Irina

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj, nëse hani 2 banane në ditë, për një muaj

Bananet konsiderohen si ushqim i plotë, i kompletuar, por shpesh i nënvlerësojmë ato.Megjithatë, ky fryt ekzotik ka potencialin të jetë revolucioni i madh shëndetësor, pasi është i mbushur me plot vlera ushqyese.

Kjo mrekulli me lëkurë të verdhë është e pasur me sheqerna natyrorë, fruktozë dhe sukrozë, vlera të ndryshme ushqyese, vitamina, minerale dhe fibra. Prandaj, konsumi i saj i rregullt mund të ofrojë përfitime të mahnitshme shëndetësore.

Banania është fruti më shumë i konsumuar në Shtetet e Bashkuara, madje më shumë se konsumi i portokajve dhe mollëve bashkë.

Në fillim, banania ka ngjyrë të gjelbër dhe nuk ka njolla në lëkurë, por me kalimin e kohës, piqet duke bërë që në lëkurën e saj të shfaqen njolla kafe që mbulojnë gjithë frutin.

Megjithatë, banania e pjekur në të vërtetë është shumë herë më e shëndetshme pasi sa më shumë njolla të ketë, aq më shumë ka TNF (tumor nekroz faktor). TNF lufton qelizat jo normale në trup, kështu që bananet e pjekura në fakt janë në gjendje të luftojë me sukses kancerin. TNF nxit komunikimin mes sistemit imunitar dhe qelizave të trupit, gjithashtu mbështet lëvizjen e qelizave.

Hulumtimet kanë treguar se bananet e pjekura përmbajnë TNF, që bllokon rritjen e qelizave të tumorit dhe përhapjen e tyre. Për më tepër, bananet janë të pasura me antioksidantë të cilat nxisin sistemin imunitar dhe numrin e qelizave të gjakut.

Prandaj, herën tjetër që gjeni banane ngjyrë kafe dhe me njolla, mos i shmangni, por blijini ato, pasi ato do ju ofrojnë përfitimet më të mira shëndetësore dhe do ju japin shumë energji.

Megjithatë, bananet kanë edhe shumë veti të tjera nëpërmjet aftësisë së saj për të luftuar kancerin. Këto janë disa nga vetitë më të rëndësishme:

Një ose dy banane para stërvitjes së përditshme do ju furnizojë me energjitë e nevojshme për deri në 1 orë ushtrime. Për më tepër, ato janë të pasura me vitamina, minerale dhe kalium.

Ky frut vepron si anti-acid, kështu që lehtëson urthin dhe aciditetin e refluksit, dhe të gjitha simptomat e pakëndshme që e shoqërojnë. Një banane e vetme do të japë rezultate të menjëhershme në raste të tilla.

Disa banane trajtojnë me sukses kapsllëkun. Përmbajtja e tyre me fibra, ndihmon zorrën për jashtëqitje të rregullt dhe në këtë mënyrë, parandalimin e kapsllëkut.

Bananet, në mënyrë efikase, ulin presionin e lartë të gjakut dhe parandalojnë infarktet pasi reduktojnë natriumin. Për më tepër, janë të pasura në kalium dhe duke nxitur shëndetin e zemrës.

Bananet janë të shkëlqyera në trajtimin e ulcerës, pasi nuk shkaktojnë dhimbje dhe tuli i saj i butë nuk e rëndon stomakun. Në këtë mënyrë, bananet parandalojnë acidet gërryese dhe irritimet në stomak.

Bananet furnizojnë trupin me hekur, rrisin furnizimin e trupit me gjak sepse stimulojnë prodhimin e hemoglobinës dhe qelizave të kuqe të gjakut.

Kontrollon temperaturën e trupit

Bananet me efikasitet rregullojnë temperaturën e trupit dhe janë shumë të dobishme në rastet e etheve.

Ky frut përmban një përbërës të veçantë, triptofan-in, i cili trajton depresionin. Sapo hyn në trup, ajo kthehet në serotonin, një neurotransmetues i trurit, që sjell relaksim dhe përmirëson humorin.

Banania rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe është shumë e dobishme në rastet e stresit. Është e pasura me vitaminë B, dhe në këtë mënyrë zbut sistemin nervor dhe relakson trupin dhe mendjen, duke përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj, nëse hani 2 banane në ditë, për një muaj Read More »

Motra e Luiz Ejllit merr vendimin drastik

Ditën e djeshme disa postime dhe deklarata të ish fituesit të BB, Anaid Kaloti, kanë bërë lëmsh rrjetin .

Në një video live në Tiktok, Anaidi u shpreh se Instagrami i Luizit është dashur të merret prej kohësh nga TCH, e pas hapjes së “GoFundMe” pa lejen e Luizit, produksionit i lind e drejta që të thotë se imazhi i tij po keqpërdoret jashtë.

Ndaj, motra e Luizit bëri ndryshimin e papritur duke i vënë emrin e saj Instagram-it për të mos përfunduar në duart e produksionit.

Por, sot motra e Luizit ka marrë vendimin që ta bllokojë fare llogarinë e tij.

Motra e Luiz Ejllit merr vendimin drastik Read More »

Kiara surprizohet me video-lidhje nga vëllai, çudit me kërkesën e veçantë ndaj moderatores

Kiara ka folur shpesh në “Big Brother VIP Albania” për vëllaun e tij 16 vite më të vogël. Sonte ajo është surprizuar nga ai.Moderatorja ka pranuar një video-lidhje nga vëllau i saj.

