Irina

‘Unë jam një nga një milion e katërqind e tridhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gratë e Shqipnisë’

Nga Ada Halilaj

Unë jam një nga një milion e katërqind e tridhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gratë e Shqipnisë.

Jam bijë e gjakut malësor; fëmijë i dy prindërve me arsim 8-vjeçar, njerëz të një dinjiteti madhështor, të një thjeshtësie mallëngjyese, të një krenarie imponuese, punëtorë kooperativash, vjelës duhani, shitës kavanozash, shtëpijakë e në fund nëpunës shteti.
Jam vajza e një nane bujarisht të dashtun por edhe e sertë në rregulla dhe dirigjente në kërkesa dhe i një babai fjalëpaktë,mendjehapun e besimdhanës. Jam vetë mësuese e vetë nxanëse e lirisë teme, të cilën deri vonë,e kam mbrojt si kafsha këlyshin e vet. Një grua e gjykume për prejardhjen ‘joqytetare’, për tatuazhet, për udhëtimet vetëm, për pavarësinë e mendimit të ftohtë, për refuzimin e religjionit të prindërve, bindjet politike të vetëformume, për tërheqjen nga spektakli i traditave, për njeriun që dashurova, për poezitë erotike, për shkrimet feministe, për zanin e të drejtës, për vetëvendosjen, për guximin, për besimin e palëvizshëm në vedi.

Jam një nga ato gratë për të cilat flitni në pauzat e kafeve,në mbledhjet familjare,në vesh të njeni-tjetrit.Një nga ato gratë që ndeshni me bërryl,tregoni me gisht,shihni me bisht të synit,ua harroni emnin apo s’keni njoft kurrë.

Gra si nana jeme, e treta e 9 fëmijëve, e lindun dhe e rritun nën brinjë të malit; e ushqyme me racion buke; e veshun me tesha të qepuna e të shqepuna; e mësume me hap sytë pa lind dielli, me kullot bagëtitë,me mbledh shërbelë, me ec gjysëm ore për shi e borë deri në bankat e shkollës ,me andrru pak e me punu shumë. Pengu i saj ma i madh asht humbja e bursës së studimit në Shkodër për vendim të të atit e privimi nga një mundësi e dytë shkollimi për vendim të vjehrrisë.

Gra si kushrina jeme,e cila tentoi disa herë vetëvrasjen për shkak të dhunës sistematike të bashkëshortit dhe pikëllimit nga turpi i pafrenueshëm me kërku ndihmë nga familja.

Gra si Meli,e fejume me zor në moshën 12 vjeçare sepse trupi i saj, krahasu me shoqet,ishte ma joshës,ma trazues e kërkesat e dorës sa vinin e shtoheshin në shtëpi.

Gra si Ida,që pranon pasivisht bashkëjetesën me një burrë pijanec,të dhunshëm dhe të papunë sepse e zgjodhi vetë,me dashni e me ngulm,kundër gjithkujt e gjithçkaje, e i vëllai nuk e merr mbrapsht motrën e ndame me dy fëmijë të “huaj” në prehën.

Gra si Ola,babai i të cilës ka vite që nuk i flet me gojë,vetëm sepse lindi një fëmijë jashtë martese.
Gra si Ohrida,që duhet të fshihet nëpër kafene të errëta apo në lokale periferike me të dashtunin e saj, duhet t’i ruhet paditjes së kureshtarëve sepse vajzat e këtij vendi nuk mund ta jetojnë lirisht njohjen me një djalë. Ua fshehin prindërve nga frika. Ua rrëfejnë shoqeve nga ngazëllimi…sepse këtu, dashnia e pashpallun, e pazyrtarizume,e papërkrahun nga familjet përkatëse, shtrëngohet në turp, në marre, në koritje.

Gra si Xhulia,që mendon se virgjëria asht garanci për një martesë plot besim dhe krenari mashkullore…se kështu i kanë thanë, se kështu e kanë bind.

