Irina

Zjarr masiv në Elbasan

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pjesë të ullishtës në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por drejt vendngjarjes janë nisur 15 zjarrfikës.

Njoftimi i policisë:

Rreth  orës  18.40,  në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, ka rënë zjarr, në Ullishtë, terren i thyer, i cili ka marrë përmasa.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses.

Gjithashtu u njoftua Shefi i Emergjencave Civile, Elbasan.

Po punohet për fikjen e zjarrit.

Zjarr masiv në Elbasan Read More »

Lali pinoku…

Nga Agim Xhafka

Lali Erit nuk i ka shkuar mbarë asnjë punë. Sa thotë që rregullova Lanën, kalon ndonjë shi dhe e nxjerr rrenacak. Nis e mburret për pazarin e ri, kur fap dalin investitorët dhe thonë që kontratat i ka firmosur Basha.

Sa mbjell ca pemë mësojmë se i shkul më pas nga që i vendos në gropa të tjera sa për xhirim. Premtoi se nuk do jepte leje ndërtimi nga që qytetit i duhen lulishte, por ja që lejet u trefishuan. Kërcënoi se pronarët e lokaleve ta harronin zhurmën pas orës 23:00. Ata nuk ia varën, i mbyllin bokset e zërit në orën 4 të mëngjesit.

Besuan qytetarët se do pastronte me rrënjë Tiranën e sot ka po ata kazanë, lyer me një ngjyrë portokalli që të kap të vjellët kur i sheh.

Gjoja diferencoi mbetjet e i mbledh me të njëjtën makinë. Rriti biletën e urbanit dhe i rralloi. Më shpejt vjen aeroplani nga Milano se autobusi  nga kombinati. Fshatarëve do u siguronte tregje dhe u siguroi heqjen zvarrë nga bashibozukët e tij.

Për ujin na gëzoi se s’do kishim nevojë për depozita. E mbajti fjalën, na iku uji fare dhe na vjen në oborr të pallatit boti me ujë Selite, por me lekë. E kështu, kështu, kështu për këto vite kryetar u zgjodh një hu.

Ndërkohë e zhvendosi veten në tv. Mëngjes, drekë, darkë tiranasit shohin serialin: ‘Lali Eri po bën namin.’

Tregon se po ndërton shkolla e nxënësit mësojnë me tre turne, bën korsi biçikletash kur rinia iku larg e njerëzit parkojnë në Vorë.

Merret me prishjen e teatrit kur duhet të merret me ajrin e helmuar. Kaq u fut në çdo familje sa dje në Korçë simpatizantë  të tij i tregonin pemët e parkut si mbjellje të Lalit. Dhe e besonin. Njësoj si qëmoti propaganda socialiste. Kur në vitet e urisë nuk kishin më se të mburreshin nxorën shprehjen: ‘Partia ua bëri kokën deri në tavan!’ Shihja nga babai.

Ai qeshte, ma bënte me sy e thoshte ngadalë: ‘Leri të pjerdhin. Vetëm këtë dinë të bëjnë’.

Lali pinoku… Read More »

‘Aq shoqe sa ndërrojnë dhe burrat!’ Gazetarja shqiptare: Ka shumë kohë pa bërë seks

Një artikull në të cilin shkruhej se Aulona dhe Fatma janë aq shumë mikesha saqë ndërrojnë edhe bashkëshortët me njëra-tjetrën, ka irrituar tej mase Fatmën, e cila nuk ia ka kursyer disa thumba gazetarit që ka bërë shkrimin.

Në reagimin e saj, Fatma e cilëson gazetarin si të virgjër, njeri që ka shumë kohë pa bërë seks ose si një pervers, ndërsa nuk nguron të saktësojë se me babanë e fëmijës nuk është martuar ende dhe se e konsideron atë të dashur, jo burrë.

Reagimi i plotë:

Ky robi që ka bërë këtë artikullin ose është i virgjer, ose ka shume koheeeee pa bërë seks, ose është aq pervers saqë cdo gjë që merr fryme i duket objekt seksual dhe e ka lënë pamend fakti që dy shoqe kërcejne me burrat e njëra-tjetrës????

