Irina

Rama: Basha është duke fjetur, edhe po të zgjohet nuk presim gjë të re..

Rama: Basha është duke fjetur, edhe po të zgjohet nuk presim gjë të re
Gjatë konferencës me gazetar për fundvit, kryeministri Edi Rama nuk la pa injoruar edhe Lulzim Bashën, duke e konsideruar si “në gjumë”.

Rama tha se do ja bënte opozitën qeverisjes së tij, shumë herë më mirë se ajo opozita aktuale, të cilën e konsideroi si të dobët. Gjithashtu, ai e konsideroi Lulzim Bashën dhe si përgjegjës për “21 Janarin”, ku sipas tij, pa u dënuar fajtorët e vërtetë, drejtësia në Shqipëri do të jetë e gjymtuar moralisht.

“Nëse do merrja përsipër të bëja opozitën e vetes time dhe qeverisë do isha shumë më i zoti se gjithë këta, mund t’jua them. Por s’mund ta bëj. U mbyll viti me një opozitë të dobët, por nuk është pjesë e misionit tim që të ndërtoj një opozitë të fortë. Më vjen shumë keq po këtë e kam thënë prej kohësh, jo se jam profet as shoh filxhan, po duhet të ishe shumë i verbër që të mos e shikoje prej kohësh se kjo do vinte.

Lulzim Basha s’dihet ku është. Mund t ju them se tani në këtë orë është duke fjetur. Jam i sigurtë. Po dhe po të zgjohet nuk presim gjë të re. Sa i përket 21 Janarit, pa u gjykuar 21 Janari dhe pa dënuar fajtorët e vërtetë drejtësia në Shqipëri do të jetë një drejtësi e gjymtuar moralisht.

Sa i përket Lulzim Bashës, ka qenë ministër i Brendshëm, është padiskutim pjesë e zinxhirit komandues, por unë nuk bëj as Prokurorinë as gjykatësin, por unë mund të them që 21 Janari është krim shtetëror dhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut është kaq i qartë, ku është vendosur e zeza mbi të bardhë nga dora e gjykatësve me reputacionin më të lartë në Evropë. Aty ka një zinxhir krimesh, nuk është vetëm vrasja.” tha Rama

Rama: Basha është duke fjetur, edhe po të zgjohet nuk presim gjë të re.. Read More »

37-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshimet

Një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ksamil. Policia thotë se viktima me iniciale L.P., ishte konsumator i lëndëve narkotike dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ai rezultonte një person i njohur për policinë, ndërsa më 14 tetor, mbeti i plagosur pas një sherri me një tjetër përdorues droge në Sarandë. L.P., ka qenë më parë i arrestuar në mars 2023 me një sasi të vogël “cannabis sativa”, në maj 2021 për vjedhjen në bashkëpunim të një automjeti në Sarandë, në Qershor 2017 për vjedhjen e një celulari dhe në qershor 2015 për vjedhjen e sendeve në dy automjete dhe celularin e një avokati në Sarandë.

“Ditën e djeshme, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën e tij, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç. Nga hetimet paraprake, 37-vjeçari që ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, dyshohet se e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale.

Vijon puna për të dokumentuar ligjërisht shkakun e kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme”, sqaron Policia e Vlorës.

37-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshimet Read More »

Jozefina Topalli reagon pas masës ndaj Berishës: Ekzekutimi më brutal i opozitës

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e konsideron ekzekutim brutal të opozitës vendimin e sotëm të GJKKO-së për masën ndaj Sali Berishës.

Reagimi i plotë:

Vendimi i sotëm për arrestimin e Kryetarit të opozitës , (sepse ky i fundit ka zbatuar programin e tij elektoral) është ekzekutimi me brutal i opozitës , ( qe sjell ne memorie ekzekutimin e grupit te deputeteve nga Enver Hoxha ne “46); Eshte mesazhi i tronditjes se besimit, se ne vendin tone do kete me pluralizem real apo shtet te se drejtës.

Vendimi i sotem i gjykateses te larguar nga sistemi i drejtësisë per korrupsion nga ish Presidenti Berisha , eshte ironia me e pabesueshme e gjithë këtij procesi te turpshëm, të pastër politik.

Tashme eshte e qarte per cdo njeri me nivel mesatar, se gjykatesit jane kthyer ne noter te hetuesve politik!

Vendimi i sotem per nje dosje, qe nuk ka ceshtje, nuk ka prova, nuk ka fakte , qe eshte ngritur mbi shkelje te renda kushtetuese e ligjore, qe eshte iniciuar nga qeveria, e mbi te gjitha per fajin se ish Kryeministri ka votu per nje ligj, qe ishte ne programin e tij elektoral eshte nje kuje per shtetin!

