Irina

Shqiptari arrestohet në Itali pas 12 vitesh në arrati! Si u ‘tradhtua’ nga dëshira për të pirë cigare

Një 64-vjeçar shqiptar i dënuar për trafik ndërkombëtar të drogës është arrestuar në Itali pas 12 vitesh në arrati.
Fasili Qibini arriti t’i shmangej autoriteteve për 12 vite duke u treguar i vëmendshëm në lëvizjet e tij, por ditën e djeshme, më 5 Janar, është vendosur në prangat e policisë.

Ai i u arrestua teksa po ecte në një rrugë në Secondigliano, Napoli, gati për të ndezur një cigare që sapo e kishte blerë në dyqan.

Hetuesit e kanë pikasur pasi kanë vënë re blerje të pazakonta në shpenzimet e familjes së Qibinit. Sidomos për blerjen e vazhdueshme të cigareve, kur askush në shtëpi nuk ishte duhanpirës, me përjashtim të 64-vjeçarit.

Ata kanë mbajtur nën vëzhgim banesën e tij, derisa të premten shqiptari u “tradhtua” nga dëshira për të blerë cigare, raportojnë mediat italiane.

Fasili Qibini, i cili furnizonte me drogë klanin Di Lauro dhe grupin kriminal Nardiello, doli nga banesa për të shkuar në dyqan të merrte cigare, pasi nuk kishte njeri në banesë që t’ia blinte. Në momentin që doli nga dyqani, ai u arrestua nga autoritetet italiane.

Quibini, i cili tani duhet të vuajë 22 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge, ishte në arrati që nga prilli i vitit 2011, kur pavarësisht se ishte në arrest shtëpie ai u zhduk pa lënë gjurmë.

Shqiptari arrestohet në Itali pas 12 vitesh në arrati! Si u ‘tradhtua’ nga dëshira për të pirë cigare Read More »

Bie avioni, vdesin në Karaibe aktori i Hollywood-it me dy vajzat

Aktori amerikan me origjinë gjermane Christian Oliver, i cili interpretoi në filma së bashku me Tom Cruise dhe George Clooney gjatë një karriere 30-vjeçare, vdiq së bashku me dy vajzat e tij të enjten në një përplasje avioni në brigjet e një ishulli në Karaibe.

Oliver, i cili lindi Christian Klepser, dhe vajzat e tij ishin pasagjerë në bordin e një aeroplani me një motor të vetëm që u ngrit rreth orës 12.10 me kohën lokale nga një aeroport në Bequia, një ishull i vogël, sipas autoriteteve, shkruan The Guardian.

Bie avioni, vdesin në Karaibe aktori i Hollywood-it me dy vajzat Read More »

Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim

Sinoptikania Lajda Porja ka zbuluar se si do të paraqitet situata meteorologjike në vend gjatë ditëve në vijim.

Porja zbuloi se dita e sotme dhe deri në mëngjesin e së dielës do të ketë reshje shiu kryesisht në zonat qendrore ku pritet të ketë edhe përmbytje në zona të caktuara të mbyllura.

Nga dita e martë pritet të vijë i ftohti polar, që do të vazhdojë deri në fundjavë.

“Janari ka nisur me temperatura të larta edhe dita e sotme ka temperatura të larta për stinën që arrijnë 18-19 gradë. Gjithashtu ka pasur rritje edhe në vlerat minimale, por nga ora në orë presim grumbullim të vranësirave duke sjellë reshje. Pjesa e dytë e ditës së sotme dhe deri në orët e para të ditës së nesërme do të ketë reshje shiu ku më të shumta do të jenë në zonat qendrore dhe jugore. Në disa zona qendrore si në Tiranë, Durrës, Fier, Berat, Lushnja do të ketë probleme pasi do të ketë reshje herë pas here intensive, të cilat mund të sjellin dhe përmbytje në zona dhe lagje të caktuara.

Ndërsa nga e hëna e në vijim të kemi përmirësim të kushteve atmosferike dhe do të kemi një javë të qëndrueshme dhe pa reshje. Ajo që do të ndryshojë do të jenë temperaturat ku prej ditës së nesërme do të ketë rënie me 5 ose 6 gradë dhe priten reshje dëbore në veri dhe më të konsiderueshme në pjesën juglindore në kryesisht në fshatra.

I ftohti polar pritet të vijë të martën dhe pritet të qëndrojë deri në fund të javës”-raporton sinoptikania Lajda Porja.

Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim Read More »

Policia: Ju japim 5 000 euro nëse i njihni këta tre persona, na njoftoni (foto)

Policia e Tiranes ofroi 5 mije euro shperblim per qytetaret qe ndihmojne identifikimin e ketyre personave.

