Irina

Plas skandali në Ministrinë e Jashtme, 44 diplomatë do kthejnë rrogat, ja arsyeja

Kontrolli i Lartë i shtetit urdhëron zhdëmtimin e arkës së shtetit nga 44 diplomatë të ministrisë së Jashtme të cilët kanë përfituar të ardhura nga lista e pritjes.

44 diplomatëve u kërkohet të kthejnë 15,833,657 lekë në arkën e shtetit, raporton newsbomb.al.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përmes një urdhëri të firmosur prej tij kaloi në vitin 2014 në listë pritje edhe zyrtarë me statusin e diplomatit që shërbenin në këtë dikaster ose në misione për 17-20 vjet.

Por ndërsa rrinin në listën e pritjes për t’u emëruar më pas në pozicionet e tyre, 44 diplomatët kanë vazhduar të paguhen. Ndërkaq, sipas KLSH, që i referohet LIGJIT për “Për statusin e nëpunësit civil”, termi “Listë pritje”, nuk ekziston por Bushati megjithatë ka vazhduar t’i paguajë në kundërshtim me ligjin.

“Pagesat e kryera nga MPJ për punonjësit në “Listë pritje” është në kundërshtim me ligjin e mësipërm dhe vlera prej 15,833,657 lekë (Mars 2014 deri mars 2015) përbën dëm ekonomik për Institucionin dhe duhet të arkëtohet”, thuhet në raportin e KLSH.

Sakaq, ka reaguar Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë lidhur me vendimin e KLSH, duke kujtuar se asnjë punonjës i vendosur në listë pritje – jo për faj të tyre – nuk mund dhe nuk duhet të penalizohet financiarisht.

“Detyrimi për të zhdëmtuar arkën e shtetit është në kundërshtim me kodin e punës, detyrimet dhe të drejtat e çdo të punësuari në administratën shtetërore, dhe përgjegjësitë duhet të kërkohen vetëm tek shkaktarët apo vendimmarrësit.

Kujtojmë se, trajtimi dhe implikimi në rrugë gjygjësore individuale për çdo punonjës të MEPJ-së i këtij urdhëri do të ishte jo korrekt nga strukturat drejtuese të MEPJ-së, që duhet të marrin përgjegjësinë ligjore dhe insitucionale për t’a ndjekur deri në fund kundërshtimin e këtij urdhëri”, thuhet në reagimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

ÇFARË THOTË RAPORTI I KLSH:
Me anë të Memorandumit Nr. 454, datë 30.01.2014 të cilit i janë bashkëlidhur vendimet e ish Sekretarit të Përgjithshëm, Q.Q, janë kaluar në listë pritje punonjësit të cilëve u është prekur vendi i punës si pasojë e ristrukturimit të institucionit në zbatim të urdhrit të Kryeministrit nr. 227, datë 02.12.2013 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së MPJ”.

Nga auditimi i listë pagesave dhe nëpunësve të cilët trajtohen me statusin e nëpunësit civil u konstatua se për periudhën 01.01.2014 deri në 24.02.2015 kanë përfituar nga lista e pritjes 44 punonjës dhe ish punonjës të Ministrisë së Punëve të Jashtme sipas listë pagesave të deklaruara në shumën 22,419,502 lekë bruto, dhe neto në vlerën 17,851,033 lekë. Në nenin 50 të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.5.2013 për sistemimin e punonjësve në vende vakante është përcaktuar se …

Nëse për shkak të mbylljes apo ristrukturimit të institucionit, pozicioni i mëparshëm i një nëpunësi civil nuk ekziston më, ai transferohet në një pozicion tjetër të shërbimit civil të së njëjtës kategori. Transferimi, sipas pikës 1 të këtij neni, bëhet me precedencë, sipas kësaj renditjeje: a) në të njëjtin institucion, ku nëpunësi civil është i emëruar; b) në institucionin, me të cilin institucioni është shkrirë apo bashkuar, në një nga institucionet, në të cilat institucioni është ndarë apo në institucionin që ka marrë funksionet që kryente më parë nëpunësi; c) në institucionet e varësisë së institucionit të ristrukturuar; ç) në një institucion tjetër të shërbimit civil..”..

VKM nr. 171, datë 26.3.2014, Kreu III. Në Ligjin 152/2013, datë 30.5.2013 “Për statusin e nëpunësit civil”, konstatohet se termi “Listë pritje”, nuk ekziston. Nën këtë arsyetim pagesat e kryera nga MPJ për punonjësit në “Listë 15 pritje” është në kundërshtim me ligjin e mësipërm dhe vlera prej 15,833,657 lekë (Mars 2014 deri mars 2015) përbën dëm ekonomik për Institucionin dhe duhet të arkëtohet.

