Irina

Procesi Shullazi në ngërç, prokurorët e Krimeve të Rënda nuk pranojnë shortin

Prokuroria e Përgjithshme nuk po gjen dot një prokuror të lexojë pretencën për Emiljano Shullazin dhe të akuzuarit e tjerë të të njëjtit proces. Pas komandimit të Elisabeta Ymerajt si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës dhe pas “sëmundjes” që i ka rënë prokurorit Ened Nakuçi, prokuroria ka dështuar të zgjedhë një prokuror tjetër.

Shorti për caktimin e një prokurori i organizuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dështuar. 19 prokurorët e thirrur nga Donika Prela sot paradite nuk kanë pranuar të zgjidhen me short dhe kanë braktisur mbledhjen.

Në seancën e kaluar përballë të akuzuarve doli prokurori Besim Hajdarmataj, ndërsa prokurori Ened Nakuçi nuk u paraqit pasi dërgoi një raport që tregonte se ishte i sëmurë.

Por në intervistën e fundit që dha në media, ambasadori amerikan Donald Lu tha se Emiljano Shullazi ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë.

“Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq. Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? ” u shpreh Donald Lu.

Procesi Shullazi në ngërç, prokurorët e Krimeve të Rënda nuk pranojnë shortin Read More »

Mund të duken të padëmshme, por këto zakone po na shkurtojnë jetën

Duhanpirja dhe mungesa e veprimtarisë fizike janë shkatërruese për shëndetin. Por ka edhe një sërë mënyrash të tjera sesi po e shkurtojmë jetën tonë çdo ditë. Fakti që jemi mësuar me to nuk do të thotë se nuk kanë pasoja tek shëndeti, madje edhe të rënda.
1. Të fjeturit vonë

Shumë të rinj dhe të rritur nuk flenë mjaftueshëm. Mundohen ta kalojnë lodhjen duke parë një film e duke ngrënë ushqime të konservuara. Por trupi e ka të domosdoshëm atë 8-orëshin e gjumit; mjekët nuk lodhen duke e përsëritur. Nëse fjetja më pak se gjashtë orë ndodh shpesh, rrit gjasat e vdekjes së parakohshme.

2. Të fjeturit më shumë se ç’duhet

Nga ana tjetër, edhe gjumi i tepërt është i dëmshëm. Ata që flenë më shumë se nëntë orë në ditë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. E njëjta gjë vlen edhe për ata që flenë më pak se shtatë orë. Mesatarja e artë është mes 7-9 orë gjumë çdo natë.

3. T’i lash duart më shpesh se ç’duhet

Duket sikur kjo na ruan ndaj mikrobeve, por nëse i lajmë duart më shpesh se ç’duhet ka efekt të kundërt. Në këtë mënyrë shtohen vetëm bakteret rezistente ndaj antibiotikëve dhe këto lloj mikrogjallesash janë shumë të vështira për t’i eliminuar. Ato krijojnë një sërë problemesh të rënda shëndetësore.

4. Të mos punuarit
Puna e rëndë, e vazhdueshme të bën të mendosh se ora do të vijë më shpejt, por duke mos punuar nuk i bën vetes asnjë të mirë. Sipas kërkuesve, kjo ndodh sepse puna i mban organizmin dhe trurin në veprim. Në të kundërt, ato bien në gjendje të fjetur.

5. Të jetuarit në një qytet të zhurmshëm

Ekspozimi i përditshëm ndaj zhurmave të trafikut ul jetëgjatësinë. Zhurma e trafikut shkakton ngritje të presionit të gjakut dhe të hormonit të stresit, çka mund të çojë në probleme të rënda shëndetësore.

6. Të përdorurit të telefonit me orë të zgjatura

Teprimi me përdorimin e telefonit mund të shkaktojë dhimbje qafe, koke, shpine, për shkak të pozicionit jo të mirë të trupit, i cili njihet si një ndër faktorët që ulin jetëgjatësinë. Qëndrimi jo i mirë çrregullon enët e gjakut dhe organet e brendshme, madje edhe nervat. Ata që kanë dhimbje kronike kanë një jetëgjatësi më të shkurtër.

Mund të duken të padëmshme, por këto zakone po na shkurtojnë jetën Read More »

Sekuestrohen 1.2 mln euro në një bankë të nivelit të dytë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas referimit te Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka vendosur sekuestro mbi shumën 1,2 milionë euro, të depozituar në një bankë të nivelit të dytë për llogarinë e shtetasit me iniciale A.H.

Nga aktet paraprake, transaksionet bankare në lidhje me këtë shumë janë justifikuar me anë të kontratave të dyshimta që nuk përputhen me të dhënat e shoqërisë, aksionet e të cilës janë shitur në shumën 1.2 milionë euro, shkruan tch.

