Irina

‘Edhe tani që doli doni të përfitoni o 2 mijë eurosha?’/ Shoku i Luizit reagon i revoltuar: Jepini kohë të…

Luiz Ejlli ishte një ndër banorët më të përfolur në “Big Brother VIP”, i cili apasionoi të gjithë publikun.

Megjithatë, pas daljes së tij nga BBVIP, ai nuk është shfaqur shumë në publik, e po ashtu nuk ka qenë aktiv as në Instagramin e tij.

Së fundmi në Facebook me emrin e këngëtarit ka bërë një reagim duke falenderuar fansat, dhe për këtë arsye të gjithë kanë menduar se kjo faqe menaxhohej nga Luizi.

Por kjo është hedhur poshtë nga shoku i këngëtarit, Jon Ndoja, i cili me anë të një reagimi ka akuzuar persona të tjerë që po kërkojnë të përfitojnë në emër të Luizit. Ai shprehet se Luizi si rrjet social ka vetëm instagramin dhe ende nuk ka reaguar.

‘Edhe tani që doli doni të përfitoni o 2 mijë eurosha?’/ Shoku i Luizit reagon i revoltuar: Jepini kohë të… Read More »

Kiara mezi pret të bëhet nënë, Luizi ndryshon mendje dhe bën deklaratën e papritur

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Luizi e ka shprehur disa herë se e sheh Kiarën si nënën e fëmijëve të tij. Madje nuk kanë munguar as bisedat rreth planeve të tyre. Në muajin shkurt, gjatë një bisede, Kiara është shprehur se si fillim do dëshironte bashkëjetesën, që ta njohë sa më mirë këngëtarin jashtë ndërsa Luizi u shpreh se do një fëmijë sa më shpejt.

Megjithatë jashtë BBV gjërat kanë ndryshuar. Tani është Kiara ajo që do fëmijë sa më shpejt ndërsa Luizi duket se po i merr gjërat më ngadalë.

Në një intervistë për “Shqipëria live”, ai la të kuptohet se nuk e ka në plan të bëjë fëmijë së shpejti.

“Në Maldive do shkojmë në tetor se ka shira tani”, i tha Luizi gazetarit ndërsa ky i fundit e pyeti nëse do vijnë 3. “Se di ta shohim se dhe Kiara ka karrierën e vetë, edhe unë”, tha Luizi.

Ndërkohë Kiara pak ditë më parë e ftuar në “Më lër të flas” tha se është gati për hapin e rëndësishëm.

“Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe për të krijuar familje dhe mezi po pres të bëhem nënë. Është gjëja që e kam kryesore”, tha Kiara.

Kiara mezi pret të bëhet nënë, Luizi ndryshon mendje dhe bën deklaratën e papritur Read More »

‘Ajo vetëm seks di të bëjë, asgjë tjetër’, Lindita reagon ndaj Çimit: ‘Ne vetëm jemi puthur’

Çimi dhe Lindita, dy konkurrentët e “Përputhen +40” kanë dhënë një intervistë për “Shqipëria live” ku kanë treguar më shumë për marrëdhënien e tyre.

Në një moment moderatori Arjon Muça e pyeti Çimin për pikturat nudo që mbante në dhomë dhe ai tregoi se ia ka dhuruar Lindita.
“Pikturon vetë Lindita?”, e pyeti Arjoni. “Jo, ish-gruja dinte të pikturonte. Lindia vetëm seks di të bëjë, s’di të bëjë gjë tjetër”, u përgjigj Çimi duke shkaktuar të qeshura.

Megjithatë Lindita e mohoi që marrëdhënia e tyre ka shkuar përtej puthjes.

“Vetëm jemi puthur”, tha ajo.

‘Ajo vetëm seks di të bëjë, asgjë tjetër’, Lindita reagon ndaj Çimit: ‘Ne vetëm jemi puthur’ Read More »

A po qëndron Luizi në shtëpinë e Kiarës? Shoqja e moderatores ‘shuan’ dyshimet e ndjekësve dhe zbulon si qëndron e vërteta

Luizi fituesi i “BBVA” sonte ka bërë reagimin e parë.

Këngëtari shkodran ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij. Ai u ka premtuar atyre se do të i shpërblejë në vazhdim përmes karrierës së tij.

Luizi ka thyer rekord me pëlqime në postimin e tij. Për 45 minuta ai ka marrë mbi 120 mijë pëlqime.