Gra si Lela,të brymosuna aq fort me frymën e nënshtrimit,sa besojnë plotësisht e verbnisht që urtësia dhe heshtja shiten mirë në tregun e opinionit të masës dhe se një grua e mençun nuk kundërshton, nuk e braktis vendin që i përket.
Gra si Artemisa,që detyrohet të organizojë dasmën në kohë rekord, me ngut dhe ankth sepse pret një bebe e familja nuk ia don barkun te goja në pragun e një shtëpie që s’asht ajo e të shoqit.

Gra si Pranvera që zgjohet e para e flen e fundit, që përgatit njëherazi mëngjesin e drekën nën dritën e vakët të kuzhinës, duke tregu kujdes maksimal që të tjerëve mos t’u cënohet gjumi, që punon mekanikisht 8 orë në një fabrikë këpucësh në anën e kundërt të qytetit,që kur kthehet e rraskapitun e me rrathët e syve të ramë,duhet t’ia fillojnë nga e para avazit të pafalshëm shtëpijak.Darka,pjatat në lavaman,detyrat e fëmijëve,rrobat e pahekurosuna në raft,mendimi se ça do gatuajnë të nesërmen,pa prit asnjë shenjë ndihme nga askush përveç duarve të saj.

Gra si Linda,e cila punon sa dyfishi i të vëllait në biznesin e familjes por paguhet sa gjysma e tij sepse djali,në ngushtësinë e mendimit patriarkal,asht shtylla e shtëpisë,trashëgimtari qëndror,andaj meriton ma shumë.

Gra si Inesi që dirigjon një organizatë të njohur,udhëton shumë,jeton vetëm,fiton mjaftueshëm para sa të mos ketë nevojën e askujt por që për tagrin publik karriera e saj asht fitu në këmbim të trupit të saj.

Gra si Luçiana,e cila prej 25 vitesh jeton me dy prindërit e bashkëshortit dhe nën ligjivënien e plotë të tynen përjashtohet nga vendimet familjare.Që nga emrat e fëmijëve e deri te blerjet ushqimore,Luçiana nuk ka zà me nxjerr.
Gra si Denisa,e cila pas lindjes së katër vajzave tenton kërkimin dëshpërues të djalit në një shtatzani të pestë dhe aborton me dashje sapo ekografia nuk ua përmbush pritshmëritë.

Gra si Jonida,dikur balerinë e një talenti premtues,e sot gruaja e një burri fanatik,xheloz e prepotent që e detyroi të hiqte dorë nga baleti,të vishte fundin nga gjuri e poshtë e të izolohej nga gjithkush në kullën e “artë”të vetmisë.
Gra si Ela,që nuk mundi të triumfonte karrierën si peshëngritëse sepse i ati nuk donte vajzë me profesion burrash.
Gra si Gonxhja,e cila mbasi ka pastru gjithë ditën stallën e lopëve,e këput gjumi duke parë telenovelën e preferume,të vetmen aventurë të lejueshme nga realiteti.

Gra si Kristina,e cila ka 3 javë që nuk takon prindërit,me urdhën të të shoqit,mbas një debati të cekët të këtij të fundit me burrin e motrës së saj.

Gra si Fatimja,e deklarume e vdekun nga familjarët pse u dashurua me një djalë të një feje tjetër.

Gra si Emanuela,që një pallat i tanë mezi pret ta fejojnë pas “turpit” të dështimit të fejesës së parë.

Gra si Nora,me shkollë,me profesion,me rrogë të mirë,me një burrë të pashëm që shihet me keqardhje dhe dyshim kur pyetjes se kur do bahet nanë,i përgjigjet:Jemi mirë kështu siç jemi!

Gra si Drita,e urtë,e butë,e sjellshme,punëtore,shembullore por “fatkeqësisht” e pabukur,e si e tillë e mëshirume kolektivisht.

Gra të palumtuna,të papërmbushuna,të paragjykume e të dhunume egërsisht.Gra me emën po pa identitet.Gra pamjaftueshmërisht të bukura,të mira,punëtore,nikoqire,pjellore…pamjaftueshmërisht të qeshuna,të dashtuna,të binduna…pamjaftueshmërisht bashkëshorte,nana,bija,nuse.
Gra të keqpagume,të keqtrajtume,të keqkuptume.