Deri në këtë fazë të hetimeve ka dyshime të arsyeshme se shuma e sekuestruar do të përdorej në aktivitet kriminal të personave të dyshuar dhe personave të tretë.

Sekuestrohen 1.2 mln euro në një bankë të nivelit të dytë Read More »

“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku njerëzit kanë harruar dashurinë, ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta…”

Nga Keanu Reeves*

“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta duke treguar çdo gjë që duhet të mbrohet. Ku nuk ka asnjë koncept nderi dhe dinjiteti dhe ku mund të mbështetesh te dikush vetëm kur të thotë “të premtoj”. Ku gratë nuk duan fëmijë dhe burrat nuk duan një familje.

Ku pinjollët besojnë se janë të suksesshëm pas timonit të makinave të baballarëve të tyre, dhe ku një baba i cili ka pak pushtet përpiqet t’u vërtetojë ju se ju jeni askushi. Ku njerëzit deklarojnë në mënyrë false se besojnë në Perëndi me një gotë alkooli në dorë dhe mungesën e të kuptuarit e fesë së tyre. Ku koncepti i xhelozisë konsiderohet i turpshëm dhe modestia është një disavantazh.

Ku njerëzit kanë harruar dashurinë, por thjesht janë në kërkim për partner të mirë.

Ku njerëzit riparojnë çdo zhurmë të makinës së tyre, duke mos kursyer para dhe kohë, ndërsa me veten e tyre, ata duken aq të varfër sa vetëm një makinë e shtrenjtë mund të fshehë atë që janë.

Ku djemtë harxhojnë paratë e prindërve në klubet e natës, nën tinguj primitiv dhe vajzat bien në dashuri me ta, për këtë.

Ku burrat dhe gratë nuk janë më të identifikueshëm dhe ku e gjithë kjo quhet liria e zgjedhjes, por për ata që zgjedhin një rrugë të ndryshme, quhen të vonuar ose të prapambetur.

Unë e kam zgjedhur rrugën time, por është për të ardhur keq që unë nuk kam gjetur mirëkuptim mes njerëzve tek të cilët kam shpresuar se do ta gjeja më shumë se askund…”

*Keanu Charles Reeves lindur më 2 Shtator, 1964 në Beirut, Lebanon. Reeves është një aktor kanadez. Ai ndoshta njihet me emrin Neo nga filmi The Matrix dhe gjithashtu për rolet e tij ne filmin Speed dhe komeditë Bill & Ted’s Excellent Adventure. Gjithashtu është anëtar i grupit Dogstar, gjatë viteve 1990, si një basist.

“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku njerëzit kanë harruar dashurinë, ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta…” Read More »

Historia e padëgjuar e drejtorit të Top Channel/ Kur Blushi të jepte leje që të ngeleshe me barrë

Ka dhjetëra e dhjetëra histori me drejtorin e Top Channel, apo me politikanin e dështuar Ben Blushi, i cili që kur ka shkuar në krye të këtij televizioni duket se i ka hapur një gropë të madhe pa kthim një nga mediave ikonë në vend.

Por, përtej kësaj ne shohim përditë një stil të Ben Blushit, atë që ka pasur këtu e 20 vite më parë për t’u imponuar e për të kapur atë që do për interesa krejt të ngushta dhe klienteliste. A thua se Ben Blushit i digjet barku për parime.

Njeriu që fliste e buçiste në parlament për varfërinë, për shqiptarët, për mjerimin, për nacionalizëm, me një parti të vogël që katandisi si mos më keq, kërkon tashmë të ketë protagonizëm, duke u kapur pas disa pikave të nxehta sociale.

Për shembull le të marrim si rast Valbonën, a thua se Ben Blushit i “digjet barku” për të. Askush të mos e mendojë këtë. E ka me qitje të largët. Ose kërkon pazare me biznesin që po ndërton HEC-et në Valbonë, ose kërkon ç’të mundet, ç’ti japin që të hajë, ose kërkon të dalë diku tjetër. Të nxjerrë inatin pse gazetarët kanë ikur nga televizioni i tij.

Askush të mos mendojë se Ben Blushit i “digjet barku” për Valbonën, kur atij nuk i është djegur asnjëherë shpirti për shqiptarët edhe pse në media apo në parlament fliste e buçiste.

Për këtë po sjellim një rast, gjatë kohës që Blushi ka qënë prefekt në Korçë.  Në vitin 2001 e solli Fatos Nano si prefekt i qarkut të Korçës, ku dhe u bë deputet.

