Një video ku banorët e “BBVA” kanë diskutuar biletat e kthimit është bërë virale në rrjet. Gjatë një diskutimi Kristi dhe Nita thonë se çdo banor ndaj i hap biletat e kthimit në studio para të gjithëve.
Nderkohë produksioni heq menjëherë audion nga banorët dhe mbyll lidhjen me shtëpinë.
Shumë kanë qenë dhe komentet në lidhje me biletat dhe bisedën e Kristit dhe Nitës, ku disa shprehen se nuk kishte lidhje me ndryshimin në prapaskenë dhe disa besojnë se gjithçka e ka në dorë produksioni, madje dhe biletat e kthimit.
Një çift me origjinë shqiptare janë përfshirë në një aks ident mëngjesin e sotëm në rrugën “Egnatia Odou”, në Veria të Greqisë.
Sipas medieve greke, shoferi shqiptar po udhëtonte drejt Selanikut kur ka devijuar nga rruga dhe makina është përpl asur me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Si pasojë e aks identit ka mbetur e pl agosur rëndë bashkëshortja, e cila ishte pasagjere në mjet.
Më herët ka pasur reshje shiu dhe në momentin e përplasjes sipërfaqja e rrugës ka qenë e lagur.
Në vendngj arje kanë mbërritur forcat e Po licisë Rrugore të Verias, dhe po kryejnë he timet paraprake për shkaqet e sakta, ndërkohë që janë zbatuar masat emergjente të qarkullimit.
Pa u mbushur 24 orë nga ndalimi i reperit të njohur më së shumti për videot e tij të Tik-Tok Kleviol Ahmeti, reperi tjetër Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy bën me dije përmes një reagimi të gjatë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” se ka tërhequr denoncimin e tij për Ahmetin.
Noizy pretendonte se Ahmeti e kishte përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.
Sipas kallëzimit, Ahmeti i ka shkaktuar “një gjendje të rëndë ankthi dhe frike të vazhdueshme, me kërcënimet që i ka bërë në rrjetin e tij social Tik-Tok, ku është shprehur se do ta vrasë dhe do ta shkatërrojë” etj.
Ndërkaq, Ahmeti rezulton me precedentë penal, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.
JA REAGIMI I PLOTË I NOIZYT
Pas nje bisede te gjate me disa miq te perbashket dhe me vllain e K, “qerosi” mora kohe te ndaj me ju per her te fundit historin si ka nis nga fillimi e deri ktu ku jemi sot, kjo eshte historia e vertet dhe jo me genjeshtra dhe intriga, kush e Mban mend para disa vitesh shtator 2020 kür k u perpoq te zihet me Florian Markun? Ktu nis gjithcka, tenton te gjuj Florianin me thik pa asnje pik arsyje, me pas ato dit fiksohet dhe me mu, dhe në momentin kür u permend emri Noizy behet viral, dhe me sa duket kjo gje I ka pelqy sepse I erdhi dicka qe kurr se ka perjetu me perpara, fama ose vemendja, mirepo ajo vemendje ose fame nuk i perkiste K por I perkiste Noizy’t dhe ty te erdhi per shkak te emrit qe ti permend, dhe në momentin kür Noizy nuk permendej mbas disa ditesh fillon e bie audienca, dhe kte gje K filloj ta kuptoje, dhe cfar te bejm qe vemendja mos te bie?
