Në 7 shtator, Tirana do të përfshihet nga “Tornado”. Grupi legjendar i muzikës rock “Elita 5”, plot 30 vite në skenën shqiptare, ka përzgjedhur Tiranën për koncertin madhështor, me hitet dhe albumin më të ri të tyre, i titulluar “Tornado”.
“Elita 5”, grup i themeluar në 1988, i përbërë nga 6 pjesëtarët nga Tetova, numëron 8 albume dhe dhjetëra këngë hite si “Al Capone”, “Nuk jam unë diktator”, “Fol, vetëm fol” dhe e fundit e hedhur në treg para dy muajsh, “Tornado”. Janë 8-9 albume edhe mbi 70 këngë” të kompozuara dhe të kënduar nga ata.
Të kërkosh nga “Elita 5”, se cila është kënga e tyre e preferuar, është njësoj si të bësh diferencë tek fëmijët. Megjithatë ata thonë se ajo që i vuri vulën këtij grupi, mbetet ‘Al Kapone’. Publiku kryeqytetas do të mund të shijojë albumin më të ri “Tornado” dhe këngën e realizuar në rrugët e Tiranës./atsh
Pasi kaluam Hënën e Bricjapit, këtë shtator, na pret ajo që quhet “Hëna e Re”.
Ndaj, duhet të njiheni të gjithë me çfarë ajo do t’ju ofrojë më 9 shtator dhe të jeni gati për të!
Dashi
Çoheni në mëngjes nga shtrati të emocionuar për të shkuar në punë? Prisni që nivelet tuaja të vetëbesimit të arrijnë majat. Kjo energji do t’ju ndihmojë të shkoni pas dëshirave tuaja, të merrni atë që dëshironi pa u dashur shumë sakrifica. Mund të bëni përpara në biznes ose të ngriheni në detyrë. Nëse keni frikë për diçka, përballuni me të dhe do e kaloni me sukses.
Demi
Jeni duke punuar në idetë tuaja të ardhshme? Hëna e re është në favorin tuaj për të publikuar idetë tuaja. Do të keni influencë dhe fuqi të madhe në jetën tuaj për të bërë ndryshime pozitive. Mund ta transmetoni këtë energji dhe në ngjarjet e jetës suaj apo njerëzit që ju rrethojnë. Merreni fatin në duart tuaja.
Binjakët
Të ëndërrosh shumë është argëtuese, por kur vjen koha për të bërë një listë dhe të hidhesh në veprim, mund të kthehet në stresuese. Madje dhe e frikshme. Hidhini një sy frikërave tuaja dhe zbuloni nga vijnë. Zgjidhja e këtyre problemeve do t’ju lejojë të përqëndroheni në arritjen e qëllimeve tuaja afatgjata.
Gaforrja
Hëna e re është shumë me fat për ju. Do e keni më të lehtë të përmirësoni aftësitë tuaja dhe të zhvilloni talentet. Mundësi emocionuese dhe sukses profesional po ju pret për t’ju dhënë një ndjesi sigurie dhe qëndrueshmërie.
Luani
Është koha të shpenzoni disa para për t’i bërë vetes suaj një dhuratë. Pavarësisht situatës, është momenti më i mirë për të blerë disa veshje që të ndiheni në formë. Vishuni sikur bota të jetë pasarela juaj.
Virgjëresha
Kaq shumë intensitet për ju këtë periudhë! Keni ide pafund dhe lajmi i mirë është që do dini si të organizoni hapat tuaj për të arritur sukses në qëllimet që keni. Por mos harroni t’i kushtoni kohë dhe dashuri vetes suaj. Gjithnjë vendosni të tjerët në prioritet, duke qenë i shkujdesur për hapësirën e shenjtë personale.
Peshorja
Vera ishte e mbushur me tension apo jo? Përdoreni këtë Hënë të re për një periudhë të qetë dhe paqësore. Lejoni veten tuaj të rikarikoheni pas një vere me punë shumë.
Akrepi
Gjërat janë të orientuara nga karriera për ju. Miqtë mund t’ju ndihmojnë të krijoni lidhje të reja profesionale. Dilni me grupin tuaj dhe njihni njerëz. Kombinoni socializimin me punën dhe do ja kaloni për bukuri.
