Irina

Nga përfshirja në politikë e deri tek vajtja në Shkodër, Luiz Ejlli rrëfehet për herë të parë pas daljes nga BBV…

Luizi është i ftuari special mbrëmjen e djeshme në “Më Lër Të Flas”, ku ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga BBVIP.

Ai ka treguar se menjëherë pas spektaklit ka shkuar direkt në Shkodër, ndërsa foli dhe për përfshirjen e tij në fushatën elektorale. Ai tha se Benet Becin e ka përmendur pa e ditur që ishte kandidat për kryetar bahskie në Shkodër.
“Sa dola, direkt kam shkuar në shtëpi, kam marrë makinë dhe shkova në Shkodër. Dhe madje më ndaloi një polic se isha shpejt. Më tha kur dole. Kur kam arritur në Shkodër pashë shumë postera për mua. Më erdhi keq për kandidatët për kryetar bashkie sepse kisha më shumë postera unë se sa ata.

3 kandidatë më erdhën në shtëpi. Unë u thashë që kam fituar një spektakël, kam fituar zemrat e publikut me këtë show. Nuk më duket e drejtë të përfshihem në politikë.”

Unë isha brenda që më 24 dhjetor dhe nuk e idja në kishte zgjedhje apo jo. Që më 21 nuk kam pasur kontakt me asnjë as njerëz, as telefon. Unë nuk e dija kush ishte kandidat, apo të dija çbëhej me Benet Becin. Unë e lashë deputet. Kur mu kërkua nga vëllai i madh të bëja linjën e jetës, unë e kam përmendur Benetin se njeriun që më ndihmoi. Ishte i vetmi që më ndihmoi.”- tha Luizi.

Nga përfshirja në politikë e deri tek vajtja në Shkodër, Luiz Ejlli rrëfehet për herë të parë pas daljes nga BBV… Read More »

Mjekja: Në Shqipëri nuk ka medikamente për kancerin e mushkërisë

Onkologia Kleida Mati tha në Euronews Albania, tha se medikamentet për kancerin e mushkërisë janë të pakta.

Mati nënvizoi se kanceri i gjirit është sëmundja që mbulohet më mirë me barna në të gjithë Shqipërinë.
“Përsa i përket kancerit të gjirit është lloji është i mbuluar më mirë me barna në të gjithë Shqipërinë.

Duhet të theksojmë dhe faktin se onkologjia është kthyer në një specialitet të onkologjisë shumë dinamik.

Çdo 6 muaj kemi barna të reja që aprovohen. Medikamentet për kancerin e mushkërisë janë shumë të pakta”- tha ajo.

Një panel udhëheqës shëndetësorë kanë rekomanduar së fundmi se mosha në të cilën gratë kontrollohen rregullisht për kancerin e gjirit duhet të ulet nga 50 në 40.

Mjekja: Në Shqipëri nuk ka medikamente për kancerin e mushkërisë Read More »

Kjo është rutina e përsosur e mëngjesit për performancën maksimale të trurit

Ata janë përfshirë në funksionin e trurit prej vitesh, duke studiuar saktësisht se si ushqimet, zakonet dhe historia familjare ndikojnë në shëndetin e trurit. Bëhet fjalë për Dr. Willeumier dhe Dr. Porter , dy neuroshkencëtarë që e dinë ndoshta më mirë se kushdo se çfarë të bëni dhe çfarë të mos bëni nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin tuaj mendor.

Sipas ekspertëve, gjithçka fillon me gjumin dhe rutinën e mëngjesit. Kur bëhet fjalë për rutinën e mëngjesit, janë 3 zakone shumë të thjeshta që ia vlen të ndiqni për të ndihmuar pak më shumë trurin tonë

Mos u zgjoni papritur.

Idealja është të zgjoheni pa një orë alarmi dhe me rrezet e diellit. Megjithatë, kjo nuk ndodh në shumicën e rasteve. Njerëzit modernë zgjedhin të zgjohen me një orë alarmi dhe madje edhe me tinguj të fortë e të bezdisshëm. Megjithatë, kjo nuk ndihmon as trurin dhe as shëndetin mendor. Është e rëndësishme të zgjohemi pa probleme, kështu që edhe nëse zgjohemi me alarm, është më mirë të zgjedhim tinguj më të qetë dhe relaksues.
Mos e bombardoni trurin tuaj me lajme që në momentin e parë.

Nëse nuk e keni hequr tashmë zakonin e kontrollit të celularit sapo të zgjoheni, atëherë është koha ta bëni. E njëjta gjë vlen edhe për televizionin. Bombardimi i mendjes, me lajme që në momentin e parë, mund t’ju shkaktojë vetëm stres dhe ankth. Në vend të kësaj, përqendrohuni te vetja dhe nevojat tuaja.