Vendimi i sotem larteson edhe me shume kryetarin e opozites z. Sali Berisha i cili si askush tjeter ka mbrojtur pluralizmin e Kushtetuten sic i takon liderit ,qe themeloi bashke me bashkepunetoret e tij te kohes,partine e pare opozitare kunder nje prej dijtaturave me brutale qe ka njoh historia jone.

Sali Berisha eshte politikani me i votuar ne 3 dekada!

Vendimi i sotem politik per arrestimin e ish Presidentit, ish Kryeministrit, Kryetarit te opozites vetem ka ngjitur ne piedestal Sali Berishen duke e kthyer ne nje titan; …por na zvoglon te gjithe ne te tjereve, na zvogelon e na turperon si shoqeri.

Inkuizicioni kunder tij eshte i pabesueshem.

Me vendim gjykate nuk e njohen si Kryetar i Partise Demokratike edhe pse ishte votuar nga nje stermaxhorance e demokrateve. Kjo nuk ndodh as ne regjimet autoritare.

Me vendim te turpshem e politik te gjykates i vodhen emrin e vulen e Partise Demojratike

Jozefina Topalli reagon pas masës ndaj Berishës: Ekzekutimi më brutal i opozitës Read More »

I riu shqiptar vetëv*itet duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit

Greqi/ I riu shqiptar vetëvritet duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit

Një i ri shqiptar i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në Greqi.

Mediat raportojnë i riu shqiptar që ende nuk është identifikuar ka bërë vetëvrasje duke u hedhur nga kati i katërt u pallatit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rrugën Dhrosopulu të Athinës dhe në zonë pritet të mbërrijë mjeku ligjor dhe prokurori për të vijuar hetimet lidhur me ngjarjen.

Trupi i viktimës do të dërgohet në morgun e Athinës.

I riu shqiptar vetëv*itet duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit Read More »

Berisha: Do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthyer demokracinë

Reagimi i Berishës: Të nderuar miq, demokratë, shqiptarë kudo ku ndodheni. Sot ndodhi ajo që të gjithë e dinim, izolimi dhe heqja e të drejtës së fjalës të liderit të opozitës nga narko-regjimi më mafioz i bastardit të ish-xhelatëve shqiptarë Kristaq Rama dhe Spiro Koleka, Edi Ramës që është dhe regjimi diktatorial më i korruptuar në Europë dhe më gjerë. Kjo masë arresti politik, dëshmi e një hakmarrje politike të verbër të Edi Ramës, nuk shpreh vetëm urrejtjen e tij të trashëguar ndaj kundërshtarit, por mbi të gjitha shpreh frikën, tmerrin që ne të dashur miq i kemi kallur atij deri në palcë dhe botës së tij të krimit me betejën tonë pa kthim. Ai që mendon se asgjesoi pluralizmin dhe opozitën do ketë fatin që populli opozitar i rezervon armiqve të lirisë, diktatorëve. Të dashur miq, Sali Berisha është dhe do të jetë ai që ka qënë gjithmonë.

Me apo pa arrest shtëpie, me apo pa policë tek dera, asgjë nuk do mund ta ndajë dot atë nga ju, jo vetëm demokratë, por edhe shqiptarë kudo që ata ndodhen. Sali Berisha do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthyer demokracinë që aktualisht është e shpërfytyruar: Më shumë nga të gjithë që e kupton se litari i kalbur po i këputet është vetë Edi Rama. Unë jam i bindur se sot jemi sëbashku jo thjesht ata demokratë që janë në krah të Sali Berishës, por dhe ata shqiptarë që e ndjejnë dhe e përjetojnë se Shqipëria është në rrezik. Ata janë shumica e qytetarëve të këtij vendi, ndaj a e dini pse fitorja jonë është e padiskutueshme? Është e tillë sepse ata që duan Shqipërinë janë më shumë se ata që duan thjesht Sali Berishën. Së fundmi, çdo masë që merr ky pushtet ndaj meje dhe opozitës është e përkohshme. Ajo që mbetet e pamposhtur është mosdorëzimi ynë dhe vendosmëria jone që izolimin e opozitës ta kthejmë në betejë lirie dhe në fitore për shqiptarët. Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë me moton “O SOT O KURRË” betejën tonë pa kthim edhe më të fortë, të vendosur dhe më me pasion e guxim se kurrë më parë.

Berisha: Do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthyer demokracinë Read More »

‘Miss Earth’, Drita Ziri: Ndiqni ëndrrat tuaja

18-vjeçarja Drita Ziri është përzgjedhur si mbretëresha e bukurisë, duke rrëmbyer kurorën e “Miss Earth 2023”. Në një konferencë për shtyp sëbashku me producentin e “Miss Shqipëria” Petri Bozo, ajo tha ngritja e flamurit Shqiptarë ka qenë momenti më emocionues në jetën e saj.