Një koment ka nxjerru zbuluar se ai po qëndron në shtëpinë e Kiarës. Ishte komenti i shoqes së moderatores, e cila ka shkruar se e njeh ambientin.

“A e njoh këtë murin”, ka shkruar ajo.

A po qëndron Luizi në shtëpinë e Kiarës? Shoqja e moderatores ‘shuan’ dyshimet e ndjekësve dhe zbulon si qëndron e vërteta Read More »

Mëson se e mbështeti ish i dashuri në ‘BBV2’, ja si reagoi Dea Mishel pas daljes!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. Intervistat kanë qenë të shumta dhe Dea Mishel nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media.

Një nga mbështetësit e tu ka qenë edhe ish-partneri yt, i cili ka komentuar dhe reaguar në rrjete sociale duke të mbështetur, ke diçka për të thënë?

Dea Mishel: E falenderoj…

Mëson se e mbështeti ish i dashuri në ‘BBV2’, ja si reagoi Dea Mishel pas daljes! Read More »

Luiz Ejlli reagon për herë të parë në rrjetet sociale dhe zbulon nismën e fundit: Do shihemi këtu!

Pas shpalljes si fitues i edicionit të dytë të BBV, Luizi ka postuar për herë të parë në rrjetin e tij social, Facebook.

Për mes postimit ai ka shprehur habinë për të gjithë mbështetjen e madhe që ka marrë dhe gjithashtu premtoi se do të futej Live për t’u përgjigjur të gjitha pyetjeve që kanë fansat.

“Jam i habitur nga gjithë kjo dashuri dhe më mijera mesazhe që është e pamundur ti rikthej por ju premtoj se do të gjej kohë një ditë të futem Live këtu në Facebook për t’ju përgjigjur çdo pyetje që keni për mua! #meLuizin

Shumë dashuri për ju!,” shkruan Luizi.

Luiz Ejlli reagon për herë të parë në rrjetet sociale dhe zbulon nismën e fundit: Do shihemi këtu! Read More »

Kiara ‘përfundon’ në polici dy ditë pas martesës

Deklarata e ish-banores së “Big Brother VIP” Tea Trifoni ka ndezur rrjetin. Ajo tha në “Më lër të flas” se Kiara e ka kërcënuar me jetë bashkë me burrin e tezes, i cili sipas saj punon në Ministri.

“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me burrin e tezes, kunatin e saj, a familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike.”- tha Tea.

Lidhur me këtë akuzë foli edhe Kiara e cila ishte e ftuar pas saj në emision. Ajo e mohoi me vendosmëri duke thënë se shumë personazhe gënjejnë për vëmendje.

“Nuk është e vërtetë. Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar.”-deklaroi Kiara.

Për këtë çështje e pyetur pas finales së madhe për emisionin “E Diell”, Tea është përgjigjur: “Ta lëmë këtë për policinë, jo për TV. Vepër penale është…”

Kështu ka lënë të kuptohet se do i drejtohet drejtësisë për këtë çështje.

Ndërsa e pyetur se si do shfaqej në dasmën e Luizit dhe Kiarës ish-banorja tha: ‘Nuk kam marrë ftesë. Të trashëgohen!’

Kiara ‘përfundon’ në polici dy ditë pas martesës Read More »

Dasma nuk është e vlefshme sepse Luizi e ka pasaportizimin në Shkodër! Gazetarja zbulon të vërtetën

Celebrimi i dasmës së Luizit dhe Kiarës në Bashkinë e Tiranës është përcjellë më shumë emocion nga shumë fansa dhe teleshikues por nuk kanë munguar dhe zërat dyshues.

Shumë prej personave që zotërojnë një rrjet social kanë bërë publik pasaportizimin e Luizit, i cili gjendet në Shkodër dhe kanë treguar se në këto kushte është e pamundur që ligjërisht celebrimi të kryhet në Bashkinë e Tiranës.

Ditën e sotme ka qenë gazetarja Jetona Koçobelli e cila ka sqaruar se si funksionon kjo gjë ligjërisht.

“Sipas ligjit të shtetit shqiptar ti mund të marrësh juridiksionin e bashkëshortes. Kështu që Kiara e ka pashaportizimin në Tiranë dhe është qytetare e Tiranës. Ndaj martesa është e vlefshme ligjërisht”- tha Jetona Koçibelli.

Dasma nuk është e vlefshme sepse Luizi e ka pasaportizimin në Shkodër! Gazetarja zbulon të vërtetën Read More »