Irina

Shfaqet për herë të parë trashëgimtarja e TV Klan, njihuni me vajzen e Sandër Frangajt

E quajnë Emi Frangaj dhe ka preferuar gjithmonë të qëndrojë larg vëmendjes së mediave.

Ajo është e bija e Aleksandër Frangajt, pronarit të televizionit Klan dhe rrjedhimisht, trashëgimtarja e kësaj pasurie të madhe të të atit.

Emi është ende në gjimnaz, por për herë të parë është shfaqur disa ditë më parë, gjatë pjesëmarrjes në inagurimin e dyqanit të stilistit Joni Peçi.

Gjimnazistja është veshur në mënyrë të thjeshtë dhe ka bërë një grim të pastër, jo të rënduar shumë, çka i shton edhe më shumë bukurinë.

Shfaqet për herë të parë trashëgimtarja e TV Klan, njihuni me vajzen e Sandër Frangajt Read More »

Bregu thumbon Bashën nga Shëngjergji: Përmes rrugës që ndërtoi PD e vërtetë, aty ku…

Nga panairi i domates në fshatin ku ajo është mbesë, Shëngjergj, Majlinda Bregu është treguar nostalgjike për PD e vërtetë duke i përcjellë një mesazh demoraktëve të sotëm në selinë blu. “Ne Shengjergj! Ne fshatin ku jam mbese, permes rruges qe ndertoi PD e vertete, vetem 40 km larg Tiranes, aty ku ka edhe lume edhe mal edhe ujvare dhe liqen, edhe me shume nevoje per vemendje & zhvillim te qendrueshem rural!”, shkruan Bregu në rrjetin social Instagram.

Shëngjergji priti të shtunën festën tradicionale të domates, “Domate Fest”, një panair me produkte të zonës, ku banorët, por edhe restorantet e bujtinat e zonës, prezantuan pjatat e tyre me ushqime tradicionale mes gjelbërimit dhe muzikës. Festës nuk i është bashkuar vetëm kryebashkiaku Erjon Veliaj që ka vizituar disa nga stendat e panairit, por edhe një demokrate si Majlinda Bregu.

Përmes fotove të postuara në Instagram, Bregu thotë se është mbesë në këtë fshat, por nuk i kursen thumbat për ata që qeverisin sot Partinë Demokratike. Ajo thotë se rrugën e këtij fshati që ka nevojë për vëmendje e zhvillim e ka ndërtuar “PD-ja e vërtetë”. Ne Shengjergj! Ne fshatin ku jam mbese, permes rruges qe ndertoi PD e vertete, vetem 40 km larg Tiranes, aty ku ka edhe lume edhe mal edhe ujvare dhe liqen, edhe me shume nevoje per vemendje & zhvillim te qendrueshem rural!

Kujtojmë se përgjatë gjithë ditës së sotme, banorë të zonës, por edhe turistë e vizitorë të shumtë, ndoqën një sërë aktivitetesh, mes të tjerash vizita tek rrënojat e shkollës së parë shqipe në Tiranë, vizitë tek Ujëvara e Përroit të Kecit, tek Mulliri i vjetër etj. Shëngjergji është një zonë që ofron disa destinacione, për ata që e duan natyrën dhe ushqimin bio.

Bregu thumbon Bashën nga Shëngjergji: Përmes rrugës që ndërtoi PD e vërtetë, aty ku… Read More »

Parashikimi i yjeve për javën e fundit të shtatorit, Paolo Fox paralajmëron këtë shenjë për “ters”

Dashi
Bëni shumë kujdes me mënyrën si shpreheni këtë javë. Zgjidhini me kujdes fjalët dhe mos veproni me instinkt. Vetëm kështu do të arrini të shpëtoni një lidhje si në aspektin personal edhe në atë personal. Pozicionimi i pafavorshëm i Mërkurit jua bën të vështirë komunikimin me të tjerët. Ditët me fat do të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja, sepse edhe Hëna do të kthehet nga shenja juaj.
Demi

Këtë javë nuk do ta keni mbështetjen e Venusit dhe problemet e zemrës do t’ju thithin të gjitha energjitë. Strategjia më e mirë për të rifituar qetësinë do të ishte që gjërat e rëndësishme t’i lini për të premten dhe të shtunën, sepse do ta keni Hënën në shenjë. Përfitoni që gjatë atyre ditëve të organizoni diçka me partnerin, të shkoni diku ku mund të jeni të qetë, larg problemeve të përditshme dhe të bëni me të biseda të sinqerta.

Binjakët
Java nuk do të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse Hëna është në pozicion të pafavorshëm. Por, të martën, të mërkurën dhe të enjten gjendja do të përmirësohet dhe do t’ju kthehet sërish humori. Mërkuri do t’ju favorizojë që të keni sukses si në jetën personale edhe në atë profesionale. Të dielën Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe ju mund të merrni një lajm të mirë.