Ajo është emocionuar shumë nga kjo lidhje.

Ai i ka kërkuar që mos të pijë cigare shumë.

Kiara e ka pyetur edhe për Luizin se si i duket.

Ai tha se është shumë i bukur.

Kiara surprizohet me video-lidhje nga vëllai, çudit me kërkesën e veçantë ndaj moderatores Read More »

Miku i ngushtë i Luizit zbulon se kur do hyjë nëna e këngëtarit për ta takuar në Big Brother VIP Albania

Luizi është një ndër banorët që ka tërhequr më shumë vëmendje gjatë këtij sezoni në “Big Brother VIP.

Fansat e shumtë e ndjekin banorin, teksa një gjë që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se kur nëna e këngëtarit do hyjë për ta takuar dhe surprizuar atë.

I ftuar në emisionin “Breaking”, Meridiani, miku i Luizit tregoi se me shumë mundësi gjatë muajit prill, nëna e këngëtarit do hyjë për ta takuar atë.

“Unë uroj që të jetë mirë së pari nëna e Luizit, uroj që të jetë nga prilli, do zoti. Pastaj mbetet sa do marrë OK nga ana e Luizit. Këtu dua të ndalem dhe tek pjesa e atyre portaleve, gazetarëve të cilët thanë që Luizi nuk ka marrëdhënie të mirë me nënën e tij. Ku janë tani, sepse e pamë të gjithë se çfarë marrëdhënie ka Luizi me të ëmën”, tha Meridiani.

Miku i ngushtë i Luizit zbulon se kur do hyjë nëna e këngëtarit për ta takuar në Big Brother VIP Albania Read More »

Olta puthet në buzë me Dean dhe thotë: ‘Na çau b****’ Le të rrijë me Kiarën’

Episode interesante janë krijuar në shtëpinë e BBV pas nominimit të Kiarës me Oltën.

Olta dhe Dea e kanë kaluar natën e djeshme së bashku në suitën e improvizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Në një moment teksa qëndronte në suitë me Dean, kjo e fundit i puthi këmbën ndërsa Olta e puthi në buzë. Pranë tyre ishte dhe Keisi, e cila i tha: “Duhet të iki unë tani”, por vajzat e kaluan me të qeshur.

Më pas, teksa komentonin deklaratat e Luizit se do të linte shtëpinë, Olta tha se janë në një garë dhe s’ka pse bën paralajmërime të tilla.

“Le të rrijë me Kiarën tani se na çau b****. Na mërizti tani, Kiara Kiara. Tani jemi në një garë, çfarë ke që bën kështu? Okej rri se dal unë se nuk më plas fare, iki në Bali aty e s’më plas fare”, tha Olta.

Olta puthet në buzë me Dean dhe thotë: ‘Na çau b****’ Le të rrijë me Kiarën’ Read More »

Luizi, Kjarës: ‘Mos luaj me zj arrin’

Mbrëmja e djeshme ka qenë nata e fundit e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit në suitën e bërë vetëm për ata brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

E duket se çifti e ka shfrytëzuar atë në mënyrën më të mirë të mundshme pasi kanë kaluar momente mjaft intime dhe romantike së bashku.

Teksa Luizi ndodhej i shtrirë në krevat, Kiara ka vendosur që të këndojë dhe të kërcejë për të. E veshur me një fustan nate mjaft elegant, moderatorja bëri kërcim sensual.

“O Kiara mos luaj me zj arrin. Kuku për ne. Pupupu, hajde dalim”, dëgjohet Luizi që komenton partneren e tij.

Pasi u shtri në krevat afër Luizit, Kiara e pyet atë nëse është se ksi, pasi te tabela ka votuar për dikë tjetër.

Luizi, Kjarës: ‘Mos luaj me zj arrin’ Read More »

Nga banor në Big Brother në opinionist, Ronaldo Sharka merr rolin e rëndësishëm

Gazetari i njohur Ronaldo Sharka ishte një nga personazhet më të komentuar në “Big Brother VIP”, ku edhe pas daljes vazhdoi të ishte në vëmendje.

Por pas kësaj eksperience, Ronaldo ka marrë një rol të rëndësishëm.

Ai ka bërë të ditur se do e shohim opinionist në “Përputhen”.

“Sot dhe në ditët në vazhdim mund të më ndiqni në rolin e opinionistit në Përputhen”, shkruan Ronaldo.

Nga banor në Big Brother në opinionist, Ronaldo Sharka merr rolin e rëndësishëm Read More »

Ndryshon papritur ‘Instagrami’ i Luizit, çfarë i ndodhi profilit me 637 mijë ndjekës

Faqja zyrtare e Luiz Ejllit në Instagram nuk ka më atë emër. Këngëtari ka arritur deri në 637 mijë ndjekës në këtë rrjet social.

Vetë ai ka thënë se nuk ka pasur më parë një profil, por para se të hynte i ka thënë shoqes së tij me emrin Gena që t’ja hapë një adresë.

Duke parë ecurinë e Luizit në Big Brother VIP, kjo u njoh si adresa zyrtare e Luizit dhe fansat u shtuan deri në 637 mijë.

Por tani në faqe shihet emri Ina Ejlli, që është dhe motra e Luizit, po ashtu dhe një foto e tyre bashkë në profil.

Në story shkruhet: “Fansa të dashur. Për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij instagrami, do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”.

Ndryshon papritur ‘Instagrami’ i Luizit, çfarë i ndodhi profilit me 637 mijë ndjekës Read More »