Irina

Masakruan të moshuarin grek me thikë gjatë grabitjes, ja si u zbuluan dy shqiptarët

Dy të rinjtë shqiptarë që sulmuan me thikë gjatë grabitjes një të moshuar grek janë zbuluar nga mbetjet e ushqimit dhe një kanaçe me pije energjike, të cilat ishin në skenën e krimit.

Sipas mediave greke, policia ka arritur të gjejë të riun shqiptar, i cili goditi me thikë 73-vjeçarin dhe bashkëpunëtorin e tij 18-vjeçar, nga mbetjet e ushqimit dhe pija energjike e lënë pas.

Dy autorët kishin marrë ushqim dhe pije nga një market pranë banesës së të moshuarit, punonjësi i të cilit arriti t’u shihte fytyrat.

Ndërkohë, 73-vjeçari i cili ishte viktima e grabitjes brutale me thikë në shtëpinë e tij në Kefaloni, po lufton për të qëndruar gjallë në Spitalin e Janinës. 25-vjeçari shqiptar e ka goditur me thikë në bark, kofshë dhe brinjë gjatë grabitjes.Masakruan të moshuarin grek me thikë gjatë grabitjes, ja si u zbuluan dy shqiptarët

Masakruan të moshuarin grek me thikë gjatë grabitjes, ja si u zbuluan dy shqiptarët Read More »

Vdekja misterioze e 34-vjeçares/ U hodh nga tarraca pas zënkës me të dashurin?

Hetimet për vdekjen e 34-vjeçares nga Gjakova, Artila Kamberi, e cila vdiq të enjten pasi dyshohet kërceu nga tarraca e katit të dytë në hotelin ‘Venus’, tashmë kanë nisur dhe Prokurori i Shtetit është në pritje të gjetjeve nga ekzaminimet që janë kryer.

Për rastin tashmë janë intervistuar edhe disa dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe 32-vjeçari që po qëndronte me të ndjerën, raporton Gazeta Sinjali. Prokurori i Shtetit, Armend Hamiti, në një prononcim për Sinjalin ka bërë të ditur se nuk ka të arrestuar dhe deri më tash nuk ka persona që janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Hamiti tha se rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes/ Vetëvrasje” dhe në bazë të rezultateve, do të zbulohen edhe rrethanat e tjera të rastit. “Rasti është duke u trajtuar me dyshimet si Hetim i vdekjes/vetëvrasje. Nuk ka persona të arrestuar. S’ka persona të dyshuar lidhur me rastin. Jemi në fazë të hetimeve. Jemi t’u këqyrë, tash po i pres rezultatet, ekspertizat, se a ka najsen tjetër” tha ai për Sinjalin.

Në kuadër të hetimit të rastit, është marrë deklarata e Asdren Begollit, 32-vjeçar nga Peja, i cili ishte bashkë me viktimën në momentin kritik, si dhe dëshmitë e dy personave të tjerë. E ndjera ishte e njohur në qytetin e Gjakovës, pasi kishte biznesin e saj privat për shërbime estetike, për çka në të kaluarën ka pasur dhe paraqitje publike në disa prej mediave në vend.

Por si ndodhi ngjarja tragjike?

Rreth orës 03:30 tashmë e ndjera, Artila Kameri dhe Asdren Begolli, dyshohet të jenë përfshirë në një konflikt verbal me njëri-tjetrin.

Si rrjedhojë, 34-vjeçarja dyshohet se ka kërcyer nga tarraca e hotelit dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore që rezultuan të jenë fatale për të.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale kanë konstatuar vdekjen e saj.

Lidhur me rastin nga Policia thanë për Sinjalin se me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha zëdhënësja, Flora Ahmeti.

Ndërkohë Sinjali ka kontaktuar edhe hotelin ‘Venus’ për të marrë një prononcim lidhur me rastin, mirëpo të njëjtit kanë refuzuar të flasin, duke thënë se për çdo informatë duhet të kërkohet nga Policia.

Vdekja misterioze e 34-vjeçares/ U hodh nga tarraca pas zënkës me të dashurin? Read More »

Reshat Arbana humbet bashkëshorten, mesazhet plot dhimbje të miqve: Ishte ‘zemra’ e familjes! Një grua fisnike dhe e rrallë si në gojëdhëna

Reshat Arbana, një nga ikonat e filmit dhe teatrit vendas ka humbur sot gjysmën e tij më të mirë, bashkëshorten, Afërditën. Lajmin e trishtë e bëri së pari me dije ish-prokurori Shkëqlim Hajdari, mik prej më shumë se 3 dekadash i familjes. Siç shpjegon, shkas për largimin fizik të Dritës në moshën 79-vjeçare është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila ajo vuante prej vitesh.