“Një emocion i paparë kur dëgjoja “Albania” që thirrej në atë skenën madhështore në Vietnam dhe shikoja veten pastaj prapa skenave kur bëheshin reklamat. Ishte diçka e bukur. Nuk e prisja që pas top tetëshës të isha në top katër. Doja shumë që të isha, por nuk e prisja. Mendova që nuk do të ndodhë. Është shumë e bukur, është diçka shume e veçantë që të ndodhë. Nuk mund të jetë kaq e mrekullueshme, por që ndodhi dhe kur isha në top katërshe në atë moment thash, ‘nuk dua më, kaq jam shumë e lumtur’ dhe jam shumë falenderuese ndaj të gjithëve që më suportuan sepse do të ishte shumë e vështirë. Kisha nevojë për shumë suport emocional sepse ishte vështirë të ishe vetëm në një kontinent tjetër.”

Producenti i Miss Shqipëria Petri Bozo vlerësoi Drita Zirin për arritjen dhe punën e shkëlqyer të saj.

“Ngjarje historike për të gjithë eventet e bukurisë në Shqipëri dhe fitorja që ka marrë gjithashtu është e veçantë sepse asnjë vajzë shqiptare që nga viti ’91 që është zhvilluar konkursi i parë i bukurisë në Shqipëri që ka fituar Valbona Selimllari nuk ka mbërritur dot në këtë shkallë suksesi. Drita konkurroi në Vietnam mes 85 shteteve të botës dhe arriti që të triumfonte ‘step by step’. U zgjodh në fillim në top 20, pasataj në top 12, pastaj në top 8 dhe pastaj në katërshe deri në fitoren e kurorës duke mposhtur në katërshen e fundit tre shtetet aziatike që për hir të së vërtetës kanë një super vlerësim për figurën femërore dhe për figurën e missit në shtetet e tyre.”

Bozo vlerësoi faktin se “Deliart” për herë të parë këtë vit ka marrë të drejtën për ‘Miss Earth’ dhe u kthyen me çmim të parë.

“Ku ka më mirë sesa që në vitin e parë që ne marrim të drejtat zyrtare për të përfaqësuar Shqipërinë në një kompeticion kaq të madh të vijmë me kurorën e madhe në Shqipëri. Është sukses gjithashtu për Shqipërinë sepse me këtë rast vëmendja i shtohet vendit tonë.”

Drita Ziri, 18-vjeçarja nga Kruja, u përzgjodh Miss Earth 2023 mes 85 shtetesh pjesmarrëse dhe është misi me moshën më të re në këtë kompeticion bukurie në nivel botërorë.

‘Miss Earth’, Drita Ziri: Ndiqni ëndrrat tuaja Read More »

Grida Duma opinioniste e Big Brother VIP Albania 3?

Mbrëmjen e djeshme Olti Curri, Fatma Haxhialiu, Andi Vrapi dhe Altin Berisha kanë realizuar një video Live në Instagram. Aty ka patur shumë hipoteza dhe biseda mbi Big Brother VIP Albania 3.

Ndonse Olti Curri ka thënë se Arbër Hajdari do të vazhdojë të jetë opinionist në BB VIP, teksa Fatma ka treguar se nëse Arbri shkon pa pagesë, kjo është e leverdisshme. Teksa Olti shprehet se më shumë se çështje pagese është çështje PR.

Ndērkohë ka përmendur edhe emrin e Grida Dumës, nisur nga fakti që i kemi parë shumë së fundmi me Lori Hoxhën.

“Kam përshtypjen se gjithmonë këto të zotët e bizneseve kanë një marramendje ndaj një vartësi, në një moment ose një tjetër e duke qenë se është dashuria profesionale dhe pse jo e intelektuale. Unë mendoj se do ishte bërë një gjë shumë e bukur e do ngjante me Mediaset në qoftë se do ishte Grida Duma. Në qoftë se ka kohë, në qoftë se pranon kushtet e të gjitha”- ka thënë Olti.

Grida Duma opinioniste e Big Brother VIP Albania 3? Read More »

Vasili: Rama e Veliaj vjedhin, Berisha arrestohet, drejtësia varroset!

Nga Petrit Vasili

Rama e Veliaj vjedhin, Berisha arrestohet, drejtësia varroset!

Drejtësia është vetëvrarë dhe vetëvarrosuar tashmë.

Rama, Veliaj janë provuar me mijëra prova si hajdutë, janë nëpër zyrat më të larta të shtetit dhe bredhin rrugëve ndërsa Berisha arrestohet.

Mbi Ramën rëndojnë përgjegjësi shumë të rënda penale individuale dhe ai është akoma në zyrë, nuk është thirrur asnjë sekonde nga SPAK.

