Irina

Ermiona: Luizi s’kthen as mesazh. I çon mesazh urimi, Luizi bën sikur është në autobuz

Ermiona ka qenë një nga ish-banoret që e ka mbështetur më së shumti Luizin, por pas përfundimit të spektaklit, dyshja nuk janë parë bashkë.

Jona ka reaguar në një live TikTok ku ka treguar se Luizi nuk i kthen as mesazh.

“Luizi s’kthen as mesazh. I çon mesazh urimi, Luizi bën sikur është në autobuz. Ça ka Luizi,po Luizi ça ka? Po ktej do vish o Luizi, ke shtëpia vjehrrës dhe vjehrrit do vish ndonjëherë atje në Verona, do mërzitesh dhe ktej do e sjellësh kokën”, thotë Ermiona.

Ermiona: Luizi s’kthen as mesazh. I çon mesazh urimi, Luizi bën sikur është në autobuz Read More »

Kush janë kandidatët që morën më shumë vota më 14 maj (Lista e plotë)

14 maji, përveçse vulosi kryebashkiakët për 4-vjeçarin e ardhshëm, tregoi hapur dhe mbështetjen që gjetën kandidatët në çdo qark.

Eshte bërë një renditje të të gjithë kandidatëve, listë që e kryeson kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në total janë 7 socialistë dhe 3 demokratë. Këta të fundit janë Belind Këlliçi, i cili renditet i dyti, Igli Cara që është i katërti në radhë dhe Luçiano Boçi, i fundit.

Lista me kandidatët më të votuar:

Erion Luan Veliaj

158743

Belind Zamir Këlliçi

100376

Emiriana Hiqmet Sako

48492

Igli Latif Cara

38768

Gledian Iljaz Llatja

35831

Armando Nikolla Subashi

35309

Benet Bahri Beci

34531

Ermal Neki Dredha

28271

Rakip Bajram Suli

27926

Luçiano Dhimitër Boçi

27812

Kush janë kandidatët që morën më shumë vota më 14 maj (Lista e plotë) Read More »

Luizi deklaroi publikisht se nuk e ka mik, reagon menjëherë Meridiani dhe e ‘godet’ me mesazhin e koduar

Një intervistë e ditës së sotme e fituesit të “BBVIP”, Luiz Ejllit, për “Shqipëria Live” tërhoqi mjaft vëmendje, kryesisht sepse këngëtari foli për herë të parë të vërtetën e tij në lidhje me personat që gjatë muajve të reality show-t, kanë pretenduar se janë miqtë e tij.

Kështu, ndër të tjera Luizi u shpreh për Meridian Ramcaj, një nga mbështetësit më të mëdhenj të artistit për sa kohë që ishte pjesë e shtëpisë më të njohur në Shqipëri, se nuk e kishte mik dhe e njihte aq sa njihte drejtuesin e emisionit ku ishte (në këtë rast Arjon Muca).

Ndërkohë, kanë mjaftuar pak orë dhe shumë reagime në rrjet nisur nga deklarata e Ejllit, që edhe vetë Meridiani të shprehej në lidhje me marrëdhënien e tyre. Ish-banori i “BBVIP” në edicionin e parë, ka postuar në InstaStory-n e tij një shprehje e cila thotë: “Nëse dikush është i keq me ju, fillimisht provoni dashurinë. Nëse kjo nuk funksionon, dhembshurinë. Nëse edhe kjo nuk funksionon, distancën”.

Pra Meridiani ka zgjedhur të mos i përgjigjet drejtpërdrejtë Luizit, por me anë të kësaj shprehje na bën me dije se mes tyre do ketë vecse distancë nga tani e në vazhdim.

Luizi deklaroi publikisht se nuk e ka mik, reagon menjëherë Meridiani dhe e ‘godet’ me mesazhin e koduar Read More »

Bamir Topi: Qëndrimi i akullt i Berishës, shenjë e keqe. Nëse nuk reflektohet, rezultati i ardhshëm është i pritshëm

sh- presidenti Bamir Topi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar situatën politike të ditëve të fundit dhe rezultatin nga zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai u shpreh se e sheh shumë të zymtë situatën ndërkohë që nuk sheh që aktorët politikë të reflektojnë në lidhje me humbjen, çka sipas tij do të thotë që ishte një rezultat që edhe opozita e priste, ose që nuk u intereson më dhe nuk kanë më shpresë.

“Gjithçka ishte e paralajmëruar por kurrsesi në këto përmasa.
Pavarësisht raporteve politike e përcolla me dhimbje të gjithën, sepse rezultatet në një farë mënyrë janë paralajmërim që gjërat nuk do të qëndrojnë kështu.