Të kontabilizohet dhe të ndiqet në rrugë ligjore arkëtimi i vlerës 15,833,657 lekë duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe procedurat e tjera në të gjitha shkallët e gjykimit, të përfituar padrejtësisht për shkak të trajtimit të tyre si punonjës në “listë pritje” nga 44 punonjës dhe ish punonjës të Ministrisë së Punëve të Jashtme sipas listë pagesave të deklaruara (bashkëlidhur) për vitin 2014 dhe 2015 në kundërshtim me Ligjin 152/2013, datë 30.5.2013 “Për statusin e nëpunësit civil”. Menjëherë!

DEKLARATA E KËSHILLIT TË AMBASADORËVE SHQIPTARË:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësimin për raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, të datës 06.08.2018 për MEPJ, dhe gjetjet përfundimtare të auditimit të kryer në këtë institucion në periudhën 2017-2018.

KLSH në raportin e botuar në faqen zyrtare ka urdhëruar zhdëmtimin e arkës së shtetit nga ana e 44 nëpunësve të cilët kanë përfituar të ardhura nga lista e pritjes, si me poshtë:

“Të kontabilizohet dhe të ndiqet në rrugë ligjore arkëtimi i vlerës 15,833,657 lekë, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe procedurat e tjera në të gjitha shkallët e gjykimit të përfituar padrejtësisht për shkak të trajtimit të nëpunësve në listë pritje nga 44 nëpunës dhe ish nëpunës të MPJ, sipas listë pagesave të deklaruara për vitin 2014 dhe 2015, në kundërshtim me ligjin 152/2013 date 30.05.2013 “Për statusin e nëpunësit civil”.

KASH vlerëson kundërshtimin me argumente që MEPJ i ka bërë këtij raporti, por në të njëjtën kohë kujton se asnjë punonjës i vendosur në listë pritje – jo për faj të tyre – nuk mund dhe nuk duhet të penalizohet financiarisht.

Detyrimi për të zhdëmtuar arkën e shtetit është në kundërshtim me kodin e punës, detyrimet dhe të drejtat e çdo të punësuari në administratën shtetërore, dhe përgjegjësitë duhet të kërkohen vetëm tek shkaktarët apo vendimmarrësit.

Kujtojmë se, trajtimi dhe implikimi në rrugë gjygjësore individuale për çdo punonjës të MEPJ-së i këtij urdhëri do të ishte jo korrekt nga strukturat drejtuese të MEPJ-së, që duhet të marrin përgjegjësinë ligjore dhe insitucionale për t’a ndjekur deri në fund kundërshtimin e këtij urdhëri.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit të rishikojë vendimin e tij për këtë rast dhe të shmangë proçeset e gjata gjyqësore për diplomatët shqiptarë, pasi: personat e ngarkuar nuk kanë bërë një analizë të hollësishme auditive mbi shkaqet, motivet dhe arsyet e vendimit të institucionit për të nxjerrë në listë pritje diplomatët e karrierës; nuk mund të kalojë përgjegjësia financiare tek nëpunësit; sipas kuadrit ligjor në fuqi (Ligji për Shërbimin Civil nr. 8485, datë 12.05.1999 dhe nr. 152/2013, hyrë në fuqi, më 26 shkurt 2018), punonjësit që janë në listë pritje apo të larguar nga puna, kanë të drejtën e një dëmshpërblimi, në përputhje me vjetërsinë e tij në punë, që shkon deri në 1 vit.

KLSH qëndron përkrah diplomatëve shqiptarë të prekur nga ky urdhër dhe do t’i mbështesë ata deri në zgjidhjen përfundimare të çështjes.

Plas skandali në Ministrinë e Jashtme, 44 diplomatë do kthejnë rrogat, ja arsyeja Read More »

Ndalimi i celularëve nëpër shkolla, Rama flet për vendimin e ri. Ja ku nuk do lejohen tjetër

Gjatë një takimi ditën e sotme  me mësues të punësuar përmes portali kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të lejojmë celular në shkolla as për mësuesit.

Pas vendimit që fëmijëve do t’u ndalohet celulari në shkolla, Rama njoftoi gjithashtu se po përgatisin një vendim  që të heqin celularët nga institucionet.

“Nuk do lejojmë celularë në shkolla, as për fëmijët e më vjen keq as për mësuesit, mësuesit duhet ti dorëzojnë në fillim të mësimit dhe ti marrin në fillim të mësimi dhe në muajin e parë duhet ta bëjmë muaj edukimi, muajin e dytë merren dhe hidhen në plehra nuk i kthehen më atij që e ka, se janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor.

