Irina

Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin për këtë javë

Meteorologu Hakil Osmani nga metoalb tregoi se si do të jetë parashikimi i motit për këtë javë.

Ai theksoi se java ka nisur në zotërimin e vranësirave të shumta.

“Në zonat malore kemi parë reshje të dëborës. Presim përmirësim të kushteve të motit duke filluar nga pjesa e dytë e ditës. Ditën e sotëm kemi dhe rënie të temperaturave të ajrit”-tha ai.

Vlerat minimale në qytetet e zonave malore, mëngjesin e sotëm janë regjistruar dhe në -2 apo -3 gradë celsius.

Temperaturat më të ulëta sipas Osmanit janë regjistruar në Bajram Curr dhe në Kukës.

Duke filluar nga dita e martë, do kemi rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat minimale të zbresin deri në -5 apo -6 gradë celsius, kurse në kryeqytet temperaturat do të jenë -1 gradë celsius.

“Kemi një rritje temperaturash gjatë ditës së enjte dhe të premte. Dita më e ftohtë e kësaj jave do të jetë e mërkura”-përfundoi ai.

Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin për këtë javë Read More »

‘Ke dashnor…’, dëshmitë SHOKUESE të fëmijëve të Bedrie Lokës çfarë i thoshte babai…

Të tjera detaje rrëqethëse kanë dalë në lidhje me vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka në Sukth të Durrësit.

Fëmijët e saj kanë dhënë dëshminë në polici, ku kanë vënë në dukje faktin se babai i tyre ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës.

Njëri nga fëmijët ka thënë në komisariat se babai e akuzonte nënën se ka dashnor.

Ai ka thënë se babai, Xhemal Loka nuk e lejonte të shkonte tek të afërmit e saj dhe madje e akuzonte se ka dashnor vëllanë e saj.

Dëshmitë e publikuara nga zëri të fëmijëve të Bedrie dhe Xhemal Lokës, çfarë i dhoshte burri gruas së tij në Sukth të Durrësit:

Në deklarimet e tij të datës 5.01 2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi D.L, ka thënë “mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri-tjetrin, nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet, gjithmonë debatonin, made dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë një debat të fortë me mamin, se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar mamin tim. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pak a shumë, deri në orën 23.00″, “babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit përpara, e ka marrë në celular mamin tim dhe i ka thënë që unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”, duke theksuar “shkaku i këtij veprimi ka qënë se mami ka qënë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im. Mami ka patur konflikte të herëpas hershme me babain tim”.

Në deklarimet e tij të datës 05.01.2024, vajza e çiftit Loka, shtetësja R.L deklaron “prej një viti ato nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin, kanë patur debate prej muajit shkurt 2023 sepse giyshja ime ka kaluar nje trompozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te gjyshja”.

“Mami im ka qënë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë shpreheshte se do t’i jepte fund jetës se thoshte se jam e lodhur”, duke theksuar se “komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë ora rreth 22.30 dhe prapë ka pasur debat në familje … i thashë që leje pra atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha, mirë se e qep unë” si dhe “diku nga muaji shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze, të cilat ja ka dërguar një femër, ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim D. dhe i ka thënë që ka patur një lidhje me Xhemalin, kjo ka qënë nje arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”.

Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi i mitur K.L deklaron “babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time”, “më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj-lloj fialësh, i ka thënë do të vras, e ka ofenduar me fjalë të rënda, e ka goditur mamin me grushte dhe me shkelma”, “më datë 1 janar, pas vitit të ri, babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te daja im dhe të gjyshja ime. Ka qënë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00, kur babi duke bërtitur e ulëritur i thoshte që s’ke për të shkuar”, “babi im e shante e ofedonte me fjalët nga më të ndyrat, i thoshte që ke dashnor, i thoshte që ty të ka kap vëllai yt dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)”.

Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi i mitur A.L deklaron se “ato gjithmonë ziheshin me njëri-tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime, ku i thosha ja çfarë po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”, duke theksuar “unë kam një telefon “Samsung” dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës, kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici, e ka marrë babi dhe ka thënë që është i veti”.

‘Ke dashnor…’, dëshmitë SHOKUESE të fëmijëve të Bedrie Lokës çfarë i thoshte babai… Read More »

Lidhje jashtëmartesore me një franceze? Çfarë tha vajza e Bedrie Lokës para prokurorëve: Mami i gjeti letrat babit…

Detaje të reja për rastin e Bedrie Lokës, 41-vjeçares e cila i dha fund jetës duke u helmuar 8 ditë më parë. Mësohet se sipas dëshmisë së vajzës së saj para prokurorëve, raporton gazetarja e Klan News Enkeleda Arapi, Xhemal Loka kishte pasur një lidhje jashtëmartesore.

