarët më të mëdhenj të pasurive te paluajtshme në shtetin ku jeton dhe ai e familja e tij kanë pesë “super shtëpi” në të gjithë SHBA.

Bezos-parents-eventually-came-around-and-invested-about-a-quarter-million-dollars-in-the-fledgling-company-a-stake-that-would-be-worth-as-much-as-30-billion-today-

Del emri i njeriut më të pasur në planet, prindërit e tij u shokuan kur mësuan se… Read More »

Ka ndërruar disa media, tani ikën edhe nga Klan. Zbulohet surpriza e moderatores së njohur

Nevina Shtylla, bukuroshja moderatore e cila është shumë e dashur per publikun, është parë në formate të ndryshme televizive por njëkohësisht ka ndërruar disa herë ekran.

Pasi la InTv, Nevina moderoi emisionin ‘JO Vetëm modë’ në Tv Klan. Gjithashtu gjatë verës ajo ishte në çdo qytet të vendit duke prezantuar festivalin e muzikës ‘Maratona e Këngës’ po ashtu në Klan.

Por sipas burimeve të Express, rrugëtimit të moderatores në TV Klan i ka ardhur fundi. Ajo është parë në studiot e Top Channel, ç’ka bën të kuptohet se do e shohim në këtë ekran.

Shtohen dhe më tepër dyshimet për këtë largim nga vetë fakti, se ajo nuk u shfaq në spotin e fillimit të sezonit televiziv në Klan. Nuk dihet ende formati që ajo do të drejtojë Nevina në Top.

Ka ndërruar disa media, tani ikën edhe nga Klan. Zbulohet surpriza e moderatores së njohur Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com