Gjendja është e zymtë. Nuk shoh shenja reflektimi në deklaratat e aktorëve politikë, i referohem zotit Berisha që e përcjell këtë situatë pa dhimbje, me një ftohtësi akull, nuk është më Berisha që kam njohur dhe kryetari i PD që së bashku kemi kaluar shumë situata elektorale.

Sipas meje, të kesh një reagim të ftohtë, do të thotë që e prisje një rezultat të tillë dhe më e rënda që çka ndodh lë të ndodhë sepse un kam një qëllim, të qëndroj, të mos reagoj siç do reagonte çdo politikan në botë.

Vijojnë më retorikat, mi vodhën, retorikë e ezauruar.

Nuk shoh të ketë shqetësim, do të thotë nuk ka më shpresë.
Rezultati ishte kudo i tillë, këta njerëz nuk analizojnë, nuk reflektojnë. Berisha është inteligjent, njeri me shumë eksperiencë, por reagimi i tij i akullt e pa emocion është një shenjë shumë e keqe”, tha ai.

Zoti Topi ka analizuar edhe komponentë të ndryshëm të fushatës për secilën palë, ku tha se ishte një fushatë politike e dominiuar nga krerët e partive.

Sa i përket fushatës së bërë nga mazhoranca, ai u shpreh se ishte një fushatë vulgare.

“Këto janë pjesë e infrastrukturës. Substanca është si ka qenë sjellja politike dhe situata brenda një partie të përçarë. Historia fillimisht është politike dhe pastaj infrastruktura. Fushata sipas meje nuk lidhej me qëllimin e një fushate administrative, ishte një fushatë politike ku krerët e partive monopolizuan dhe nuk lanë hapësirë për kandidatët. Nga ana e mazhorancës një fushatë jashtëzakonisht vulgare.
Përsëritet historia ku njerëzit që kanë përgjegjësi nuk ofrojnë asgjë.

Statusi non grata i Berishës ka ndikuar në rezultat, sepse së pari ndikoi në përçarjen e PD.
Berisha për të qëndruar në lojë u bashkua me partinë e zotit Meta. E shoh këtë me atë që kryeministri tha sot, që i doli së brendshmi.

Falenderoi votuesit e djathtë që nuk shkuan të votonin. Ai urdhëron strukturat të bëjnë analizat për rezultatin. Kjo paralajmëron çdo ndodhë në zgjedhjet e ardhme.

PS vijon të jetë në organizim. Kampi i majtë është i update-uar. Dorëheqja është akt civil i përgjegjësisë së lartë individuale, duhet të jetë rezultat i reflektimit të tij. Nëse këta njerëz që e sollën situatën deri këtu nuk reflektojnë, rezultati i ardhshëm është i paralajmëruar”, tha ai.

Bamir Topi: Qëndrimi i akullt i Berishës, shenjë e keqe. Nëse nuk reflektohet, rezultati i ardhshëm është i pritshëm Read More »

U bë nënë në moshën 40-vjeçare, Zamira Kita: U gëzova aq shumë sa rashë në depresion!

Në “Shije Shtëpie” në Tv Klan u ndanë emocionet e ardhjes në jetë të fëmijës së parë, por u rrëfye edhe ana tjetër e medaljes. Aktorja Zamira Kita, e cila është bërë nënë në moshën 40-vjeçare, tregon se lumturia e kësaj ngjarjeje në jetën e saj u përkthye në një depresion të thellë post-partum.

Zamira Kita: Fakti që unë u bëra nënë për herë të parë më gëzoi, emocionoi aq shumë sa unë kalova depresion të plotë. Një depresion i frikshëm. Domethënë, nuk e di, mjekët më thoshin kush e ka kaluar më rëndë se ty, më falni, ka mbytur fëmijën e vet, aq e kam kaluar.

Gëzim i madh, emocion i madh por nuk e di nga ana hormonale çfarë ndodhi me mua. Pas 40 ditëve pastaj iu riktheva jetës, filloi përsëri dashuria për vajzën, një fëmijë shumë e dëshiruar. Pra ndodh edhe kështu për herë të parë./tvklan.al

U bë nënë në moshën 40-vjeçare, Zamira Kita: U gëzova aq shumë sa rashë në depresion! Read More »

Gazetari Mustafa Nano kërkon lirimin e Fredi Belerit nga burgu: Sa më shpejt, aq më mirë. Gjyqtari do bënte një akt patriotik po ta lironte

Gazetari Mustafa Nano kërkon lirimin e Fredi Belerit nga burgu. Sipas tij, gjyqtari që do ta bënte këtë gjë, do të kryente një akt patriotik, por dhe një veprim inteligjent dhe diplomatik

“Duhet të dalë një gjyqtar ta ndreqë lajthimin e bërë nga prokurorët: ta nxjerrë Belerin nga burgu. Sa më shpejt, aq më mirë.
E di, fjala e institucioneve do duhej të kishte gjithnjë epërsi mbi “trillet” e zgjedhësve, por të mbrosh me forcë këtë parim në Shqipëri është pesë me hiç (po shohim se edhe në SHBA mjafton mbështetja elektorale për t’i dhënë dikujt impunitet: shikoni se ç’ndodh me Trumpin).