Për to,për nanen teme,për vedin…shkruej,luftoj,protestoj,qëndroj. Festa mund të presin.Rruga drejt saj nuk shtrohet me lule!

‘Unë jam një nga një milion e katërqind e tridhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gratë e Shqipnisë’ Read More »

Adhuruesve të modës: Vëmendje, kjo është ngjyra më në trend e momentit

Të gjithë të çmendur pas ‘rozës kuarc’ dhe duket se do ta mbajë këtë titull për një kohë të gjatë.
Qoftë në veshje, dekor apo sfonde fushatash publicitare e dizajn grafik, kjo ngjyrë ka pushtuar botën e modës dhe është kthyer papritur në ngjyrën e preferuar të të gjitha kureshtareve dhe duket se do ta mbajë këtë titull për një kohë të gjatë.

Shpesh në të njëjtën koleksion, dizajnerët kanë propozuar kombinime të ndryshme të kësaj ngjyre, si në një version të butë dhe të sofistikuar, ashtu edhe në tone më intensive dhe më të gjalla.

Por në qoftë se ngjyra nuk na bind, ne mund ta vëmë atë në një aksesor, si një kuletë, një shall ose një rrip.

E lehtë, e thjeshtë, delikate ajo do të jetë ngjyra më e përdorur edhe në produktet kozmetike, shkruan Telegrafi.

Adhuruesve të modës: Vëmendje, kjo është ngjyra më në trend e momentit Read More »

Greqia ndez sërish ‘gjakrat’, vjen deklarata e fortë nga kryeministri Tsipras: Çështja çame nuk ekziston!

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka reaguar sërish lidhur me marrëveshjen me Shqipërinë, e cila po mbahet peng nga Presidenti Ilir Meta.

Kryeminstri Tsipras është shprehur sot se Greqia mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me kusht që vendi ynë të përmbushë angazhimet e veta.

Duke folur për negociatat mes dy shteteve, Tsipras është shprehur se  negociatat midis ministrave të Jashtëm janë në një nivel të mirë.

Tsipras ka folur edhe për çështjen çame, duke u shprehur: Disa insistojnë të shtrojnë çështjen çame, por një çështje e tillë nuk ekziston. Komentet Tsipras i beri gjate nje konference per shtyp në Selanik.

Greqia ndez sërish ‘gjakrat’, vjen deklarata e fortë nga kryeministri Tsipras: Çështja çame nuk ekziston! Read More »

Stresi i mbytur në lot për nënën, nuk arrin të përfundojë këngën për të

Reperi Stresi ka një reputacion prej djali të keq, pasi jo rrallë herë ka qenë në kundërvajtje me ligjin, por përveç kësaj ai njihet edhe për diçka tjetër: marrëdhënien e ngushtë që ka me të ëmën.

Shpesh Arkimed Lushaj publikon mesazhet që shkëmben me mamanë e tij, Shpresën ku shprehin hapur dashurinë për njëri – tjetrin. Sot Stresi ka publikuar sërish disa mesazhe që i me “Dashurinë e Jetës së Tij” siç e quan ai.

Stresi i shkruan mamasë së tij që nuk është në gjendje ta mbyllë këngën që ka shkruar për të sepse vetëm qan.

“Smë lejn lotët aq shum të du, veç kur tmendoj mbaroj krejt,” i shkruan ai, ndërsa mamaja e tij Shpresa i përgjigjet se është “gjallë, dhe gjithashtu i dhemb zemra për të birin.”

Në këtë postim Stresi gjithashtu konfirmon pjesëmarrjen në Këngën Magjike, me këngën dedikuar nënës.

Stresi i mbytur në lot për nënën, nuk arrin të përfundojë këngën për të Read More »

Shpërthen moderatorja shqiptare: Masturboheshit fshehur me fotot e mia

Është një ndër gazetaret më rebele, kështu është cilësuar përherë, pasi liria e saj në media e në jetën private ka qenë gjithnjë befasuese.

Roza Lati, e cila sot ka shumë fansa, por dhe nga ata që e kritikojnë, ka realizuar një set fotografik shumë provokues.

Bashkangjitur këtyre fotove, ajo ka shkruar edhe një mesazh, ku u drejtohet atyre që e kanë kritikuar apo paragjykuar për “lakuriqësinë” e saj.

