Irina

Nuk përmbahet Olta dhe bën parashikimin e madh: Po doli Kiara…

Nominimi i fundit mes Oltës dhe Kiarës ka shkaktuar debate të shumta në shtëpinë e Big Brother.

Olta Gixhari dhe Deamishel kanë qëndruar në suitën që Vëllai i Madh i vuri në dispozicion për 24 orë.

Vajzat kanë diskutuar shumë biseda mes njëra-tjetrës por kryesorja është ajo e nominimit ditën e shtunë, ku në televotim është Kiara dhe Olta.

Aktorja është shprehur se nëse Kiara del, atëherë Luizi do ta kuptojë magjinë e madhe që të jep liria në këtë lojë.

Sipas saj, Kiara i merr shumë energji dhe kur ajo të dalë thotë se Luizi nuk do ta vuajë fare këtë gjë.

“Ai ka për të qenë brilant kur të dalë Kiara. Ai është non stop me atë. I merr shumë energji. Po doli Kiara, ai do jetë flakë fare edhe as ka për ta vuajtur fare. Do vuajë cik dy ditët e para. Ai do kuptojë magjinë e madhe që të jep liria në këtë lojë. Ai nuk e ka idenë, sepse ka që në 24 dhjetor pas Kiarës” u shpreh Olta gjatë bisedës me Deamishel.

Nuk përmbahet Olta dhe bën parashikimin e madh: Po doli Kiara… Read More »

Meta zotohet: Në mandatin e parë do të dyfishojmë penisonet

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është takuar paraditen e sotme me pensionistët në Tiranë për të dëgjuar problematikat me të cilat ata hasen në jetën e përditshme.

Në fjalën e tij Meta u shpreh se kjo kategori është shpërfillur gjithmonë nga partia në pushtet, duke theksuar se kryeministri Edi Rama i ka parë ata si njerëz që veprojnë në mënyrë të verbër për socialistët.
Mes të tjerash ai premtoi mbështetje për këtë kategori duke thënë se në mandatin e parë do të 2-fishohen pensionet, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve.

Meta: Jemi gjeneratë e pashpërblyer por kjo edhe na motivon shumë për të rritur bashkëpunimin me ju për të bërë më të mirë. Në vitet e fundit çmimet janë rritur ndërkohë që pensionet kanë ngelur në vend. Do të mjaftonte një krahasim i thjeshtë për të parë një shpërfillje nga qeveria ndaj kësaj kategorie. Rama gjithmonë pensionistët i ka parë si njerëz që thjesht në mënyrë të verbër mund të votojnë për partinë e tij. Lëshoi gati zero përkujdesje për pensionistët ama zemërgjerësi pafund për oligarkët.

Shohim si mblidhen qindra milionë euro nga rritja e çmimeve dhe gati ¾ e tyre shkon në interes të oligarkëve dhe klientëve të lidhur me qeverinë. Shumë prej jush detyrohen të sforcohen dhe të blejnë vetë barnat dhe shumë të tjerë nuk kanë mundësi e mbeten pa u kuruar. Për të mos folur për shërbime të tjera që janë të rëndësishme në mbështetje të shtresës suaj si transporti dhe shërbime të tjera. Ndaj dua të shpreh edhe njëherë tjetër solidaritetin më të madh ët Partisë së Lirisë me të gjithë ju dhe të siguroj se mbështetja për ju do të jetë prioritet i jashtëzakonshëm nga ne. Do të luftojmë qindra milionë euro të Bashkisë së Tiranës të shkojnë në mbështetje tuaj dhe jo për inceneratorët.

Do bëjmë gjithçka që në mandatin e parë të 2-fishohen pensionet. Do bëjmë gjithçka për të ndalur largimin e të rinjve dhe të rejave nga vendi ynë. Kjo është një dramë kombëtare por edhe një dramë shoqërore. Kjo bëhet duke i krijuar mundësi të rinjve që të punësohen këtu me vende pune dhe paga dinjitoze. Nuk ka më shumë mundësi financiare Kosova në krahasim me ne. Ne i kemi mundësitë shumë herë më të mëdha por këtu nuk janë prioritet të rinjtë dhe pensionistët.

Meta zotohet: Në mandatin e parë do të dyfishojmë penisonet Read More »

Habit me deklaratën fansja e zjarrtë e Luizit

Protagonistët e Big brother, Luiz, Kiara dhe Olta janë bërë kryefjala e ccdo shqiptari në familje, punë apo kafene në biseda mes tyre.

