Irina

Luizi zbulon çfarë do bëjë nëse fiton çmimin e BBV: Për Zotin gjithmonë e kam pasur ëndërr!

Teksa finalja po afron, banorët e Big Brother Vip 2, i kanë shprehur njëri-tjetrit për ëndrrat e tyre dhe se si mund t’i investojnë lekët,

nëse do ishin fitues. Luizi i ka treguar Kristit se ka pasur gjithmonë ëndër të ketë një kopsht fëmijësh.

“E kam ëndërr o Krist! Me hap një kopsht…Për Zotin gjithmonë e kam pas ëndërr. Me marrë 4-5 edukatoresh dhe një infermiere, 2 sanitare,

7-8 vetë staf. Kamera gjithandej, se normal është përgjegjësi e madhe.

Me drekë, me të gjitha, e kam pas ëndërr gjithmonë, se më duket sikur po kontribuoj në rritjen e tyre.

Luizi zbulon çfarë do bëjë nëse fiton çmimin e BBV: Për Zotin gjithmonë e kam pasur ëndërr! Read More »

Zh dukja e Thodhorit dhe Sulovarit, arre stohet një person në Sarandë

Po licia e Sarandës ka arr estuar një 28-vjeçar i identifikuar si Sofokli Baxherri, pasi dy shohet se ka dijeni për emrat që fshihen pas zhd ukjes së 46 vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

Rreth orës 04.00 të mëngjesit të së enjtes forcat e pol icisë kanë ndaluar shtetasin S. B., 28 vjeç, banues në Sarandë.

Ndaj tij Gj ykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arre st në b urg” për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, të kryera nga grupi i posaçëm i DVP Vlorë dhe i Komisariatit të Po licisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në lidhje me kallëzimin e familjarëve të shtetasve L. Th. dhe F. S., për humbjen e kontakteve me këta shtetas, që prej datës 06.04.2023, është arr estuar shtetasi: S. B., 28 vjeç, banues në Sarandë.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arr est në bu rg”, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të po licisë gjyqësore”.

Vijojnë he timet e thelluara, në drejtimin e Prokurorisë, për sigurimin e provave, me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e shtetasve L. Th. dhe F. S.

Ndërkohë, shërbimet e Po licisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, për gjetjen e shtetasve L. Th. dhe F. S”, tha po licia./Opinion.al

Zh dukja e Thodhorit dhe Sulovarit, arre stohet një person në Sarandë Read More »

Andi Bushati: ‘Na buçet zëri i Erion Veliajt në vesh nga mëngjesi në darkë’

Analisti Andi Bushati tha në “Now me Erla Mëhillin” se në këto zgjedhje nuk po flitet më për fitoren e socialistëve sepse ajo është e sigurt.

Sipas tij bashkitë janë blerë, ndërsa nënvizoi se Rama nuk mund të mbijetojë më pa një opozitë fallco dhe të përçarë.
“Ti shih vetëm fushatën e Tiranës, duhet të mbyllim televizorin se na shfaqet Erion Veliaj, na buçet zëri i Erion Veliajt në vesh nga mëngjesi në darkë. Pra, i gjithë sistemi është vënë në funksion të kësaj.

Këto të tjerat nuk po bëhen që Rama të vjedhë zgjedhjet e 2021-shit,

po bëhet që të mbajë në këmbë një opozitë false që ta përdori për të vjedhur dhe zgjedhjet e 2025-sës. Këto që e merr komisionerin ja jep tregut çam, e merr numëruesin, ja jep vulën Alibeajt…këtij vendi i duhen patjetër.

Rama nuk mund të mbijetojë më pa një opozitë false dhe pa një opozitë të përçarë,” – u shpreh Bushati.

Andi Bushati: ‘Na buçet zëri i Erion Veliajt në vesh nga mëngjesi në darkë’ Read More »

Noizy del hapur në mbështetje të Luizit, ja kërkesa që ka për të

Këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli arriti që brenda një periudhe të shkurtër të fitonte simpatinë e publikut.

