2Fenomeni Big Brother ka “rrëmbyer” zemrat e të gjtha moshave në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.
Një 82-vjeçar nga Gjakova ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në Big Brother Vip Albania. Ton Pergega nuk heziton të tregojë sesa shumë i pëlqen banori më i komentuar i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luizi.
“82 vjet i kom po vazhdimisht e kqyri Big Brother, deri në ora 1 a 2 të natës rri qut”, ka thënë Pergega për T7.
“Kam dëshirë më nejt me djem e qika të reja”, shtoi Pergega.
Miqtë kanë lajmëruar në Instagram se profilin e Efit kanë dashur ta sulmojnë pas sherrit të ashpër që ajo ka pasur me Luizin dhe Kiarën mbrëmjen e të martës dhe pas spektaklit në BBV.
Ata që menaxhojnë profilin e Efit në Instagram e kanë bërë private këtë llogari, pasi thonë se “ka pasur tentativa për hackim dhe përpjekje për t’i blerë ndjekës fake’.
Efi shprehu zhgënjim sa i përket sjelljes së Kiarës dhe teksa bisedonte me Nitën, ajo u shpreh se disa njerëz, duke iu referuar Kiarës, harrojnë miqësinë për famë.
Efi i tha Nitës se kur ajo të dalë nga shtëpia do ta kuptojë të gjithë situatën dhe debatin që u krijua mes tyre, edhe pse deri atëherë nuk do të ketë më vlerë.
Ndërsa Bledit, Efi i tha se gjithmonë është përpjekur për mirë dhe ka gjetur keq.
Kiara i kërkoi llogari Efit gjate debatit ne oborr perse ajo e solli brenda BBV historine e videos ne Instagram, kur ato jashte nuk e kane sqaruar kete situate.
Sipas Kiares, Efi po përpiqet të bëhet faktor me çiftin dhe se do të përfitojë nga kjo situatë, por në këtë mënyrë nuk ka për t’ia dalë.
Një mbrëmje me pasoja ajo e djeshmja e cila ka zgjatur edhe pasi janë fikur dritat.
Luizi nuk mund t’ia falë vetes figurën e keqe mbrëmë dhe po mundohet me çdo kusht të pastrojë imazhin e tij dhe të Kiarës.
Kjo duket nga biseda që zhvillon me të dashurën e tij ku mundohet për herë të parë të jetë neutral dhe mos të fajësojë Efin për gjithçka si bëri mbrëmë.
“Njëra nga ju po gënjen apo jo?”-pyet Luizi
“Po”-i thotë Kiara
Njerëzit kanë parë dhe e dinë çfarë ka ndodhur jashtë,atëherë pse e zgjat?-vazhdon ai
Pra nëse njerëzit e kanë parë të vërtetën(që në fakt e kemi parë si Efi gjithmonë ka mbrojtur Kiarën dhe çiftin dhe është ‘sulmuar’ edhe nga opinionistët për ta,e kemi parë si e ka pritur natën që doli,e ka postuar edhe në Instagram se e kishte merak Kiara dhe miku i saj nxorri bisedat telefonike që ato kanë folur jasht edhe pse Kiara tha Jo!)
Pse Kiara ndruhet atëherë?
Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua rreth ngjarjeve më pikante nga spektakli i mbrëmshëm në BBV.00
Të ftuarit u ndalën tek përballja Kiara-Efi që duket se solli edhe prishjen e miqësisë mes dy vajzave dhe Luizit.
Fansi i Luizit, Gazmend Ujkashi fajësoi Kiarën për këtë sjellje të Luzit, duke e akuzuar se ajo po e disinformon për t’i prishur lojën.
“Armiku më i madh i Luizit në atë shtëpi është Kiara. Ajo i ka dhënë info të gabuara dhe falë saj ai po bën këtë performancë të dobët në lojë. Me këto ritme Efi mund të jetë fituese e BBV”, u shpreh Gazi.
Ani pse doli një javë jashtë dhe i pa të gjithë, duket se Kiara nuk mblodhi mend aspak.
Me t’u rikthyer, ajo ka ndryshuar edhe sjelljet. Lidhur me këtë ajo po ndëshkohet nga publiku.