“Diku nga muaji Shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër. Ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim. Kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”, ka rrëfyer vajza e çiftit.

Ende nuk është vërtetuar një gjë e tillë nga ana e hetuesve, megjithatë ky detaj shton akoma më tepër dyshimet se ishte bashkëshorti ai që e çoi Bedrie Lokën drejt vetëvrasjes.Kujtojmë se fillimisht u raportua se e ndjera e kishte përjetuar shumë keq emocionalisht denigrimin që i ishte bërë figurës së saj në rrjete sociale, por më pas ngjarja mori kthesë tjetër.

Lidhje jashtëmartesore me një franceze? Çfarë tha vajza e Bedrie Lokës para prokurorëve: Mami i gjeti letrat babit… Read More »

Humbën jetën në aksident në Hungari, familjarët nuk arrijnë të marrin trupat e pajetë të 2 shqiptarëve nga Kosova, shkak procedurat

Familjarët e 2 shqiptarëve nga Kosova që humbën jetën në një aksident automobilistik mbrëmjen e 5 janarit kanë hasur probleme në procesin e kthimit të në Kosovë të trupave të pajetë.

Mbrëmjen e 5 janarit, 2 shqiptarë nga Kosova humbën jetën në një aksident automobilistik në Hungari. Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi ishin të rinjtë që humbën jetën. Ky i fundit humbi jetën gjatë rrugës për në spital ndërsa Kushtrim Hoxha u dogj brenda makinës që shpërtheu në flakë.

Por së fundmi, mediat e Kosovës kanë raportuar se familjarëve të viktimave u kanë hapur probleme me sjelljen e trupave të pajetë për në Kosovë.
Mësohet se shkak për problemet e nxjerra janë bërë procedurat që i ka shteti hungarez në këto raste.

Humbën jetën në aksident në Hungari, familjarët nuk arrijnë të marrin trupat e pajetë të 2 shqiptarëve nga Kosova, shkak procedurat Read More »

Ja çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim

Pas disa ditëve me mot të qëndrueshëm gjatë kësaj jave vendi ynë do të përfshihet nga një mot i ftohtë, si pasojë e depërtimit të masave të ftohta polare që kanë përfshirë jo vetëm vendin tonë por pjesën më të madhe të Europës.
Si shkak i këtij depërtimi problematik do të bëhen ngricat e forta në akset rrugore.

Temperaturat pritet të zbresin deri në -7 gradë Celsius në disa zona dhe nuk do të mungojë edhe reshjet e dëborës.

Përjashtim bën dita e sotme ku moti pritet të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e hera – herës mesatar në dy ekstremet veri- jug.

Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 1000 metër dhe malësitë e jugut në lartësitë mbi 800 metër reshje bore me intensitet të ulët lokalisht mesatare. Era me drejtim verilindje – juglindje shpejtësi 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era heras-herës bëhet relativisht intensive me shpejtësi 10-15m/sek. Valëzimi në do të jetë dete 1-3 ballë

Ndërkohë, gjatë ditës së martë moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash. Nuk do të mungojë prania e ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore dhe mjegulla në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era do të jetë me drejtim verilindje – juglindje shpejtesi mesatare 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare sidomos në bregun verior dhe lugina era heras-herës bëhet relativisht intensive shpejtësi deri në 9-17m/sek. Valëzimi në detet do të jetë 1-3 ballë.

Gjatë ditës së mërkurë, të enjten dhe të premten moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta deri mesatar. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore do të jenë të pranishme dhe nuk do të mungojë mjegulla në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era do të jetë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtesi 1-7m/sek dhe valëzimi në detet 1-3 ballë.

Ja çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim Read More »

Berisha: Të shkërmoqim ëndrrën e Edi Ramës të Shqipërisë pa opozitë. Të rinjtë do të marrin në dorë fatin e Shqipërisë

Nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku është në arrest shtëpie, Berisha përshëndeti qindra të pranishmit që ishin mbledhur në shi për të protestuar.

Berisha: Ju dëgjoj shpesh me të drejtë të flisni për të huajt që na përkrahin, nuk na përkrahin.Do të ju tregoj një gjë shumë të veçantë dhe mos e harroni kurrë.

Në 2 korrik të vitit 1990, të rinjtë, më të varfrit e kryeqytetit, në tërësi punëtorë, u vërsulën si luanë mbi muret e ambasadave, hynë në oborr të tyre, pra defakto shemb murin e Berlinit në Tiranë.

Një diplomat gjerman që bëri gjithçka për suksesin e tyre, që bëri gjithçka që shqiptarët të ndiqnin shembullin e tyre, dhe diktatura të kishte menjëherë fatin e diktaturave të tjera komuniste, shkruan se; unë nuk kisha mbështetje as te kolegët e mi në Tiranë dhe as te qeveritarët e mi në Bon. Dhe mbeta pothuajse i vetmuar.