Ndonëse karriera e tij muzikore daton shumë vite më parë, pjesëmarrja e Luizit në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania e ka kthyer në një ndër emrat më të komentuar.

Kur ka mbetur pak më shumë se një javë deri në finalen e BBVA, përkrahja për të nuk po mungon as prej emrave më të njohur të shoëbizit shqiptar, siç është reperi Noizy.

Reperi në disa raste deri më tani ka treguar mbështetjen e tij për shkodranin dhe këtë e ka bërë edhe në një postim të fundit në InstaStory.

Noizy ka postuar video të Luizit duke kërcyer me këngën e tij të re “Jena mbretër 2”, me të cilën video të Luizit u bën virale në TikTok.

Më tej në postimin e tij reperi nga Durrësi ka kërkuar fitoren e Luizit në këtë edicion të shtëpisë së famshme.

“O çapaçul me e ditë ti sa viral je bërë me këtë këngë, fitore”, ka shkruar Noizy sipër videos që ndau me fansat.

Në anën tjetër, edhe vetë Luizi në disa raste ka përmendur Noizy-n madje ai edhe i ka kërkuar një bashkëpunim pasi ai të dalë nga BBVA.

Mbetet të shihet nëse dyshja do të bashkohen për një projekt muzikor që do të ishte i pari i tyre.

Noizy del hapur në mbështetje të Luizit, ja kërkesa që ka për të Read More »

Kiara u ‘kryqëzua’ nga opinionistët, Ronaldo tregon arsyen pse nuk e mbrojti

I ftuar në emisionin e mëngjesit në “Wake Up”, Ronaldo Sharka ka folur për eksperiencën e tij në “Big Brother”.

Ndër të tjera, i pyetur se si e komenton përballjen e Kiarës me opinionistët në spektaklin e kaluar të BBV2, Ronaldo u shpreh se kanë marrë shumë mesazhe në rrjetet sociale për këtë gjë, por që sipas tij ndonjëherë është më mirë që njerëzit duhet t’i lësh të vetëmbrohen dhe nuk dëshironte të bëhej protagonist me një situatë që nuk i përket.

Ronaldo Sharka: Unë kam marrë shumë komente dhe mesazhe për këtë, “pse nuk e mbrojte Kiarën

Blendi Salaj: Çfarë të lidh ty me Kiarën?
Ronaldo Sharka: Unë nuk kam shkruar aty në bio që jam ministri i Mbrojtjes. Me Kiarën na lidh një marrëdhënie e mirë që kemi kaluar brenda në shtëpi, jemi takuar disa herë jashtë, kemi komunikuar dhe jemi shokë që po vazhdojmë këtë raportin e nisur nga “Big Brother”. Unë mendoj që ndonjëherë edhe njerëzit që i kemi xhan vërtet, duhet t’i lëmë edhe të vetëmbrohen.

Në shtëpi kishte fatin që me dominancën e tij shpesh e mbronte dhe Luizi, por Kiara është vajzë e rritur, është moderatorë e njeh televizionin, i njeh situatat dhe ishte situata e saj, nuk doja të bëhesha protagonist me një situatë që nuk më përket dhe nuk dua ndonjëherë të mbroj njerëzit që shoh se mund të vetëmbrohen dhe mu duk e tepërt ndërhyrja, prandaj nuk e bëra.

Enxhi Nasufi: Pra mendon që duheshe mbroheshe vetë?

Neada Muçaj: Ishte një lloj sulmi qoftë nga opinionistët apo nga Tea me pyetjet e herë pas hershme?

Blendi Salaj: Tabelë qitje u bë!

Ronaldo Sharka: Unë me të dy opinionistët kam krijuar një marrëdhënie relativisht të mirë, u bë shumë kohë që kam dalë dhe na rastis aty të jemi, ndoshta ata mund të kenë të drejtë në mënyrën se si arsyetojnë dhe logjikojnë lojën e Kiarës, por ndoshta mënyra e shprehjes nuk ishte aq e bukur, fjala bie “ti i lexove mesazhet”. Ne nuk e dimë se kush i shkruante Kiarës dhe çfarë mesazhe i vinin Kiarës, e mësonin apo jo Kiarën të fliste. Mendoj që duhet balancuar pak më shumë mënyra se si shprehen, por ata janë opinionistët e zgjedhur nga “Big Borther”.