Vetëm nga nata e mbrëmshme ajo humbi mbi 10 mijë ndjekës. E nga mëngjesi ka humbur edhe tetë mijë të tjera.
Përfitimet shëndetësore të hurmave përfshijnë largimin e kapsllëkut, përmirësimin e çrregullimeve të zorrëve, përmirësimin e shëndetit të zemrës, aneminë, problemet me ereksion, diarrenë, kancerin abdominal, etj.
Në fakt, përfitimet e tyre masive shëndetësore i kanë bërë hurmat një nga përbërësit më të mirë për zhvillimin e muskujve.
Sipas një studimi modern mjekësor, tani është e pranueshme që hurmat ndihmojnë në parandalimin e kancerit abdominal.
Myslimanët të cilët agjërojnë, shpeshherë e prishin agjërimin në iftar duke konsumuar hurma me ujë. Kjo i ndihmon ata që pas iftari të mos e teprojnë me ushqim, pasi që trupi fillon t’i absorbojë vlerat e larta nutricionale të hurmave dhe ndjenjat e urisë zhduken.
Gjithashtu, edhe sistemi nervor përfiton shumë nga konsumimi i hurmave, sepse ato kanë sasi të larta të kaliumit.
Hurmat janë ushqim i ëmbël që mund ta rregullojnë edhe procesin e sistemit të tretjes. Ato mund t’i rrisin dukshëm nivelet e energjisë brenda gjysmë ore të konsumimit.
Ekspertët thonë se duke konsumuar një hurme në ditë, ju do ta mbroni edhe shëndetin e syve për tërë jetën.
Efi dhe Kiara janë zënë mbrëmjne e sotme live në spektaklin e madh të BBV, teksa debate ka degraduar aq shumë sa Efi e ka konsideruar Kiarën një zhgënjim total.
Sipas Efit, Kiara është duke zëvendësuar Oltën në shtëpi.
“Je superfallco, je zhgënjim total. Nesë dikush ka pyetur se kush do e zëvendësoj Oltën në shtëpi, ja ku e keni. “
Arsimi është baza e zhvillimit të çdo kombi. Sa më i arsimuar, aq më shumë shanse ka qe ekonomia e një vendit të rritet, të përparojë në drejtim të teknologjisë dhe inovacioneve, duke përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të saj dhe duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm për gjeneratat.
Por, në Shqipëri, për fat të keq po bëhen hapa prapa. Të dhënat e INSTAT, në një publikim të fundit “Treguesit e Mirëqenies së Fëmijëve, Adoleshentëve dhe të Rinjve në Shqipëri Të dhëna mbi periudhën kohore 2017-2021” japin një situatë alarmante. Jo vetëm që numri i të rinjve po vjen gjithnjë në rënie, në raport me peshën totale të popullsisë, por edhe ata të rinj që janë po regjistrohen më pak në arsimin bazë 9 vjeçar, që është i detyrueshëm.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se Raporti Neto i Regjistrimit (NER), i cili llogaritet vetëm për arsimin parauniversitar ka ardhur në rënie të ndjeshme, me 4.5 pikë përqindje në vitin shkollor 2020-2021 në krahasim me 2017-2019.. Ky raport tregon shkallën e mbulimit në një nivel të caktuar të arsimimit të fëmijëve, që i përkasin grupmoshave zyrtare që korrespondojnë me nivelin përkatës të arsimit.
Për vitin 2021-22, u regjistruan në arsimin bazë 9-vjeçar 92% e nxënësve të grupmoshës 6-14 vjeç, në krahasim me popullsinë përkatëse (të grupmoshës 6-14 vjeç), përkundrejt 96,5% në vitin shkollor 2017-2018.
Rënia më e fortë është shënuar te femrat, nga 95.6% e tyre që u regjistruan në arsimin bazë 9 vjeçar në 2017, kjo peshë zbriti në 89.5% në 2021. Për meshkujt rënia është pak më e lehtë, nga 97.4%, në 94.4% për të njëjtën periudhë.