Ushqyesit janë thelbësorë për funksionimin e duhur të trurit.

Pa ushqimet e duhura, truri nuk mund të përballojë siç duhet nevojat moderne, duke bërë që ne të ndihemi të rraskapitur mendërisht dhe fizikisht. “Mikroorganizmat në zorrën tonë çlirojnë neurotransmetues (serotonin, dopamin, γ-aminobutirat, etj.), vitamina, hormone dhe molekula të tjera që mund të lidhen me humorin, sjelljen dhe funksionin mendor”, thekson Dr. Willeumier. Mjafton të thuhet se 95% e serotoninës, një neurotransmetues thelbësor për rregullimin e oreksit, tretjes dhe gjumit prodhohet në zorrë.

Kjo është rutina e përsosur e mëngjesit për performancën maksimale të trurit Read More »

Mike apo ish e dashura? Luizi flet për Jurgenën dhe njohjen që kanë pasur jashtë

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli ka sqaruar marrëdhënien e tij me Jurgenën, vajza që i menaxhoi Instagramin gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

I ftuar në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj, Luizi tha se e ka njohur shumë pak kohë para nisjes së Big Brother dhe ka dalë disa herë me të.
“Me Jurgenën jemi njohur, diku një muaj para se të hyja në Big. Kemi dalë dy tre herë (qesh).

Ajo ma hodhi si ide më tha mua, kur të hysh brenda të duhet një Instagram. Ç’më duhet mua i thash do jem brenda, duhet tha ta kesh kështu, ta mbaj unë. Mirë hape i thash se unë s’di dhe ajo e ka hapur”-tha Luizi.

–Ajo ka parë diçka te ti që ti se shihje Luiz?

“Atë se di unë. Tani është hapur tjetër, aktualisht atë përdor. Tjetri do mbyllet besoj se di”-tha Luizi.

Mike apo ish e dashura? Luizi flet për Jurgenën dhe njohjen që kanë pasur jashtë Read More »

Tea deklaroi se është kërcënuar nga Kiara, Luizi bën komentin epik

Tea deklaroi se është kërcënuar nga Kiara, Luizi: Kishte ngatërruar derën e policisë, shkoi për të bërë buzët.

Luiz Ejlli ka qenë i ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Veshaj.

Mes shumë rrëfimeve për eksperiencën e tij në BBVA, artisti shkodran është pyetur edhe në lidhje me deklaratat që ish-banorja Tea Trifoni ka bërë në drejtim të gruas së tij, Kiara Tito.

“Unë e pash mbrapa që kishte thënë më ka kërcënuar kur dola dhe gjoja kishte shkuar për të denoncuar por kishte ngatërruar derën.

Ajo kishte shkuar të bënte buzët. I kishte dal koha me fry buzët, atëherë me shku te shefi, ‘Shef më ka kërcënuar Kiara’”, tha mes të qeshurave Luizi.

Tutje, ai tha se emri i tij dhe Kiarës vazhdon që të përdoret për vëmendje nga të tjerët me dëshirën që të fitojnë sa më shumë klikime në emër të tyre.

“Vazhdojnë klikimet mor shpirt, duan klikime. Me të kërcënu Kiara Tiro, çohu Enver Hoxha. Ajo ka qen barsoleta më e bukur që do të kenë vdek me lot në Shkodër.

Dy barsaleta janë thënë me vdek me lot në atë shtëpi, e para ‘Kiara Tito më ka kërcënuar dhe Olta Gixhari fiton Big Brother” – tha Luiz Ejlli.

Luizi dhe Kiara përndryshe u kurorëzuan në mbrëmje finale të Big Brother VIP Albania, në një ceremoni e cila u pa nga të gjithë në transmetim direkt. /Telegrafi/

Tea deklaroi se është kërcënuar nga Kiara, Luizi bën komentin epik Read More »

Olta Gixhari zbulon ku do e shohim pas Big Brother

Ish-banoren e Big Brother, Olta Gixhari së shpejti do e shohim në ekran. Këtë e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në një pyetje-përgjigje me ndjekësit ajo ka zbuluar se do e shohim me një film, duke lënë fansat kuriozë për më shumë detaje.

Plani i radhës?’– e pyet një komentues.

“Një film me një kast që as ju shkon në mendje”, është përgjigjur Olta.

Olta Gixhari zbulon ku do e shohim pas Big Brother Read More »

‘Sa dola kam shkuar direkt në Shkodër’/ Luizi: Kur arrita më erdhi keq sepse…

Luizi është i ftuari special mbrëmjen e sotme në “Më Lër Të Flas”, ku ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga BBVIP.

