Irina

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, 14 trupa nga të gjitha trevat shqiptare

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit nga Teatri Kombëtar. Ky festival organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit do të zhvillohet në datat 23-30 shtator dhe në të do të marrin pjesë 14 trupa nga të gjitha trevat shqiptare. Skena e re “arTurbina” do të hapë dyert për të mirëpritur artistët dhe publikun në këtë festë të përbashkët.

Festivali i teatrit rikthehet pas 6 vitesh mungesë. I fundit ka qenë ai i zhvilluar në vitin 2012 për dramën shqipe. Por tashmë këtë herë festivali do të ketë jo vetëm vepra shqiptare, por dhe të autorëve të huaj.

Sipas teatrit, Ministria e Kulturës si dhe Bashkia e Tiranës janë në ndihmë të këtij festivali, ku shfaqjet për publikun do të prezantohen në sallën e madhe të Akademisë së Arteve, si dhe te “arTurbina”. /atsh

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, 14 trupa nga të gjitha trevat shqiptare Read More »

“100 fshatrat+”Dollani: Ndërhyrje në shumë site të trashëgimisë kulturore

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në planifikimin ose zhvillimin e vlerave, të cilat ne po intensifikojmë , ose po përpiqemi të nxjerrim në pah në të gjithë këto 100 fshatra”, theksoi sot Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani.

Në fjalën e saj në akademinë e organizuar për projektin e “100 Fshatrave+”, Dollani tha se “këto janë 100 fshatrat e para që ne po ndërhymë, kemi bërë një analizë të gjatë në vitet e shkuara, përveç kësaj analize kemi arritur të ngrejmë një rrjetë të tërë bashkëpunimi, mes institucioneve”.

“Me disa prej institucioneve tuaja kemi vite që bashkëpunojmë me të tjerë si në nivel qendror dhe atë lokal, por dhe me institucione arsimore kemi vite që bashkëpunojmë, megjithatë tani kemi arritur që të unifikohemi dhe të mbajmë një ritëm të përbashkët shumë të mirë dhe të kënaqshëm në lidhje me zhvillimet e reja, që planifikojmë të bëjmë në territor”, nënvizoi ajo.

Aktualisht, sqaroi ajo, Ministria e Kulturës ka planifikuar që të ndërhyjë në shumë site të trashëgimisë kulturore.

“Aktualisht po ndjekim në territor kantieret që janë në bashkëpunim me disa donatorë , një prej tyre ndër më të rëndësishmit është Fondacioni Amerikan për Zhvillim”, tha Dollani.

Drejtoresha e IMK-së u shpreh se “gjatë 5 viteve të shkuara në bashkëpunim edhe me ministritë e linjës, kemi filluar ndërhyrjet nga pazari i Krujës, Shkodra, Korça, Gjirokastra dhe tani do të jemi edhe në qytete të tjera”.

“Gjatë këtyre viteve ndoshta ju keni parë ndërhyrjen, por nuk dini si është prapaskena e organizimit të këtyre kantiereve, kanë qenë kantiere sfidues, ka lindur nevoja e bashkëpunimit me shumë profile dhe profesionistë të fushave të ndryshme”, theksoi Dollani.

Dollani evidentoi se është i domosdoshëm bashkëpunimi i gjithanshëm i institucioneve.

“Nuk flasim dot vetëm për projektim arkitektonik ose konstruktiv duhet të kthejmë sytë nga mënyra se si duhet të jetojnë këto struktura, në të cilat ne po ndërhyjmë në kohë fizike. Pra, sesi ato do ta kenë jetën në vazhdimësi, si do të jenë ato të qëndrueshme, si do të gjenerojnë edhe pika të tjera”, tha ajo.

Dollani bëri të ditur se “ky program do të ndiqet edhe nga programe të tjera, grupeve tona do t’i bashkohen edhe grupe të tjera profesionistësh. Jam e lumtur që shikoj studentët këtu, pasi është një kantier pune real ku studentë të fushave të ndryshme arrijnë të kuptojnë se në profesionin e tyre të mëpasshëm momentin që do të dalin në punë do t’u duhet të bashkëpunojnë, të lëshojnë, të tërheqin, të pasurojnë kulturën e tyre”. /atsh

“100 fshatrat+”Dollani: Ndërhyrje në shumë site të trashëgimisë kulturore Read More »

Berisha: Doja t’i shkruaja Linda Ramës, zonjë i thoni atij burri që keni në shtëpi…

Ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Opinion’, ku ndër të tjera ka folur edhe për masakrën e Selenicës, ku mbetën të vrarë 8 vetë. Berisha tha se ka dashur t’i shkruajë një letër bashkëshortes së kryeministrit, Linda Ramës.