Vazhdonte dhe permend te Noizy’n serish duke shar ofenduar dhe kercenuar në lloj lloj menyrash qe me vjen zor ti permend, Gjithsesi në mendjen time e kisha staku qe hapi rrug budallait se aq din dhe aq ben, mire po ky e beri rruge kte punen e te shames ofendimet dhe kercenimet, 365 Dite në vite kishte te njejtin Avaz hy live në Tiktok dhe permend noizyn Bej intriga fol me lloj lloj tipash tiktoku Pse? Se I pelqente vemendja qe merrte, une bashk me shoket e mi ne fakt nuk e kishim problem kte gje pasi Jena msu me njerz qe na kan zili punen dhe suksesin, njerzit te shajn eshte normale, e shajn Edhe presidentin edhe papen edhe nenterezen Edhe hoxhen gjith njerzit, biles me te then të drejten u argentonim sepse ishte gallat, deri në momentin kür K ben gjen qe sdo ja falja kurr,
me disa shoke nga Durrsi K ndalon babin tim në mes te rruges dhe e Kercenon siç e keni pare dhe vet, dhe ate nat mbasi ka dal video une jam Betu qe sdo ja fal ket xhest kurre, une nuk e di me ke eshte mesu ai ti dali baballeret tjerve por mu smund t’ma beje jo ai por asnji, Sepse nuk Jane familjaret e mi per ti ndal K në Rruge, e me ju bo si I forte Sepse ato jane në punen e vet dhe në hallet e veta si gjith familjet normale Shqiptare.
E kam ndjek shume here në qetsi por I pa suksesshem per ta kapur, nderkohe non-stop edhe pas ndaleses qe I beri babait tim ky prap per cdo dite hynte live në tiktok dhe vetem genjente dhe bente intriga nga me te ndryshme qe krijonte në koken e vet, shante ofendonte pa limit, kjo ishte e perditshme dhe kjo eshte me fakte e din gjithe. Nderkohe Nga ana tjeter vllai vet “qerosi” Totalisht I pa fajshem dhe nje djal fantastik qe mbi 100 veta mkan then vetem fjal te mira, tentonte ta qetsoje dhe ti fliste por e pa mundur tia dilte, vllai i K ka provu 100 forma te ndryshme serish ska dal me sukses, biles nje moment i ka premtoj babit tim me ane te nje shoku te perbashket qe K sdo ju bezdisi me Thjesht ta lejm si muhabet, dhe Babi mu ka lut shumm per tia fal dhe Ashtu bera ja fala, por nuk zgjati as 2 Dite, K del prap dhe shan e ofendon e Kercenon si cdo her me familje e ca ti mbaj goja, Dmth ky nuk pyt vllain e vet e asnje person tjeter qe ka në familje,
Vetem per fam dhe vemendje, kam burime te sigurta qe familja vet eshte mundu me qindra here ta qetsoje por prap te gjith kan deshtu, ky Vazhdonte cdo dit duke me ardh nga lagja e nga bizneset e mia duke marr në telefon në numer te bizneseve duke shar e ofenduar stafin kot e kot pa I ber gje , dhe kto I bente live në Tiktok prap per vemendje dhe kto I keni gjith prova në YouTube e Tiktok, kalonte në currila me pistolet me vete tiktokun live si perher dhe çerrat qe e ingranonin ti beje dicka Noizyt, Gjithsesi diten kalonin dhe Avazi ishte I njejt hy Tiktok dhe shaj cdo pjestar te familjes time dhe te gjith shoket dhe miqt e mi kot e kot, prap per vemendje dhe fame, pa llogarit Asgje Vetem famen dhe vemendjen e cerrave te tiktokut, nje nate vendosa te shkoja te takoja shoket e K në Durrës pasi mendova se mund ti thojn qe shiko ate qe po ben eshte gabim dhe zdo ta fal sepse ke kalu cdo norme cdo kufi dhe cdo rregull te nje njeriu normal, prap dola pa sukses pasi ky e mori sikur une I kapa shoket per presion, dhe bashk me kto shoket e Durrsit dhe disa tjer, K vendosi te vij tek lokali im në Durrës me 6 makina plot me cuna qe I bie diku mbi 20 veta, kur parkohen jashte dhe fillojne te dalin nga makina 1 Nga 1, aty jasht lokalit qendronin dhe disa femra qe I ka sjell ky per te filmuar skenat qe ky pretendonte qe do te bente, në momentin kur ky ka hyr brenda une me shoket kemi qen duke ngrene buke,