Shigjetari
Mos e zbukuroni zyrën sikur të keni arritur Hënën. Një pozicion më i lartë pune do ju bëjë të ndiheni të fuqishëm dhe do ju kënaqë egon. Mundohuni mos ta lini t’ju pushtojë mendimet, dhe mos harroni që duhet të vazhdoni të punoni për ta mbajtur atë pozicion.
Bricjapi
Përgatituni të jeni pak më të lidhur me veten tuaj. Është koha të jeni pak më spiritual dhe gjithashtu spontan. Aventura do ju bëjë mirë!
Ujori
Ju vetëm jepni, jepni, jepni! Kjo është një gjë e mirë, por duhet të keni dhe kufinj. Mungesa e tyre do shkaktojë vështirësi në jetën tuaj romantike, prandaj mos kini frikë të bëni gjërat më serioze. Qëndrojini besnikë parimeve tuaja.
Peshqit
Probleme në lidhje? Ndonjëherë është koha t’i lësh të shkojnë. Jo çdokush pranë jush është gjithnjë në anën tuaj. Kjo Hënë e Re do ju shërbejë të zgjoheni dhe të shihni gjërat më qartë. Për disa marrëdhënie mund të punoni dhe t’i rregulloni. Por disa të tjera janë thjesht të tepërta.
Për ambasadoren e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin kjo e premte shënon ditën e fundit me këtë mision në vendin tonë. Vlahutin ka reaguar përmes një shënimi lamtumire:
“Sot është dita ime e fundit si Ambasadore e BE-së në Shqipëri. Do jem gjithnjë mirënjohëse për mundësinë që pata për të punuar në të mirë të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Shqipëria po ecën qëndrueshëm drejt vendit të saj në Bashkimin Evropian, dhe unë mund t’ju uroj veç fuqi dhe vendosmëri për ta arritur këtë qëllim sa më shpejt e mundur. Sa për mua, ka qënë dhuratë e çmuar ta ndaj jetën me njerëz të mirë dhe që e kisha Shqipërinë shtëpi për katër vjetët e fundit. Faleminderit”. Pas largimit të diplomates kroate, Luigi Soreca do të shërbejë si ambasador i Bashkimit Europian në Tiranë.
Më shumë se 10 vjet më parë, spitalet private filluan investimet e tyre në Shqipëri, duke shfrytëzuar nivelin e ulët të shërbimeve në shtet dhe kërkesën në rritje të shqiptarëve për mjekim cilësor. Shumat e mëdha që të sëmurët shqiptarë shpenzonin në Greqi nxitën grupin grek Diagnostic and Therapeutic Center of Athens Hygeia që të hynte në Shqipëri. Investimi fillestar ishte 60 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare në faqen e internetit të kompanisë dhe aktiviteti nisi në vitin 2010.
Investimet filluan të zgjeroheshin me shpejtësi, me hyrjen e Spitalit Amerikan (100% në pronësi të Balkan Alliance Healthcare B.V), që ka sot 5 spitale në Shqipëri, Salus (në pronësi të investitorëve privatë e të Salus Holding) dhe tendenca vijon, teksa në 2016-n u hap Spitali Kontinental.
Por, ky inflacion spitalesh nuk duket se po rezulton fitimprurës. Pothuajse të gjithë veprojnë me humbje të mëdha edhe pas 6-7 vitesh aktiviteti, ndërsa të ardhurat dy vitet e fundit nuk po rriten më. Kanë filluar tashmë edhe tërheqjet e para. Në fund të vitit të kaluar, Spitali privat Hygeia Tiranë (i dyti më i madh sipas të ardhurave) nisi negociatat për t’u shitur tek operatorët e tjerë aktivë në treg. Transaksioni u finalizua vetëm në ditët e para të gushtit 2018 dhe blerësi është Spitali Amerikan. Vlera e shitjes sipas burimeve zyrtare ishte rreth 30 milionë euro (gjysma e investimit fillestar), nga të cilat grupi grek Hygeia do të arkëtojë një shumë modeste prej 1 milion eurosh, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për shlyerjen e kredive.
Që prej fillimit të aktivitetit, Hygeia ka rezultuar me humbje të mëdha dhe nuk ka raportuar asnjëherë fitime. Në bilancet e 3 viteve të fundit (2015-2017) Hygeia e ka pranuar hapur që është në vështirësi financiare dhe ka hedhur dyshime në lidhje me aftësinë e shoqërisë për të vazhduar në vijimësi. Edhe blerësi, Spitali Amerikan, më i madhi privat në vend, është me humbje, por është optimist për vijimin e aktivitetit, pasi deklaron se këto humbje janë rrjedhojë e investimeve për zgjerimin e saj.