Prof. Dr. Myqerem Tafaj, ish ministër i Arsimit tha për “Monitor” se përkeqësimi i Raportit Neto të Regjistrimit në arsimin parauniversitar vjen kryesisht nga dy faktorë:
-Së pari, emigrimi i familjeve që kanë fëmijë në arsimin e detyruar si dhe i atyre në moshën e arsimit të mesëm, ndërkohë që ata vijojnë të figurojnë në regjistrat e gjendjes civile. “Fatkeqësisht vihet re një përkeqësim më i madh i treguesve të shkollimit, jo vetëm në arsimin e mesem, por edhe atë të detyruar, të vajzave.
-Së dyti, ky ndikim shfaqet sa më shumë largohemi nga viti 2011, që është viti kur është kryer Censi i fundit i regjistrimit të popullsisë.
Prof. Dr. Tafaj pohon se rreziku i kësaj situate është që të kemi rritje të numrit të të rinjve, që nuk kanë kryer as arsimin e detyruar, çka do të ulë nivelin mesatar të shkollimit në vend. Ai shton se kjo do të çojë në rritjen e numrit të analfabetëve në vend, sidomos të shtresave me të ardhura të ulta dhe të varfra, si dhe zgjerimin e hendekut në shkollimin midis zonave urbane dhe atyre urbane. “Të dhënat e disa qarqeve e konfirmojnë këtë trend”, pohon ai.
Numri i të diplomuarve në arsimin bazë pothuajse është përgjysmuar
Sistemi arsimor në vend, kërkon që e gjithë popullsia banuese të përfundojë arsimin nëntëvjeçar, duke përfshirë këtu pesë vitet e ciklit të ulët (klasa 1-5) dhe katër vite në ciklin e lartë (klasa 6-9), si pjesë e arsimit bazë.
Sipas INSTAT, Gjatë vitit shkollor 2020-21, në arsimin bazë u diplomuan rreth 32 mijë nxënës, nga të cilët 52,9% djem dhe 47,1% vajza. Po në këtë vit shkollor, në arsimin e mesëm u diplomuan rreth 31 mijë nxënës, ku vihet re një ulje e lehtë e numrit të nxënësve që marrin diplomë të arsimit të mesëm krahasuar me vitin paraardhës. Nxënësit e diplomuar në arsimin e mesëm sipas gjinisë, ndahen në 47,3% djem dhe 52,7% vajza.
Të dhënat e tjera të serive kohore të INSTAT tregojnë se numri i të diplomuarve në arsimin bazë pothuajse është përgjysmuar në krahasim me 2004-n, kur është shënuar dhe numri më i lartë i atyre që kanë mbaruar arsimin fillor, me gati 60 mijë nxënës. (shiko grafikun: Numri i nxënësve të diplomuar me dëftesë lirimi, arsimi 9 vjeçar, 1991-2021).
Sistemi arsimor para- universitar po preket rëndë nga flukset e larta të emigracionit në mosha të reja. Në vitin 2021 u regjistrua dhe niveli më i lartë i të larguarve neto nga vendi në një dekadë, me gati 33 mijë persona që ikën pa kthim. Ritmet e ikjes u përshpejtuan ndjeshëm pas frenimit në periudhën e pandemisë, në 2020-n.
Popullsia e Shqipërisë filloi të ulet që nga viti 1990, si pasojë e një emigracioni masiv. INSTAT vlerëson se gjatë viteve 2011-2021 vlerësohet se mesatarisht 42 mijë persona emigruan çdo vit. Sipas anketave të INSTAT arsyet kryesore për emigracionin kanë të bëjnë me mundësi më të mira për punë, arsim dhe kujdes shëndetësor. Grup-mosha e popullsisë 0-14 vjeç ka rënë nga 21,6 % në vitin 2011 në 16,3 % në 2022.
Përveç emigracionit sistemi arsimor në qarqe është ndikuar rëndë edhe nga migrimi i brendshëm. Zhvendosja e popullsisë në Rajonin e Qendrës ka ulur numrin e nxënësve në qarqe dhe rritur numrin e klasave kolektive, të cilat cenojnë cilësinë e nxënies./ Monitor