ImageImageImageImage

/korrieri

‘Aq shoqe sa ndërrojnë dhe burrat!’ Gazetarja shqiptare: Ka shumë kohë pa bërë seks Read More »

Sëmundjet tumorale, shifrat e frikshme të raportit: Këtë vit ndahen nga jeta 9.6 mln njerëz

Sipas një raporti të publikuar nga BBC, raportohen 18 milionë raste të reja me kancer në gjithë botën, ndërsa ndërsa  9.6 milionë prej tyre mund të ndërrojnë jetë këtë vit sipas përllogaritjeve.

Shifrat sugjerojnë se një në pesë burra dhe një në gjashtë gra do të preket nga sëmundjet, të cila mund t’u shkaktojnë vdekjen.

Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin (IARC) ofron fotografi të rregullta të shkallës së kancerit në mbarë botën, duke studiuar nga afër 36 lloj kancerash në 183 shtete të botës.

“Studiuesit shprehen se ndërsa mënyrat e matjes dhe mbledhjes së të dhënave të kancerit janë përmirësuar gjatë viteve të fundit, por sëmundjet kancerogjene janë shtuar ndjeshëm”, raporton BBC.

Raporti më i fundit tregon se kanceri i mushkërive, kanceri i gjirit, kanceri i zorrëve,  janë përgjegjës për një të tretën e të gjitha rasteve të kancerit dhe vdekjeve në mbarë botën. Rastet thekson raporti, janë të tipologjive të ndryshme dhe kjo varet nga shtetet ku shfaqen ato.

Studiuesit thonë se kanceri i mushkërive është tani shkaku kryesor i vdekjes së kancerit tek gratë në 28 shtete. Vendet më të goditura janë SHBA, Hungaria, Danimarka, Kina dhe Zelanda e Re.

Studiuesi George Butterëorth, nga organizata bamirëse “Cancer Research UK” ka deklaruar se: “Duhani është arsyeja më e madhe pse më shumë gra në mbarë botën kanë kancer të me raste të shtuara në mushkërive”-thuhet mes tjerash.

Sëmundjet tumorale, shifrat e frikshme të raportit: Këtë vit ndahen nga jeta 9.6 mln njerëz Read More »

Vajza e Azem Hajdarit: Jam dakord me Izet Haxhiajn, të hapet dosja e vrasjes së tim ati

Vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, është dakord me kërkesën e Izet Haxhiajt, për hapjen e dosjes së vrasjes së babait të saj.

Në një prononcim për “Panorama”, deputetja demokrate thotë se kërkon drejtësi për të atin.

“Çdo njeri i përfshirë kërkon të hapë çështjen e tij dhe të shikojë interesat e tij/saj.

Familja Hajdari është me drejtësinë. Një pafundësi me çështje le të hapen, ajo është dhe do mbetet gjithmonë “Vrasja e Shekullit” si nga misteri, por dhe përmasa e rëndësisë.

Të mos harrojmë që ishte një nga vrasjet më me ndikim në epokën postkomuniste, që ndali demokratizimin e vendit nga ambiciet primitive të atyre, që nuk e shikonin të ardhmen e Shqipërisë në strukturat EuroAtlantike dhe që kishin prirjen perëndimore të hershme të Shqipërisë, të shkatërruar nga komunizmi.

Në radhë të parë ata ishin armiqtë e demokracisë dhe të zhvillimit, shëmbëlltyra të krimit dhe të barbarisë”, shprehet Rudina.

E pyetur për dekorimin e Gafur Mazrekut, që e qëlloi me pistoletë në ambientet e Kuvendit të atin, Rudina Hajdari përgjigjet:

“Dekorimin e të gjithë atyre që janë dënuar për vepra penale, e kam parë gjithmonë si një regres politik dhe si një përpjekje mjerane e të gjithë atyre që nuk kuptojnë dhe vlerësojnë kontributin historik të individëve për demokracinë.

