Irina

TAKIM MES BREZASH NË VLORË/ Aktiviteti që mblodhi për të 13-in vit radhas shpirtin e Labërisë

Për të 13-in vit radhazi në Kuç të Vlorës u mbajt takimi i brezave siç njihet atje festa e fshatit të njohur në labëri. Të rinj e të vjetër, ata që jetojnë aty dhe të tjerë të rikthyer u bënë bashkë në organizimin që synon promovimin e potencialeve të turizmit dhe zhvillimit të zonës.

Të rinj e të vjetër u bënë bashkë në festën e Brezave të Kuç të Vlorës.

Bashkë me ta u rikthyen për të festuar edhe banorë që janë larguar nga fshati me të shkuar historike, por dhe qytetarë të Vlorës e turistë .

Mes ture edhe drejtuesit më të lartë lokalë, prefekti e kryebashkiaku i Vlorës.

Këngët polifonike, vallet popullore e humori nga të famshmit parodistë të Vlorës i dhanë gjallëri fshatit të njohur 62 km nga qyteti që shtrihet në 620 metra  mbi det.

Por ky takim ishte edhe një moment reflektimi e vlerësimi për bij të zonës por edhe të huaj që vijojnë të japin kontribut për Kuçin.

Festa e Kuçit që këti vit u organizua për të 13 vit radhazi është një prej më jetëgjatave në bashkinë e re të Vlorës, dhe shihen si mundësi për promovimin e potencialeve të turizmit dhe zhvillimit.

Festa vijoi deri në orët e vona, duke lënë gushtin e vitit të ardhshëm për takimin e radhës në Kuç.

TAKIM MES BREZASH NË VLORË/ Aktiviteti që mblodhi për të 13-in vit radhas shpirtin e Labërisë Read More »

KOMENTET/ Turisti gjerman: Kur erdha unë nuk dinte Europa ku ishte Radhima, Shqiptari: Kanë Italinë sa për 100

Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.

Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.

Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.

Një koment në “Trip Advisor” nga një turist nga Gjermania është:
Në Shqipëri kam ardhur në një periudhë ku asgjë nuk ishte në vendin e saj. Shumë rrugë nuk të mundësonin të të dërgonin në plazhet mahnitëse, dhe tepër të bukura të jugut të vendit. Mbaj mend na është dashur mua dhe familjes time prej pesë pjesëtarësh, që me një fouristradë të përshkronim plot njëqind kilometra të prishura, dhe me gurë për të mbërritur në Radhimë. Ndërkohë e njëjta situatë ishte edhe për në plazhin e Lukovës. Por shikoj që sot të gjithë europianët po i “turren” Shqipërisë. Më vjen keq që vendi juaj është njohur tani, ndërkohë që duhet të kishte arritur shumë më shumë në aspektin turistik.
Ndërkohë në po të njëjtin koment, një qytetar shqiptar i thotë se:
Ti dukesh që je marrosur pas Shqipërisë, dhe më vjen mirë për këtë gjë. Por dua thjeshtë të të them se Europa këtu na ka patur, por përpara nesh kanë Italinë sa për njëqind Radhima.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.

KOMENTET/ Turisti gjerman: Kur erdha unë nuk dinte Europa ku ishte Radhima, Shqiptari: Kanë Italinë sa për 100 Read More »

Kura me 12 thelpinj hudhra, nuk do ta besoni se çfarë i ndodh trupit

Pesha e tepër tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale.

Një problem ky, nga i cili miliona njerëz në botë, përfshirë pa dyshim dhe Shqipërinë përballin sfida dhe vështirësi të ndryshme shëndetësore.

Padyshim dhjamosja e tepërt në zonën e barkut krijon një siklet në paraqitjen e jashtme por prania e saj në organizëm më shumë se sa e sikletshme është shpesh burim i shumë komplikacioneve shëndetësore.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë natyrale me përbërës të thjeshtë që luftojnë praninë dhe rritjen e nivelit të yndyrnave apo masës së dhjamit në zonën abdominale të trupit (pjesa e barkut).

Mjafton të ndiqni hapat siç duhet dhe kjo kurë natyrale do t’i dhurojë organizmit shëndet të plotë ndërsa në vetëm një javë do të ndihmojë në shkrirjen e masës së tepërt dhjamore në zonën e barkut.

Kjo kurë ndihmon gjithashtu në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes ndërsa mban nën kontroll të plotë nivelin e kolesterolit.

Përgatitja e Kurës me Hudhra
Përbërësit
12 thelpinj të mëdhenj hudhre

Dy kokrra limoni

1 ½ l ujë

Si ta Përgatisni
Qëroni thelpinjtë e hudhrës me kujdes.

AgroWeb.org ju udhëzon të shtypni secilin prej thelpinjve përmes një çekiçi kuzhine.

Pastroni limonat me ujë të rrjedhshëm dhe prijini në copëza të vogla me gjithë lëkurë.

Vendosni ujin në një tenxhere.

Shtoni hudhrat e shtypura bashkë me copat e limonit dhe vendosini në zjarr të ziejnë për 15 minuta.

Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni.

AgroWeb.org ju këshillon që ujin e përftuar mund ta ruani në frigorifer.

Si ta Konsumoni këtë Kurë
Lëngun e përftuar mund ta ndani në tre doza për çdo ditë.

Rekomandohet që të pini nga një filxhan çaji me këtë lëng para secilit nga tre vaktet e ngrënies. Kura përdoret për tre ditë rresht. Ajo ndihmon organizmin për një pastrim rrënjësor të tij duke ndikuar në shkrirjen e yndyrës së tepërt në zonën e barkut.

Efektet e kurës ndihen pas një jave ku ju do të ndiheni më të lehtë.