Gaforrja
Me Venusin në shenjën tuaj, do të arrini të thyeni shumë zemra. Ata që kanë një marrëdhënie të konsoliduar do të përjetojnë një moment të veçantë në aspektin sentimental. Situata nuk do të jetë po kaq e mbarë në aspektin profesional, sepse Mërkuri nuk ju favorizon dhe do të hasni vështirësi , sidomos të martën, të mërkurën dhe të enjten. Në fundjavë, përkatësisht të premten dhe të shtunën, gjendja do të përmirësohet.

Luani
Për fat të keq, marrëdhënia me partnerin vazhdon të mos jetë në rrugë të mbarë. Venusi në pozicion të pafavorshëm e bën situatën edhe më të nderë, aq sa do të ndieni dëshirën që të rrini vetëm. Ndërsa Mërkuri i kthyer nga shenja juaj do t’ju favorizojë që të keni takime dhe të reja interesante, sidomos gjatë pjesës së parë të javës. Të premten dhe të shtunën do të ndiheni disi nervozë.

Virgjëresha
Të hënën atmosfera do të jetë paksa e nderë për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Hëna do të largohet nga shenja juaj dhe ju do të jeni në humor të keq. Do t’ju duhet të prisni fundjavën që të rifitoni energjitë e humbura. Gjithçka do të shkojë më së miri në aspektin e ndjenjave, sepse Venusi është në anën tuaj. Edhe nëse do të keni momente acarimi me partnerin, do të arrini ta gjeni sërish qetësinë në çift.

Peshorja
Me Mërkurin në shenjë, gjithçka mund të ndodhë. Ju presin të papritura, sidomos në aspektin profesional. Do të jeni gjithmonë në avantazh. Bëni vetëm kujdes që të mos lodheni së tepërmi, sidomos të martën, të mërkurën dhe të enjten, që mund të rezultojnë ditë stresuese. Vajzat që janë beqare këshillohet që t’i mbajnë sytë hapur, sepse në fundjavë parashikohet të kenë takime interesante.

Akrepi
Venusi, i cili do të jetë në shenjën tuaj edhe për këtë javë, do t’ju dhurojë dashuri, pasion dhe ndjenja të zjarrta. Për beqarët parashikohen takime emocionuese, sidomos në fillim të javës. Në fundjavë, Hëna e kthyer në pozicion të pafavorshëm mund të ndikojë që të krijohen tensione dhe që të ndiheni në humor të keq. Nëse do të lini një takim të rëndësishëm, shtyjeni më mirë për të dielën.

Shigjetari
Keni shumë projekte në kokë, por nuk jeni të përqendruar askund në veçanti. Mërkuri në shenjë ju ndihmon të përqendroheni dhe të vendosni rregull në jetën tuaj. Kësisoj do të ndiheni më të fortë dhe më të sigurt se më parë. E marta, e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë me shumë fat dhe do t’ju hapen shumë dyer. Bëni kujdes ditën e diel, sepse Hëna do të largohet nga shenja juaj dhe mund të ndiheni në humor të keq.

Bricjapi
Në këtë periudhë gjërat nuk po ecin dhe aq mbarë në aspektin profesional. Përgjegjës për këtë është Mërkuri, i cili është vendosur në pozicion të pafavorshëm dhe jua ndërlikon raportin me shefat dhe kolegët, duke ju krijuar pengesa në rrugën tuaj. Mos u shqetësoni, sepse shumë shpejt gjendja do të ndryshojë. Kushtojini rëndësi ndjenjave, sepse me Venusin në shenjë gjithçka në aspektin sentimental do të shkojë mirë.

Ujori
Ju pret një javë e mbushur me risi, gjatë së cilës do të keni raste të shumta për sukses. Mërkuri në shenjën tuaj do t’ju favorizojë për takime interesante. Për fat të keq, këtë javë Venusin nuk do ta keni aleat, duke ju krijuar kësisoj ndërlikime dhe tensione në aspektin sentimental. E marta, e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë të mbara me Hënën në shenjë. E premtja dhe e shtuna nuk do të rezultojnë pozitive.

Peshqit
Këtë javë do të ndërgjegjësoheni për faktin se keni në krah një njeri të veçantë, të cilin ndoshta e keni nënvlerësuar ose e keni lënë pas dore. E premtja dhe e shtuna do të jenë të mbushura me emocione dhe për ndonjërin prej jush edhe drithëruese, sipas Living. E hëna do të jetë një ditë e mbarë, sepse Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe ju do të merrni përgjigjet pohuese që i prisnit prej kohësh.