Përvoja ndërkombëtare referon një cikël trevjeçar, kur përgjithësisht sipërmarrje të tilla fillojnë e japin fryte. Sipas një studimi të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (bazuar në analizat që ajo ka bërë për kreditë e dhëna për spitalet private në vende të botës), investimet në spitale, me 100 deri në 200 shtretër kanë në përgjithësi një periudhë ku shpenzimet barazohen me të ardhurat (break even point) prej rreth tre vitesh. Raporti thekson se optimizmi i tepërt nga investitori apo huamarrësi është i zakonshëm në këto lloj investimesh (numri i pacientëve, të ardhurat, përfitueshmëria).
Por, pse në Shqipëri aktiviteti i shërbimeve spitalore private po vijon me humbje të mëdha edhe pas ciklit 3 vjeçar?. Erilda Selimaj, drejtore e pergjitshme, e Spitalit Gjerman pohon për Monitor, se kjo vjen për për disa arsye:
Së pari janë investimet e mëdha fillestare, që rëndohen më tej gjatë aktivitetit nga kostot e larta të personelit dhe shërbimeve mjekësore.
Së dyti, konkurrenca është shtuar dhe ajo vlerësohet mjaft e lartë, duke bërë që operatorët të operojnë me çmime të ulëta të shërbimeve, çka po ndikon në rritjen e humbjeve. “Shqipëria është një treg i vogël dhe me nivel të ulët jetese. Çmimet e shërbimeve nuk i mbulojnë kostot”, pohon Selimaj.
Ajo pranon që një shkak tjetër është edhe keqmenaxhimi që u është bërë spitaleve private në disa raste. Një tjetër problem i madh i spitaleve private është edhe gjetja e burimeve njerëzore, që është një sfidë më vete. “Shume spitale private punësojnë mjekë me kontrata të pjesshme, por këto kanë kosto më shumë se një i punësuar full time”. Kjo i ka rritur shumë kostot, pasi ndodh ndonjëherë që kosto part time e një mjeku të shkojë edhe 80 mije euro….në muaj.
66 milionë euro shpenzime për tu kuruar te privati
Ndërsa vetë spitalet nuk raportojnë biznese fitimprurëse, të sëmurët shqiptarë po shpenzojnë gjithnjë e më shumë privatisht për t’u kuruar në vend.
Sipas të dhënave nga bilancet përkatëse, 7 spitalet dhe klinikat kryesore private në vend, Spitali Amerikan, Hygeia Hospital – Tirana, Salus, Spitali Gjerman (Cardio & Diagnostic Center Hamburg / TIR), Spitali Europian, Spitali Privat i Zemrës, Spitali Kontinental kanë qarkulluar në 2017-n në total rreth 8.9 miliardë lekë, apo rreth 66 milionë euro, me një rritje prej 6%, në raport me 2016.
Rritja ka ardhur vetëm si rrjedhojë e zgjerimit të aktivitetit të Spitalit Amerikan dhe hyrjes së Spitalit Kontinental, ndërsa subjektet e tjera kanë rezultuar me rënie. Ky është viti më i dobët në drejtim të rritjes së të ardhurave, në ciklin e deritanishëm të aktivitetit të spitaleve private (në 2016-n, rritja 16% dhe në 2015-n arriti në 21%).
Ndonëse një pjesë e këtyre parave janë rimbursuar nga shteti (p.sh., hemodializa me rreth 6 milionë euro), përqindja më e madhe ka ardhur nga xhepat e shqiptarëve të pakënaqur me sistemin shtetëror shëndetësor, edhe pse paguajnë sigurime e duhet të marrin shërbimin falas.
E panjohur mbetet shuma që shqiptarët shpenzojnë për t’u kuruar jashtë vendit, ku destinacionet kryesore mbeten Turqia, Greqia, Italia etj.
Spitali Amerikan me humbje, por vijon investimet
Spitali Amerikan raportoi të ardhura prej 5.2 miliardë lekësh (rreth 40 milionë euro), me një rritje prej 15% me bazë vjetore, duke konsoliduar pozitat si spitali më i madh privat në vend dhe duke rezultuar i vetmi që vijon me rritje të qëndrueshme të të ardhurave.
