Irina

Jul Deda nuk i ndahet Luiz Ejllit: ‘Njeri me dy standarde, si fillim duhet t’i jesh mirënjohës aty personave që të dhëna pozicione të larta në Paris’

Përfshirja e Luiz Ejllit në politikë, duke ndërruar edhe partinë politike për të cilën bënte tifo vetëm pak muaj më parë ka sjellë reagime të shumta në publik.

Aktori Julian Deda, i cili prej vitesh është pjesë e Partisë Demakratikë në Shqipëri ka reaguar edhe më herët ku nuk e ka simpatizuar këtë lëvizje të këngëtartit. I ftuar Së fundmi në TA, Juli u pyet:

Si e latë Luiz Ejllin të ikë nga gjiri i partisë demokratike?

Julian Deda: Ne nuk mbajmë njeri me zor, e para. Ai e quajtur mirënjohje, unë e quaj ‘me dy standarte’.

Nqs ti i je mirënjohës atij që të ka bërë një nder tani në fund, duhet t’i jesh mirënjohës të gjithë personave në jetën tënde që të kanë ndihmuar. Që të jesh i besueshëm duhet të thuash: I jam mirënjohës këtij, por i jam mirënjohës edhe disa personave të tjerë falë të cilëvë isha në pozicione shumë të larta në Paris.

Pra nëse ti je mirënjohës për një gjë shumë të vogël, por nuk je mirënjohës për gjëra shumë më të mëdha se kjo atëherë unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me dopio standart në mënyrën se si ti e percepton mirënjohjen.

Jul Deda nuk i ndahet Luiz Ejllit: ‘Njeri me dy standarde, si fillim duhet t’i jesh mirënjohës aty personave që të dhëna pozicione të larta në Paris’ Read More »

Bledi Mane tha se ‘banorët e kishin harruar Nitën te ngrirja, Ronaldo Sharka bën reagimin epik

Një ditë më parë, Bledi Mane, bëri një postim në profilin e tij në “Instagram”, ku kishte diçka për të thënë për Nita Latifin.

Dy ish-banorët kanë pasur një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, por pas daljes së tyre gjithçka ndryshoi. Këngëtarja kishte marrë vesh për disa deklarata që gazetari ka bërë kohë më parë për vajzat nga Kosova.

Teksa ishte e ftuar disa javë më parë tek “E Diell”, ajo u shpreh mjaft e zhgënjyer nga ajo deklaratë e Manes. Po ashtu, në një intervistë të fundit, pyetjes se çfarë i ka bërë më tepët habi pas daljes nga formati i njohur, këngëtarja e njohur ka treguar edhe një herë për shfrytëzimin nga ana e tij për situatën e dasmës së tyre.

Lidhur me këto reagime të Nitës, gazetari ka vendosur që të thotë dy fjalë. Duke ironizuar ish-banoren, përmes krahasimeve dhe epiteteve, ai shprehet se të gjithë banorët e tjerë e kishin harruar Nitën brenda në frigorifer te ngrirja dhe ishte ai që e solli sërish në qendër të vëmendjes.

Pikërisht këtë fragment ka kapur ish-banori tjetër, Ronaldo Sharka, e ka bërë një postim në “Instastory”-in e tij.

Ai ka ndarë një fotografi të një frigoriferi të mbushur plot me ushqime, ku krahas ka vendosur edhe një foto të Nitës.

“Bledi Mane kur hapi frigoriferin në BB VIP dhe gjeti Nitën brenda”, ka shkruar Ronaldo Sharka në postimin në fjalë.

Bledi Mane tha se ‘banorët e kishin harruar Nitën te ngrirja,

Lidhur me këtë, deri më tani nuk ka reaguar as Nita dhe as Bledi.

Bledi Mane tha se ‘banorët e kishin harruar Nitën te ngrirja, Ronaldo Sharka bën reagimin epik Read More »

U martua pavarësisht paralajmërimit të shoqes, pas 13 vitesh zbuloi se burri kishte familje tjetër

Sava, një telefonuese nga Tirana në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, mendon se nëse rrethi shoqëror është në dijeni të tradhtisë së njërit prej partnerëve në një çift, duhet të flasë. Sipas saj, kjo është e nevojshme që personi tjetër mos të humbasë kohën dhe investimin në një marrëdhënie.