Por sapo nisi nisi të flasë për bashkëshorten e Ramës, analistët nuk e kanë lejuar, duke i thënë se nuk duhet të merret me gratë.

Debati në studio:

Sali Berisha: Po ju them haptaz këtu, kam dashur t’i shkruaj Linda Ramës, por thashë po merret për ashtu, se Rama më ka hedhur njëher në gjyq (I referohet padisë që i ka bërë kryeministri Rama në vitin 2009 për shpifje), një shënim me i thënë: Zonjë e nderuar…

Lorenc Vangjeli: Zoti Berisha mos u merrni me gratë të lutem!

Sali Berisha: Tani nuk merrem me gratë, të nderuara thashë…

Lorenc Vangjeli: Mos u merrni me gratë!

Sali Berisha: E kuptoj respektin tuaj, thashë të nderuara dhe po them prapë të nderuara, por nëqoftëse burri i shtëpisë nuk gjen shpirt dhe zemër për të ngushëlluar një familje që rreshton 8 viktima, gjë më të paimagjinueshme nuk ka. Vetëm për kaq do ta do ta tërhiqin zvarrë në çdo komb të qytetëruar, përveç se në Shqipëri.

Berisha: Doja t’i shkruaja Linda Ramës, zonjë i thoni atij burri që keni në shtëpi… Read More »

Sherr i madh në koncertin e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ja plas të qarit

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka mbajtur një koncert në Shangai të Kinës, por gjërat nuk kanë shkuar si duhet.

Në rreshtin e parë të turmës ka plasur sherri mes disa vajzave dhe forcave policore.

Sipas raportimeve të para arsyeja ka qenë se njerëzit në rresht të parë mbanin flamuj të komunitetit LGBT, shfaqje të cilat në Kinë konsiderohen të paligjshme.

Menjëherë pas incidentit, Dua Lipa është kthyer në skenë dhe ka filluar të qajë.

Në një postim në Twitter, Dua sqaron:

“Shanghai♥. Nata e djeshme ishte e gjitha kushtuar fansave të mi. Një koncert i premtuar më parë. Do të qëndroj pranë jush gjithnjë dhe jam krenarë që patët guximin të tregonit krenarinë tuaj në koncertin tim. Gjithë çka bëtë kërkon guxim të madh. Kam dashur gjithnjë që muzika ime të transmetonte fuqi, shpresë dhe bashkim. U tmerrova nga ngjarja që ndodhi, gjithë fansat e përfshirë kanë mbështetjen time.”

Screenshot_4.jpg

Sherr i madh në koncertin e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ja plas të qarit Read More »

Sa vite jetojnë shqiptarët?

Jetëgjatësia në shumë shtet të botës është rritur me ritme të shpejta duke ju afruar shumë popullsisë së Evropës së zhvilluar, por shqiptarët sipas studimit të fundit jetojnë më pak se mesatarja e BE.

Edhe pse mundësia për të pasur një jetë të shëndetshme në Shqipëri, ku ndotja dhe siguria ushqimore janë problematike, sipas studimit të Eurostat ka një tendencë të rritjes së jetëgjatësisë.

Në Shqipëri jetëgjatësia ishte 80,1 vjeç për femrat dhe 77 vjeç për meshkujt. Por, duket se femrat shqiptare jo vetëm punojnë më shumë, por kanë jetë më të gjatë në raport me meshkujt. Të dhënat e OBSH-së tregojnë se vdekshmëria nga kanceri i mushkërive në Shqipëri po ulet.

Ndryshimi midis meshkujve dhe femrave në jetëgjatësinë ndikohet fuqimisht nga ndryshimet në faktorët e rrezikut, duhanpirja, abuzimit me alkoolin dhe aksidentet.

Sipas të dhënave të Eurostat jetëgjatësia në Europë për gratë është mesatarisht 83.6 vjet, krahasuar me 78.2 vjet për meshkujt.

Ndër 10 rajonet me nivelin me të lartë të jetëgjatësisë për gratë në BE, gjashtë ishin në Spanjë, tre në Francë dhe një në Itali. Në vitin 1961, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve ishte 62.3 vite, teksa vitet e fundit shihet se jetëgjatësia ka rritur në 78 vjeç.

Sa vite jetojnë shqiptarët? Read More »

Sulmi i Thaçit, Rama “mbron” Berishën si rrallëherë: E dini shumë mirë se çfarë marrëdhënie të mirë dashurie kam me të!

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit në një diskutim të gjerë për kufijtë e Kosovës, ka komentuar edhe sulmin e Presidentit Hashim Thaçi ndaj Sali Berishës. Rama ka surprizuar kur i ka dalë në mbrojtje Berishës, duke theksuar edhe marrëdhënien e “dashurisë” me të.

