Situatë ankthi në minierën e Trepçes në Kosovë. Disa minatorë kanë mbetur të bllokuar që mbrëmë në horizontin 11 që është diku rreth 900 metra nën tokë. Minatorët kanë mbetur të bllokuar për shkak të problemeve të energjisë elektrike. Numri i minatorëve që kanë mbetur të ngujuar është rreth 50.
“Gjendja është e mirë aktualisht. Ka ushqim që ka mbetur nga syfyri. Kemi folur me ta, janë në gjendje të mirë pasi që ka ventillim dhe dritë. Problemi është tek ashensori. Po pritet që pas pak kohe me dal”, ka thënë një minator në kushte
Debati i së shtunës mes dy opinionistëve të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari dhe Zhaklina Lekatari ndaj banorëve të reality shoë-t, u diskutua mjaft në rrjet.
Sjellja e opinionistëve u konsiderua jo e denjë nga një pjesë e banorëve, duke përmendur këtu Kiara Titon e cila u shpreh se është ndjerë gjithë kohës nën presion nga fjalët e Zhaklinës.
Pikërisht për debatin mes opinionistëve dhe banorëve, një koment e ka dhënë edhe Arjan Konomi, i cili ka mbajtur në disa spektakle të ndryshme rolin e opinionistit.
Ai postoi një video në rrjetin social Instagram, ku teksa argumentonte mendimin e tij, shtoi se Zhaklina dhe Arbri debatojnë në mënyrë vulgare dhe nuk janë aspak të denjë për të qenë opinionistë të BBV.
“Pashë spektaklin e BBV sot në YouTube dhe i shtyrë prej komenteve në rrjetet sociale, me të vërtetë nuk mund ti rezistoja dot tundimit për të bërë një koment.
Pavarësisht se gjithmonë kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve me formate të ndryshme televizive, por kësaj rradhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, të hidhur prej sjelljes të opinionistëve nga spektakli i mbrëmshëm.
Nuk është se jam pro apo kundër mendimit të tyre, por qasja që ata bëjnë si opinionistë, është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk ku janë ulur.
Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare, ne një spektakël që imagjino se sa shije të hidhur që të lë”, tha Konomi.
Edhe rreth 1 muaj na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”. Tashmë brenda lojës banorët po bëjnë llogaritë e tyre. Duke u përpjekur që të kenë të paktën një vend në finale.
Por teksa loja vijon me strategjitë e tyre, jashtë kanë nisur teoritë e konspiracionit. Ditët e fundit në rrjet po qarkullon një video. Në të thuhet se katër finalistët do të jenë Luizi, Bledi, Dea dhe Kristi. Sipas videos, lajmi është nxjerrë nga burimet të sigurt nga brenda “Top Channel”.
Vetëm pak ditë më parë, me largimin e Oltës, rrjeti shpërtheu me komente se në fakt dalja e saj ishte bërë me kërkesë të bashkëshortit.
Sipas videove të shpërndara në “Tik-Tok”, ka qenë bashkëshorti ai që ka kërkuar largimin e aktores nga loja, teksa e ka parë se jashtë figura më e dashur është Luizi. Megjithatë, vetë aktorja ka konfirmuar edhe pas daljes së saj se vendimi për të lënë lojën ishte pikërisht për shkak të djalit të saj.
Krahas Luizit dhe Oltës, shumë e diskutuar ka qenë edhe Jori. Modelja e famshme në Itali është diskutuar shpesh herë për një histori që mund të ketë pasur me Luizin. Në “Tik-Tok” kanë qarkulluar video të ndryshme, ku flitet se dyshja ka pasur një histori dashurie vite më parë.
Pak ditë më parë, Luiz Ejlli hodhi hipotezën se njihet që nga jashtë me Jori Dellin. Kjo e fundit nuk e mohoi një gjë të tillë dhe si pasojë banorët dhe publiku nisën të bëhen kuriozë se çfarë ka pasur mes tyre.
Ndërkohë që hipoteza me emrat e finalistëve deri më tani është shpërndarë, duke mos hasur në përgënjeshtrime. Ajo që vihet re në listën me 4 personazhe, është mungesa e emrit të Qetsorit, një ndër personazhet më të folur dhe më të komentuar.
I mllefosur me daljen në nominim, kur vetëm pak ditë më parë rihyri sërish në shtëpi, Ronaldo nuk i ndali “sulmet” kundejt disa prej banorëve.