50% e të ardhurave vjen nga shërbimet spitalore e ambulatore, sipas specifikimeve në bilanc, ndërsa 35% vjen nga laboratorët, radiologjia, kardiologjia etj. 15% e të ardhurave ishin nga hemodializa që nuk paguhet nga të sëmurët, por nga fondet e sigurimeve shëndetësore.
“Gjatë vitit 2015, Spitali Amerikan ka marrë pjesë me 15% të aksioneve të kapitalit të zakonshëm në Dia-Vita sh.p.k., e cila ka fituar Koncesionin e Dializës në 2015, për të mbështetur këtë shërbim në pesë qendra të dializës. Kapitali fillestar i regjistruar i Dia-Vita sh.p.k. është 1 milion lekë dhe 15% e kontributit kapital të Grupit është kontribut në ekspertizë profesionale dhe veprimtari. Grupi pret të marrë dividendë në të ardhmen nga Dia-Vita, në proporcion me pjesëmarrjen e tij në pronësi”, thuhet në bilanc.
Në janar 2017, është hapur spitali i tretë në Tiranë (me një nisje fillestare në nëntor 2016). Kontrata për ndërtesën e re është firmosur në maj 2016 dhe gjatë shtatë muajve pasues, Grupi ka punuar për të kryer riprojektimin dhe përmirësimet e nevojshme.
Humbjet e grupit gati u dhjetëfishuan në 339 milionë lekë. Sipas shpjegimeve në bilanc, humbja e akumuluar e Grupit vjen kryesisht si rezultat i humbjeve të akumuluara të viteve të kaluara, si dhe investimeve në njësitë e reja. Aktivitetet e Grupit në Shqipëri dhe Kosovë gjenerojnë flukse pozitive të parasë.
“Humbja e Grupit vjen si rezultat i aktivitetit në Kosovë dhe në veçanti, nga investimet në spitalin e ri në Prishtinë, i cili ka filluar aktivitetin në vitin 2015; spitalit të ri në Tiranë i cili rezultoi me shpenzime më të larta fikse dhe variabël se sa pritej; dhe zgjatjes së punimeve të rindërtimit në spitalin e parë në Tiranë, të cilat filluan në shkurt 2017 dhe përfunduan plotësisht në shkurt 2018.
Për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2017, Filiali në Kosovë ka raportuar rritje prej 9% (2016: 96%) në të ardhura krahasuar me vitin paraprak, pas fillimit të shërbimeve të reja, veprimtarisë në mjediset e reja dhe volumit më të lartë të shërbimeve ekzistuese. Edhe pse Filiali aktualisht po operon me humbje, drejtimi pret që të vazhdojë të rritet në vitet e ardhshme dhe të rezultojë me fitim në vazhdimësi. Drejtimi beson se aftësia e Filialit për të vazhduar në bazë të parimit të vijimësisë nuk është përkeqësuar”, thuhet në bilanc.
Hygeia thellon humbjen
Spitali Hygeia, i dyti më i madh në vend, raportoi të ardhura prej 2.6 miliardë lekësh, me një rënie prej 3% me bazë vjetore në 2017-n, duke shënuar vitin e parë me tkurrje aktiviteti. Humbjet u thelluan me 15%, në 433 milionë lekë, sipas bilancit zyrtar. Detyrimet afatshkurtra i tejkalojnë aktivet afatshkurtra me 1.9 miliardë lekë.
Edhe vetë kompania, në analizën e bilancit, për të tretin vit radhazi pranon gjendjen e vështirë të saj. “Pamundësia e shoqërisë në përmbushjen e kushteve të marrëveshjes së huasë dhe nevojave financiare, humbjet e saj të përsëritura nga operacionet, si dhe pozita negative e kapitalit punues mund të hedhin dyshime në lidhje me aftësinë e shoqërisë për të vazhduar në vijimësi.
Aftësia e shoqërisë për të përmbushur detyrimet dhe për të vazhduar në vijimësi varet nga fondet e marra nga shoqëria mëmë. Shoqëria mëmë është angazhuar të vazhdojë të sigurojë mbështetje financiare për shoqërinë. Drejtimi beson se po merr të gjitha masat e nevojshme për të mbështetur qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e biznesit të shoqërisë në rrethanat e tanishme”, thuhet në shënimet e bilancit.