Shënim
Për shumë persona shija e këtij lëngu mund të jetë e sikletshme dhe e vështirë. Por gjatë konsumimit të tij mund të shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar dhe për t’i dhënë shije gjithashtu./AgroWeb.org

Kura me 12 thelpinj hudhra, nuk do ta besoni se çfarë i ndodh trupit Read More »

Ka ndërruar disa media, tani ikën edhe nga Klan. Zbulohet surpriza e moderatores së njohur

Nevina Shtylla, bukuroshja moderatore e cila është shumë e dashur per publikun, është parë në formate të ndryshme televizive por njëkohësisht ka ndërruar disa herë ekran.

Pasi la InTv, Nevina moderoi emisionin ‘JO Vetëm modë’ në Tv Klan. Gjithashtu gjatë verës ajo ishte në çdo qytet të vendit duke prezantuar festivalin e muzikës ‘Maratona e Këngës’ po ashtu në Klan.

Por sipas burimeve të Express, rrugëtimit të moderatores në TV Klan i ka ardhur fundi. Ajo është parë në studiot e Top Channel, ç’ka bën të kuptohet se do e shohim në këtë ekran.

Shtohen dhe më tepër dyshimet për këtë largim nga vetë fakti, se ajo nuk u shfaq në spotin e fillimit të sezonit televiziv në Klan. Nuk dihet ende formati që ajo do të drejtojë Nevina në Top.

Ka ndërruar disa media, tani ikën edhe nga Klan. Zbulohet surpriza e moderatores së njohur Read More »

Qytetari nuk kishte hyrë ende në shtëpi por kur gjen faturën i ikën mendja

Çuditë shqiptare nuk kanë të sosur. Pa hyrë në shtëpinë e re, qytetarit i vjen një faturë e energjisë elektrike me vlerë prej gati 20 milionë lekësh.

Jako Blani me kursimet e një jete dhe punës në Greqi si emigrant, prenotoi për të blerë një shtëpi të re në zonën e Qesarakës, në Tiranë.

“Në 2015-ën më thotë ndërtuesi që të ka ardhur një gjobë prej 19 milionë lekësh. Kur shkova tek zyrat e OSHEE-së, më thonë që kam edhe një afrofe prej 1 milionë lekësh të vjetra. Faturën ma anuluan, ndërsa afrofenë jo”, shprehet qytetari.

Jako i kërkon ndërtuesit t’i ndërpresë punimet deri në zgjidhjen e problemit.

“Po jetoj prej 3 vjetësh në një shtëpi me qira, me 200 mijë lekë muaji, pasi siç e shikoni, shtëpia nuk po përfundon. Kam 3 vjet që sorollatem. Për një lidhje të paligjshme, këta të futin në burg”, thotë qytetari.

Aktualisht Jako paguan tarifën e shërbimit prej 3400 lekësh të vjetra.

Teksa zbresim shkallët, takojmë lexuesin e sahatit që po mat energjinë e harxhuar nga banorët e pallatit ku do të jetojë edhe Jako.

“Nuk ka energji të konsumuar nga ky konsumator”, na thotë lexuesi i sahatit.

Abonenti u prit sot në OSHEE dhe drejtori i zyrës së shtëpi, Ardi Kola pohoi se problemi i qytetarit do të gjejë zgjidhje brenda ditës së premte.

Top Channel

Qytetari nuk kishte hyrë ende në shtëpi por kur gjen faturën i ikën mendja Read More »

U bë nënë para disa javësh, sot relaksohet në plazh. Ja sa kushton kostumi i Xhensilës

Edhe pse vetem pak kohe me pare u be nene, këngëtarja e dashur shqiptare Xhensila Myrtezaj duket ne top forme.

Në një nga fotot e publikuara ditët e fundit e shohim këngëtaren teksa relaksohet në plazh.

Ajo që ka rënë në sy është edhe kostumi i banjës i saj.

Ai arrin shifrën 215 euro dhe Xhensila duket vërtet bukur në të.

U bë nënë para disa javësh, sot relaksohet në plazh. Ja sa kushton kostumi i Xhensilës Read More »

Kryeprokurorja Arta Marku reagon për sulmin ndaj gazetares, ja çfarë thotë

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka reaguar pas sulmit me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala. Përmes një reagimi, Arta Marku shpreh shqetësimin për sulmin dhe thotë se mbështet hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët.

“Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku shpreh shqetësimin e thellë për sulmin ndaj familjarëve të gazetares Klodiana Lala mëngjesin e datës 30 gusht. Kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët e sulmit.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson angazhimin për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës. Marku çmon punën e gazetares Lala dhe trupës së gazetarëve që përballen me vështirësi dhe rreziqe në kërkim, zbardhje dhe raportim të së vërtetës”- thuhet në reagimin e kryeprokurores.

Kryeprokurorja Arta Marku reagon për sulmin ndaj gazetares, ja çfarë thotë Read More »

“Janë plumba mbi ne”, protestë para kryeministrisë pas sulmit të gazetares

Pas sulmit me armë të gazetares Klodiana Lala, mbrëmjen e sotme është zhvilluar një protestë para kryeministrisë.

Në protestë marrin pjesë, gazetare, qytetarë e aktivistë të shoqërisë civile. Gazetarët shprehen solidaritetin e tyre dhe thonë se sulmi ndaj Klodiana Lalës është sulm ndaj gjithë gazetarëve në Shqipëri.

Sulmi ndaj gazetares ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa  gazetarët kërkojnë drejtësi dhe liri në profesionin e tyre.

“Janë plumba mbi ne”, protestë para kryeministrisë pas sulmit të gazetares Read More »