Irina

Vjen reagimi i parë nga Benet Beci pas fitores së thellë në Shkodër

Benet Beci ka fituar zyrtarisht kundrejt kryebashkiakut aktual të Shkodrës, Bardh Spahia.

Në total janë numëruar gjithësej 247 QV.

Sipas rezultateve marrë nga KQZ, Beci ka fituar bindshëm me më shumë se 60% të votave, kundrejt Spahias i cili ka marrë vetëm 40%të votave për këtë bashki.

“Mirënjohës ndaj secilit prej jush, për qytetarinë, seriozitetin dhe përkushtimin!

Faleminderit nga zemra”, shkruan Beci në postimin e tij në Facebook, ku ka mestuar mes ovacioneve me operatorët dhe ekipin numërues të votave.

Vjen reagimi i parë nga Benet Beci pas fitores së thellë në Shkodër Read More »

‘Bukë, krypë dhe tallava mjaftojnë për ta kënaqur këtë popull të ndriçuar’/ Nga Enida N. Bozheku

Nga Enida N. Bozheku

Infokracia, sundimi i masave, ne sisteme aparante demokratike, e realizueshme permes informacionit dixhital (alias propaganda manipulative). Keto zgjedhje treguan disa te verteta:

1. Ne aq popull, sa ka mbetur brenda kufijeve, tallavaja, propaganda e fasades dhe distorsioni informativ (by touchscreen) funksionon fuqishem.

2. Elita e mendjes qe ben ndryshime, pjesa dermuese ndodhet jashte vendi. Ata pak brenda jane pershtatur e/o heshtin per mos humbur pozicionet e favorit qe kane.

3. Dyshja Meta-Berisha dhe konflikti mes opozites tregon qartazi se nuk mund te jene shprese per nje ndryshim rrenjesor.

4. Status-quo, e krijuar nga vazhdimesia e “rehatit politik” ben qe “buke, krype e tallava” ta kenaqin kete popull të ndriçuar.

5. Sistemi elektronik deshtoi me sukses te paramenduar (30 milione euro per defekte teknike).

6. Monopartitizmi real, ku te gjithe tashme kane Rilindur eshte rrugtimi drejt absolutizmit pushtetas.

7. Autokracia demokratike (ku ca te drejta bazike njihen) eshte forma e re e pushtetit post-modern. Pas kater vitesh, te gjithe rritemi, plakemi dhe vdesim nga pak.

(P.s. dikush duhet te dorehiqet nga Opozita, ne mos te tere. Nje fryme e re politike instalohet betonesh kacavjerres).

‘Bukë, krypë dhe tallava mjaftojnë për ta kënaqur këtë popull të ndriçuar’/ Nga Enida N. Bozheku Read More »

Bie ak sidentalisht i moshuari nga kati i dytë i pallatit, zbardhen detajet e tr ishta

Një i moshuar ka hu mbur jetën ditën e sotme pasi ka rënë aks identalisht nga kati i dytë i pallatit ku banonte.

Mësohet se ngjarja ndodhi në lagjen nr. 14, Durrës.

Burime zyrtare nga pol icia bëjnë me dije se ka dyshime që i moshuari ka rënë ak sidentalisht, nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi R. M., 80 vjeç, i cili për pasojë ka hu mbur jetën.

Grupi he timor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Bie ak sidentalisht i moshuari nga kati i dytë i pallatit, zbardhen detajet e tr ishta Read More »

E famshmja shqiptare zotohet se do të ndajë Luizin dhe Kiarën

Sapo thua emrin e Kiçes, të gjithë e njohin për batuatat e saj në rrjetin social Instagram. Ajo është një nga personazhet më ‘In’ të rrjetit dhe madje është “pagëzuar” si Mbretëresha e Instagramit.

Edhe pse së fundmi ka rënë në qetësi dhe daljet e saj televizive janë rralluar, Kicja ka marrë vëmendjen me çiftin më të përfolur të momentit, Luiz dhe Kiara.

“Një deklaratë e fortë. Luizi dhe Kiara do të jenë bashkë derisa unë t’i gjej anën Luit”, thotë Kicja në një nga qindra deklaratat e saj të çuditshme.

