Irina

Berisha: Shkoj në polici për gruan mostër, ata ma përdorin si prostitutë

Nje denoncim i pazakonte eshte publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha i cili thote se nje invalid ne Peqin keqtrajtohet nga policia teksa gruan e tij e perdorin si prostitute.

Mesazhi i Berishes

Invalidi akuza te renda per narko apo Xhafo policine!

Lexoni mesazhin e invalidit dixhital! sb

“Psh zoti sali jam nje denancus nga peqini quhem arif gjoni shkoj ne polici per gruan moster ato me godasin mua si invalit kurse mostren e perdorin prositut policat ermir lundraxhìu rexhep hyra bukurosh teqa gezim dudia etjer etjer dhe gjykata elbasanit me shtyn gjygjin per vendimin jam dhe me urdher mbrojtur jam 2 urdha mbrojtes prandaj te jam drejuar ty zoti sali me respekt arif gjoni peqin”

Berisha: Shkoj në polici për gruan mostër, ata ma përdorin si prostitutë Read More »

Shokon Artan Hoxha/ Paralajmëron gazetarin, mbathja nga sytë këmbët

Rreth një vit e gjysëm pas ngjarjes së rëndë, ku gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo u dhunua barbarisht në mes të ditës në Tiranë, organet e drejtësisë jo vetëm që nuk kanë zbardhur ngjarjen, por për më tepër sot mësohet se kanë pushuar hetimet.

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje, sot ka reaguar edhe gazetari i kronikës, Artan Hoxha.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Hoxha paralajmëron gazetarin Fundo, se “tani duhet qe brenda 10 ditesh te apeloje vendimin ne gjykate ose ndryshe …tia mbathe nga syte kembet nga ky vend pasi autoret (kete radhe edhe me te inatosur se heren e pare) mund te rikthehen serish te mbarojne ate qe nisen mengjesin e 8 marsit 2017.”

Sipas Artan Hoxhës, “autoret qe e kryen krimin para kamerave sapo Elvi Fundo kishte dale nga banesa, u kujdesen qe tia percillnin qarte mesazhin. Ta demtonin sa me shume te ishte e mundur ne fytyre, ne goje ne nofull, duke ia theksuar mesazhin se nese nuk e qepte ai gojen do te kujdeseshin ata ta benin nje gje te tille.”.

Gjithashtu Hoxha shkruan se “ato maska me leva hekuri jane ende ne qarkullim rrugeve te Tiranes, te gatshem per tu shfaqur para baneses tuaj, per te percjelle te njejtin mesazh. Nese heshtim sot, dhe i leme vetem koleget tane pavarsisht bindjeve apo opinioneve qe ndajme me ta, neser do te jete shume vone.”

Shokon Artan Hoxha/ Paralajmëron gazetarin, mbathja nga sytë këmbët Read More »

Nami në rrugët e Tiranës, shikoni çfarë ndodhi në vetëm 2 orë

 

Siguria e këmbësorëve në vendkalimet e përcaktuara, ishte përsëri sot në 👁👁, e rrugoreve 👮‍♀🚔 të kryeqytetit, ku me gjith punën 📸✍dhe rezultatet e arritura, në funksion të planeve “Tispol Gusht 2018” janë të shumta shkeljet ku drejtuesit e mjeteve të të gjitha kategorive, nuk u japin përparësi 🚶🏻‍♂🚶‍♀ edhe në vendkalimet e tyre në zonën më të rëndësishme të kryeqytetit, Bulevadin Dëshmorët e Kombit, zonë e cila në këtë kohë është thuajse çdo ditë më e vizituara nga turistët e huaj dhe sjellje të tilla, jo vetëm cënojnë sigurinë rrugore, por edhe japin një imazh tejet negativ për turistët.