në nje moment degjoj tekstualisht kto fjal, “Ku eshte ai pederasti ma thirrni pak ktu jashte, dhe me pas tha qe kam shku me te kerku falje, me 20 veta dhe me ato fjale, kshu kerkokan falje gangot dhe une se dija, po te shifni me kujdes jan njerzit e K te paret qe kan nxjerr videon, e inxhizuar nga disa femra qe I kishin me vete apostafat për kte pune, dhe me pas ka ardh policia ka marr videot e lokalit dhe dikush i pa pergjegjshem e ka nxjerr videon e plot qe qarkullon ende neper internet, ne nga Veriu kur shkojm me kerku falje nuk shkojm me 6 makina, me arm me vete dhe me telefona ndor tu inxhizu, dhe kür I hym tjetrit ne shpi nuk I themi ku eshte ai pederasti, ka disa norma disa rregulla. Pastaj, kujt i kerkove besen ti? Me ke fole ti para se me ardh te une mbas gjitha atyre te shameve ofendimeve dhe kercenimeve? dhe ate qe bere me babin tim? Kujt i the ti qe po vi në bes tate per te kerku falje? Me mu ske fol, as me babin tim as me familjart e mi, por ke ardh aty per tjeter qellim, ke ardh aty si gango dhe nese ti do kishe ik nga aty pa u zi me mu, e di shume mire se cfar do te thoje kur te ikje nga aty, se tashme ta njofim ftyren se cfar njeriu je,
Gjithsesi u be cfar u be nuk jam krenar qe ndodhi ajo sepse në fund te fundit jemi gati nga 40 vjec dhe gjeja fundit qe Dua te bej tani eshte te sillem si adolishet serish, I kemi ber gjitha kto sharjet e zenkat por kemi qen te vegjel skemi dit, jo tani qe po shkojm Nga 40 vjec, pastaj me ndodhi tritoli e mbani mend? Sigurisht qe po. Iku dhe kjo. Shkova takova nje mikun ton te perbashket “petagogu” Sepse ai Miku jone me thirri vet per shkak se e din se cfar mund te beje mendja jote e ceket dhe me sugjeroj disa gjera se si mund të zbus ty dhe si mund te behemi miq ne nje far menyre, ti linim gjerat e kqia mbrapa dhe te vazhdojm perpara, aty nisen Dhuratat rroba Illyrian ti ma ktheve me disa rroba te tjera, Nejse iku dhe kjo, miku jone i perbashket me premtoj qe nese ai do te thoshte Ty te mos Shaje me,
ti nuk do Beje me per shkak te rrespektit qe ti “gzoje” per te, mire por ti Vetem 1 muaj durove dhe as ate nuk e perfille me, filloj te binte vemendja dhe shikueshmeria në tiktok, dhe plase serish me te shara pa limit. nderkohe kishe hap dhe telashe tjera me lloj lloj njerzish duke shar shummm e shum njerz nga robt dhe familja, Kalonin ditet dhe ti nje her kerkoje falje nje her Shaje, deri sa mora vendimin te jepja disa keshilla te sinqerta publikisht në instragram, Sepse ti vdes te permend un ty publikisht se vetem per ate gje jeton. Para 2 Ose 3 muajsh po haja drek me familjen mamin dhe babin me lokalin Tim, dhe ktu ma ke shpif si person. Me vjen kamarjeri dhe thot ka ardh K jasht dhe don te takoje, I habitur thash K? Po tha kamarjeri, I thash sille thuj tvi Brenda, erdhi na takoj u ul me ne ne tavolin, e kuptova qe ishte normal dhe inteligjent dinak, kuptova qe nuk eshte I semur por ate e thot per justifikim, kemi ndejt mbi 2 öre si nje familje,
Mami Babi un dhe K dhe disa nga shoket e mi, dhe nje shoku tij, folem per shum gjera e kam keshillu si un dhe familja ime per mire dhe vetem të shofi punen e vet dhe te ndjeki muziken, mami dhe Babi I folen si me pas fmin e vet, nuk kalun 2 dit del prap neper Tiktok dhe shan prap serish në te njejten menyre si në fillim pa i ber as gjen me te vogel, pa I pas as hak e as hile, duke I fol Vetem per gjera tmira qe ky duhet te qe te eci perpara, biles eshte aq intrigant sa qe shkon e I thot disa shokve tane te perbashket qe Noizy ka fol keq per ju,
dhe kta qe I besojn ktij, a e din Pse I besojn? Se kto kurre nuk mkan dasht mu Thjesht skan pas arsyje me u kap, dhe Tani qe K u tha qe Noizy ka fol keq per ju ktyre ju paska ngel hatri me mu dhe jan zemru, nderkohe te dy kta e kan pas numrin tim mem thirr e me u sqaru, por asnjeri e as tjetri se beri ket, Sepse un jo vetem qe skam fol keq per ato por biles njerin prej tyre qe ndodhet në qeli gzoja rrespekt prej vitesh, sepse Ashtu na ka ra me u pershendet me Ane te disa video mesazheve kur isha në Greqi, ndersa edhe ket tjetrin e njof shuuuum kohe me perpara, me ka ndjek disa her Neper autostrad me makine qe te benim foto, shume vite me perpara, Nejse.