Prandaj, i nderuar gjyqtar i çështjes, preje këtë “nyje gordiane”, pa e zgjatur dhe pa iu nënshtruar histerive medemek patriotike.

Patriot do jesh ti, e jo ata që gjetën arsye për t’i vënë prangat një kandidati jo qeveritar tri ditë para zgjedhjeve. Patriot do jesh ti, e jo ata që, me veprimin e tyre, u bënë shkak që Himara të binte në duart e një njeriu si Beleri.

E nuk do kryesh me këtë veç një veprim patriotik. Do kryesh edhe një veprim inteligjent diplomatik. Po ndërgjegjja profesionale? – do thotë ndokush.

Përgjigja ime është: vërtet besoni se prokurori i ka vënë prangat Belerit mbi bazën e ndërgjegjjes profesionale? Unë nuk besoj. Po të kishim prokurorë të tillë, do të kishim të arrestuar me dhjetra kryebashkiakë të zgjedhur.

Ka zëra që po lusin krejt tjetër gjë, me fjalë të tjera po lusin që të dalë një gjyqtar që ta dënojë njëherë e mirë Belerin; ose ta mbajë edhe pak në pranga në mënyrë që Rama, si kryeministër, të ketë një justifikim “kushtetues” për ta shkarkuar shpejt e shpejt kryebashkiakun e sapozgjedhur të Himarës.

E ka Rama në plan një gjë të tillë? Duhet shpresuar që jo. Në mos, do të ishte një double doën që do të ngrinte pikëpyetje serioze të natyrës politike e legale këtu brenda (nuk ka të ngopur ky njeri? Dëshiron t’u marrë kundërshtarëve edhe një nga pak trofetë e fituara?), por edhe do të çonte në zgrip marrëdhëniet me fqinjët tanë, që s’e kanë për gjë të ndezin fitilin e sherrit për çdo horr që del këtyre anëve për t’i fryrë zjarrit të përçarjes e armiqësisë me shqiptarët”, shprehet ai.

Gazetari Mustafa Nano kërkon lirimin e Fredi Belerit nga burgu: Sa më shpejt, aq më mirë. Gjyqtari do bënte një akt patriotik po ta lironte Read More »

Shkodrani i ‘çmendur’ pas Luizit, ja çfarë bëri në fletën e votimit

Dy ditë më parë u mbajtën zgjedhjet vendore për 61 bashkitë e Shqipërisë, ku më pas nisi numërimi i cili vijon ende.

Edhe pse në listën e kandidatëve për Bashkinë e Shkodrës kanë qenë Benet Beci dhe Bardh Spahia, votuesit nuk kanë kursyer as emrin e artistit që ka thyer rekorde shikueshmërie.
Këtu përfshihet fituesi i “Big Brother VIP 2” Lujiz Ejlli, emri i të cilit është shënuar në një fletë votimi.

Në foto shihet se qytetari ka vendosur të shënojë emrin e artistit dhe të votojë për të, në vend të kandidatëve zyrtarë.

Shkodrani i ‘çmendur’ pas Luizit, ja çfarë bëri në fletën e votimit Read More »

Luiz Ejlli me rekord të ri, vetëm në pak minuta arrin…

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Luiz Ejlli ka hyrë live në “Instagram”-in e tij. Teksa po darkonte me bashkëshorten, Kiara Tito, fituesi i “Big Brother VIP” hyri live për t’u treguar të gjithëve se ata janë bashkë.

Madje fansat i kërkuan që ai ta puthte Kiarën, në mënyrë që të hiqnin të gjitha dyshimet që kishin.
Në ato momente, këngëtari i tha partneres së tij që të çoheshin nga tavolina dhe të dilnin jashtë, pasi aty kishte dhe fëmijë.

Teksa po lëviznin, Luizi u vendosi një kusht ndjekësve të tij. Ai u tha se nëse do të shkonin 100 mijë fansa që po shikonin live-n, atëherë ai do e puthte Kiarën.

E në pak minuta në live-n e fituesit të BB VIP arritën 103 mijë ndjekës. E për këtë arsye, Luizi e mbajti fjalën dhe e puthi partneren e tij, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se ata janë ndarë.

Luiz Ejlli me rekord të ri, vetëm në pak minuta arrin… Read More »