“Është ndarë nga kjo shtëpi “Lisi”, dera, tavolina, pasqyra, dritarja, çatia, kasaforta, mirësia e Reshat Arbanës që është bashkëshortja e tij Drita dhe zemra e familjes dhe e te gjithë neve, miqëve të kësaj shtepie. Teta Drita është ndarë sot nga kjo botë pas një sëmundje të rëndë. Deri sa ish pa rënduar gjendja e saj shëndetësore, jemi takuar, kemi ndejtur, folur e qeshur pa i rënë në sy. Por, në ditët e fundit, nuk gjenim forcën ta takonim as unë, as Mira e as fëmijët e mij, sepse e kemi dashur shumë fort Dritën”, shkruan Hajdari ndër të tjera në mediet sociale.
Publicisit nga Kosova Agim Sylejmani po ashtu ka ndarë dhimbjen e tij për humbjen e Dritës, siç ai e quan një grua e rrallë dhe bujare.

“Na njoftuan se qenka ndarë nga jeta një grua e mirë, e mrekullueshme, një grua bujare e fisnike, një grua mikpritëse që vetëm nëpër gojëdhëna na ka rënë ta dëgjojmë, Afërdita Arbana, apo siç e thërrisnin shkurt Drita, bashkëshortja e artistit të madh Reshat Arbana. Gjithmonë na priti e na përcolli e qeshur, siç dinte vetëm ajo. Buzëqeshjen e saj do ta ruajmë si një thesar të çmuar në kujtimet tona. Ajo më qepi shenjat e UÇK-së në uniformën që vesha në pranverë të vitit 1999 dhe më përcolli sikur djalin e saj derisa humba në rrugicën e shtëpisë së tyre. Të gjitha këto do i ruaj në thesarin e kujtimeve më të mira të jetës sime”, shkruan ndër të tjera Sylejmani, në emër të familjes së tij.

Reshat Arbana humbet bashkëshorten, mesazhet plot dhimbje të miqve: Ishte ‘zemra’ e familjes! Një grua fisnike dhe e rrallë si në gojëdhëna Read More »

‘Të duket vetja gjeneral që e vendos atë rripin’/ Rama tregon historinë e Ardian Klosit me policin rrugor

“Hë more profesor të duket vetja i rëndësishëm ty që e vendos atë rripin si me qenë gjeneral”

Kryeministri Edi Rama, tregoi historinë e Ardian Klosit me një polic rrugor, gjatë vizitës në shtëpinë e një prej inspektorëve të Policisë së Shtetit.

Duke bërë batuta ai tha se asokohe kur ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Klosi i kishte treguar për një efektiv të uniformave blu, i cili e ndalonte vazhdimisht.

“Hë more profesor të duket vetja i rëndësishëm ty që e vendos atë rripin si me qenë gjeneral”, i drejtohej polici Ardian Klosit sipas kryeministrit Rama.

“Ai miku im i shkreti se u bë për ndjesë pastë, Ardian Klosi. Ai ishte njeri korrekt vetë. Atë e ndalonte, ishte një polic qarkullimi, më thoshte kur isha në bashki që çfarë t’i bëj unë atij se më ndalon e më thotë ‘hë more profesor të duket vetja i rëndësishëm ty që e vendos atë rripin si me qenë gjeneral’. O zotëri unë e vendos për sigurinë time. Ai e kishte stres që shihte Ardianin me rrip. Më thoshte, është njëri që ma bën, mos ma përsërite se po të kapa të vendos gjobë”, tregoi ai.

‘Të duket vetja gjeneral që e vendos atë rripin’/ Rama tregon historinë e Ardian Klosit me policin rrugor Read More »

Çifti me dy fëmijë të mitur strehohen në shpellë, të kërcënuar nga uria dhe i ftohti kërkojnë shtëpi: Ka raste që mbetemi 2 ditë pa ngrënë

E parë, por e padëgjuar ndonjëherë! Të braktisësh qytetin dhe të strehohesh në shpellë. Kjo ndodh me familjen Tralo në Tepelenë! Familja s’ka ardhur për atraksion por nga halli i madh, pasi pronari i shtëpisë ku jetonin me qira ka vendosur t’i dëbojë pasi do të ndërtohet një pallat.

Prej 5 muajsh Ervin Tralo me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur jetojnë në një kasolle, pranë shpellës në mal. Në kushte të paimagjinueshme këta vogëlushë për festa nuk kërkojnë lodra, por bukë.

“Dua bukë për drekë”, shprehet djali i mitur, ndërsa e motra thotë “dua shtëpi”. Ata shkojnë në shkojnë duke bërë çdo ditë disa kilometra në këmbë, pa veshje dhe pa ushqim.

