Irina

‘Eurovision 2023’, ja dhjetë shtetet që u kualifikuan në finale

Mbrëmë ishte nata e dytë e gjysmëfinales së ‘Eurovision 2023”.

Mbrëmja madhështore e mbajtur në “M&S Bank Arena” të Liverpool-it dhuroi 16 performanca fantastike nga 16 shtete të ndryshme.
Por rezultati përfundimtar i kalkuluar 50% mes publikut dhe 50% mes jurive profesionale të çdo shteti, kualifikoi vetëm 10 prej tyre në finalen e madhe.

Shtetet që arritën të kualifikoheshin janë:

Shqipëria

Qipro

Estonia

Belgjika

Austria

Lituania

Polonia

Australia

Armenia

Sllovenia

‘Eurovision 2023’, ja dhjetë shtetet që u kualifikuan në finale Read More »

Arr estohet Fredi Bejleri, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë (foto)

Arre stohet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri.

Mësohet se Bejleri është shoqëruar në DVP Vlorë pak minuta më parë, ku edhe ndodhet aktualisht.

Beleri është pr angosur me akuzën e blerjes së votës.

Kujtojmë se kandidati i “BF” në Himarë, Beleri ka qenë ditët e fundit në qendër të akuzave politike, pas deklaratës se me ardhjen e tij në krye të Bashkisë, do të punojë për helenizimin e Himarës.

Arr estohet Fredi Bejleri, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë (foto) Read More »

Dalin fotot, çfarë po bëjnë bashkë në jaht Noizy dhe Jori

Noizy është shfaqur me një tjetër konkurrente të “Big Brother Vip 2”. Bëhet fjalë për modelen Jori Dellin, e cila u dallua për paraqitjen e saj në format.

Kanë qenë vetë dy protagonistët që kanë treguar që ndodhen në shoqërinë e njëri-tjetrit, reperi disi më i “hapur” duke postuar këtë foto ku duket Jori me bikini të bardha në një jaht në mes të detit.

Edhe vetë modeja ka publikuar në Instagram një foto vetëm të vendit, i cili qartë është i njëjti.

Çfarë po kurdisin dyshja? Mos ndoshta Jori do të jetë protagoniste në ndonjë nga klipet verore të Noizy-t? Këtë nuk e themi dot akoma me shumë siguri, por e sigurt që do t’i dalë tymi shpejt kësaj pune.

Dalin fotot, çfarë po bëjnë bashkë në jaht Noizy dhe Jori Read More »

Luizi ‘thyen’ një tjetër rekord në rrjetet sociale ende pa u bërë 24 orë

Luiz Ejlli padyshim është fenomeni shqiptar.

Ditën e djeshme ka reaguar për herë të parë pas shpalljes fitues.
Ai ka falenderuar mbështetësit e tij, teksa u ka premtuar se do t’i shpërblejë me punën në karrierën e tij në vazhdim.

Ky reagim ka shpërthyer nga klikimet e pëlqimet.

Për 18 orë ka marrë mbi 250 mijë pëlqime.

E në anën tjetër videoja e tij është shikuar mbi një milionë herë.

Luizi ‘thyen’ një tjetër rekord në rrjetet sociale ende pa u bërë 24 orë Read More »

Menjëherë pas daljes nga BBVA, Luizi dhe Donaldi sjellin bashkëpunimin e parë

Këngëtari Luiz Ejlli të shtunën e 6 majti u shpall fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Por, menjëherë pas kësaj, Luizi ka nisur punën dhe angazhimet muzikore si me koncerte ashtu edhe me këngë të reja.

Tashmë, këngëtari nga Shkodra ka përfunduar projektin e parë pas daljes nga BBVA, e që është në bashkëpunim me aktorin Donald Veshaj.

Donaldi ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram ku ka njoftuar duetin e dyshes duke dhënë disa detaje rreth tij.

Në përshkrimin e postimit, Donaldi zbuloi se kënga mban titullin “2 Shotsa”, producent i të cilës është Elgit Doda dhe pritet të publikohet këtë të premte.

