Irina

Kush e krijoi tingullin që na ndal zemrën kur Arbana thotë të eliminuarin

Një nga tingujt që të gjithëve na ka mbetur në mendje nga spektaklet e Big Brother në Top Channel është padyshim tingulli i gongut kur Arbana pret të thotë emrin e të eliminuarit.

Suspanca që kur Arbana merr zarfin me emrin e të eliminuarit apo qoftë dhe të fituesit në fund, bën që të gjithëve të na ndalë fryma.

Por shpesh mund ta kemi pyetur veten se kush fshihet pas krijimit të këtij tingulli. Ai është Besnik Gaçe. Ky i fundit ka treguar historikun e krijimit të kësaj baze muzikore:

“Ne vijmë nga Top Fest, dhe atëherë na mungonte një tingull kur nominohej një këngë. Kishte një mungesë. Futeshim në internet për të kërkuar diçka, po nuk na ngjiste asnjëra. Ai u bë sebep sapo filloi Big-u na erdhën folder-at me xhingëllat, por nuk po gjenim diçka. E kuptuam që duhej diçka, më thanë jepi provo bëj diçka. Shkoj në studio në atë kohë dhe për 15 minute e bëra këtë, e bëra shumë shpejt. Kur bëj diçka dua ta kaloj sipërfaqësoren. Që atëherë ngjiti, dhe nuk ndryshoi kurrë,” tregoi Gaçe.

Kush e krijoi tingullin që na ndal zemrën kur Arbana thotë të eliminuarin Read More »

‘Sa herë hedh atë parfum, më kujtohesh ti ‘/ Mos vallë po krijohet një çift i ri në Big Brother VIP Albania?

Jori dhe Kristi shkëmbyen një parfum me njëri-tjetrin. Jori i dha atij parfumin që përdor, ndërsa Kristi i dha një parfum unisex.

Teksa ata po flisnin për parfumet dhe për shijet që ka secili, lidhur me aromat e parfumeve, në dhomë u fut Gerti. Jori i tha atij të nuhasë erën e parfumit që i dhuroi Kristi. Gerti vuri re që Jori i kishte dhuruar Kristit, parfumin që ajo kishte premtuar se do ia falte atij.

Ky i fundit u mërzit shumë dhe shkoi të shtrihej. Teksa Jori shkoi të bisedonte me të dhe t’i thonte që nuk ka ndonjë gjë për tu mërzitur, Gerti u shpreh se ai donte ta kishte atë parfum

‘Sa herë hedh atë parfum, më kujtohesh ti ‘/ Mos vallë po krijohet një çift i ri në Big Brother VIP Albania? Read More »

Luizi vishet si sulltan!

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” janë vendosur ditën e sotme para një tjetër sfide.

Ata do të realizojnë një fotosesion, të dedikuar me sixhadet artizanale të Pierre Cardin, me mbi 2 milionë nyje për metër katrorë.

Secili prej banorëve, kishte mundësinë të përdorte veshje të ndryshme dhe aksesorë për të realizuar fotot me tapetet e e Pierre Cardin Home. Për këtë Luizi, u shfaq i veshur si sulltan, ndërsa realizoi fotot e tij.

Në zarfin e bardhë të futur në shtëpi, thuhej se pas përfundit të shkrepjes së fotove, banorët kishin si detyrë të zgjidhin dy persona, që sipas tyre kishin realizuar foton më të bukur.

Secili fitues do fitojë 1 mijë euro për t’i shpenzuar në Pierre Cardin Home ose në Pierre Cardin Man.

Luizi vishet si sulltan! Read More »

Biznesmeni i fuqishëm i vendit tonë i bën surprizën gjigante Luizit dhe Kiarës

Duke ditur popullaritetin e tij, si një fenomen i vitit 2023 në Shqipëri, me imazhin e Luizit jashtë po bëhet “luftë”. Dikush kërkon rrjetet sociale e shumë të tjerën e shfrytëzojnë për interesat e tyre, sidomos në kuadër të biznesit.

Së fundmi ka qenë biznesmeni Gjergj Luca që ka dalë në rrjetet sociale duke u prezantuar si daja i Luizit dhe duke premtuar një dasmë gjigante për të dhe Kiara Titon.

Por “daja” e fton Kiarën gjatë “fjalimit” të bëhet nuse një ditë pas daljes së Luizit nga Big Brother VIP.

Biznesmeni i fuqishëm i vendit tonë i bën surprizën gjigante Luizit dhe Kiarës Read More »

Ja çfarë po ndodh me Kiara Titon disa ditë pasi la shtëpinë e BBV

Moderatorja Kiara Tito la të shtunën e kaluar shtëpinë e Big Brother VIP, duke humbur mundësinë për të qenë në finale dhe gjithashtu edhe garën për çmimin e madh të këtij spektakli.

