Irina

Olta kapet keq me Kiarën: Ju mungon kimia…

Java e nominimit mes çiftit Olta- Kiara duket se ka krijuar jo pak tensione mes dyshes, ku nuk kanë munguar as ironia dhe kunjat.

Në një bisedë që është zhvilluar ditën e sotme në kuzhinë Olta e ka pyetur vazhdimisht Kiarën se pse kishte zgjedhur suitën si surprizë për Luizin, ndërkohë që dysha nuk qendron fare aty.

Olta: Pse e shpenzove për suitë se suitën ti nuk e mban dot.

Kiara: Po e mbajta unë, ditën e parë, fjetëm u kënaqëm.

Olta: Ju s’keni ndenjur fare, keni ndenj si shok, si kalamaj. Mund të kishe zgjedhur diçka tjetër se ju më shumë s’po rrini se sa po rrini. Por gjithsesi ajo është gjë e bukur për tu parë në televizor. Megjithatë juve nuk është se ju ka ndihmuar, duket sikur ju ka distancuar.

Kiara: Këto provokime unë nuk i ha më. Që do të më vrasësh mua në pikën e dobët që kemi të dy

Olta: E ke kuptuar dhe ti që ju të dy nuk merreni veshi, keni distancë? Sikur iu mungon një cik kimia.

Olta kapet keq me Kiarën: Ju mungon kimia… Read More »

Menaxherja e Instagramit të Luizit merr vendimin ‘drastik’ ndaj Kiarës

Jurgena është vajza e cila po komentohet gjatë këto ditë në rrjete sociale, pasi ajo dhe menaxhon Instagramin e Luizit në Big Brother VIP Albania.

Ajo këto ditë është përfolur se mund të jetë dhe e dashura e Luizit, duke qenë se në pyetjen e një loje ku u detyra të thoshte emrin e të dashurës së fund, përgjigjja e tij ishte “Gena”.

Madje një diçka tjetër që ka irrituar fansat e çiftit Luiz-Kiara, është se Jurgena hedh shumë rrallë postime të çiftit, në Instagramin e Luizit.

Por, së fundmi ajo ka bërë edhe një gjest tjetër, duke hequr nga lista e miqve që po i ndiqte, familjarët e Kiara Titos dhe shoqërinë e saj.

Menaxherja e Instagramit të Luizit merr vendimin ‘drastik’ ndaj Kiarës Read More »

E gjeni dot kush është bukuroshja në foto? Një nga ish-banoret e Big Brother VIP Albania2

Ish-banorja e “Big Brother VIP2”, Tea Trifoni ka festuar së fundmi 24-vjetorin e lindjes. Teksa ka marrë urime të shumta nga miqtë, të afërmit, ajo vetë ka vendosur që në profilin e saj në “Instagram” të postojë disa fotografi kur ka qenë e vogël.

Në fotot në fjalë duket se Tea nuk ka ndryshuar shumë. Ajo ka të njëjtat tipare dhe po të njëjtën buzëqeshje.

“Kur isha e pa ndotur nga tmerret e njerëzimit #24”, ka shkruar Trifoni bashkëngjitur me imazhet që menjëherë kanë marrë mijëra pëlqime.

Sigurisht që nuk kanë munguar as urimet me rastin e ditëlindjes dhe gjithashtu fansat nuk ia kanë kursyer komplimentet, ku kanë vënë theksin se ajo duket edhe sot njësoj sikur ka qenë e vogël.

E gjeni dot kush është bukuroshja në foto? Një nga ish-banoret e Big Brother VIP Albania2 Read More »

Zarfi i Zi mbërrin në shtëpinë e BBVA/ Çfarë ndodhi këtë herë?

Pas debatit të ashpër që pati me Antonetën, banorët kanë diskutuar me Kristin dhe i kanë sugjeruar që t’i kërkojë falje asaj.

Por Kristi tha se nuk e ka ofenduar Antonetën në asnjë moment dhe se nuk ka arsye pse kërkon ndjesë.

Sipas tij, e gjitha ka qenë një batutë e përshtatshme për atë rast. Sipas Luizit, për Kristin duhet të vijë një Zarf i Zi.

Por çfarë ndodhi?

Një debat i ashpër mes Antonetës dhe Kristit ndodhi në mëngjesin e të hënës. Teksa Kristi bisedonte me Luizin, Antoneta ndërhyri në bisedë duke bërë një pyetje që kishte të bënte me Kristin, por duket se ndërhyrja e Antonetës nuk i atij aspak.

Ai përdori një frazë në gjuhën angleze “who the fuck is this gay”. Kjo batutë nga ana e tij, acaroi Antonetën, e cila e quajti të paedukatë dhe i kërkoi që atë batutë t’ia thoshte në shqip.

Kristi i kërkuar të përmbahet dhe i ka thënë se nuk bëhet dot faktorë në shtëpi në këtë formë.

Zarfi i Zi mbërrin në shtëpinë e BBVA/ Çfarë ndodhi këtë herë? Read More »

P las keq mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP: ‘Kishe pretendime për reklamë ndërkombëtare, përfundove në paketim mi elli’

Aktorja Shota Baraliu dhe modelja Juliana Nura kishin mbrëmjen e sotme një përpl asje në post Big Brother VIP Kosova.