“Kjo eshte Roza… fuqia e se ciles zhveshi mendjet e vyshkura… e lakuriqsise se vete i shiti mend pa bere pazare me fatin. Ishte nje marreveshje me veten dhe me syrin e aparatit qe ne ate kohe!!! ….kur familjet si shembull te keq njihnin minifundin dhe jo Kardashians. Kush u skuq nga ju kur Roza me lakuriqsine e saj perplasej me shpejtesi pas hekurave te autostrades, kur ne rruge s’kishte makina, por gomere..?

Te gjithe ju peshperitet… nje pjese nuk i foli ne sy, e gjysma tjeter u masturbua fshehur ne nje frymarrje te pergjysmuar ku fjalet fliteshin si te dilnin nga goje te memecta… Ku ishit ju o meshkuj qe sot beni like nga karriget e llotos dhe votoni modelet e eskortes qe u zhveshen perpara kartes se kreditit nderkohe qe une kisha peshtyre injorancen tuaj qe ne 2009en me setin e pare fotografik me te brendshme fashion per nje reviste te famshme mode ne Shqiperi..?

Sot, une qesh me ju, qesh me veten, dhe bashkepuntoret e mi qeshin me mua, qe ne vendin tuaj zgjodha Sashen.

Sasha mos u merzit zemer… se nuk do e komentoj askush lakuriqsine tende… Ata jane Qen qe flasin shqip ndaj lakuriqsise sime, ndersa ti Sasha, njeriu qe une zgjodha per kete photoshoot ne vend te meshkujve qe nuk mi rruajten dot kembet”, shkruan ajo.

     

Shpërthen moderatorja shqiptare: Masturboheshit fshehur me fotot e mia Read More »

E shkruar në dorë që nga lindja: Sa fëmijë do të keni dhe a do të jenë të shëndetshëm!

Ekspertët thonë që hiromantia mund të parashikojë madje, edhe të ardhmen e largët, vdekjet e fëmijëve dhe abortet.

Linja e fëmijëve është një ndër linjat më kontroverse, kur është fjala për leximin e fatit nga shuplaka, përkatësisht për hiromantinë, sepse i kanë edhe femrat, edhe meshkujt, edhe ata të cilët nuk kanë parterë edhe/ose kurrë nuk do të kenë fëmijë, si edhe ata të cilët fëmijët do t’i kenë me ndihmën e fekondimit artificial. Prandaj saktësia e asaj që na flet hiromantia ndonjëherë është vënë në dyshim, transmeton Telegrafi.

Sipas teknikës së vjetër të shikimit në shuplakë, linjat e pasardhëseve gjenden nën gishtin e vogël, mbi të ashtuquajturën linjë e martesës.

Ato tregojnë se sa fëmijë do të keni, por edhe diç më shumë se kjo:

1. Linjat e fëmijëve meshkuj dhe fëmijëve femra
Numri i linjave tregon numrin e fëmijëve, mirëpo nuk është më pak e parëndësishme çfarë janë ato linja. Në të vërtetë, linjat e thella do të thonë që do të lindni djem, ndërsa të shkurtrat dhe/ose linjat e zbehta tregojnë që fati ju ka paracaktuar të keni vajza. Mirëpo, nëse linjat janë shumë të shkurtra, të cekëta apo të ndërprera, hiromantia paralajmëron abortet dhe humbjen e fëmijëve të sapolindur.

2. “Ishull” ose rreth i vogël në linjën e fëmijëve
I ashtuquajturi “ishull” në fillim të linjës së fëmijëve sugjeron shëndet të ndjeshëm në fillim të jetës së fëmijës, ndërkaq “ishulli” në fund të linjës do të thotë që fëmija do të jetë i trazovaç dhe i pa marrë vesh.

3. Yjet e vogla apo pika e zezë
Ylli apo pika e zezë në linjën e fëmijëve do të paraqesë tashmë problemet e përmendura nëse ke “ishull” apo madje edhe vdekje të fëmijës.

