Irina

‘Çmenduri’ në Instagram-in e Kiarës pas eliminimit nga ‘BBV’, nuk do ta besoni se çfarë ndodhi në më pak se 24 orë

Pa kaluar ende 24 orë që nga eliminimi i saj nga “Big Brother Vip”, Instagram-i i Kiara Titos ka parë një rritje të ndjeshme në ndjekës.

Në pak orë, moderatorja ka fituar më shumë se 20 mijë ndjekës.

Kiara u eliminua si pasojë e një nominimi ‘kokë më kokë’ me Olta Gixharin. Pavarësisht përpjekjeve dhe ‘kërcënimeve’ të Luizit ndaj mbështetësve të tij, Kiara nuk ia doli të mposhtë Oltën në përballje.

Pa daljes, moderatorja u shpreh se “ka fituar dashurinë”, megjithatë do të donte të shkonte edhe në finale.

“Jam shumë e emocionuar, shumë falenderuese për këtë eksperiencë kaq magjike. Kam bërë gjithçka që kam dashur. E kam ndjerë që do dilja, nuk dua të kem frikë, shoh gjëra të bukura. Jam krenare për atë që kam përcjellë te publiku. Më vjen inat që nuk jam në finale,por kam fituar dashurinë që është gjëja më e bukur në këtë jetë”-tha Kiara.

‘Çmenduri’ në Instagram-in e Kiarës pas eliminimit nga ‘BBV’, nuk do ta besoni se çfarë ndodhi në më pak se 24 orë Read More »

90 ditë brenda ‘BBV’/ Kiara Tito ndan mesazhin për ndjekësit, premtimi publik për Luizin

Kiara Tito ka ndarë një mesazh për të gjithë ndjekësit ndërkohë që nuk kanë kanë kaluar as 24 orë që ka dalë nga ‘Big Brother Vip Albania’.

Mesazhin e saj, Kiara e ka shoqëruar me foton e dasmës me Luizin, ditë të cilën ajo e cilëson si më të mirën brenda shtëpisë.
Kiara falenderon mbështetësit por nuk mohon se edhe gjuha e urrejtjes nuk ia ka bërë të thjeshtë rrugëtimin.

Ajo thekson se do t’i qëndrojë deri në fund ndjenjës së saj për Luizin.

Mesazhi i Kiarës:

Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qendrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip. Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj. Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë. Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qendrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell. Unë kam qen e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurine e Luizit, edhe kur kisha kundër të gjithë, dhe i kam qendruar dhe do ti qendroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni, #meLuizin.

90 ditë brenda ‘BBV’/ Kiara Tito ndan mesazhin për ndjekësit, premtimi publik për Luizin Read More »

Kiara flet për Kristin pas daljes nga ‘Big Brother VIP’

Një ditë pas largimit nga shtëpia e Big Brother Vip 2, Kiara ka folur për “FunClub”, në lidhje me dashurinë e lindur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo tha se e pëlqen Luizin me të mirat dhe të kqijat që ka.

“Nga përkushtimi që më dha në 24 orë Luizi më bëri që të dashurohem me të. E pashë që ai kishte disa karakteristika që unë i konsideroj sit ë duhura për mashkullin që unë dua në jetë. U deshën 40 ditë që t’i jepja një puthje, pavarësisht se dhe atë e doja edhe më përpara. E pëlqej me të mirat dhe të kqijat që ka.
Unë u tremba sepse Luizi ma shprehu që ditën e dytë, dhe sigurisht kisha nevojë për kohë që ta njihja”, tha Kiara.

Ajo ka folur edhe në lidhje me Kristin, nga përshtypjet e krijuara se ajo mund të kishte një pëlqim për të.

“Kristi është si vëlla i vogël, e ngacmonim të gjithë sepse kishte ato reagimet e tij të lezetshme, por kaq. Ne kishim shumë kimi”, tha moderatorja.

Kiara flet për Kristin pas daljes nga ‘Big Brother VIP’ Read More »

Prindërit e martuan në moshën 17-vjeçare, Silvana: ‘Burri më tha nuk të kam dashur kurrë’

Silvana shprehet në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrika nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, se pas vuajtjes dhe trishtimit i ka ardhur buzëqeshja, qetësia e gëzimi. Në moshën 17-vjeçare ajo u martua me shkuesi e detyruar nga prindërit e saj sepse mendonin se po kalonte koha. Pavarësisht kundërshtimit, Silvana u kurorëzua në martesë me një njeri që nuk e donte dhe e mendonte gruan në rolin më të shëmtuar.

Ardit Gjebrea: Ty të pëlqeu në fillim?
Silvana: Jo.

Ardit Gjebrea: Nuk të pëlqeu?

Silvana: Jo. unë kam thënë jo në fillim, mami ka vajtur dhe ka thënë vajza tha po.

Ardit Gjebrea: Po pse e bëri mami këtë gjë?

Silvana: Ia kam bërë mamit pyetjen gjithmonë dhe më ka thënë “janë njerëz të mirë, prindërit i ka të mirë”. Okej, njeh prindërit, por jo djalin.

Ardit Gjebrea: Cila ishte përshtypja jote e parë për djalin, e njihje më përpara?

Silvana: Jo. Herën e parë që e kam parë, për mua një njeri që duket që është me kulturë, që është ndryshe, se si flet.