Ditën e sotme, më datë 06.01.2024, jemi njoftuar për një vjedhje, të mbetur në tentativë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në zonën e shërbimit 24/7 të klientëve, në një institucion financiar në kryeqytet.

Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje, janë sekuestruar pamjet filmike me fotot e autorëve të dyshuar.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit +355 69 41 55 554, dhe +355 69 41 12 208 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Policia: Ju japim 5 000 euro nëse i njihni këta tre persona, na njoftoni (foto) Read More »

Tragjike në Itali, i riu shqiptar humb jetën në aksident

Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në orët e vona të pasdites në zonën Selva Piana të Mosciano Sant’Angelo, Itali.

Sipas mediave italiane, rreth orës 18:00, makina Fiat Punto me të cilën po udhëtonte 32-vjeçari, në një kryqëzim, për arsye ende nën hetim, u përplas me një Audi A3 që drejtohej nga një djalë 25-vjeçar.

Me sinjalizimin e alarmit, Forcat e Zjarrfikësve nga Komanda Teramo kanë ndërhyrë dhe kanë bashkëpunuar me personelin mjekësor për t’i dhënë ndihmë drejtuesit të mjetit Fiat Punto: i riu, pavarësisht masave reanimuese të marra, ka ndërruar jetë.

Nga ana tjetër, 25-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital.

Tragjike në Itali, i riu shqiptar humb jetën në aksident Read More »

Situata alarmante në Europë! Viruset mbushin spitalet, mjeku italian: Gripi më i keq i 20 viteve të fundit

Rastet me viruse të gripit dhe infeksione të tjera virale të frymëmarrjes janë në rritje

Autoritetet shëndetësore në vendet evropiane janë në gatishmëri të shtuar për shkak të “koktejit” të viruseve, pasi së bashku me qarkullimin e koronavirusit.

Rastet me viruse të gripit dhe infeksione të tjera virale të frymëmarrjes janë në rritje. Tashmë ka një të mbingarkesës nëpër spitale, si në periudhën e pikut të rasteve të koronavirusit, ndërkohë që në disa zona po rikthehen edhe masat, si përdorimi i detyrueshëm i maskave në vende publike.

Situata në Itali

Urgjencat dhe repartet në spitalet italiane janë nën presion për shkak të rritjes së rasteve me grip. Sipas të dhënave të organeve kompetente, ka një rënie të numrit të rasteve me koronavirus. Megjithatë, diagnozat e gripit me komplikime të sistemit të frymëmarrjes dhe rastet me pneumoni vazhdojnë të rriten, jo vetëm tek pacientët e moshuar.

Javën e fundit rastet me Covid-19 ranë me 16%, por sipas shumë profesorëve të virologjisë, kjo rënie mund të jetë për shkak të numrit më të ulët të analizave të kryera gjatë pushimeve. Që do të thotë se mund të shënohet një rritje e re në ditët në vijim.

Sa i përket urgjencës spitalore, shumica dërrmuese e pacientëve me simptoma dhe komplikime të ngjashme me gripin janë qytetarë të moshuar. Nga Milano në Romë dhe Napoli, pritja për t’u vizituar tek një mjek disa herë i kalon katër orë.

Matteo Bassetti, shefi i sëmundjeve infektive në Spitalin San Martino në Xhenova, theksoi se ky është gripi sezonal më i keq i 20 viteve të fundit, për sa i përket shkallës së transmetimit. “I kishim paralajmëruar italianët, por shumë prej tyre preferuan të ishin të shurdhër”, shtoi Bassetti, duke iu referuar drejtpërdrejt atyre që nuk donin të vaksinoheshin.

Sipas shifrave të fundit, më shumë se një milion italianë janë infektuar me grip, ndonëse kulmi i rasteve, i cili pritet ndoshta brenda javës së ardhshme, ende nuk është regjistruar.

Situata në Spanjë

Pesë rajone spanjolle kanë njoftuar rivendosjen e masës për përdorimin e detyrueshëm të maskave në institucionet shëndetësore, pas një rritje të ndjeshme të rasteve të COVID-19 dhe gripit gjatë periudhës festive.

Në rajonin e Valencias shkalla e infeksioneve të frymëmarrjes u rrit në 1,501 raste për 100,000 banorë midis 26 dhjetorit dhe 1 janarit. Krerët e autoriteteve shëndetësore në Valencia rekomanduan që qytetarët që shfaqin simptoma, si dhe profesionistët shëndetësorë dhe të afërmit dhe miqtë në dhomat e pritjes, të mbajnë maska.