Blushi në atë kohë erdhi si një djalë me profil të lartë, ish-kryeredakto i “Koha Jonë”, zv.ministër i Jashtëm, i larguar nga detyra pas skandalit dhe nxjerrjes së sekretit të takimit me Medllin Ollbrait, por gjithësesi performonte ndryshe një djalë i ri që vinte nga Tirana, një djalë me origjinë nga Korça, nga i cili diçka pritej.

Po sjellim një ngjarje që ndodhi gjatë kohës kur Blushi ishte prefekt. Një nënë shtatzënë, rreth 35 vjeç, pra në një moshë pak më të madhe, me një luftë për të pasur një fëmijë në jetën e saj, punonte thjeshtë si sanitare në një shkollë dhe në muajin e shtatë të shtatzanisë hiqet nga puna me barkun te goja. Kur afërsisht po hynte në muajin e tetë të shtatzanisë drejtohet tek prefekti dhe i kërkon pse drejtori i arsimit e ka hequr nga puna. I kërkoi që ta ndihmojë sepse ishte shtatzënë dhe pas disa javësh merrte lejen e lindjes, do të shkonte në shtëpi dhe vendi i punës do të ishte i lirë për të paktën një vit. Do të humbte ato pak para që merrte, ato pak të ardhura që i vinin nga leja e lindjes, atë rrogën për të ushqyer fëmijën e saj, për t’u ushqyer vetë. Për të rritur një fëmijë në shtëpi në kushte normale.

Pas shumë përpjekjesh e takon Ben Blushin në korridor, i cili fjalës së nënës shtatzënë “Ju lutem më ndihmoni se po më heqin nga puna, se jam dhe me barkun te goja. Do gelem pa bukë unë dhë fëmija im”, Ben Blushi i përgjigjet “A më pyete mua kur ngele shtatzënë që të të mbaj unë në punë”, e pra ky është Ben Blushi, fytyra e vërtetë e tij. Kjo histori ka gati 16 apo 17 vjet, dhe këtë Ben Blushi e mban mend shumë mirë.

Dhe mos kujtoni se Ben Blushit i “digjet barku” as për Top Channel-in, as për Vjollcën, as për Valbonën, as për gjë tjetër. Ben Blushi luan vetëm për xhepin e vet dhe interesin e tij personal. Për më tepër sot ai është një nga njerëzit që i urren edhe më shumë shqiptarët, pas “shpullës” që i dhanë dhe dështimit me projektin e tij “LIBRA” në zgjedhjet e vitit 2017.

Dhe tani për të dalë në sipërfaqe, për të shpëtuar dhe për të qëndruar në treg, del e luan me karta morale. Por, a mund të ketë moral dikush i cili nuk ka pasur ndjesi as për një nënë shtatzënë. Një njeri i cili e tha publikisht se fajtori që ai nuk u bë më deputet dhe nuk eci në politikë ishin shqiptarët. A thua po i “digjet” më barku Ben Blushit për shqipatët dhe Shqipërinë.

Historia e padëgjuar e drejtorit të Top Channel/ Kur Blushi të jepte leje që të ngeleshe me barrë Read More »

Rikthehet Aida Shtino publikon fotot ku përlot fansat me dedikimin plot emocion

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura në Shqipëri.

Pavarësisht shkëputjes nga ekrani, Shtino do të njihet gjithmonë si fytyra e “Njerëz të Humbur” format i cili ka qënë një ndër më të ndjekurit në Shqipëri.

Ditën e sotme moderatorja e njohur ka përlotur fansat e saj me letrën kushtuar të atit i cili ka një muaj që ka ndërruar jetë.

“Ka kaluar mbi nje muaj 40 dite ,qe ti i shtrenjti babi im je larguar nga kjo jete dhe une ndjej nje boshllek ne zemer e nje mall, qe me bren nga brenda dhe qe e di qe asnjehere nuk do te mbushet…”- shkruan ajo në Instagram.

Postimi i plotë i moderatores:

Ka kaluar mbi nje muaj 40 dite ,qe ti i shtrenjti babi im je larguar nga kjo jete dhe une ndjej nje boshllek ne zemer e nje mall, qe me bren nga brenda dhe qe e di qe asnjehere nuk do te mbushet…

Ti ke qene i pranishem ne jeten time ,qe diten qe une linda dhe deri diten qe ike ashtu pa zhurme , pa shqetesuar njeri…
Ke qene nje baba shume i mire dhe shume i drejte gjithe jeten tende.

Femijet nuk i zgjedhin prinderit , ata i percakton Zoti, por une nese do te me jepej mundesia te zgjidhja , prape do te kisha zgjedhur ty babi, ne te gjitha jetet qe do te jetoja. Ne gjithe jeten time deri me sot, nuk kam njohur dhe nuk njoh nje njeri me te drejte se ty dhe me me zemer te madhe se ty.