Iku dhe kjo. K Shkon në itali dhe I hyp mllefi serish duke shar e ofenduar e kercenuar, ka kalu gati 4 vjet qe ky nuk ndalet, Kan provu shume njerz te hyn në mes per te rregullu djalin por te gjith kan deshtu, ndaj un vendosa te mos bej veprime qe nje dite do pendohem, vendosa tia le shtetit te merret me ket person sepse une skam me nerva e as moshe e as status te merrem me tipa si pune atij ,
Sepse skan burrni e as norma e as nje gje me vlere, ket rrife del thot mka rraf, Shaje del thot Mka shar Dmth cfar do lloj gjeje ti besh ky e merr per rreklame, une jam sot burre kam punu shume te arri deri ktu, kam gati 2 dekada karrier, gzoj disa biznese fal punes te pandalshme dhe nuk e kam ndermend te lejoj nje person pa karakter tma shkatrroje gjith kte qe mezi e kam ndertu, dhe prandaj eshte sot aty Ku eshte. Une sjam gangsterr, por ajo eshte gjeja me e leht te behem,
Sidomos kür ke mundsi, por prap ndoqa zemren dhe vendosa mos ta prek me me dore por te merret shteti, Gjithsesi serish u bera pishman Sepse sdu te perfundoje asnje person I mbyllur per shkak meje, vendosa të terheq ato cfar kam thene, jo Nga frika se e din shume mire njerzit se sa frik kam une, por nga burrnia qe me ka msu jeta dhe familja, sot me premtoj vllai vet qe ta duroj edhe pak deri sa te dali ai vet do e ket në kontroll, une kam vendos te shkoj neser ta takoj K dhe ta paralajmeroj per her te fundit. Ky eshte sqarimi i Im I fundit per kte gje, nese edhe nej her te Vetme do me provokoje mos me thoni pastaj Pse.
Dhe sa per ju qe thoni Dibrani e ka pre nbes dhe sjam burr, Hajde kush doje nga ju tma testoje burrnin time, tek e tek si në kohet e vjetra ta shofim ca bon ky Dibrani. Me arm dim gjith me u bo te fort.
Efi dhe Nita, kanë patur një diskutim me tone të larta, në të cilin nuk mungon as emri i Luizit. Efi i kërkon Nitës të mos ia keqinterpretojë fjalët, ndërkohë Nita i thotë që kjo sjellje prej saj është e dobët, sakaq i tregon që fjalët që i ka thënë Efit më parë, nuk kanë patur tendencë të keqe. Sa për Luzin, i cili tërthorazi është shkak i kësaj bisede, Efi ka thënë se ai është më i afti në lojë dhe kjo është e padiskutueshme.
Efi: Më the mua ndërhyve te pjesa e Luizit, të thashë, Nita nuk ka lidhje fare të ndërhysh. Është aftësi e çdokujt ta bëjë. Merri gjërat me radhë, mos më ha fjalët.