Kryefjala e ditës sot në Shqipëri nuk janë çmimet e larta, e as rrogat e ulta, por çfarë ndodh dhe kush del gjatë prime-it nga shtëpia e Big Brother.

Madje shqiptarët kanë edhe banorin e tyre të preferuar, ku shumicën mesa duket i ka Luizi, i cili ëhstë kthyer në një fenomen më vete.

Ka dhe nga ata qytetarë që përveç banorit të preferuar kanë edhe armikun brenda shtëpisë, për të cilin janë gati të çojnë me dhjetra mesazhe vetëm për ta nxjerrë nga BBV.

Siç edhe e degjoni në video, zonja është fanse e Luizit dhe Kiarës, dhe këtë javë do të votojë disa herë për të nxjerrë Oltën nga shtëpia e BBV.

Habit me deklaratën fansja e zjarrtë e Luizit Read More »

Çfarë po ndodh në Big Brother? Momente intime, Kiara lahet dhe papritur Luizi i futet në dush…

Çifti Kiara-Luiz gjatë kësaj jave si duket nominimi i moderators e ka bërë më të afërt lidhen e tyre.

Duke qenë se Kiara e ndjen veten më të rrezikuar në nominim me Oltën, kundërshtaren më të madhe të Luizit, duket se ccifti po I shijon në maksikum ditët e fundit nëse nga gara largohet Kiara.

Ata janë parë edhe të përlotur herë pas herë në ambientet në shtëpi.

Ndëersa së fundmi gjatë kohës që Kiara po lahej në dush, ka hyri Luizi i cili i ka kërkuar në puthje.

Kiara: Ik aman të lahem çik rehat. Ik o Luiz se s’ndidhem rehat

Luizi: E di…hajde të të puth njëherë…

Çfarë po ndodh në Big Brother? Momente intime, Kiara lahet dhe papritur Luizi i futet në dush… Read More »

Avokatja e Qetsorit përgatit padinë ndaj Bledi Manes

Pak ditë më parë, ish-konkurrenti i Big Brother, Bledi Mane tha se kishte qenë në burg me konkurrentin vlonjat Qetsor Ferrunaj.

Bledi ironizoi duke thënë se ai kishte shërbyer te biblioteka e burgut, ndërsa Qetësori sipas tij, ishte te “qelia e hajdutëve të pusetave”.

Bledi i referohet këtu lajmeve të përhapura vite më parë, se Qetsori ishte arrestuar për vjedhjen e një kablli elektrik (me qëllim shitjen për skrap) në Vlorë.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i një personi që pretendon se është avokatja e Qetsorit. Përmes një mesazhi që vetë Bledi e ka publikuar, ajo thotë se nuk rezulton që Qetsori të ketë qenë në burg, ndaj i kërkon atij të qartësojë deklaratën ose do të përballet në gjyq me të për shpifje.

Mesazhi i avokates së Qetsorit:

Avokatja e Qetsorit përgatit padinë ndaj Bledi Manes Read More »

Arbër Hajdari: ‘Ekziston mundësia që të prishet televotimi se…’

Ashtu si dhe Olta uronte të ndodhte ajo dhe Kiara dolën mbrëmjen e djeshme në nominik “kokë më kokë”.

Ky nominim i personit të zemrës nuk i prit aspak mirë nga Luizi i cili tha se nëse Kiara do të dalë ditën eshtunë, ai do të bëjë gati valixhen dhe do të dalë me të.
Por, çfarë mendon Arbër Hajdari, opinionisti i Big Borther Vip, për këtë deklaratë të Luizit?

I ftuar mëngjesin e sotën në “Wake Up”, Arbëri tha se Luizi ndryshon shpesh herë deklaratat që bën brenda shtëpisë, prandaj dhe kjo do të ndryshojë.

Sipas Arbërit, një tjetër banore është e rrezikuar dhe ajo është Fotinia, nisur kjo edhe nag deklarata e bërë mbrëmë nga Luizi i cili tha se Fotinia do të dalë nga shtëpia për shkak të situatave të tensionuara mes saj dhe Oltës dhe informacioneve që dashur pa dashur ajo ka dhënë brenda në shtëpi.
Arbër Hajdari: E prisja, e kam thënë edhe në program që e prisja. Deklarata e Luizit, Luizi është një njeri që i ka ndërruar deklaratat shumë shpesh deri më tani, mendoj që sërish do e ndërrojë deklaratën.

Nuk jam dakort me deklaratat ekstreme për shkak se unë mendoj që Luizi duhet ta shikonte këtë nominim ndoshta si një shenjë për të parë se si e sheh publiku jashtë, raportin e Kiarës dhe Luizit.