Spitali ka një stok kredie prej 2.7 miliardë lekësh, deri në fund të 2017-s, të cilin e ka marrë në vitin 2010 nga dy institucione ndërkombëtare, BERZH dhe Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim. Por, Hygeia ka pasur vazhdimisht vështirësi në pagimin e tyre ndaj e ka ristrukturuar dhe shtyrë vazhdimisht pagimin e principalit dhe për momentin po paguan vetëm interesat, sipas deklarimeve në bilanc. Në qershor 2018. Hygeia miratoi një rritje kapitali, nga 3.7 në 4 miliardë lekë. Megjithatë, humbjet e akumuluara në kapital për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm negativ, arrijnë në 2.7 miliardë lekë.
“Tashmë jemi Spitali Amerikan”, tha për “Monitor”, Loenard Solis, drejtor i Hygeia, “por mbase do ta ruajmë edhe pak emrin”.
Të tjerët
Salus, spitali i tretë më i madh privat në vend, pas një rritje të shpejtë që kur kishte nisur aktivitetin, shënoi për herë të parë rënie në vitin 2017. Të ardhurat ranë me 8% në 500 milionë lekë. Edhe ky spital ka vijuar të rezultojë me humbje, që pothuajse është dyfishuar në 65 milionë lekë.
Spitali Gjerman ka raportuar rënie të ardhurash me gati 20% në 238 milionë lekë. Ai është nga të paktët me fitim, që gjithsesi po ulet nga viti në vit, duke zbritur në 13 milionë lekë në 2017-n, nga 25 milionë lekë në 2016-n, nga 87 milionë lekë në vitin 2015.
Spitali Europian dhe Spitali Privat i Zemrës kanë parë të dyja rënie të të ardhurave, përkatësisht me 30% dhe 6.3%, pas rritjes së fortë të vitit të mëparshëm. Spitali Europian vijon me humbje të mëdha, që janë dy herë më të larta se të ardhurat. Ndërsa Spitali i Zemrës rezulton me një normë fitimi para taksave prej 32%, duke e bërë atë spitalin privat më fitimprurës në vend.
Megjithatë, hyrjet e reja nuk mungojnë
Zgjerimi i spitaleve ekzistuese dhe ngadalësimi i të ardhurave nuk e ka penguar hapjen e të rejave. Spitali Kontinental, i regjistruar në vitin 2015, ka realizuar në 2017-n të ardhura prej 102 milionë lekësh, ndërsa humbjet ishin rreth 55 milionë lekë./korrieri
Për të 6-tin edicion rradhazi, panairi i “Turizmi Familjar, agroturizmi dhe etnoturizmi”. Paketë punësimi dhe zhvillimi për gratë e zonës së Orikumit. Ky edicion u zhvilluan nën kujdesin e veçantë të bashkisë së Vlorës.
Gatimet tradicionale, punimet e dorës dhe prodhimet e fushës ishin e veçanta e tij. Nje aktivitet ndryshe, edhe për promovimin e vlerave të zonës se Orikumit, traditat dhe vlerat e treves se Orikumit, një nga zonat me shumë te preferuara për turistet vendas dhe te huaj.
Të gatuara me dashuri dhe trashëguar me fanatizëm, recetat tradicionale u shijuan nga pjesëmarrësit.
Gratë thonë se i gatuajnë edhe për turistet. Pasi shpesh ata adhurojnë shijen e veçantë e bio.
Orikumi është qyteza e vogël bregdetare në jug të vendit, shumë prane qytetit të Vlorës dhe në vitet e fundit numri i turisteve që zgjedhin ketë zonë ka ardhur drejt rritjes. Një tjeter aktivitet promovues për zhvillimin e turizmit në ketë zonë.
Fillon zbatimi I projektit “ Qeverisja me pjesëmarrje për të rritur cilësinë e dialogut dhe nivelin e pjesemarrjes në menaxhimin e Parkut Kombetar Llogora”, i financuar nga Leviz Albania.
Ne Parkun Kombetar LLogora sot (31 gusht 2018) u zhvillua aktiviteti i fillimit të zbatimit të projektit “Qeverisja me pjesëmarrje për të rritur cilësinë e dialogut dhe nivelin e pjesemarrjes në menaxhimin e Parkut Kombetar Llogora”. Projekti financohet nga Leviz Albania.