Nita: Dëgjo çfarë jam duke folur, nuk është kështu.
Efi: Mos ma përmend më Prime-n, më vjen keq për kofidencën që u jap njerëzve.
Nita: A u çove, ike, shumë mirë.
Efi: Nuk merrem me njerëz që më hanë fjalët.
Nita: Po tregohesh e dobët që po e përdor. Nuk e bëra me të keq.
Efi: Nuk të thashë që e bëre me të keq. Diskutimi ishte në vend tjetër, ti e çove ku doje.
Nita: Ku e çova?
Efi: Unë sa fola, ti the ndërhyve te pjesa e Luizit. Luizi është më i afti në lojë dhe kjo është fakt.
Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e bëra nga ish-bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj, i cili tha se ka një vit që nuk e ka puthur vajzën, Viktorian.
E pyetur në emisionin “E Diell”, në rubrikën “S’e luan as topi”, Rudina la të kuptohet se emri i saj po përdoret nga ish-bashkëshorti që ky i fundit të tërheqë vëmendjen e mediave.
“Zemra ime kur një person meriton të bëhet lajm nuk duhet të citohet emri i Rudina Dembacaj që lajmi të lexohet, nëse dikush është personazh publik dhe prodhon lajme le ti prodhojë”, i tha ajo gazetarit.
Më herët, Aleksandër Varfaj tha se nuk ka kontakt me vajzën e tj, Viktorian dhe se ka një vit që nuk e ka takuar.
“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,” shkruante ai krah një fotoje me të voglën.
Iliri ka ardhur posaçërisht nga Italia në “Shihemi në Gjyq” ku tregon konfliktin me motrën e tij. Në insertin e rubrikës së “E Diela Shqiptare” që na njeh me Ilirin, ai i quan motrat e tij monstra për shkak të një firme që Iliri nuk arrin ta marrë prej tyre.
Iliri: Ngelëm rrugëve, ç’është kjo punë kështu? Është e dhjeta herë që vij, nuk ka sens, nuk ka vend të qëndrojë kjo punë. S’e marr vesh, nuk e kuptoj.Nuk mbaj dot as nervat nuk mbaj. Vetëm lekë që kam harxhuar rrugëve dhe punët që kam lënë atje nuk ia vlen për aq pronë sa është ajo. Nuk e kuptoj, ajo është një monstër! Përveç vetes, ka mbajtur edhe dy motrat e tjera, ajo i detyron ato që mos të firmosin! Ato nuk janë motra, ato janë monstra! Kjo është hera e fundit që unë vij këtu! Di unë pastaj se si do ta zgjidh këtë problem!
Advertisements
Kur hyn në studio, Iliri thotë se nga tetë fëmijët e familjes, ai është më i vogli. Atij i duket se ky fakt e bën atë edhe më të dënuarin.
Iliri: Për sa i përket familjes tonë, jo për t’u mburrur, siç thoshte edhe nëna ime që të mirat bëji dhe harroji, të këqijat bëji dhe kujtoji. Tani unë vij nga Firence për një motiv. Është e dhjeta herë që vij në Shqipëri për një fakt që duhej kryer shumë kohë më parë. Kam një problem për sa i përket pronave që nëna dhe babai më kanë lënë dhe për atë kam testamentin. Tani me gojë motrat ma kanë lënë testamentin, ama nuk kanë ardhur të firmosin.
Advertisements
Sadetja është motra e thirrur nga Iliri për t’i kërkuar asaj firmën për testamentin e prindërve. Në insertin prezantues në “E Diela Shqiptare”, Sadetja shprehet me deklarata të forta kundër vëllait.
Sadete: Ku është ai mafiozi i Italisë që më ka thirrur mua sot? Për çfarë më ka thirrur njëherë, ta di dhe unë? Ku e ka hallin ai? Kur desha unë atë që desha, ai më ktheu kurrizin mafiozi që ka katër vila edhe do hala. Do më shikojë sot mua ai kush jam!