Ajo rrëfen një ngjarje ku e bija e vuri në dijeni shoqen e saj se personi me të cilin po dilte, ishte i martuar. Shoqja nuk e dëgjoi dhe pas 13 vjetësh mësoi se burri i saj kishte edhe një familje tjetër në Francë.
Nexhi: Vajza ime kishte një shoqe dhe një ditë e sheh në xhiro me dikë, një vajzë e mrekullueshme. Pas nja 2-3 ditësh e takon, e kishim në lagje dhe shoqe klase kishin qenë dhe i thotë “moj po ti çne me filanin? Jam fejuar “,thotë, një vajzë shumë e lumtur, e mrekullueshme. “Si je fejuar?” i thotë. “Kunata, motra e tij, e kishim në punë dhe më hyri për këtë. Çfarë thua ti, si të hyri kunata? Po”, thotë. “Ai është i martuar”, i thotë vajza, “është në Francë”. Ia tha direkt troç, më mirë një gënjeshtër e hidhur se sa të humbasin vitet e jetës e çdo gjë.

Megjithatë ajo s’ia vuri shumë veshin, shumë e lumtur me këtë, u martua, ai ikte-vinte nga Franca. Kjo mbante prindërit e tij, kishin edhe një minimarket të vogël dhe kjo punonte natë-ditë aty, lindi edhe një gocë, ky ikte-vinte nga Franca. Kishte ca fotografi në shtëpi, e dinte edhe shtëpia që ai ishte i martuar në Francë e kishte fëmijë, familja e vet dhe askush nuk i thoshte.

Nexhi: Po, po. Askush nuk i thoshte, thotë kjo “po mirë, po kjo fotografi këtu, e kujt është? Kjo është një kushërira jonë që i ka vdekur burri, që ka edhe fëmijët atje, ky ka dalë” e ku di unë, e gënjenin. Lindi edhe gocën, vajti goca 12-13 vjeç. Ai vazhdonte në Francë, kjo vazhdonte këtu.

Aldo: Kjo s’nuhaste gjë fare?

Nexhi: Fare. Njëherë për Vit të Ri se filloi pastaj të dyshonte, pas 13 vjetësh, pret biletën me gjithë gocën dhe shkon drejt e në Francë, drejt e në shtëpi. Kur shkon atje gjen gruan tjetër me fëmijë, normale që kthehet pastaj dhe aty mori fund çdo gjë. Po pas 13 vjetësh, ajo sot ka ndërtuar jetën e vet, është në Itali me dikë tjetër, por 13 vjet të jetës së saj shkuan kot./tvklan.al

U martua pavarësisht paralajmërimit të shoqes, pas 13 vitesh zbuloi se burri kishte familje tjetër Read More »

Dalin detaje nga filmi ku do të jenë pjesë Luizi dhe Olta, kush do e luajë rolin e vjehrrës?

Prej disa kohësh në rrjet ka qarkulluar lajmi se ish-banorët e edicionit të dytë të Big Brother VIP do të marrin pjesë në një film.

Por ajo çka na ka bërë më shumë kuriozë është roli që do të ketë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli. Raportohet se dyshja do të jenë çift, pra burrë dhe grua. Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhëti, dhe protagonistë kryesorë ka aktoren dhe këngëtarin.

Së fundmi gazetari Blendi Salaj ka zbuluar ditën e sotme gjatë progamit Ëake Up disa detaje të reja nga filmi ku këngëtari dhe aktorja do të luajnë.

Moderatori tha se dyshja luajnë rolin e të dashuruarve, ndërkohë që vjehrra i bën magji Oltës.

“Çifti më i madh ose më i rëndësishëm i momentit, mund të mos jetë Luiz-Kiara, por mund të jetë Luiz Olta”– u shpreh ai.

“Flitet për një film të mundshëm ku Luizi dhe Olta do të jenë protagonistë të filmit ku ata luajnë një çift ku vjehrra i bën magji nuses që është Olta. Vjehrrën mund ta luajë Kiara (them unë)”- shtoi moderatori.

Dalin detaje nga filmi ku do të jenë pjesë Luizi dhe Olta, kush do e luajë rolin e vjehrrës? Read More »

Moderatorja ‘pl as bo mbën’ për këngëtarin shqiptar: Thotë që nuk tradhton, por më ka kërkuar s*ks

Moderatorja e njohur e sportit, Sabina Mete ka bërë një deklaratë të fortë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”. Sabina tregoi se një këngëtar i njohur shqiptar, që vajzat e duan shumë, i ka kërkuar marrëdhënie seksuale.

Moderatorja e ka refuzuar kategorikisht, por shtoi se u habit pasi kishte dëgjuar një intervistë të tij ku shprehej se nuk tradhton kurrë.