Pamjet e rregjistruara në Bulevard përgjatë dy orë monitorimi, rregjistruan 65 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre, 15 nga të cilët rezultuan edhe me mangësi të tjera në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe praktikat për këto raste, ju përcollën Organit Administrativ Shtetëror, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për shqyrtim.

Policia Rrugore ju uron një ditë të mbarë dhe ju keshillon për më shumë vetëpërmbajtje gjatë drejtimit të mjetit, me qellim që udhëtimi i sotëm, mos të jetë i fundit

Plot 65 shofere jane ndeshuar per vetem 2 ore nga monitorimi qe ka bere policia ne Bulevardin Deshmoret e Kombit. Ata nuk respektonin kembesoret.

Plot 65 shofere jane ndeshuar per vetem 2 ore nga monitorimi qe ka bere policia ne Bulevardin Deshmoret e Kombit. Ata nuk respektonin kembesoret.

Siguria e këmbësorëve në vendkalimet e përcaktuara, ishte përsëri sot në 👁👁, e rrugoreve 👮‍♀🚔 të kryeqytetit, ku me gjith punën 📸✍dhe rezultatet e arritura, në funksion të planeve “Tispol Gusht 2018” janë të shumta shkeljet ku drejtuesit e mjeteve të të gjitha kategorive, nuk u japin përparësi 🚶🏻‍♂🚶‍♀ edhe në vendkalimet e tyre në zonën më të rëndësishme të kryeqytetit, Bulevadin Dëshmorët e Kombit, zonë e cila në këtë kohë është thuajse çdo ditë më e vizituara nga turistët e huaj dhe sjellje të tilla, jo vetëm cënojnë sigurinë rrugore, por edhe japin një imazh tejet negativ për turistët.

Pamjet e rregjistruara në Bulevard përgjatë dy orë monitorimi, rregjistruan 65 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre, 15 nga të cilët rezultuan edhe me mangësi të tjera në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe praktikat për këto raste, ju përcollën Organit Administrativ Shtetëror, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për shqyrtim.

Policia Rrugore ju uron një ditë të mbarë dhe ju keshillon për më shumë vetëpërmbajtje gjatë drejtimit të mjetit, me qellim që udhëtimi i sotëm, mos të jetë i fundit

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/319749352111287/?t=0

 

Nami në rrugët e Tiranës, shikoni çfarë ndodhi në vetëm 2 orë Read More »

Ka disa arsye shëndetësore, mësojeni pse nuk po humbni fare kilogramë

Nëse mendoni se e keni dhënë maksimumin tuaj, jeni ushqyer si duhet dhe keni ushtruar, por treguesi në peshoren tuaj nuk tregon numër më të vogël, duhet ta dini se nuk jeni të vetmit. A keni menduar ndonjëherë se pse nuk po i humbni kilogramët?

Me këtë problem ballafaqohen shumë njerëz në mbarë botën, dhe më së shumti femrat që e kanë kaluar moshën 35-vjeçare dhe të cilat kalojnë nëpër disa ndryshime hormonale, dhe të cilat mund t’ua vështirësojnë në masë të madhe mundësinë e tyre për ta arritur formën e dëshiruar.

Sipas ekspertëve, pengesa më e madhe në uljen e peshës trupore përkundër të gjitha përpjekjeve qëndron në simfoninë shumë delikate të hormoneve, dhe fajtorët kryesorë janë hormonet e tiroideve dhe gjëndrës mbiveshkore, estrogjenit, progjesteroneit, leptinës dhe grelinës. Kur niveli i hormoneve në trupin tuaj e arrin ekuilibrin e duhur edhe kilogramët do të bien më lehtë.

Nëse tashmë një kohë të gjatë po përpiqeni pa sukses t’i largoni kilogramët e padëshiruar duhet t’i kontrolloni dhe t’i kushtoni vëmendje problemeve të mëposhtme.