Për këtë deklaratë të Sadetes, Iliri u përgjigj në studio se duart e tij janë “duar punëtori, jo mafiozi”. Kur moderatori Ardit Gjebrea fton Sadeten në studio, ajo refuzon të ulet dhe menjëherë shkon drejt të vëllait duke u përplasur verbalisht me të.
Sadete: Për çfarë më ke thirrur ti mua sot ore?
Ilir: Qysh për çfarë të kam thirrur?
Sadete: Për çfarë më ke thirrur?
Ilir: Ti e di shumë mirë për çfarë të kam thirrur unë.
Sadete: Pse më ke thirrur, çfarë kërkon nga unë?
Sadete: Pak po vuaj me këto që kam në shtëpi?
Ilir: Nuk më intereson fare, unë kam familjen time.
Sadete: Jam pa shtëpi e pa fëmijë, jam rrugëve.
Ilir: Rrugëve? Nuk është faji im, nëna e baba të kanë dhënë burrë.
Sadete: Çfarë burri thua ti ore?
Ilir: Burrë pra, të kanë dhënë burrë. Unë do shikoj familjen time, jo tënden.
Sadete: Po mirë kështu më ndodhi mua, si t’ia bëj?
Ilir: Unë çfarë të të bëj ty? Unë i kam ndihmuar të gjithë…
Sadete: Më fëlliqe ti mua këtu, çfarë kërkon, çfarë do nga unë?
Sadete: Thirri mendjes se na fëlliqe këtu, çfrë do, çfarë do nga unë?
Ilir: Desha firmën tënde dhe shko ulu atje.
Sadete: Firmë unë ty s’të jap sikur në qiell të hipësh ti e unë të zbres poshtë.
Sadete: Fare! Shtëpinë njëherë nuk ke gjë ti gjallë në botë!
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Ditën e sotme ka mbërritur në shtëpi një tjetër zarf i bardhë dhe këtë herë kishte lidhje me finalen e madhe. Visi ishte ai që e lexoi përmbajtjen e tij, ku thuhej se finalisti i parë i këtij edicioni të dytë do të shpallet më shpejt se sa mendojmë, ndoshta mund të shpallet edhe këtë të martë.
Mbyllja e Instagramit të Luizit ka qenë një nga temat që ka ngritur shumë diskutime në rrjet. Së fundmi në studion e Fan Club është hedhur më shumë dtitë mbi këtë çeshtje.
CEO i Acromax ka qenë i ftuar në një lidhje direkte.
Ai ka treguar më shumë se si funksionojnë të drejtat autoriale në Instagram dhe rastet ku vetë platforma procedon me mbyllje. ‘Vetëm platforma në këtë rast Instagrami ka të drejtën të vendosë kur do të mbyllet një profil. Ajo çfarë Top Channel ka kërkuar ka qenë vetëm nbrojtja e të drejtave të tyre intelektuale ku përfshihet xhirimi i krijuar me kamerat e tyre, u shpreh CEO i accromax.’
Aldor Nini po ashtu u ndal tek të drejtat e palëvë në platformën e Instagramit.
‘Në rast se ti përdor një video të xhiruar nga kamerat e Topit dhe do përfshihet një imazh nga ajo video atëherë të drejtat i përkasin televizionit.
Nëse dikush të xhiron fshehurazi nga dikush në një zyrë apo ambjent privat të televizionit ti ke të drejtën ta bllokosh videon sepse të shkelen të drejtat e privatësisë por nuk mund ta përdorësh sepse autor mbetet ai që e ka berë videon, -shprehet Aldor Nini.
Për sa i përket mbylljes së Instagramit të Luizit, Ceo i Acromax theksoi se nuk ka informacion por nga eksperienca me personazhe të ndryshme kur njerëzit nuk janë shumë të sigurtë për të drejtat që ato kanë për të publikuar materjale disa herë tentojnë të mbyllin profilin përkohësisht. Sipas Ninit e njejta gjë mund të ketë ndodhur dhe me profilin e Luizit.