Nga dalja e saj prej shtëpisë, ajo dha intervistën e parë të dielën, e më pas, ka qenë jo pak aktive në Instagram e saj, duke postuar video të edituara nga fansat rreth marrëdhënies së saj me Luizin.

Ndërsa sot, Kiara ka postuar për herë të parë një foto të sajën, ku duket se ka dalë për të shijuar rrezet e diellit dhe shihet me varësen e Luizit në qafë.

Në foton selfie Kiara ka përdorur dhe pyetjen: Si ju kam o yje, një shprehje kjo e moderatores së BBV, Arbana Osmani.

Kujtojmë se pas daljes nga BBV, reagimi i saj i parë ishte në Instagram ku me një foto të saj nga dasma me Luizin brenda BBV, falënderonte fansat që i kanë mbështetur.

Ndërsa në përshkrimin e saj në Instagram ka shkruar: Kiara Tito, Author, Tv Host |Sinqerisht, realisht| #meluizin

Ja çfarë po ndodh me Kiara Titon disa ditë pasi la shtëpinë e BBV Read More »

Gjergj Luca bën premtimin e madh, ja çfarë do ti dhurojë Luizit për dasmën me Kiarën

Këtë vit ka qenë pothuajse e pamundur mospërfshirja e personazheve të njohura në historitë e krijuara brenda Big Brother Vip.

Politikanë, gazetarë, analistë madje edhe biznesmenë s’kanë qëndruar dot pa dhënë mendimin e tyre për Big Brother si dhe për fenomenin e këtij viti “Luizin”.

Së fundmi, ka qenë biznesmeni Gjergj Luca, i cili përmes një video publikisht i ka premtuar Kiarës dhe Luizit se sapo këngëtari të dalë nga shtëpia, do të organizojnë një dasmë madhështore.

Luca si daja i Luizit është zotuar që do të jetë ai organizatori i kësaj dasme duke e siguruar moderatoren që do të jetë dasma më madhështore dhe e bukur që është bërë në Shqipëri.

“Përshëndetje Kiara. Përshëndetja nga këtu, Pallati i Brigadave. Për Zotin dëgjo, se je edhe nga gjysma e zemrës time, nga Përmeti.

Ai zotëria jot dhe nipi im Luizi kur të dalë më datën 6 se nuk na dëgjon tani, ne, unë edhe ti do i bëjmë një suprizë.

Dasmën tuaj do ta bëjmë këtu në këtë vend dhe do të bëjmë dasmën më të bukur që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri në Fish City, në qytetin e Dashurisë, në qytetin e shpresës, ëndrrave”, thotë Gjergj Luca në video.

Gjergj Luca bën premtimin e madh, ja çfarë do ti dhurojë Luizit për dasmën me Kiarën Read More »

Jori e zhveshur me bikini, Luizi nuk ‘i reziston dot’ dhe…

Batuta ka pasur mes Luizit dhe Jorit në shtëpinë e BBV, ku këngëtari ka ngacmuar modelen duke i vënë në pah linjat e saj trupore dhe provokimet që ajo bën me veshjet.

Këtë të premte, teksa modelja ka dalë me bikini në oborr për të marrë rreze dielli, nuk kanë munguar batutat e Luizit.

Ndërkohë që ka qenë Kristi dhe Lorenci ata që e kanë kritikuar Luizin duke i kujtuar se është i lidhur me Kiarën dhe se do ta ketë mërzitur moderatoren me sjelljen e tij.

Luizi: O Jor, na i more tana kamerat mikrofonat vëmendjen dronat. Kujdes, kujdes.

Jori: Hajdeni dhe ju merrni cik diell

Jori e zhveshur me bikini, Luizi nuk ‘i reziston dot’ dhe… Read More »

Tr agjike! Rr ëzohet avioni pranë vendit tonë, ka hu mbje jete

Dy persona hu mbën jetën nga rrëzimin e një avioni të vogël privat në Kroaci.

Jutarnji shkruan se avioni u rrëzua në orën 12:30 kur u ngrit nga aeroporti i Pulës. Po ashtu bëhet me dije se dy të vde kur janë gjermanë.

Ekipe të shumta të zj arrfikësve dhe ambulancave janë dërguar në aeroport.

Po licia e Istrias ka konfirmuar se punonjësit e tyre ndodhen në vendngja rje, ndërsa së shpejti pritet një deklaratë nga aeroporti i Pulës. Aeroporti ka njoftuar se të gjitha fluturimet janë anuluar deri në një njoftim të dytë.

Tr agjike! Rr ëzohet avioni pranë vendit tonë, ka hu mbje jete Read More »