Irina

A do ta vazhdojë Arbana Osmani punën në Top Channel pas vrasjes së rojës? Moderatorja jep përgjigjen e prerë

Moderatorja e emisionit Arbana Osmani ia komunikoi lajmin e trishtë banorëve të shtëpisë. Top Channel sot ndodhet në ditë zie, në nder të Pal Kolës, punonjësit të sigurisë.

Vëllai i Madh vendosi që të shfaqë në ekran, pjesë nga ngjarja e rëndë, për t’ia lënë në dorë më pas banorëve, që ata të vendosin nëse do e vijojnë apo jo këtë rrugëtim, që ka nisur më 24 dhjetor të vitit 2022.

Klipi përloti të gjithë banorët e shtëpisë.

Banorët u pyeten nga moderatorja nëse do të vazhdojnë garën pas kësaj ndodhie dhe kësisoji ata kan kohë të mendojnë gjatë kësaj jave.

Arbana u pyet nëse do të vazhdoj punën në Top Channel, dhe e njëjta tha se do të rrij në punën e saj shtëpinë e dytë siç e quan ajo.

“Unë do jem këtu pavarësisht situatës. Është një situatë e trishtë jo vetëm për Topin, por për të gjitha mediat shqiptare. Mendimi im është që do qëndroja këtu, nëse do më pyesnin se çfarë pozicioni do mbaja., Kjo, për t’i treguar gjithkujt që fjala e lirë është e lirë”, tha ajo.

A do ta vazhdojë Arbana Osmani punën në Top Channel pas vrasjes së rojës? Moderatorja jep përgjigjen e prerë Read More »

Luizi tregon konkursin e radhës ku do të marrë pjesë nëse nuk fiton Big Brotherin

Pasi gati e ka të mbyllur Big Brotherin në Shqipëri, Luiz Ejlli ka synime të tjera, veçanërisht nëse nuk i japin Çmimin e Madh.

Ai ka shprehur sot dëshirën se, nëse nuk del fitues nga ‘Big Brother VIP Albania’, do të provojë ‘Grante Fratellon’.
Luizi bëri të ditur se me italishten është shumë mirë, madje shtoi se me batutat është edhe më mirë se në gjuhën shqipe.

Po ashtu, ai tha se, nëse do bëhej pjesë e atij reality shoë, do kishte mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë në Itali, pasi janë shumë.

‘E gjeta synimin e radhës. Do shkoj të fitoj Grante Fratello se s’bën. Nëse nuk e fitoj këtu, do e fitoj atje. Kurdo që të fillojë do e filloj atje. Është gjë e mirë se edhe batutat më vijnë italisht, për zotin eci në Itali. Shqiptarë ka sa të duash’.

Luizi tregon konkursin e radhës ku do të marrë pjesë nëse nuk fiton Big Brotherin Read More »

T ërmeti i fuqishëm godet vendin shumë pranë Shqipërisë, ja sa ishte magnituda

Një t ërmet i fortë go diti Italinë qendrore-jugore pak para mesnatës të së martës 28 mars.

Ngjarja sizmike u regjistrua në orën 23:52 me epiqendër në Campobasso.

Të rmeti i fortë, me një magnitudë 4.8 të shkallës Rihter, u ndje qartë edhe në Napoli dhe në provincat e Italisë së Jugut.

T ërmeti i fuqishëm godet vendin shumë pranë Shqipërisë, ja sa ishte magnituda Read More »

Gazetarja e njohur jep detaje të reja nga su lmi te Top Channel

Tema e diskutimit këtë mbrëmje në “Opinion” në Tv Klan ka të bëjë me su lmin me ka llashnikov drejt ambienteve të Top Channel, ndodhur orët e para të së Hënës. Gazetarja Glidona Daci dha më shumë detaje për vr asjen e rojes së televizionit, Pal Kola.

“Për t’u ndalur tek 61-vjeçari Pal Koka, atë e ka kapur sipas ekspertëve në vendin e ngjarjes dhe pamjeve filmike të televizionit, e ka kapur një plu mb rikoshet sepse ai ka qenë në ambientet e brendshme të kabinës dhe është pl agosur në shpatull fillimisht. Ka tentuar të dalë nga kabina, ka lëvizur për të paktën 8 deri në 10 metra nga kabina ku ishte dhe ka ngelur në mes të oborrit.

Është go ditur brenda kabinës dhe ka dalë për të kërkuar ndihmë tek pjesa tjetër e security, tek punonjësit e tjerë të cilët qëndrojnë tek hyrja kryesore. Ndërkohë që kolegu i tij kishte vetëm pak minuta që kishte lëvizur nga vendi i punës, sepse në kabinë qëndronin dy punonjës”, deklaroi gazetarja.