Ervin Tralo është i papunë. Ai mbledh bimë medicinale në lartësinë e malit Golik dhe ruan disa bagëti, të cilat i shet për të mbajtur frymën gjallë.

“Kam jetuar me qira në një shtëpi të vjeter në qytetin e Tepelenës. Shtëpinë e mori pronari, s’kisha të ardhura për të marrë shtëpi tjeter me qira dhe erdha tek kjo shpella. Mezi i ushqej fëmijët, duke mbledhur lule në mal. Dua një shtëpi, kush mundet të na ndihmojë”, shprehet kryefamiljari Ervin Tralo.

“Fëmijët duan të hanë të vishen, të lahen. Ka raste që rrinë dy ditë pa ngrënë”, tha bashkëshortja e tij.

Edhe pse kanë trokitur ne dyert e Bashkisë Tepelene nuk është ofruar ndihmë për familjen Tralo. Jeta e këtyre fëmijëve të paushqyer e në ftohtë është në rrezik. Përmes Report TV kërkojnë ndihmë nga donatorët dhe shoqatat bamirëse.

Çifti me dy fëmijë të mitur strehohen në shpellë, të kërcënuar nga uria dhe i ftohti kërkojnë shtëpi: Ka raste që mbetemi 2 ditë pa ngrënë Read More »

Ndërtonte pa leje në hotelin e tij, e pëson keq biznesmeni i njohur në Vlorë

Biznesmeni Vasil Bedinaj, njëheresh kreu i shoqatës së Operatorëve Turistikë në Vlorë është proceduar penalisht pasi po ndërtonte një kat shtesë pa leje në godinën në pronësi të tij në Radhimë – Orikum.

Policia bën me dije se po punohet për arrestimin e Altin Karalliu me detyrë drejtues i punimeve në një firmë, pasi gjatë kontrollit në terren është konstatuar se firma e Karalliut po ndërtonte pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. K., banues në Vlorë, me detyrë drejtues i punimeve në një firmë, pasi gjatë kontrollit në terren, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me IVMT Vlorë kanë konstatuar se në një objekt që po ndërtohej nga kjo firmë, punimet po kryheshin jashtë lejes së miratuar nga organet kompetente. Gjithashtu, për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. B., 51 vjeç, investitor në ndërtimin e këtij objekti”, thuhet në njoftimin e policisë./Shqiperiaime

Ndërtonte pa leje në hotelin e tij, e pëson keq biznesmeni i njohur në Vlorë Read More »

E rëndë/ Shpërthen cisterna e karburantit, raportohet për 40 të vdekur

Më shumë se 40 njerëz kanë vdekur pasi një cisternë karburanti u përmbys dhe shpërtheu në Liberinë qendrore.

Cisterna u përmbys përgjatë një rruge në qytetin Totota, rreth 130 kilometra larg kryeqytetit, Monrovia, BBC.

Ai shpërtheu në flakë menjëherë pasi njerëzit nxituan në vend për të marrë karburant nga cisterna, thanë dëshmitarët okularë.

Pamjet tregojnë një numër të madh të njerëzve, përfshirë fëmijë, ishin mbledhur rreth cisternës pasi ajo u përmbys.

E rëndë/ Shpërthen cisterna e karburantit, raportohet për 40 të vdekur Read More »

“Shqiptarë zgjohuni! Po burgosem pa të drejtë”- Berisha: Po kyçem sepse i kam ngjallur tmerrin Edi Ramës

“Gjykata sot do të vendosë për masat ndaj Sali Berishës. Dakord, u shkel Kushtetuta duke u kërkuar heqja e lirisë për Berishën pa kaluar në Kuvend, pse duhet kyçur në shtëpi Sali Berisha pas asnjë fakt e provë, për shkak se i ka ngjallur tmerrin
Do i perifrazoj një fjalë zonjës Rama, e cila u lecoi gazetarëve fjalimin e gjilpëra të helmuara “ju me artikujt i bëni gjilpëra helmi, burrit tim dhe mua”.

Problemi i tij është se denoncimit tona i ka si helm se është mëkatar.

Duke më hequr të drejtën e komunikimit mendojnë se do të shpëtojnë nga kritikat dhe sulmet e merituara.

Shqipëtarë zgjohuni! Kjo nuk është betejë e Sali Berishës, ndonjëse po burgosem pa të drejtë. Kjo s’është betejë për opozitën ndonjëse partisë më të madhe opozitare iu është vjedhur simboli dhe i arrestohet lideri.

Është betejë për lirinë e shqiptarëve. Një betejë për ekzistencën e Shqipërisë, këtë betejë do e fitojmë.

“Shqiptarë zgjohuni! Po burgosem pa të drejtë”- Berisha: Po kyçem sepse i kam ngjallur tmerrin Edi Ramës Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com