Ardit Gjebrea: Dhe si fliste ai?

Silvana: Duhet të ketë një lidhje kur bën muhabet me dikë, jo muhabet pa lidhje, domethënë flas por nuk e di se çfarë po flas.

Ardit Gjebrea: Ju nuk patët një kimi me njëri-tjetrin?

Silvana: Jo.

Ardit Gjebrea: Po ai pse pranoi që të të merrte ty?

Silvana: Për atë ishte ndryshe se thotë “okej në rregull, jam burrë” siç është edhe mentaliteti në Shqipëri se ai ma ka thënë edhe njëherë e një kohë pasi patëm debate, “unë nuk të kam dashur kurrë por të kam marrë” sepse siç e kanë burrat shqiptarë, gruaja në shtëpi duhet të jetë shërbëtore me pak fjalë.

Ardit Gjebrea: Dhe ai ty të ka thënë që “nuk të kam dashur kurrë?”

Silvana: Më ka thënë “nuk të kam dashur kurrë. Të kam marrë dhe kemi bërë 3 fëmijë vetëm për të të mbajtur nën veten time dhe unë të bëja çfarë të doja”./tvklan.al

Prindërit e martuan në moshën 17-vjeçare, Silvana: ‘Burri më tha nuk të kam dashur kurrë’ Read More »

Publikohet biseda e Oltës me produksionin në dhomën e rrëfimit: ‘Je e kënaqur pas daljes së Kiarës?

Jo pak herë është aluduar nga ndjekësit për favorizim të Olta Gixharit nga produksioni në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Kjo pasi aktorja nuk është penalizuar për thyerjet e rregullave që ka bërë disa herë e më pas kanë qarkulluar fjalë se ajo ka patur ndikim në eleminimet e banorëve.

Një gjë e tillë ndodhi me Efin e mesa duket ka ndodhur edhe me Kiarën.

Pak më parë në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, ku padashur produksioni ka hapur audion e dhomës së rrëfimit që ndodhej Olta, ndërsa pamja po shfaqte vajzat në dhomën e rrëfimit.

Në audio dëgjohet dikush nga produksioni tek e pyet Oltën pas largimit të Kiarës nëse është e kënaqur.

Kujtojmë se përsa i përket Efit, Olta e kishte shprehur disa herë nëpër shtëpi se do të donte që ajo të eleminohej, në mënyrë që loja e Luizit të dobësohej.

Dhe kështu ndodhi, Dea nxorri në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin duke u larguar kjo e fundit edhe pse shumica e publikut dëshironin largimin e Kiarës.

Publikohet biseda e Oltës me produksionin në dhomën e rrëfimit: ‘Je e kënaqur pas daljes së Kiarës? Read More »

Kiara zbulon bisedën me Efin pas daljes nga BB

Pasi produksioni i shfaqi Kiarës një video Kiarës ku Efi i jepte të drejtë Luizit për situatën e krijuar te lavamani, u duk se miqësia mes vajzave u kris.

Moderatorja u shpreh se nuk priste të lexonte kaq shumë negativitet e sidomos nga Efi, fjalët e së cilës e prekën më shumë.

Kiara u eliminua mbrëmjen e djeshme dhe personi i parë nga ish-banorët me të cilin komunikoi dhe bëri një foto është pikërisht Efi.

E ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, Kiara tha se “nuk ka diçka për të sqaruar” me Efin dhe se marrëdhënia e tyre do vijojë.

“Po flisnim në përgjithësi, folëm shumë pak. Nuk patëm mundësi të flisnim gjatë, por nuk ka gjë për të sqaruar. Sigurisht që marrëdhënia jonë do vazhdojë”, tha Kiara.

Kiara zbulon bisedën me Efin pas daljes nga BB Read More »

Capital T shpërndan në rrjete sociale videon e veçantë të banorit të ‘BBVA’

Banorët në Big Brother VIP Albania ditën e sotme kanë bërë 90 ditë në shtëpi. Me këtë rast atyre i është organizuar një festë madhështore në pishinë, ku kishte edhe DJ. Konkurrentët u argëtuan mjaft shumë me njëri-tjetrin, kërcyen e madje kënduan edhe disa hite të mëdha.

Në një moment është parë Luiz Ejlli duke interpretuar këngën “U bo vonë” të artistit Capital T.

Kjo është shpërndarë edhe nga reperi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku duket se e ka pëlqyer këtë performancë të artistit shkodran.

“Shumë vonë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë videos. Nuk dihet nëse Capital T do bëje ndonjë bashkëpunim me Luizin.

Capital T shpërndan në rrjete sociale videon e veçantë të banorit të ‘BBVA’ Read More »

Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi politikani i njohur në momentin e tij më të vështirë

Kryefjala e Big Brother, këngëtari Luiz Ejlli i cili shpesh thotë që është i djathtë, ka dhënë vlerësime maksimale për kandidatin e PS për Shkodrën, Benet Becin.

Ai thekson se Beci është ai që e ka ndihmuar atëherë kur s’ia merrte mendja, pavarësisht anësisë partiake.

“Është i paparë, kur ka qenë në KESH më ka ndihmuar pavarësisht se unë them SB…”, thotë ndër të tjera Ejlli, teksa i rrëfehet Kiarës.

Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi politikani i njohur në momentin e tij më të vështirë Read More »