Kiara u ‘kryqëzua’ nga opinionistët, Ronaldo tregon arsyen pse nuk e mbrojti Read More »

Ermal Mamaqi ‘shpërthen’ ndaj banorëve të BBV: ‘Fama u mbaron në momentin që mbaron spektakli’

Ermal Mamaqi ishte i ftuar së fundmi në Top Albania Radio, ku ka folur edhe për fenomenin Big Brother VIP.

Ermali u shpreh se këta personazhe marrin famë nga ky reality show, jehona vazhdon për pak, por më pas mbaron.

“Ka një afat shumë të shkurtër skadence pasi mbaron BB, pa paragjykuar apo fyer asnjë, duket sikur fama e këtyre njerëzve mbaron në momentin që mbaron ai spektakël, jehona vazhdon disa kohë dhe kjo është.

Kur më thonë disa njerëz që “uau, bravo, shihe sa i mirë, njëshi, dyshi”, unë i pyes: “Ore përpara se të fillonte Big Brother ku ishin këta? Pse s’kanë bërë hajër?”, tha Ermali.

Ermal Mamaqi ‘shpërthen’ ndaj banorëve të BBV: ‘Fama u mbaron në momentin që mbaron spektakli’ Read More »

Luizi zbulon çfarë do bëjë nëse fiton çmimin e BBV

Teksa finalja po afron, banorët e Big Brother Vip 2, i kanë shprehur njëri-tjetrit për ëndrrat e tyre dhe se si mund t’i investojnë lekët,

nëse do ishin fitues. Luizi i ka treguar Kristit se ka pasur gjithmonë ëndër të ketë një kopsht fëmijësh.

“E kam ëndërr o Krist! Me hap një kopsht…Për Zotin gjithmonë e kam pas ëndërr. Me marrë 4-5 edukatoresh dhe një infermiere, 2 sanitare,

7-8 vetë staf. Kamera gjithandej, se normal është përgjegjësi e madhe.

Me drekë, me të gjitha, e kam pas ëndërr gjithmonë, se më duket sikur po kontribuoj në rritjen e tyre.

Luizi zbulon çfarë do bëjë nëse fiton çmimin e BBV Read More »

Deklarata e fortë e Monika Kryemadhit: ‘Veliaj ka lobuar në SHBA kundër Ramës’

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Erion Veliaj ka lobuar kundër Ramës në SHBA. Ajo tha se nëse ky i fundit nuk do të ishte prekur nga çështja McGonigal, Veliaj nuk do të ishte kandidat.

“Po të mos ishte sulmuar Rama nga McGonigal, po të mos kishte dalë çështja, Erion Veliaj nuk do të ishte kandidat. Unë mendoj që Erion Veliaj ka një ndikim të jashtëzakonshëm në sulmet që janë bërë ndaj Edi Ramës në Amerikë dhe ka lobim të fortë të tij, për shkak se Erion Veliaj mendon se është pasardhësi i Edi Ramës, pra ai që do të marrë Partinë Socialiste shumë shpejt,” – u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, nëse Rama nuk do të ishte sulmuar me çështjen McGonigal dhe do të ndihej i fortë mjaftueshëm, do të kishte dikë tjetër si kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë.

Kryemadhi shtoi se po përdoret fytyra e Ramës në vend të Veliajt pasi ky i fundit është imazh i urryer për qytetarët. Në këndvështrimin e saj, kryeministri po e përdor që në rast fitoreje t’i thotë se gjithçka e ka falë tij e në të kundërt t’i thotë se ishte aq llum sa as imazhi i tij nuk arriti t’i jepte një tjetër mandat si kryebashkiak.

Deklarata e fortë e Monika Kryemadhit: ‘Veliaj ka lobuar në SHBA kundër Ramës’ Read More »