“Ju e dini shumë mirë se çfarë marrëdhënie të mirë dashurie kam me Berishën. Nuk është rruga t’i kujtosh , ja po çfarë ke bërë në të shkuarën.

Ai është lideri de facto i PD, dhe është një zë. Si bëhet që të gjithë të kontribojmë.  Dhe mos ta bëjmë siç ja bëjmë vetes shpeshherë, merremi me njëri tjetrin në vend që të merremi me të ardhmen e të shqiptarëve. Të jemi me dinjitet, apo si një tufë njerëzit që çthonë sot se thonë nesër që shfrytëzojnë momentin për t’i rënë me gur njëri tjetrin”, tha Rama.

Sulmi i Thaçit, Rama “mbron” Berishën si rrallëherë: E dini shumë mirë se çfarë marrëdhënie të mirë dashurie kam me të! Read More »

Çfarë ndodh me mëlçinë nëse pini dy filxhanë kafe në ditë

Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë rrufit të dytin. Kafeja është një nga pijet më popullore në botë, duke patur në konsideratë faktin se çdo vit njerëzit pijnë plot 450 miliardë filxhanë kafe. Kafeja është e pasur me antioksidantë dhe mund të jetë e dobishme për mëlçinë.

Mëlçia është shpesh e rrezikuar nga ciroza hepatike, një sëmundje kronike që shkakton bllokimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi. Por të dhënat tregojnë se nëse pini dy filxhanë kafe në ditë mund të pakësoni gjasat e cirozës hepatike. Një studim i vitit 2016 zbuloi lidhjen e fortë mes konsumit të kafesë dhe rrezikut të cirozës. Sipas shkencëtarëve, kafeina metabolizohet në një substancë që parandalon zhvillimin e cirozës së mëlçisë.

Kafeja Dhe Mëlçia

Ndërkohë, shkencëtarë të tjerë Amerikanë janë të mendimit se pirja e dy filxhanëve me kafe në ditë ul rrezikun e prekjes së mëlçisë nga Hepatiti C. Sipas tyre, kafeja përmban 100 përbërës aktivë përfshirë antioksidantët, polifenolët dhe kafeinën. Kjo e fundit luan një rol kryesor në rrezikun e kancerit të mëlçisë. Një studim i vitit 2005, i publikuar në Revistën Ndërkombëtare Të Tumorëve nxorri në pah se sasia e kafesë ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë.

Nga ana tjetër, kafeja luan një rol të fortë parandalues kundër hepatitit C, një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë. Plot 150 milionë njerëz në botë vuajnë nga kjo sëmundje, sipas Organizatës Botërore Të Shëndetësisë. Shumë studime të kryera në vitet 2009 dhe 2011 treguan se kafeina ka një rol mbrojtës të mëlçisë kundër shumë sëmundjeve kronike. Sipas tyre, progresi i këtyre sëmundjeve ngadalësohet falë konsumit të dy ose tre filxhanëve me kafe në ditë.

Vlera Të Tjera Të Kafesë

-Ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë
-Ul rrezikun e vdekjes së parakohshme
-Lufton depresionin
-Mbron nga diabeti i tipit 2
-Pakëson gjasat e shfaqjes së kancerit të lëkurës
-Përmirëson performancën fizike
-Ndihmon në rënien në peshë

Këto përfitime vlejnë nëse ju pini më pak se tre filxhanë në ditë Në të kundërt, kafeja mund të kthehet në një armik të organizmit Kafeja nuk duhet pirë me stomak bosh sepse shkakton një rënie të menjëhershme të sheqerit në gjak dhe rrit nepsin për ëmbëlsira. Ju nuk duhet të pini kafe pas orës 14:00 dhe shoqërojeni me pak kanellë pluhur për një shije më të mirë./Agroweb

Çfarë ndodh me mëlçinë nëse pini dy filxhanë kafe në ditë Read More »

Era Istrefi nominohet për çmimet “BreakTudo Awards 2018”

Këngëtarja Era Istrefi së fundmi ka shënuar, një tjetër sukses, duke arritur të nominohet për çmimet “BreakTudo Awards 2018” në kategorinë e “International New Artist” (Artisti i ri ndërkombëtar).

Istrefi një nga tre zërat interpretues të himnit të Kampionatit Botëror, që këtë vit u mbajt në Rusi.

Kënga “Live it up”  e cila e bëri të dëgjuar artisten kosovare në mbarë botën, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Më pas, erdhi radha e dy këngëve tjera “Prisioner” dhe “Oh God”, të cilat gjithashtu u pritën mirë nga fansat e saj.

Era Istrefi nominohet për çmimet “BreakTudo Awards 2018” Read More »