Mosbalancimi i hormoneve të tiroideve
Nëse niveli i hormoneve të sekretuara nga gjëndra tiroide papritmas bie, automatikisht bie edhe shpejtësia e punës së metabolizmit. Si rezultat do ta keni një nivel të reduktuar të energjisë, simptoma të depresionit, tretje të dobët, kapsllëk dhe trashje.

Mosbalancimi i hormoneve të gjëndrës mbiveshkore
Kur kalojmë nëpër një periudhë shumë të vështirë të jetës, gjëndra mbiveshkore reagon duke i liruar hormonet e tepërta të stresit dhe vjen deri tek akumulimi i shpejtë i yndyrës në trup, dhe natyrisht trashjes. Në periudhë afatgjatë kjo mund të thotë se trupi është duke luftuar për çdo kalori në organizëm, duke u përgatitur për “krizën”. Kortizoli – hormoni i stresit më së shumti lëshohet në rajonin e barkut dhe për këtë arsye në qoftë se njerëzit janë nën stres zakonisht fitojnë peshë në pjesën e barkut.

Mosbalancimi i hormoneve femërore
Mosbalancimi në mes të hormonit femëror estrogjenit dhe progjesteronit zakonisht si rezultat sjell akumulimin e depozitave yndyrore në pjesën e stomakut. Tek femrat rreth moshës 35-vjeçare hormonet fillojnë të oscilojnë në mënyrë që organet reproduktive të jenë në funksion sa më gjatë. Pikërisht kjo është arsyeja se pse trupi mban depozita të yndyrës për shkak se në to prodhohet estrogjeni. Sipas ekspertëve, tek madje 50 për qind e femrave, niveli i estrogjenit është më i lartë se niveli i progjesteronit, gjë që mund të jetë shkaku kryesor i trashjes.

Mungesa e gjumit
Gjumi i pamjaftueshëm shkakton çekuilibër të hormoneve grelinë dhe leptinë. Grelina është një hormon që është përgjegjës për dhënien e sinjaleve të urisë dhe na thotë kur duhet të hamë. Kur flemë pak, prodhimi i grelinës rritet gjë që shkakton rritjen e oreksit dhe dëshirën për ushqim të shpejtë dhe ëmbëlsira. Leptina, nga ana tjetër është një hormon që na sinjalizon kur duhet ndaluar së ngrëni, dhe kur nuk flemë prodhimi i saj bie. Mungesa e leptinës mund të çojë në ngrënie të tepërt sepse truri nuk na dërgon me kohë sinjale që stomaku ynë është i mbushur, shkruan tg.

Alergjia apo ndjeshmëria në ushqime
Tretja e dobët e kombinuar me toksinat, inflamacionet dhe ndjeshmërinë ndaj ushqimit mund të jetë shkaku që nuk mund të humbni peshë. Kjo është në fakt një formë e stresit kronik, i cili e rrit nivelin e kortizolit dhe çon në rritjen e depozitave yndyrore.

Depozitat yndyrore së bashku me toksinat mund ta shkaktojnë edhe dëmtimin e indeve
Shumica e substancave toksike në organizmin tonë veprojnë si hormone, dhe në këtë mënyrë ndikojnë në masë të madhe në çekuilibrin hormonal. Kjo mund të thotë se ju ushqeheni ekskluzivisht me ushqime të shëndetshme, por të cilat thjesht për organizmin tuaj nuk janë të shëndetshme. Ndonjëherë njerëzit janë alergjik apo të ndjeshëm ndaj ushqimeve që janë pjesë e dietës së shëndetshme.

Nëse mendoni se keni probleme me çekuilibrin hormonal apo ndjeshmërinë ndaj ushqimeve të caktuara, bisedoni me mjekun i cili do t’ju këshillojë se cilat teste apo analiza duhet t’i bëni për ta zbuluar se cili është në fakt problemi.