Pra ju tregova këtë shembull se ne për tu mbështetur, duhet të sakrifikojmë shumë, duhet të tregojmë se jemi ne që vendosim për liritë tona.

Se jemi ne që nuk lejojmë kurrë një Shqipëri pa opozitë.

Se jemi ne që nuk pranojmë kurrë një diktaturë bande.

Se jemi ne që do të votojmë me çdo çmim të lirë dhe do të shikoni ju miqtë e mi, se si prozhektorët nga të katër anët do të vërshojnë mbi ne.

Ndaj dhe ne të bëhemi kështu, shpresa e vërtetë e shqiptarëve, drita e vërtetë e shqiptarëve, por të bëhemi gjithashtu një frymëzim për të gjithë ata që vuajnë në diktaturat të cilat duan gjithnjë një vend pa opozitë.

Të shkërmoqim, të rrënojmë ëndrrën e Edi Ramës të Shqipërisë pa opozitë.

Edi Rama nuk e toleron opozitën, Edi Rama nuk e toleron kritikat, Edi Rama nuk e toleron mendimin ndryshe.

Sot ai e ka katandisur partinë e krimit në një parti identike, mos më keq, se dikur Partia e Punës së Shqipërisë.

Miqtë e mi, ato seli mbjellin, krim, drogë, vjedhje, janë selitë e krimit.

Ndaj dhe thirrja ime për të rinjtë e këtij vendi, shkëputuni nga orbita e indiferencës sepse ajo orbitë po ju largon ju çdo ditë nga Shqipëria dhe Shqipëria çdo ditë vajton, lëngon, përlotet për të rinjtë e saj që nuk i ka më.

Le të themi ne tani; mjaft më, të rinjtë do të marrin në dorë fatin e shoqërisë shqiptare, fatin e Shqipërisë.

Të përballemi në një betejë, në të cilën ju garantoj se përballë nesh kemi kalbësira, dhe vetëm kalbësira.

Berisha: Të shkërmoqim ëndrrën e Edi Ramës të Shqipërisë pa opozitë. Të rinjtë do të marrin në dorë fatin e Shqipërisë Read More »

Shqiptari goditet për vdekje nga treni në Itali. (emri,foto)

Vajza e tij e kërkonte prej ditës së djeshme në mediet sociale.

“Ne po kërkojmë babanë tim që doli nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk u kthye në shtëpi. Nëse dikush e sheh atë, kishte veshur pallto kafe, ec ngadalë”, thuhej në njoftimin e familjarëve.

Por Xhevdet Zena, 73 vjeç , me origjinë shqiptare dhe me banim në Robbio, u përplas rreth orës 18:00 nga treni që udhëtonte nga Pavia në drejtim të Vercelli, pranë Castelnovettos.

Ai po ecte anës rrugës, në errësirë. Zena i kishte thënë familjarëve se do të shkonte në Nicorvo me tren, nga Robbio, dhe pastaj do të bënte një shëtitje dhe do të kthehej në këmbë.

Pas goditjes nga treni, i moshuari humbi jetën pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit.

Policia italiane po heton për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit.

Shqiptari goditet për vdekje nga treni në Itali. (emri,foto) Read More »

Kredi për shtëpi me 0% interes, shpallen 85 mjekët e parë përfitues! Ministrja Koçiu: Së shpejti hapet faza e dytë e aplikimeve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka njoftuar se 85 mjekë janë shpallur përfituesit e parë nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes. Ajpo bëri me dije se do të ketë një tjetër fazë aplikimesh për t’u dhënë mundësi atyre që nuk mundën të aplikojnë në fazën e parë.

TIRANË- 85 mjekë janë përfituesit e parë nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes. Qeveria e njoftoi nismën për policët, mjekët dhe pjesëtarët e forcave të armatosura në gusht të vitit të kaluar (2023) ndërsa deri më tani, nga ky program kanë përfituar 92 efektivë policie të cilëve u është pranuar aplikimi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, nëpërmjet një postimi në facebook, bëri me dije se së shpejti do të hapet faza e dytë e aplikimeve për t’u dhënë mundësi mjekëve që nuk arritën të aplikojnë në fazën e parë.

Në një vizitë që kryeministri Edi Rama zhvilloi në banesën e njërit prej efektivëve që përfitoi kredi për shtëpi me interes 0%, tha se programi do të zgjerohet edhe më tej duke rritur kuotat e punonjësve të administratës publike të cilët mund të përfitojnë.

Kredi për shtëpi me 0% interes, shpallen 85 mjekët e parë përfitues! Ministrja Koçiu: Së shpejti hapet faza e dytë e aplikimeve Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com