4. Linja e binjakëve
Nëse dy linja bashkohen dhe vazhdojnë në njërën (si “Y” e kthyer mbrapsht) është e mundshme që do të lindni binjakë.

5. Numër i madh i linjave mbi linjën e martesës
Kjo mund të thotë që do të kemi familje shumë të madhe, por edhe atë që jeni person i cili thjesht i adhuron fëmijët, të vetët apo të huajt. 

E shkruar në dorë që nga lindja: Sa fëmijë do të keni dhe a do të jenë të shëndetshëm! Read More »

Shtabi “anti-drogë” PD-LSI, emëron Dash Alikon e drogës së Lazaratit, përfaqësues në Qarkun-Gjirokastër

Votat qyl, që PS i dha LSI-së më 2017-ën, për mandatin e Kryetares së Bashkisë dhe këshilltarët bashkiakë në Gjirokastër, Iliri dhe Monika i shitën tek PD, pas përzënies nga pushteti, duke lëpirë “gëlbazën rrëke”, që kishin hedhur gjatë fushatës, kundër kandidatëve të PD në këtë qark dhe kundër kupolës së krejt “partisë së krimve njerëzore”, siç e quanin PD para një viti.

Këto janë pazare, që LSI nuk i ka bërë për herë të parë, kur është fjala për pushtet e pasuri, por më i rëndë është fakti, që Iliri, Monika dhe vasil-vasalët me kokë të ngjyer e të rruar, nga njëra anë çirren për oligarkët e drogës, nga ana tjetër, këshilltarët e LSI, bashkë me këshilltarët e PD, firmosin vendime, për emërime ekzempalarësh të drogës, si përfaqësues në këshillat e qarqeve.

Këtë ka bërë LSI, 3 muaj më parë në Këshillin Bashkiak-Gjirokastër, ku ka bashkuar votat me PD, duke emëruar si përfaqësues të PD-LSI në Këshillin e Qarkut, ish-kryekomunarin e drogës së Lazaratit, Dashnor Aliko, “taksidarin” dhe mbrojtësin e bandave të drogës në Lazarat, i cili në vitin 2014, kur policia ndërhyri për të zhdukur fermat e hashashit, ky kryetar komune, shkëputi bashkëpunimin me shtetin dhe vërsuli bandat e “vandamëve” të drogës kundër policisë, prej të cilave u vra një polic i “Renea”.

Pas asaj vrasjeje, LSI që në atë kohë ishte në pushtet me PS, dënoi rëndë këtë vrasje, duke akuzuar direkt, kryetarin e komunës Dashnor Aliko, si shkaktar të lejimit të kultivimit të drogës dhe organizator të sulmit mbi policinë e shtetit, duke kërkuar ga drejtësia, arrestimin dhe dënimin e tij.

Ndërsa tani, LSI e “anti-drogës”, propozon dhe voton bashkë me PD, që “kapobanda i drogës së Lazaratit” (siç e kanë quajtur Ilir Meta e Monika Kryemadhi), të emërohet përfaqësues i tyre në Këshillin e Qarkut Gjirokastër, madje në “CV”-në, që ka “qëndisur” Kryetarja e Bashkisë LSI-ste të Gjirokastrës, mësuese Zamira Rami, thotë: “Dashamir Aliko, plotëson kriteret për të përfaqësuar denjësisht, këshilltarët e LSI-PD në Këshillin e Qarkut, mbasi është person me integritet, njohës dhe zbatues korrekt i ligjit, i dalluar për zbatim të ligjit dhe integrimin e komunitetit, në çdo detyrë e funksion që ka pasur, si i zgjedhur i popullit”./Pamfleti

Ja Vendimi Këshillit Bashkiak Nr. 45, datë 24. 05. 2018

Shtabi “anti-drogë” PD-LSI, emëron Dash Alikon e drogës së Lazaratit, përfaqësues në Qarkun-Gjirokastër Read More »

Këto citojnë Borsellinon dhe kanë në mendje Adriatik Llallën. Pse shqiptarët duan që kjo kupolë politike të shporret

Politika në përgjithësi tjetër gjë mendon, tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën, dhe ky është një sindrom i saj në të gjitha vendet. Diferencën e bën fakti se sa i thellë është hendeku mes asaj që mendohet, asaj që thuhet dhe asaj që bëhet.