FAJET E PROVUARA TE RAMES PER:

1-Aferen e INCENERATOREVE, per firmat e tij fap fap, ndekohe afera eshte certifikuar tashme nga vete SPAK.

2-Ne aferen Mc Gonigal, ku pergjegjesite e tij jane shume te renda dhe te certifikuara ne SHBA.

3-Ne Ceshtjen Beçheti ku per shkak te Rames humben 150 milion euro e ku deklarat e tij ishin percaktuese ne humbjen e arbitrazhit.

4-Ne mosveprimet e tij te qellimshme, kur u informua me shkrese zyrtare nga Ministri i Drejtesise ne prill 2017 per rrezikun e humbjes se 2 miliard euro ne arbitrazhe.

5-Ne aferen e shembjes se Teatrit Kombetar, per te cilin ka vendim te Gjykates Kushtetuese, ku ai miratoi ligj te personalizuar per nje kompani, ne shkelje te hapur te interesit publik dhe duke e prishur ne kulmin e pandemise dhe te gjendjes se jashtezakonshme duke rrezikuar ne menyre kriminale shendetin e njerezve.

6-Ne Aferen e Portit te Durresit ku u shkel cdo ligj, ku u shkel marreveshja e stabilizim asocimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehen qarte dhe nderprene edhe kredite.

7-Ne aferen e Bordit te cmimeve teushqimeve dhe naftes ku bashke me oligarket kliente te tij te ulur ne tavolinen e Bordit grabiten qindra milion euro qyetareve e te cilin Gjykata Kushtetuese e rrezoi.

8-Ne kercenimin e oficerit te policise Emiljano Nuhu per denoncimet e tij ndaj Taulant Balles e qe e detyruan te largohej nga Shqiperia e te merrej ne mbrojtje nga nje shtet i huaj.

9-Ne veprimet e tij gjate pandemise kur deklaroi se maskat dhe testet jane te panevojshme, nderkoheqe OBSH kerkonte ” testim, testim testim”, si dhe mos dhenien per muaj me radhe te asnje rimbrsimi per ilacet per qindra mijra shqiptare qe vuanin covidin ne shtepi.

Ne koncesionin e sterilizimit ku ai me ndergjegjegje vazhdoi te mashtronte me ndergjegje opinionin publik jo vetem perpara por edhe me pas kur SPAK kushte filluar arrestimet per kete afere.

11Ne dosjen 184 te zgjedhjeve ne Diber ku vete Rama me zerin e tij vertetohet si pjese aktive e krimit zgjedhor.

12-Ne Ligjin per dividentin te bere per interesat e klienteve te tij, duke i dhene fuqi prapavepruese dhe shkelur Kushtetuten per faqe te zeze.

13-Ne deklaratat qe policia e shtetit te hiqte uniformat dhe te bente vota per partine e Rames.

FAJET E PROVUARA TE VELIAJT:

1-Erion Veliaj, ka qenë pjesë themelore e realizimit të vjedhjes së shekullit përmes inceneratorit të Tiranës; ka qenë pjesë e konceptimit të këtij projekti.

2-Erion Veliaj, ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës.

3-Erion Veliaj ka futur ne borxh per 30 vjet qytetaret e Tiranes per nje vjedhje 500 milion euro.

4-Erion Veliaj ka lejuar zaptimin e 15 ha toke jashte teritorit te Lejes se Ndertimit te Projektit te firmosur nga Edi Rama.

5-Erion Veliaj ka firmosur me dorën e tij dokumente të paligjshme dhe po kryen edhe aktualisht me fondet publike, pagesa të paligjshme për shërbime publike të pakryera.

6-Erion Veliaj, ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës.

7-Erion Veliaj a refuzuar kerkesen zyrtare te Partise se Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, që të ndërpritet menjehere financimi i inceneratorit qe nuk ekziston si dhe te ndalet kjo vjedhje flagrante e taksave të qytetarëve permes projektit super korruptiv të inceneratorit të Tiranës.

8-Zyrtarët e Veliajt, ndaj të cilëve SPAK ka ngritur akuzë, nuk kanë vepruar të vetëm; ata kanë zbatuar urdhrat direkte të kryetarit të tyre dhe si një grup i strukturuar kriminal, ata duhet të ishin të gjithë sëbashku përpara akuzave shumë të rënda për inceneratorin e Tiranës.

PERFUNDIM:

Rama dhe Veliaj ne zyre dhe Berisha i arrestuar eshte vetgroposje e drejtesise.

Askush nuk mund te pranoje nje drejtesi te tille te paligjshme.

Kjo drejtesi e kapur dhe me regji eshte riprpdhim i neveritshem i sigurimit te shtetit dhe nenit te agjitacion dhe propagandes.

Kete drejtesi nuk e beson me askush.

Vasili: Rama e Veliaj vjedhin, Berisha arrestohet, drejtësia varroset! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com