“Është një personazh shumë i famshëm në Shqipëri. Kam dëgjuar një intervistë të tij ku tha se nuk tradhton kurrë megjithatë jam paksa skeptike. Ndoshta mund të mos tradhtonte në atë ftesën që më ka bërë mua se nuk i dihet gjërat sesi shkojnë. Në orën 12 të natës nuk ka as çaj as kafe, maksimumi do pish një gotë verë dhe nuk e di çfarë të merr rrjedha më pas. Ky është një këngëtar shumë i famshëm, e njohin të gjithë, megjithatë nuk ka vend për të përmendur emra. Thonë që është i lidhur, por unë nuk jam interesuar, sepse nuk më intereson. Mbase dhe mund t’i kisha dhënë mundësinë për të më njohur, por këto ftesat thjesht për seks nuk janë për mua. Nuk jam nga ato njerëz që provojnë ‘one night stand’ (seks për një natë). Përgjigja ime ka qenë jo. Mendoj kam qenë ndër të paktat vajza që i kam thënë jo sepse është një personazh shumë i dashur nga të gjithë”, tha Sabina.

Moderatorja ‘pl as bo mbën’ për këngëtarin shqiptar: Thotë që nuk tradhton, por më ka kërkuar s*ks Read More »

Bushati përplaset keq me Milaim Zekën: Deputetët e Shqipërisë jetojnë si mbret

Të ftuar në “Top Talk”, Ervin Bushati dhe Milaim Zeka janë “përplasur” në lidhje me vendimin e rritjes së pagave të zyrtarëve të lartë që pritet që miratohet ditën e nesërme.

Zeka është shprehur se deputetët e Shqipërisë krahasuar me të Kosovës, janë si mbretër.

Ervin Bushati: E dini ju që politikanët tanë paguhen më pak se në Kosovë?

Milaim Zeka: E dini që privilegjet që kanë deputetët e Shqipërisë, nuk i kanë të Kosovës? Këta janë si mbretër. Deputeti i Shqipërisë në krahasim me të Kosovës jeton si mbret. Ne s’kemi as makina, as shoferë.

Ervin Bushati: Dhe ne s’kemi, as makinë, as shofer, as sekretar, as zyrë.

Bushati përplaset keq me Milaim Zekën: Deputetët e Shqipërisë jetojnë si mbret Read More »

Luizi ‘tradhtoi’ PD-në/ Julian Deda: Duhet tu jetë mirënjohës atyre që e çuan në Paris

Mbështetja e Luiz Ejllit për Benet Becin është komentuar gjerësisht.

Një koment ka dhënë edhe aktori Julian Deda, i cili prej vitesh është pjesë e Partisë Demokratike. I ftuar së fundmi në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, Juli u pyet:

Pyetja: Si e latë Luiz Ejllin të ikë nga gjiri i Partisë Demokratike?

“Ne nuk mbajmë njeri me zor, e para. Ai e quajtur mirënjohje, unë e quaj ‘me dy standarte’. Nqs ti i je mirënjohës atij që të ka bërë një nder tani në fund, duhet t’i jesh mirënjohës të gjithë personave në jetën tënde që të kanë ndihmuar. Që të jesh i besueshëm duhet të thuash: I jam mirënjohës këtij, por i jam mirënjohës edhe disa personave të tjerë falë të cilëve isha në pozicione shumë të larta në Paris.

Pra nëse ti je mirënjohës për një gjë shumë të vogël, por nuk je mirënjohës për gjëra shumë më të mëdha se kjo atëherë unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me dopio standart në mënyrën se si ti e percepton mirënjohjen.”- tha Julian Deda.

Luizi ‘tradhtoi’ PD-në/ Julian Deda: Duhet tu jetë mirënjohës atyre që e çuan në Paris Read More »

Ish- banorja e Big Brother Vip 2 shpërthen ndaj partnerit që e tradhëtoi

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi një studim, i cili rendiste pesë arsye pse njerëzit më tërheqës kanë më shumë gjasa të ngelin pa partner.

Dukej se të gjithë të ftuarit ranë dakord, nisur nga Saina Mete, Fation Kuqari dhe Diola Dosti, madje kjo e fundit u ankua se sot nuk ka “guximtarë”.

Të vënë përballë situatës nëse janë tradhtuar nga partneri me dikë që nuk e krahasojnë me veten, Diola u përgjigj me “po”.

“Unë mendoj që në momentin që hyn një person tjetër, pra unë jam e para dhe ajo është e dyta, pra futet në mes, më mirë të mbajë të dytën. Aman të keqen ia kam falur se nuk e dua fare. Pra në momentin që bën një zgjedhje tjetër dhe unë investoj kaq shumë te vetja ime, në integritetin tim e për trajnime dhe ai zgjedh dikë tjetër… merre se ta kam falur”, përfundoi ajo.

Ish- banorja e Big Brother Vip 2 shpërthen ndaj partnerit që e tradhëtoi Read More »