Dhe ç’bëjmë me lëndët ndotëse me rrezikshmëri të lartë? I varrosim dhe i riciklojmë. Ndërkohë që po përgatitemi edhe për vendimin që të heqim celularët nga institucionet që janë bërë si klube interneti të gjithë”- tha ai.

Ndalimi i celularëve nëpër shkolla, Rama flet për vendimin e ri. Ja ku nuk do lejohen tjetër Read More »

Degjeneron sherri mes nuses dhe ish-vjehrrës, tension në emision

Emisioni me “Me zemër të hapur” në ‘News24’ ka vijuar sot përballjen e dytë mes ish-vjehrrës Natasha me ish-nusen e djalit të saj, Eglantina. Gruaja nga Saranda pretendon se nipi i saj, i cili tashmë është nën kujdestarinë e nënës së tij, dhunohet nga babai i Eglantinës. Natasha ka akuzuar ish-nusen e saj se dokumenti i paraqitur për vlerësimin e fëmijës nga psikologu, është i falsifikuar.

Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohej mes tyre në emision, kur ish-vjehrra Natasha, shpërtheu në akuza të ashpra duke e akuzuar se ka falsifikuar dokumentin, ndërsa nuk nguron që të ngrihet në këmbë në mes të emisionit. Kjo situatë detyroi drejtuesen e emisionit Evis Ahmeti që të ndërpriste emisionin, pasi gjyshja dhe babai nisën të nxjerrin video të fëmijës nga telefoni i vet. Ndërkohë, pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ u bë edhe edukatorja e Argentinit që ai kishte pasur në Sarandë, gjatë kohës që jetonte me babain. Ajo tha se fëmija në 10 ditëshin e dytë të muajit shkurt shfaqi sjellje jo të hijshme dhe shqetësonte fëmijët e tjerë. Ajo tha se me nënën e fëmijës, Eglantinën nuk ka pasur asnjë lidhje shoqërore, por marrëdhënie edukatore-prind, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Në 10 ditëshin e dytë të muajit shkurt shfaqi sjellje jo të hijshme, shqetësonte shokët nuk i binte rregullave. Kërkova një komision që të dija si të punoja me fëmijën, në periudhën që fëmija ishte në kopësht, fëmija ishte me gjyshen. Më pas e mori nëna. Me Eglantinën nuk kam asnjë lidhje, vetëm marrëdhënie, prind edukatore. Unë e kam ndjerë si nënë, e kam lejuar djalin të komunikojë si nënë, edhe pse nga gjyshja e babai më thuhej mos ta lejoj”, tha edukatorja e kopshtit në Sarandë, Valbona Mehmeti.

Degjeneron sherri mes nuses dhe ish-vjehrrës, tension në emision Read More »

Kurorëzojnë Dashurinë duke mbjellë pemë, Leli: Nismë që duhet vlerësuar

Armir Duka dhe Natasha Gelato zgjodhën ta kurorezojnë ndryshe martesen e tyre, duke mbjellë një pemë në qytetin e Vlorës. Të dy se bashku me mbeshtetjen edhe të kreut të bashkisë Dritan Leli ata zgjodhën lulishten e tre racave për të mbjellë një pemë ulliri, me simbolikën ashtu sikurse rritet pema të rritet dhe dashuria mes tyre. Ndërsa ka vlerësuar këtë nisëm, kryebashkiaku ju ka bërë apel edhe të rinjve të tjerë ti bashkohen këtij cifti. Armiri nga Dibra dhe Natasha Italiane jo pa qëllim kanë zgjedhur Vlorën për të mbjellë pemën e dashurisë së tyre, ata shprehen se janë mbështetur tek historia por dhe bukuria që Vlora ka.

Kurorëzojnë Dashurinë duke mbjellë pemë, Leli: Nismë që duhet vlerësuar Read More »

Berisha: Opozita bën vetëvrasje, nëse shkon në zgjedhje me Ramën Kryeministër

Ish-kryeministri Sali Berisha  deklaroi se me Edi Ramën në krye të qeverisjes, opozita nuk vjen kurrë në pushtet.

Sali Berisha: “Unë për vete do të bëja gjithçka që Edi Rama “të kthente patkonjtë” edhe me mjete që ju mund t’i kritikoni. Cilat mjete? Në kushtet e grushtit të shtetit nuk ka asnjë justifikim. Sot Rama po qeveris në kushtet e grushtit të shtetit.”