Në video, Luizi dhe Donaldin shihen bashkë në ambientet e një zyre teksa këndojnë e kërcejnë me këngën e tyre.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja që vëmendjen më të madhe morën nga pjesëmarrja në Big Brother VIP Albania.

Por, ndryshe nga Luizi, Donaldi doli i dyti në edicionin e parë të BBVA ku fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri.

Menjëherë pas daljes nga BBVA, Luizi dhe Donaldi sjellin bashkëpunimin e parë Read More »

Luiz Ejlli i hyn fushatës, për kë kërkon vota

Fituesi i Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli ka postuar një foto krah kandidatit të Partisë Socialiste për Shkodrën, Benet Becin.

“Për pak shihemi në Shkodër, e dini vet ju”- thotë Luizi në një video të postuar në Instagram pas fotos me Benet Becin.

Këngëtari e ka falënderuar publikisht Becin edhe gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së Big Brother, pasi sipas tij ai e ka ndihmuar në një moment të vështirë të jetës së tij, duke e punësuar në kohën kur Beci drejtonte KESH.

Luiz Ejlli i hyn fushatës, për kë kërkon vota Read More »

Efi thyen heshtjen pas përfundimit të BB

Ish-banorja e Big Brother, Efi Dhedhes, e cila arriti të ishte një ndër 4 finalistet e spektaklit të madh të organizuar nga Top Channel, ka reaguar pasditen e sotme përmes një postimi në Instagram.

Efi shkruan se ndihet shumë e lumtur dhe krenare për eksperiecën e saj në BBV2. Ajo shprehet falenderuese ndaj mbështetësve, ndërsa shkruan se u përpoq t’iu qëndronte vlerave të saj edhe në momentet më të vështira brenda shtëpisë.
Ajo ka folur edhe për Kiarën dhe Luizin, ku shprehet se këta dy të fundit kanë qenë kryefjala e edicionit të dytë të Big Brother Vip 2.

Efi nuk ka lënë pa përmendur edhe Kristin dhe Dean, ku e falenderon për momentet që i ka qëndruar pranë.

Në fund të postimit ajo ka falenderuar producentet e BBV2, Sara Hoxha dhe Lori Hoxha, moderatoren Arbana Osmani dhe regjisorin Eduart Grishaj.

Efi thyen heshtjen pas përfundimit të BB Read More »

‘Ndryshoi vizioni im për Oltën’/ Kristi flet hapur: Ajo donte të manipulonte, ndërsa Luizi…

I ftuar në “Ftesë në 5”, ish banori i Big Brother, Krist Dragot Aliaj foli në lidhje me eksperiencën e tij brenda shtëpisë dhe për dinamikat më të forta.

Ai ndaloi edhe në analizën e personazheve më të fortë brenda shtëpisë, ku Oltën e përshkroi si lojtarja që donte të manipulonte, ndërsa Luizin si ai që donte të nënshtronte.

Bieta Sulo: Kë ndieve më afër?

“Olta më jepte një lloj konforti dhe unë ia jepja Oltës dhe ishte më shumë se ajo loja mekanike që bënim si lojtarë. Vetëm e njihja si emër. Më pëlqeu se më bënte të shkëputesha nga loja, konforti që më jepte. Mua më pëlqente se psh. Olta bënte luftën e vetë dhe vinte te unë bënim shumë biseda normale.

Pastaj ndryshuan gjërat, ndryshoi vizioni im për Oltën, vizioni im për lojën, dinamikat e mia në lojë, marrëdhënia u bë toksike, prisnin gjëra nga njëri-tjetri që nuk i jepnim dot. Ajo donte që ne të bashkonim lojën, por unë nuk e bashkoja dot. Oltën nuk e përballoje dot kur fillonte me atë stilin manipulus dhe shumë imponues. Kishte shumë tentativa manipulimi, kurse Luizi kërkonte të të nënshtronte me lojën e tij. Këto ishin dy ektreme që luftonin”, tha Kristi gjatë intervistës.

‘Ndryshoi vizioni im për Oltën’/ Kristi flet hapur: Ajo donte të manipulonte, ndërsa Luizi… Read More »