Ai ka treguar se menjëherë pas spektaklit ka shkuar direkt në Shkodër, ndërsa foli dhe për përfshirjen e tij në fushatën elektorale. Ai tha se Benet Becin e ka përmendur pa e ditur që ishte kandidat për kryetar bahskie në Shkodër.

“Sa dola, direkt kam shkuar në shtëpi, kam marrë makinë dhe shkova në Shkodër. Dhe madje më ndaloi një polic se isha shpejt. Më tha kur dole. Kur kam arritur në Shkodër pashë shumë postera për mua. Më erdhi keq për kandidatët për kryetar bashkie sepse kisha më shumë postera unë se sa ata.

3 kandidatë më erdhën në shtëpi. Unë u thashë që kam fituar një spektakël, kam fituar zemrat e publikut me këtë shoë. Nuk më duket e drejtë të përfshihem në politikë.”-

Unë isha brenda që më 24 dhjetor dhe nuk e idja në kishte zgjedhje apo jo. Që më 21 nuk kam pasur kontakt me asnjë as njerëz, as telefon. Unë nuk e dija kush ishte kandidat, apo të dija çbëhej me Benet Becin. Unë e lashë deputet. Kur mu kërkua nga vëllai i madh të bëja linjën e jetës, unë e kam përmendur benetin se njeriun që më ndihmoi. Ishte i vetmi që më ndihmoi.”- tha Luizi.

‘Sa dola kam shkuar direkt në Shkodër’/ Luizi: Kur arrita më erdhi keq sepse… Read More »

Si u vodh floriri në Krrabë/ Meta flet për herë të parë

Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë ka folur për herë të parë për çështjen e vjedhjes së floririt në Krrabë në kohën që ai ka qenë kryeministër. I pyetur në emisionin “Now” në Euronews Albania për epitetin “Like Floriri” që e përsërit shpesh kryeministri Rama, Meta tha se edhe vetë ai ishte ministër në qeveri në atë kohë. Meta tha se zbulimi i ngjarjes në atë kohë u bë me urdhër të tij.

“Kur ka ndodhur historia e floririt të Kërrabës në fund të vitit ’99, kur unë kam qenë kryeministër, ky ka qenë ministër i qeverisë sime. Ka qenë pjesë e asaj qeverisë që ky thotë “Like Floriri”, Anastas Angjeli ka qenë ministër i Financave, që vazhdon të jetë me Partinë Socialiste, Spartak Poçi ka qenë ministër i Brendshëm dhe Shkëlqim Cani ka qenë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Ky ka qenë pjesë e kësaj qeverie, por jo vetëm kaq. Ka qenë iniciativa dhe urdhri im si kryeministër që u bë verifikimi i atij vendit në Kërrabë ku ruhej floriri dhe ka ardhur përgjigjja nga Banka e Shqipërisë dhe autoritetet që kishin detyrë për këtë çështje se nuk është bërë asnjë dëmtim i futjes në këtë vend. Kam thënë a është bërë verifikimi fizik, më thanë jo. U bë verifikimi fizik me urdhrin tim dhe pasi u bë kjo doli diferenca për të cilën u nis çështja. Ky ka qenë pjesë e kësaj historie dhe fut “Like Floririn”.

Ky edhe pas vitit 2000 u bë kryetar bashkie i ndihmuar nga unë. Në vitin 2007 përsëri edhe në vitin 2013. Po ky kur i dinte këto, pse nuk pati kundërshtim kur u bëra drejtues i Parlamentit apo President. Pse u bëra tani “Like Floriri? Likja jo vetëm që kurrë nuk u ble nga ky , kurrë nuk u shantazhua, por Likja ia ka shkatërruar të gjitha planet e tij. I tregoi të gjithë botës për Ramaformën e tij që arreston tjetrin në 12 të natës”, – tha Meta.
Në emision ai përmendi edhe bashkitë që do të fitohen 100% nga opozita më 14 maj. Ai tha se ka besim dhe mbështet deri në fund të gjithë kandidatët, ndaj nuk mund të thoshte ndonjë bashki specifikisht ku kishte dyshime.

“Korça, Saranda, Kukësi, Tropoja nuk diskutohen. Këto do dalin, nuk ka nëse… Kjo është e qartë. Unë e shoh. E ndjej kudo. Shikoni çfarë bën Edi Rama! Ble ndjekës përditë nga Bangladashi, nga Irani, për të treguar fiktivisht në rrjete sociale që gjoja ka ndjekës sepse epërsia e kandidatëve të opozitës është e jashtëzakonshme” – deklaroi Meta.

Si u vodh floriri në Krrabë/ Meta flet për herë të parë Read More »