Me Ramën në pushtet opozita nuk vjen dot me votë. Armik më të egër se Edi Rama në pushtet nuk ka opozita. Ai është më keq se Ramiz Alia.

Ai duhet nxjerrë për leckash nga zyra. Si mund ta mundësh me zgjedhje? Shko bëj zgjedhje në Kiras! Shko bëj zgjedhje në Dobraç! Shko bëj zgjedhje në Vlorë!

Sot janë 4 djem nënash të grabitur. Kjo polici në bashkëpunim me kriminelët, po fsheh krimet. Janë marrë deponime të fshehta në komisariatin e Fierit sepse njërëzit kanë pasur frikë ti bëjnë në Vlorë.

Zgjedhje me këtë në pushtet nuk mund të ketë. Populli duhet të kthehet në uragan që duhet ti thotë “ik qërrohu nga zyra”. Qytetarët duhet të ngrihen me guxim. Këtu jemi në kushtet e një grushti shteti.”

Deklarata u bë gjatë një interviste dhënë mbrëmë në emisionin “Opinion” në TV Klan.

I pyetur njëse opozita do të hyjë në zgjedhjet lokale ai tha se do të ishte gabim fatal nëse kjo ndodhte me Ramën kryeministër.

“A do të hyjë opozita në zgjedhje me Edi Ramën? Duhet të ikë Rama. Me Ramën në pushtet nuk ka zgjedhje. Është vetëvrasje për opozitën nëse shkon në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Kjo është thirrje për mosbindje civile” – e mbylli Berisha.

Berisha: Opozita bën vetëvrasje, nëse shkon në zgjedhje me Ramën Kryeministër Read More »

Vlorë/ Aksion blic i policisë në lagjen …

Aksioni nga policia e Vlores dhe forcat e FNSH-se,ne lagjen Partizani,te qytetit bregdetar,prane spitalit rajonal te qytetit te Vlores.

Aktualisht nuk ka ende asnje informacvion zyrtar nga policia e Vlores,ndersa dyshohet per arme dhe droge te gjetur ne nje banese tre kateshe ne lagjen Partizani.

Nderkohe forcat e policise kane shoqeruar nje person,teksa aksioni vijon. Burim enga policia e Vlores kane saktesuar per gjetjen e rreth 50 kg droge Canabbis Sattiva. Forca te shumta policie jane perfshire ne aksionin blic te zhvilluar ne Vlore,ndersa kontrollet kane qene te shumta.

Pritet qe policia ne oret ne vijim te dale me nje informacion zyrtar rreth aksionit blic te kryer ne qytetin e Vlores.

Vlorë/ Aksion blic i policisë në lagjen … Read More »

Euro shënon rritje në tregun e brendshëm, po i afrohet …

Monedha e përbashkët ka shënuar një rritje të fortë sot në tregun e brendshëm valutor, duke arritur në nivelin më të lartë që nga fillimi i qershorit, e ndihmuar dhe nga forcimi i saj në bursat ndërkombëtare në dy javët e para të shtatorit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 126.74 lekë, duke u rritur me 0.1 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Ky është niveli më i lartë në tre muaj, që nga koha kur euro kërceu në 128 lekë, si rrjedhojë e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, që tërhoqi valutë nga tregu, pasi monedha e përbashkët nisi një rënie të pakontrolluar, duke zbritur deri në 124.17 lekë, niveli më i ulët ë 10 vjet.

Euro shënon rritje në tregun e brendshëm, po i afrohet … Read More »

Gënjeshtra e madhe e Sali Berishës, frika nga Vettingu i ‘errëson’ sytë dhe mendjen ish-kryeministrit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka gënjyer mbrëmjen e kaluar qytetarët shqiptarë, teksa i shihte në sy. Duke folur për herë të parë për propozimin e Lulzim Bashës për Vetting në politikë, Berisha tha se është i gatshëm të hetohet nga të huajt për të vërë Vettingun.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka frikë nga vettingu në politikë, ish-Kryeministri mohoi diçka të tillë.

Në fakt, të gjithë e dimë se Sali Berisha është politikani që i frikësohet më së shumti Vettingut, pasi mban mbi supe një sërë veprash kriminale dhe mund të cilësohet pa frikë si njeriu që shkatërroi Shqipërinë dhe krimineli më i madh, që ju ka pirë gjakun shqiptarëve.

Berisha është politikani i parë që do të bëhet ‘kurban’ i Vettingut dhe që pas këtij procesi do të kalbet në burg.

Gënjeshtra e madhe e Sali Berishës, frika nga Vettingu i ‘errëson’ sytë dhe mendjen ish-kryeministrit Read More »