Ato deb atuan për mosmarrëveshjet që kanë pasur gjatë qëndrimit në shtëpi ku vazhdimisht janë kon fliktuar me njëra tjetrën.

Shota u shpreh e lumtur që Stresi fitoi dhe jo Xhuli, madje kësaj të fundit iu drejtua duke i thënë se ka pasur pretendime që të bëhet fytyrë promovuese e një kompanie ndërkombëtare, por u bë imazhi i një kompanie të miellit.

“Ti s’e ke fituar çmimin, ke pasur pretendime për të qenë në një reklamë ndërkombëtare, por përfundove në paketim të miellit”, i tha Shota-Xhulit.

Kujtojmë se Xhuli në natën finale fitoi një kontratë një vjeçare bashkëpunimi me një kompani mielli.

P las keq mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP: ‘Kishe pretendime për reklamë ndërkombëtare, përfundove në paketim mi elli’ Read More »

Përkrahja ndaj Luizit, Rakipi pyet Fevziun: Mos jemi popull që kemi ikur për lesh?

Big Brother Albania është spektakli më i shikuar i momentit. Qindra-mijëra shqiptarë janë fiksuar pas ekranit, ndërsa Luiz Ejlli, konkurrenti më i pëlqyer ka thyer shifrat e shikueshmërisë.

Një ekspert IT-je tha se mesatarisht një shqiptar sheh 20 apo 30 video të shkurtra të Luizit. Por sipas gazetarit Blendi Fevziu, ky fenomen nuk është një problem aq shqetësues për shoqërinë.

Ndonëse ai tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se personalisht nuk e ndjek spektaklin dhe nuk mund të japë një mendim për Luizin.

Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Luizi ka shikime sa gjysma e presidentit amerikan. Rama ka më pak, ai ka 4 miliardë, Rama 600 milionë ka. Mos jemi një popull që kemi ikur për lesh, apo?

Blendi Fevziu: Kështu ka ndodhur gjithande, kështu ka ndodhur edhe në Greqi, unë e kam parë.

Rakipi: Një popull që mbërthehet i gjithi në kotësi

Fevziu: Para kohësh, një regjisori shqiptar i thashë do shkoj të shoh një ndeshje futbolli. Ai u transformua dhe më tha si do shkosh të shohësh një ndeshje ku luajnë 20 budallenj? Unë e shoh i thashë. Është një fenomen zgjat disa…Unë kam një gjë tjetër me shoqërinë shqiptare

Rakipi: Unë mendoj që ne kemi ikur për lesh, ose kështu kemi qenë. Pse e duan shqiptarët Luizin?

Fevziu: Nuk e di, s’e kam ndjekur. Nuk di gjë. Realisht nuk kam asnjë ide.

Përkrahja ndaj Luizit, Rakipi pyet Fevziun: Mos jemi popull që kemi ikur për lesh? Read More »

Reagon familja e Kristit: ‘Kësaj i ka dalë boja…’

Lorenc Hasrama ish-i i Keisit! Ky ka qenë lajmi që ka trazuar rrjetin që prej momentit të parë që këngëtari u bë pjesë e shtëpisë së “BBV”. Pas hyrjes së tij, ndjekësit vunë re që Keisi u “ftoh” me Kristin dhe filloi të qëndronte afër me Lorencin.

Madje së fundmi ka bërë xhiron e rrjetit edhe një moment ku Keisi përkëdhel nga koka Hasramën. Në lidhje me gjithë këtë situatë ka reaguar edhe llogaria zyrtare e Kristit në Instagram (e menaxhuar nga familja e tij) duke postuar një video të edituar nga fansat.

“Mirë që asaj i doli boja, po ky çfarë burri është që nuk i thotë Kristit të vërtetën,”-shkruhet përmbi imazhit të Keisit dhe Lorencit.

Reagon familja e Kristit: ‘Kësaj i ka dalë boja…’ Read More »

Bledi Mane i zbulon sekretin Qetsorit: ‘Ai qëndronte në bodrum poshtë tek gjirizet me ha jdutët e …’

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”, Bledi Mane foli shpesh për 3 eksperiencat e tij me bu rgun.

Gazetari ka qenë tre herë i arre stuar, por më shumë se një faj, ai e tregonte këtë me krenari duke e nxjerrë në pah në çdo moment kritik të qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme.

Por doli Bledi Mane dhe hyri Qetsori. Edhe ky i fundit ka patur një histori me qe litë e errëta. Por ndryshe nga Bledi, Qetsori duket se nuk e ka me shumë qef historinë e tij të arre stimi.

“Nuk jam çun b urgu unë! “, është shprehur ai.

Por për këtë duket se Bledi ka dashur të thotë fjalën e tij. Ai a treguar se ka qenë në një bu rg me Qetsorin, por me një ndryshim.

“Me Qetsorin kam qenë në bu rg, por me një ndryshim të vogël.Unë shërbeja të biblioteka e b urgut lart në kat të tretë, ndërsa Qetsori qëndronte gjatë gjithë kohës poshtë të gjirizet, te bodrumi aty ku zakonisht izolohen xhe pistët dhe ha jdutët e puse tave…”, janë fjalët e Bledi Manes./Shqiperiaime

Bledi Mane i zbulon sekretin Qetsorit: ‘Ai qëndronte në bodrum poshtë tek gjirizet me ha jdutët e …’ Read More »