Luizi dhe Kiara, edhe pas martesës e pas daljes nga shtëpia e famshme nuk po gjejnë qetësi. Krah numrit të madh të fansave dhe përkrahësve, çifti përballet edhe me persona të shumtë që nuk besojnë në dashurinë e tyre. Një vend të madh në diskutime ka zënë edhe mungesa e familjarëve të Luizit në ceremoninë e martesës me Kiarën duke ngritur pikëpyetje për marrëdhënien mes tyre.

E famshmja shqiptare zotohet se do të ndajë Luizin dhe Kiarën Read More »

Të sht ëna me ar më zj arri në Tiranë, ka të pl agosur

Të sh tëna me ar më zja rri raportohen tek Pediatria në QSUT.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur tek parkimi pranë spitalit, ku një shtetas dys hohet se është vetëpla gosur në mjetin e tij.

Ende nuk ka informacione se si paraqitet gjendja shëndetësore e të pla gosurit.

Ndërkaq, priten detaje të mëtejshme për të kuptuar më shumë rreth ngjarjes. /abcnews.al

Të sht ëna me ar më zj arri në Tiranë, ka të pl agosur Read More »

Fansat brohoritën emrin e Oltës teksa performonte në koncert, reagon Luizi dhe bën veprimin e papritur

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.

Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Tashmë Luiz Ejlli është mjaft i angaxhuar me koncerte jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. E mbrëmjen e djeshme Luizi ka zhvilluar një koncert në Gjakovë, ku gjatë performancës së tij disa pjesëtarë nga audienca brohorisnin emrin “Olta”. Pasi i ka dëgjuar Luizi ka bërë një reagim shumë interesant teksa ka thënë:

Olta Olta, po çfarë Olte?

Fenomeni i momentit Luiz Ejlli ka publikuar këngën e parë, pa bërë ende një javë që nga shpallja e tij fitues i “Big Brother VIP Albania 2”. Kënga është në bashkëpunim, po me ish-banorin e këtij formati Donald Veshaj dhe titullohet “2 shotsa”. Bashkëpunimi ishte prezantuar për publikun dhe të shumtë ishin ata që mezi e kanë pritur që ajo të publikohej në Youtube e vetëm 1 ditë pas publikimit të saj, kënga ka kaluar 1.3 milion klikime.

Fansat brohoritën emrin e Oltës teksa performonte në koncert, reagon Luizi dhe bën veprimin e papritur Read More »

Ermal Dredha i PS në Vlorë fiton me 16 mijë vota plus ndaj Hysni Sharrës së ‘BF’

Partia Socialiste fiton zgjedhjet edhe në Vlorë. Kandidati i PS, Ermal Dredha ka marrë mbi 16 mijë vota plus nga rivali i “Bashkë Fitojmë”.

Sipas rezultateve ga KQZ, kandidati i PS-së, Ermal Dredha ka marrë deri më tani 28243 vota, ose 70.55 %.

Kandidati i koalicionit “BF”, Hysni Sharra ka marrë 11787 vota ose 29.45%.

Ermal Dredha i PS në Vlorë fiton me 16 mijë vota plus ndaj Hysni Sharrës së ‘BF’ Read More »

Thyen çdo rekord/ Kryebashkiaku që pritet rizgjidhet për herë të shtatë

Një rekord në këto zgjedhje pritet të jetë dhe rizgjedhja në detyrë e kryebashkiakut socialist të Maliqit, Gëzim Topçiu.

Teksa janë numëruar vetëm gjysma e kutive të votimit,

Topçiu udhëheq me mbi 2600 vota më shumë se rivali i tij i Bashkë Fitojmë, Alfred Gega, duke shkuar në këtë mënyrë drejt mandatit të tij të shtatë.

Topçiu është zgjedhur për herë të parë në krye të bashkisë së Maliqit kur ka qenë 33 vjeç,

dhe tashmë prej 23 vitesh ndodhet në drejtimin e qytetit të tij.

Thyen çdo rekord/ Kryebashkiaku që pritet rizgjidhet për herë të shtatë Read More »