Nëse në vendet e zhvilluara e demokratike, qoftë dhe në vendet e rajonit tonë, ky hendek është shumë i vogël, sa herë-herë mezi dallohet madje, në Shqipëri hendeku ka trajtat e një humnere, aq i thellë është.

Nëse do të bësh një “inventar” të artikulimit politik për një vit sëpaku të të gjithë liderëve në Shqipëri, sheh me sy të lirë se kupola politike në vend nuk ka asnjë lidhje me realitetin.

Madje flet sikur kanë zbritur në këto momente nga kozmosi, nuk kanë qeverisur kurrë këtë vend. Për më tepër që tashmë këtij kontigjenti të “kristaltë” i është shtuar dhe qeveria aktuale, e cila i ka dhënë vetes luksin që të kritikojë dhe të sillet sikur të ishte në opozitë dhe jo se është votuar për të qeverisur vendin dhe që ka në dorë mirëqenien e qytetarëve në Shqipëri.

Dhe në thelb si mazhoranca ashtu dhe opozita, mendojnë, flasim dhe bëjnë gjithçka në mënyrë të njëjtë, të ngjashme dhe në sinkron të plotë me njëri tjetrin.

Mjafton të krahasosh deklaratat e fundit të Lulzim Bashës kreut të opozitës dhe të kryeministrit Edi Rama, njëherësh dhe kryetar i mazhorancës për Vettingun e politikanëve dhe arrin direkt në konkluzionin se kupola politike shqiptare vepron në sinkron.

Flet Basha, miraton Rama, dhe kryeministri madje thotë si të vetat dhe ato që dëshiron Basha e mbështetësit e tij. Fjala është për përjashtimin nga Vettngu i pasurisë së politikanëve dhe verifikimi i lidhjeve të tyre me krimin.

Dhe kur Basha fillon dhe flet me fjalë të mëdha, duke përmendur madje dhe ish prokurorin e ndjerë të antimafias italiane Paulo Borselino, i cili u ekzekutua nga një bashkëpunim i mafias italiane me segmente të caktuara të politikës dy muaj pas ekzekutimit të të famshmit gjykatës italian Xhovali Falkone në vitin 1992, duket sikur kreu i PD ka në mendje Adriatik Llallën.

Basha e ka mbrojtur publikisht ish kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe këtë gjë e bëri dhe Edi Rama, i cili po të mos kishin ndërhyrë shpejt partnerët tanë ndërkombëtarë, sidomos SHBA dhe ambasadori Donald Lu që sollën të kopsitur dosjen e ish kreut të akuzës, do ta kishte emëruar Llallën ambasador të Shqipërisë në ndonjë vend të rëndësishëm të BE.

Pavarësisht se ishte akuzuar nga DASH se ka korrupsion të cilësuar, ka shpëtuar politikanët e lidhur me krimin dhe ka dokumente e prova për pastrim parash dhe vepra të tjera penale.

Pra, kur flet Basha për Borsellinon, bashkë me Ramën kanë në mendje Tik Llallën.

Kështu ka vepruar kreu i PD, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale ka vijuar edhe sot shpjegimin pse duhet vetting në politikë. Me një citim nga Prokurori italian Paulo Borselino, Basha tregon se pse duhen larguar politikanët e lidhur me krimin.

“Pse është detyra jonë të largojmë politikanët e lidhur me krimin?”, shkruan Basha në FB, dhe përgjigjen e jep me një foto ku është shkruar citimi i Borselinos.

“Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO!

Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që TË FLAKIN politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla”, janë këto fjalët e Paolo Borselinos të cituara nga Basha.

Dhe në të vërtetë shqiptarët janë dakord me këtë pasazhin e fundit: Duan që të flakën nga politika duke filluar nga Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Edi Rama dhe deri tek politikani më i vogël që ia kanë nxirë jetën këtij vendi për 28 vite me radhë./Pamfleti

Këto citojnë Borsellinon dhe kanë në mendje Adriatik Llallën. Pse shqiptarët duan që kjo kupolë politike të shporret Read More »