Në ketë aktivitet moren pjesë rreth 35 persona perfaqesues te komunitetit te zonës, kryepleq, bizneseve locale, Shoqatave të shoqerisë civile, Forimit te mjedisit local te Orikumit, te rinj e gra të zonës, perfaqesues te Agjencisë rajonale të zonave të mbrojtura Vlorë dhe te Njesise Administrrative Orikum.
Drejtuesja e projektit Zj. Anila Boshnjaku theksoi se “Nevoja per inicimin e ketij projekti lindi sepse megjithë angazhimin dhe përfshirjen e Shqipërisë në konventat nderkombetare që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm dhe mjedisin të cilat promovojnë konceptin e planifikimit me pjesemarrje dhe menaxhimin me bashkepunim te zonave të mbrojtura, rezulton se në Shqipëri grupet e interesit dhe komunitetet lokale janë shumë pak te perfshira në proceset e vendimmarrjes, madje nuk kanë as informacion te mjaftueshem. Prandaj lind nevoja e rritjes së ndërgjegjësimit të komuniteteve për rolin e tyre në proceset vendimmarrëse dhe menaxhuese dhe përfaqësimi I tyre në forume të cilat duhet të aplikojnë një platforme dialogu me menaxherët e parqeve”.
Qellimi i projektit është promovimi i qeverisjes me pjesemarrje në funksion te permiresimit te dialogut të grupeve të interesit të komunitetit lokal me institucionet vendore për një menaxhim cilësor te Parkut Kombetar Llogora.
Aktiviteti u pershendet nga te pranishmet, te cilet vleresuan projektin dhe theksuan rendesinë e bashkepunimit dhe dialogut midis aktoreve në funksion të zgjidhjës se problematikave për zhvillimin e Parkut. Ata falenderuan Qendren Leviz Albania për financimin e ketij projekti dhe shprehen nevojen dhe gatishmerinë për bashkepunim në kuader të ketij projekti.
Te pranishmit në aktivitet paraqiten gjithashtu opinionet e tyre për permiresimin e bashkepunimit dhe angazhimin per t’u bërë një ze me i fuqishem për zhvillimin e zonës, nepermjet forumeve të bashkepunimit.
Jo çdo ditë dëgjojmë lajme të mira për dhe nga shqiptarët, e ky padyshim është i mirë. Kardiokirurgu i njohur shqiptar që jeton dhe punon në Irlandë Kristo Papa, i ka shpëtuar jetën një pasagjeri të avionit ku udhëtonte me bashkëshorten.
“Ka qenë ora 2:45 e mëngjesit të së mërkurës kur pasagjeri, një burrë 63 vjeç i ulur pranë meje humbi ndjenjat. Iu afrova pranë dhe i dhashë ndihmën e parë pasi konstatova se ishte një rast Lipotimie”, tregon doktori për “BW”.
Përgjatë 40 minutave e cila ishte pjesa e ë mbetur nga Cork i Irlandës për në Verona doktori shqiptar ka arritur ta mbajë në parametra jetësorë deri në mbërritjen e ambulancës.
Pas shoqërimit nga ekipi mjekësor i 63-vjeçarit për në ambulancë të gjithë pasagjerët kanë duartrokitur veprimin e doktorit shqiptar duke e quajtur një hero.
Doktori e ka vizituar dhe ditën e sotme pasagjerin ku ka marrë konfirmim se ai është jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve të spitalit nëse nuk do t’i jepej ndihmë e duhur në kohë, 63-vjeçari do të kishte humbur jetën.
Prokuroria e Pergjithshme ka levizur pas akuzave te opozites per audiopergjimin e publikuar ne media ku flitet per nje shantazh nga qeveria shqiptare ndaj gjyqtarit tone ne Strasburg per te ndikuar ne ceshtjet e pronave qe po hetohen aty.
Prokuroria sot ka sekuestruar audio pergjimin ku jane te perfshire ish kreu i KQZ Denar Biba dhe gjyqtari qe perfaqeson Shqiperine ne Gjykaten e Strasburgut, Ledi Bianku.
Javen e ardhshme do te pyetet ne cilesin e personit qe ka dijeni per rrethanat e hetimit Denar Biba.