Situata alarmante në Europë! Viruset mbushin spitalet, mjeku italian: Gripi më i keq i 20 viteve të fundit Read More »

Si nëpër filma, tentativë për arratisje nga burgu i Fierit. Organizatori ishte Dan Hutra

Katër të burgosur kanë tentuar të arratisen nga burgu i Fierit duke prerë hekurat e dritares së dhomës ku vuanin dënimin.

Sipas informacioneve, organizatori i arratisjes mësohet të ketë qenë Dan Hutra, vrasësi serial i dënuar së fundmi për ekzekutimin e tre grave në Tiranë.

Dan Hutra, në bashkëpunim me tre të burgosur të tjerë kishin përgatitur planin e arratisjes që është zbuluar në çastet e fundit.

Nga kontrolli në qelinë e tij, autoritetet kanë zbuluar mjete të përshtatura për prerjen e hekurave të dritares si dhe një çarçaf që ishte përshtatur si litar për të zbritur nga dritarja.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sot, më datë 04.01.2024, rreth orës 11:25, në IEVP Fier, si rezultat i ndjekjes, mbikqyrjes, kontrollit dhe përdorimit të mjeteve teknike disa javore nga stafi i burgjeve, u kap në flagrancë duke tentuar për t’u arratisur i burgosuri me rrezikshmëri dhe histori kriminale, Dan Riza Hutra (autor i disa vrasjeve).

Plani kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë.
Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.
Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje.
Prokuroria është duke kryer hetime për ngjarjen.

Të përfshirë në këtë ngjarje janë:

1. Shtetasi Dan Hutra, i biri Riza dhe Mislime, i datëlindjes 01.08.1982, lindur në Kukës dhe banues ne Kodër Kamëz, Tiranë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me histori të përsëritur kriminale, me Vendimin Nr.466 Regj.Them, datë.04.03.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c-22, si autor i dyshuar për vrasjen e katër personave.

Dan Hutra

2. Shtetasi Martin Kapllani, i biri i Adhurim dhe Rezarta, i datëlindjes 24.12.2003, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

Martin Kapllani

3. Shtetasi Geraldo Veizaj, i biri i Barjam dhe Luiza, i datëlindjes 04.07.2004, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

Geraldo Veizi

4. Shtetasi Feti Kovaçi, i biri Arben dhe Dëshira, i datëlindjes 20.02.1996, lindur dhe banues ne Vlorë, Lgj. “24-Maji”, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i ardhur më datë 21.10.2023, nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me (Shkurtim-Vendimi) Nr.476, datë 21.10.2023, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

Feti Kovaçi

Stafi i sigurisë ka kryer kontrolle të hollësishme të elementëve të sigurisë, në të gjithë burgun.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, përgëzon stafin e Instituconit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Fier, që falë profesionalizmit dhe devotshmërisë kanë ndaluar arratisjen e një të burgosuri me rrezikshmëri të lartë për publikun dhe sigurinë në përgjithësi.

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, garanton se stafi i shërbimit të burgjeve është në krye të detyrës, më i motivuar se kurrrë për të parandaluar çdo ngjarje dhe rrezik për rendin, sigurinë dhe komunitetin.

Si nëpër filma, tentativë për arratisje nga burgu i Fierit. Organizatori ishte Dan Hutra Read More »

Miratohet pension i posaçëm për 15 personalitete shqiptare (emrat)

Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë që ka miratuar dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme.

Në vendim listohen një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik si Muharrem Hoxha, Eva Alikaj, Ardian Cerga por edhe në atë të muzikës e sportit si Federik Ndoci, Suzana Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase etj., në pikturë me Nazmi Hoxhën, pasuar te studiues Aurel Plasarin etj të cilët përfitojnë nga ky vendim.

Qeveria miratoi “dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social”.

Lista me personalitetet

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Eva Alikaj- aktore

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Muharrem Hoxha- aktor

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Federik Ndoci- këngëtar

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Roland Xhoxhi- violinist

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Leonard Tase- volejbollist dhe trajner

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Suzana Frashëri- soprano

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Aurel Plasari- studiues

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Mimoza Ibrahimi- volejbollistja

Përdhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Nazmi Hoxha- piktor

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Zhuljana Jorganxhi- poete dhe autore këngësh

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Xhelal Kalaja- trajner basketbolli

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror Pavllo Mihali- atlet

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Diana Mata- qitëse

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Ardian Cerga- aktor

Për dhënie pensioni të posaçëm shtetëror znj. Lulëzime Duka- volejbolliste.

Miratohet pension i posaçëm për 15 personalitete shqiptare (emrat) Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com