Në rastin konkret dekorimi i Gafurr Mazrekut ishte një akt i shëmtuar. Përgjigjen dhe reagimin e forcës intelektuale e shoqërore e mori vesh kushdo. Nuk dua t’i futem thellë shumë këtij debati, sepse i gjithë opinioni publik e di që ky është një akt shumë i shëmtuar për popullin shqiptar. Për vetë faktin, se ky njeri ishte i pari që bëri një akt kriminal në Parlament.

Nuk ka hapësirë për të justifikuar këtë gjë. Por nga ana tjetër të mos harrojmë se ishte Azem Hajdari që e fali këtë njeri. Megjithatë, dekorimi i Gafurr Mazrekut ishte një akt i shëmtuar, jo vetëm kundrejt familjes Hajdari, po kundrejt demokracisë e popullit shqiptar.”

Vajza e Azem Hajdarit: Jam dakord me Izet Haxhiajn, të hapet dosja e vrasjes së tim ati Read More »

Thjeshtë show, operacioni i bujshëm i policisë në Nikël, dështon me sukses

Operacionet e bujshme të policisë të bëra ditët e fundit, kanë përfunduar me dështimin e zakonshëm.

Të organizuar më shumë për show, se gjoja policia po punon, operacionet policore, si në Shkodër, Elbasan, Berat dhe sot në Nikël të Krujës, kanë përfunduar në të njëjtën mënyrë.

Dështim dhe lirimin e pjesës më të madhe të personave të shoqëruar.

Në orët e paradites policia jepte informacione se po bënte namin, ndërsa tani në darkë, pas vetëm 12 orësh, pas përfunduar ende dosja në gjykatë, dështimi është firmosur nga vetë policia.

11 persona ‘të fortë’ të Niklës janë ndaluar, thanë burime nga policia gjatë paradites, ndërsa në darkë shumica prej tyre janë lënë të lirë.

Bëhet e ditur se gjatë operacionit të policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës, u ushtruan kontrolle në banesat e: Durim Bamit, Valter Bamit, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zyber Bami.

Gjate kontrollit të ushtruar u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë e markës ‘Bereta’, me numër L95899Z, një armë zjarri revolver ‘Trident’, me numër 10883, 28 copë fishekë luftarake me kalibër 9 milimetrash, tre arme gjahu, një pushke sportive pneumatike.

5 janë të arrestuarit nga policia në përfundim të kontrolleve të befasishme këtë mëngjes.

Bëhet e ditur se të arrestuarit janë: Lutfi Haka, djali i tij Marklen Haka,Ylli Çangu, Skender Leza, Valter Bami.

Pjesa tjetër të ndaluarve, që janë edhe emerat më të njohur, janë lënë të lirë pasi nuk kishte asnjë provë ndaj tyre./korrieri

Thjeshtë show, operacioni i bujshëm i policisë në Nikël, dështon me sukses Read More »

Marin Mema sjell fakte të reja për arrestimin e luftëtarëve të UÇK-së gjatë ’93-’97, kush i dekonspiroi te Milosheviçi, çfarë roli kishte SHIK-ku të Gazideda dhe Berisha?

Kush i dekonspiroi nga Shqipëria shumë nga luftëtarët e parë të UÇK-së? Si u firmos marrëveshja në vitin 1991?

A ka dorë Shërbimi Sekret Shqiptar(SHIK) i Gazidedes dhe vetë Berisha në listat e zotëruara nga UDB në 1993, permes te cilave u arrestuan dhe u eleminuan shume nga nismetaret e UÇK?

Përse u arrestua Zahir Pajaziti dhe shumë figura të tjera dhe kush e dekonspiroi levizjen e tij tek serbet, qe solli dhe vrasjern e tij? Kush nuk e donte në Shqipëri UÇK-në…?!

Ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema.

Marin Mema sjell fakte të reja për arrestimin e luftëtarëve të UÇK-së gjatë ’93-’97, kush i dekonspiroi te Milosheviçi, çfarë roli kishte SHIK-ku të Gazideda dhe Berisha? Read More »