Ka disa arsye shëndetësore, mësojeni pse nuk po humbni fare kilogramë Read More »

Dëmton të rinjtë, ky vend ka ndaluar tregtimin e kafesë në shkolla

Nxënësit dhe mësuesit në Korenë e Jugut duhet të gjejnë mënyra të tjera për të qëndruar zgjuar, pas njoftimit të bërë sot nga qeveria për ndalimin e tregtimit të kafesë në shkolla.

Që nga viti 2013, tregtimi i pijeve me nivel të lartë të përqindjes së kafeinës u ishte ndaluar nxënësve në institucionet shkollore. Por, shpërndarja ishte e lejueshme vetëm për mësuesit, megjithëse të rinjtë mund të anashkalonin lehtësisht ndalimin.

“Kafeja dhe produkte me përmbajtje kafeine do të ndalohen për të gjithë duke nisur nga 14 shtatori”, njoftoi një zëdhënëse e Ministrisë për Sigurinë Ushqimore dhe Medikamentet.

Ndalimi do të jetë i vlefshëm në shkollat e arsimit nëntëvjeçar, shkollat e mesme dhe licetë.
Sipas gazetës “Chosun Ilbo” të rinjtë kanë prirje për të konsumuar “pije energjike” dhe kafe me qumësht për të rritur përqëndrimin gjatë periudhës së provimeve.

Ministria paralajmëroi për pasojat në shëndetin e fëmijëve nga konsumi i ekzagjeruar i kafesë që mund të shoqërohet me të vjella, çrregullim të ritmit të zemrës dhe gjumit.

Dëmton të rinjtë, ky vend ka ndaluar tregtimin e kafesë në shkolla Read More »

Arrestohet A.V banues ne fshatin Dukat, Vlore. Ja arsyeja !

Nje aksident ka ndodhur ne aksin rrugor Qeparo – Fushe ne daten 30 Gusht 2018. A.V. ka qene duke udhetuar ne kete aks kur papritur ka dale nga rruga duke demtuar sinjalistiken rrugore.

Njoftim i Policis:

A. Vangjeli , 39 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 30.08.2018, në aksin rrugor pranë Qeparo-Fushë, duke drejtuar automjetin tip “Opel” me targa AA 953 JE, nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi përkatës, ka dalë nga rruga duke dëmtuar kështu sinjalistikën rrugore.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Arrestohet A.V banues ne fshatin Dukat, Vlore. Ja arsyeja ! Read More »

Ai po ecte për terezinë e tij, por në mes të rrugës sheh diçka shokuese. E çuditshme në Gjirokastër

Aksident i pazakonte në Gjirokastër. Një makinë, është përplasur me një tjetër, e cila ishte “parkuar” në mes të rrugës nga shoferi i dehur.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 30. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit N. V., dhe A. Xh., vjeç 25 dhe 57, banues në Gjirokastër, pasi më datë 29. 08. 2018, në rrugën rurale afër fshatit Valare, Gjirokastër, shtetasi N. V., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka goditur mjetin e ndaluar tip “Mitsubishi”, i drejtuar në gjendje të dehur, nga shtetasi A. Xh., i cili është dëmtuar dhe pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Nenet  290 dhe 291 të Kodit Penal.

Ai po ecte për terezinë e tij, por në mes të rrugës sheh diçka shokuese. E çuditshme në Gjirokastër Read More »

Greqia tronditet që në mëngjes sot, pasojat vijnë direkt edhe në Shqipëri

Një tërmet i forte ka “shkundur Greqinë kete4 mengjes, teksa raportohet se ka qene me magnitudë 5.1 ballë.

Lekundjet u shenuan në orën 7:12 min dhe madje janë ndierë edhe në juglindje të Shqipërisë, në Korçë, Gjirokastër.

“Tërmeti kishte një thellësi 10 kilometra dhe u ndie gjithashtu edhe në Athinë, shkruan Kathimerini.

Greqia tronditet që në mëngjes sot, pasojat vijnë direkt edhe në Shqipëri Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com