Ai i tha Luizit që të marrë Kiarën e të shijojë kohën me të dhe se nuk ka të drejtë të flasë deri të martën, duke qenë se tani ka hyrë vetë në lojë.
Ronaldos nuk i del e keqja edhe me Dean, ku herë pas herë e pyet atë se si i kaloi më shumë se 100 ditë në shtëpi.
Ai madje, ngacmoi edhe Keisin dhe i tha asaj se do i japë një arush ta mbajë në krah si Dea. Sa për Bledin, ai e cilësoi atë burracak, pasi gjithë javën ofendoi Dean, ndërsa në spektakël i kërkoi falje asaj.
Nita zgjodhi të dërgojë në televotim banorët e rinj dhe zgjedhja e saj ndezi debat mes banorëve, pas spektaklit. Ishte Ronaldo ai i cili u shpreh se është i mllefosur nga formula e lojës dhe nga fakti që avantazhe u jepen banorëve që rrijnë kot në shtëpi.
Ai tha se Nita, Keisi dhe Dea hanë bukë kot në shtëpi dhe se kanë mbërritur deri në këtë pikë të lojës kot. Sa për Nitën dhe Dean, Ronaldo tha se e kanë shtyrë deri këtu me zarfe, e nominime.
“I ra zarfi e bën sikur ka luftu me kalin e Trojës”, shprehet Ronaldo per Niten.
Gjatë kohës që Ronaldo fliste me seriozitet, banorët u shkrinë së qeshuri dhe asnjëri prej tyre nuk e mori seriozisht.
Madje Luizi e mbështeti, duke i thënë se po bën lojë të fortë.
Ditën e sotme në Big Brother Vip është zhvilluar emisoni radiofonik, moderatorë ishin Ronaldo dhe Kristi, dhe të ftuara Dea Mishel dhe Jori.
Ata kanë zgjedhur një temë interesante dhe pikante. Shumë prej banorëve kanë shumë ditë brenda shtëpisë dhe pa kryer marrëdhënie seksuale, por si po e menaxhojnë ata këtë mungesë.
Jori dhe Dea janë pyetur se për cilin prej djemve kanë tërheqje seksuale dhe vajzat me të qeshur kanë thënë nga një emër.
Dea: Po sa herë më afrohet Kristi, me rrobdishanin blu, që aman nuk e di, na sillni ndonjë ngjyrë tjetër se do na dali në ëndërr…
Jori: Mua më pëlqen një djalë shumë i lezetshëm, që është Ronaldo është simpatik, ka humor…
Ronaldo: Jori po flasim për seks…
Jori: Pse e ul veten po flas për ty…
Ronaldo: Mirë çfarë të pëlqen?
Jori: Flokët më pëlqejnë dhe fytyra…
Tani që po i mendojmë do krijoheshin dy çifte mjaft interesantë, dhe të nevojshëm në këtë situatë të mbingarkuar informacioni për Luizin dhe Kiarën.
Situatat dhe dinamikat nuk kanë të mbaruar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Teksa kanë qenë në ambientin e korridorit në shtëpi dhe në sytë e banorëve të tjerë, Ronaldo i ka rrëmbyer një puthje Deas.
Ndërkohë kujtojmë që Prime-in e mbrëmshëm pati dy largime, ndërsa Vëllai i Madh i dha mundësinë Nitës që ajo të zgjedhë njërin prej grupeve, banorët e rinj ose të vjetër, për t’i falur imunitet.
Grupi tjetër automatikisht shkon në nominim. Nita zgjodhi të dërgojë në televotim Efin, Kiarën, Bledin dhe Ronaldon.
Ronaldo i kërkoi banorëve që dikush t’i bëntë një makiato, pasi ai vetë nuk di ta përgatisi.
Elvisi i tha se nuk e bën dot, ndërsa Kiara i tha atij të shkojë të pastrojë dhomën, e më pas do ia bëjë makiaton.
Të njëjtën gjë i tha edhe Luizi, por nga ky i fundit ai e mori si urdhër. Ronaldo i tha Luizit se ai nuk është askushi ta urdhërojë atë që të bëjë diçka.
Teksa të gjithë banorët i kërkuan Ronaldos të pastronte shtëpinë, që ai bëri me miell, ky i fundit refuzoi.
Kristi doli garant që të pastronte shtëpinë, ndonëse nuk u mor seriozisht nga banorët, pasi sipas tyre, Kristi nuk bën punët e veta.