Nga krahu tjetër Luizi është po i njëjti njeri i cili para dy javësh theksonte se gjëja më e rëndësishme për të ishte loja dhe madje duke ia thënë dhe duke ia përsëritur edhe Kiarës për të disatën herë që unë të dua shumë, por t’i nuk e fiton, por e fitoj unë.

Unë mendoj që është kujtuar vonë për të bërë këtë fushatën që mendoj që edhe ajo e djeshma, deklarata e tij ishte më shumë fushatë, por nga krahu tjetër është një lloj imponimi për mbështetësit e tij të cilët i orienton për të votuar…

Blendi Salaj: Pra ai është duke i bërë një lloj presioni mbështetësve që i thotë nëse ju doni të më shikoni mua këtu brenda votoni Kiarën sepse unë ndryshe dal.

Neada Muçaj: Pas spektaklit ai ka thënë se mund të sakrifikohet edhe Fotinia si një nga banoret që e do më shumë Kiarën dhe është më afër saj, prandaj mund të anulohet nominimi fare.

Arbër Hajdari: Tani ai është brilant për të nxjerrë histori nga hiçi. Strategjikisht brenda lojës ai krijon situata gjatë gjithë kohës.

Blendi Salaj: Çfarë lidhje ka Fotinia se nuk e kuptoj?

Arbër Hajdari: Ai ka hedhur një pretendim që mund të dalë vetë Fotinia që kështu mund të prishë televotimin.

Arbër Hajdari: ‘Ekziston mundësia që të prishet televotimi se…’ Read More »

Kiara bind Luizin të qëndorjë dhe të kthehet me fitore: ‘Mos më hajde në shtëpi pa fituar se nuk ta hap derën’

Luizi dhe Kiara kanë patur një bisedë të gjatë ditën e sotme, pikërisht në lidhje me vendimin e Luizit për t’u larguar në rast se eliminohet Kiara. Kjo e fundit u mundua ta bindë Luizin që të qëndrojë për të shkuar deri në finale dhe me sa duket ia doli.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Po nëse këta njerëz që të mbështesin ty, e zëmë që dola unë, duan të të mbështesin ty vetëm. E kam seriozisht! Nuk mund të bësh një gjë të tillë, ti e di shumë mirë që të duhet fitorja. Ti do ta fitosh, jam shumë e sigurt për këtë. Mos thuaj “jam unë në vend të Kiarës”, nuk je pra ti, se ti je tjetër karakter nga unë. Më vë një përgjegjësi shumë të madhe, unë dua me shpirt që ti ta fitosh.

Luizi: Problemi është këtu, që po mendoja se nëse bëj unë thirrje që të të votojnë ty, njerëzve të mi, deri diku duket sikur po bëj një lloj presioni. E zëmë se kjo nuk funksionon, gjithë kjo fushatë kthehet në urrjetje, jo për mua por për ty. Do të të thonë ty “doli nga ti”. Nisem të të bëj mirë, por të bëj keq.

Kiara: Ke sakrifikuar kaq kohë, ke kaluar çdo limit, ti e di se sa duan njerëzit. Me shumë mundësi unë do dal, ti do ta fitosh për ne të dy. Unë në shtëpi do iki, do të të ndjek, aty më ke, nuk largohem unë prej teje.

Luizi: Është ideja që do jem duke dëgjuar p*rdhët e Oltës nëpër shtëpi, “shiko ta nxora Kiarën”.

Kiara: S’ka gjë, edhe ti i ke nxjerrë, i ke bërë presion, me Maestro me Amos. Kjo është një luftë mes ju të dyve. Unë çfarë kam dashur ta përcjell, e kam përcjellë dhe jam shumë e lumtur.

Luizi: Nëse njerëzit duan të të nxjerrin ty dhe të mbajnë Oltën, ma beso që është e vdekur që ata duan të na shohin mua dhe Oltën dhe ma beso që ta marr hakun. Rri e qetë se ajo mua nuk më kalon dot.

Kiara: Këtë bisedë doja ta bëja me ty më vonë, por e pashë që u qetësove. Unë jam koshiente që unë nuk e bëj dot atë që po bën ti, njerëzit duan spektakël. Lufto deri në moment të fundit, mos më hajde në shtëpi pa fituar se nuk ta hap derën. Olta është kundërshtarja më… ju jeni dyshja. Dashurinë e kanë parë.

Kiara bind Luizin të qëndorjë dhe të kthehet me fitore: ‘Mos më hajde në shtëpi pa fituar se nuk ta hap derën’ Read More »