Falenderoj Zotin qe me dha mundesine te te kem baba dhe te jem aq afer teje. Ti je dashuria ime e pare ne kete jete , ti je ai qe me percolle aq shume siguri ne jeten time. Prane teje une gjithmoe isha e sigurt dhe sot me duket se pa ty asgje nuk do jete me njesoj…

Do te me mungoje shume prania jote fizike ne cdo moment te jetes time, por tashme ngushellohem dhe e di se ti je diku ne anen tjeter, vetem se syte e mi nuk te shikojne , por shpirti im e ndjej se je diku…

Shpirti im te ndjen se je serish me mua , por tashme ne nje menyre tjeter, me te cilen me duhet te mesohem.

Je ne kujtimet e mia qe i kam dhe i ruaj si gjerat me te shtrenjta, qe kam ne mendje e zemer.

Je me mua e ndjej , sepse gjerat me te bukura , ndihen me zemer dhe shpirt, panvaresisht se nuk i shohim , por i ndjejme perjetesisht.

Keto dite pa ty kur ngre koken lart nga qielli ne mbremje, me duket se kam pare nje yll te ri. Thone se kur lind nje njeri lind nje yll dhe zbret ne toke, per te realizuar misionin e tij te paracaktuar nga Zoti e mbasi e mbaron kete mision, rikthehet aty ku ka qene ne qiell e shkelqen ne formen e nje ylli , ashtu edhe ti je rikthyet dhe je ylli im, qe me ndricon ne rrugen time cdo mbremje, babi im i shtrenjte!

Rikthehet Aida Shtino publikon fotot ku përlot fansat me dedikimin plot emocion Read More »

E njohur si femra më seksi në botë, mbetet e verbër pasi ndërron…

Yllit  të  medias sociale Nadine Bruna iu dha një shans për të ndryshuar ngjyrën e syve të saj.

Dr. Tomy Stark, ka thënë gjithashtu se këto procedura nuk janë miratuar nga FDA, prandaj ajo duhej të shkonte në Kolumbi për ta bërë atë. Pas procedurës, Bruna humbi 50 përqind të shikimit  të saj. Stark tha se shiringa shkakton copat e irisit që të notojnë brenda syrit dhe pastaj të bllokohen duke prodhuar glaukoma të rëndë. Doktori shtoi duke thënë se  kjo është një procedurë potencialisht verbuese.

Naddine Brun dëshironte që t’i bënte sytë ngjyrë gri, por përfundoi duke humbur 80% të shikimit në syrin e djathtë dhe 50% në syrin e majtë. Sipas burimeve thuhet se  kirurgjia ka kushtuar 3 mijë dollarë.

E njohur si femra më seksi në botë, mbetet e verbër pasi ndërron… Read More »

‘Policia na vodhi lekët e sendet më vlerë’, gruaja nga Jala qan me ngashërim: As gjermani nuk kishte aq mllef gjatë luftës

‘As gjermani nuk kishte aq mllef gjatë luftës’, kështu u shpreh për newsbomb.al Esmeralda Bala banore në Jalë.

E shkatërruar mes lotëve që mezi e linin të fliste ajo tregonte tmerrin që kishin përjetuar dje gjatë aksionit të IKMT nga i cili u shembën 9 ndërtesa pa leje.

Banorët e kësaj zone kanë hedhur akuza të forta ndaj efektivëve të policisë.

Esmeralda Bala është një ndër personat që pretendon se i kanë shembur pa te drejtë banesën e vjetër e cila ka qenë e ndërtuar në vitet 1990.

E kontaktuar nga newsbomb.al Esmeralda me zërin që i dridhej nga të qarat tregon se policia i ka vjedhur asaj dhe familjes lekë dhe sende me vlere brenda shtëpisë.

“Na plaçkitën, na kanë shkatërruar jetën, jemi në qiell të hapur. Policët nuk na lanë të marrim as rrobat e trupit. Na kanë vjedhur lekët që kishim të vendosura në dollap dhe gjithë sendet me vlere, ora syze varse.

Kërkojmë ndihmë për vete edhe për fëmijët, pasi nuk kemi ku të fusim kokën. Na katandisën në gjendje të mjerueshme. As gjerman nuk kishte aq mllef gjatë luftës”, shprehet duke qarë Esmeralda Bala.

Në fotot e siguruara nga newsbomb.al duket qartë situata e rëndë në banesën e Esmeraldës e cila është shkatërruar edhe plaçkitur.

‘Policia na vodhi lekët e sendet më vlerë’, gruaja nga Jala qan me ngashërim: As gjermani nuk kishte aq mllef gjatë luftës Read More »