Po sipas Dacit, tra gjedia mund të ishte akoma më e rëndë duke qenë se një furgon me gazetarë që kanë mbyllur turnin ka dalë 3 minuta para su lmit.

“Tr agjedia mund të ishte dhe më e madhe pasi 3 minuta më përpara su lmit me armë, njëri nga furgonët ka transportuar gazetarët të cilët ishin në turnin e tyre të natës, duke qenë se për shkak të zhvillimeve politike ka pasur punonjës deri vonë. Mund të kishte marrë plu mba sepse janë shkëmbyer me makinën e autorëve”, tha Daci.

Gazetarja e njohur jep detaje të reja nga su lmi te Top Channel Read More »

Armaldo Kllogjeri flet për jetën e tij pas daljes nga ‘BBV’: Jam kritikuar nga…

I ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘Ndryshe’ ishte Meastro Armaldo Kllogjeri, ish- banor i ‘Big Brother VIP Albania’. Ai i është përgjigjur pyetjeve ‘pikante’ të Salsanos dhe Adit lidhur me eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm.

Si e ka ndryshuar ‘Big Brother’ jetën e tij pas daljes?
‘Big Brother’ ka ndryshuar shumë gjëra. E para njëherë vëmendja. Nuk e kam dëshiruar këtë gjë po dua ta pranoj dhe ta kem si sfidë me veten time. Më kanë uruar dhe kemi bërë foto.

Si e vlerësuan familjarët lojën e tij brenda shtëpisë?

Nuk më kritikuan, më uruan. Ishin shumë krenarë për mua. Kritika nga bashkëshortja, ajo më thonte që duhet të kisha reaguar në disa momente. Ka qenë një surprizë dhe për të mënyra si unë kam luajtur me atë harmoninë, dashurinë time. Më vjen mirë që kam dhënë atë ndjesinë brenda shtëpisë.

Armaldo Kllogjeri flet për jetën e tij pas daljes nga ‘BBV’: Jam kritikuar nga… Read More »

Luizi i shprehet i shqetësuar Visit për Kiarën, moderatorja reagon në Instagram: Zgjohem dhe fle me ty! Përpara luani im!

Luizi i ka shprehur Visit shqetësimin e tij sesi Kiara po e sheh nga jashtë. Ai tregoi se e kishte planifikuar që të dilnin bashkë nga Big Brother e do i përballonin bashkë të gjitha.

“Nuk e di çfarë është duke bërë Kiara, nuk e di si më ka parë jashtë, nuk e di çfarë po lexon. E kisha llogaritur të dilnim bashkë dhe t’i përballonim të gjitha bashkë jashtë, thashethemet, presionin e njerëzve”, tha Luizi.

Kiara e ka postuar këtë moment në Instastory duke treguar se ajo po e ndjek 24 orë.

“Zgjohem dhe fle përballë teje. 24/24 vetëm me ty! Vazhdo përpara Luani im!”, shkruan Kiara.

Luizi i shprehet i shqetësuar Visit për Kiarën, moderatorja reagon në Instagram: Zgjohem dhe fle me ty! Përpara luani im! Read More »

Flet për herë të parë ‘vëllai binjak’ i Luizit: Edhe të dashurën e kam si Kiara…

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Veton Golaj, 30 vjeçari nga Gjakova që është krahasuar me Luiz Ejllin e BBV.

Vetoni ka të njëjtën ngjyrë sysh si Luizi, flokët biond e madje ka edhe të njëjtin tatuazh në gisht si Luizi. Ai është në një lidhje prej disa kohësh dhe e dashura është 10 vite më e vogël, e njëjta diferencë moshe që ka Luizi me Kiarën.
I pyetur nga Bieta, Vetoni tregoi se nuk e priste të kishte kaq shumë reagime për ngjashmërinë e tij me banorin e BBV, por tashmë që ja vënë në dukje i pëlqen.

“Më thoshin Luiz, Luiz dhe unë nisa ta shoh dhe filloi të më pëlqente. Është diçka e mirë kur merr komente të mira prej njerëzve, prej fëmijëve sidomos. Disa po më thonë që do më ndërrojnë edhe emrin në telefon, të ma bëjnë Luiz”, tha ai.

Vetoni po ashtu tregoi se edhe e dashura i thotë se ngjan me Luizin, madje ajo kujdeset që ai të jetë gjithnjë i veshur mirë, një kritikë që edhe Kiara ia bënte shpesh Luizit të BBV.

Flet për herë të parë ‘vëllai binjak’ i Luizit: Edhe të dashurën e kam si Kiara… Read More »