Parashikimi i yjeve për javën e fundit të shtatorit, Paolo Fox paralajmëron këtë shenjë për “ters” Read More »

Nuk lidhet me besëtytnitë, ja kuptimi që ka formimin i “M” në dorën tuaj

Gërma “M” ka qenë gjithmonë e lidhur me një intuitë të mirë. Shumë njerëz në mbarë botën besojnë se linjat në pëllëmbët tona mund të zbulojnë shumë për personalitetin tonë dhe mund të ndihmojnë për të parashikuar edhe të ardhmen.Tani besohet se ata që kanë shkronjën “M” në pëllëmbën e tyre janë me të vërtetë të bekuar.

Gërma M gjendet tek vija kryesore në pëllëmbën tuaj, të cilat njihen si zemra, koka dhe linjat e jetës.1

Po ju a keni një gërmë “M” në dorën tuaj?

Atëherë ju jeni me të vërtetë me fat! Jeni shumë të talentuar, intuitivë dhe me iniciativë. Ju mendoni se ndershmëria është politika më e mirë dhe e urreni gënjeshtrën.

Burrat dhe gratë me shkronjën M në pëllëmbë janë mjaft intuitivë dhe kanë tendencë të jenë gjyqtarë të mëdhenj të karakterit. Gratë thuhet se janë paksa më intuitive sesa gjinia e kundërt.

Njerëzit me këtë shenjë të veçantë janë gjithashtu shumë të guximshëm, nuk largohen nga sfidat dhe përfitojnë menjëherë nga mundësitë e reja.

Besohet se shumë njerëz të mirënjohur, siç janë profetët dhe udhëheqësit e mëdhenj, ishin njerëz me gërmën “M” në dorë.

Nuk lidhet me besëtytnitë, ja kuptimi që ka formimin i “M” në dorën tuaj Read More »

Sherri në studion e Zhejit, mediat greke: Shqiptarët të rrjedhur. Barka: Më kërcënuan me jetë

Debatit i ashpër të zhvilluar në studion e Artur Zhejit në “360”  ka tërhequr vëmendjen e mediave greke. “Grekët janë shqiptarë!” Kjo ishte deklarata e historianes Elena Kocaqi, e cila shkaktoi mjaft bujë, ndërsa në debat u përfshi edhe Spartak Ngjela, dhe Panajot Barka , i cili më pas u largua nga studioja televizive. “Protothema” shkruan duke iu referuar Barkës se shqiptarët janë të rrjedhur dhe ushqejnë ndjenja nacionaliste, ndërsa e quan Spartak Ngjelën si shqiptar me origjinë greke.

“Duke mashtruar, historiania shqiptare Elena Kocaqi thotë: Po çfarë grekësh? Ata nuk janë grekë, por arvanitas që kanë turp të thonë që jemi shqiptarë. Më thoni sa grekë kanë luftuar kundër osmanëve në Greqi?”, shkruan gazeta greke duke akuzuar gjithashtu edhe Spartak Ngjelën. Siç shpjegoi profesor Barkas, panelistët, të udhëhequr nga moderatori gjetën mundësinë që ta devijonin diskutimin, i cili supozohej të ishte për zhvillimet dhe përsëri ta kufizonte çështjen ndaj marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe të shtonte pikëpamjet ekstreme nacionaliste.

“Pastaj u përpoqa të thoja disa të vërteta mbi grekët. Pas kësaj kam marrë shumë kërcënime me jetë dhe fyerje”, shprehet Barka për Protothema. “Duke përdorur një përzierje të miteve të rreme dhe të folklorit, ata u përpoqën të justifikonin pikëpamjet ekspansioniste. Arvanitët janë grekë që flasin gjithashtu gjuhën arvaneze (jo shqiptarët) dhe nuk kanë lidhje me shqiptarët. Ju nuk do të gjeni një arvanit në Greqi që do të thotë se ai është shqiptar. Unë shpjegova se termi” Shqiptar “është një term i ri i paraqitur në shekullin 18-19 dhe se shqiptarët, jo arvanitasit, u shfaqën në Epir në shekullin e 14 me Stefan Dushanin serb. Territoret që nacionalizmi shqiptar pretendon sot janë territore të ish Perandorisë Osmane, i përkisnin popujve të tjerë. “, citon media greke Barkën. Gjatë atij emisioni, Barka u largua nga studioja duke marrë pas edhe thënien e Spartak Ngjelës: Ik thyej qafën!

Sherri në studion e Zhejit, mediat greke: Shqiptarët të rrjedhur. Barka: Më kërcënuan me jetë Read More »

Rama “fatorino” avioni, por shikoni çfarë po i bëjnë drejtorët

Nuk janë fjalë “kazani”, zoti kryeministër, por të dhëna nga raporti i KLSH, një kopje të të cilit e keni edhe ju në tavolinë, ku flitet për kusaritë gjigande të shfrenuara, që po u bëjnë drejtuesit shtetëror, fondeve dhe pasurive publike, toka, troje, pyje, basene ujore, objekte e gjithçka.

Po ju kujtojmë, vetëm 2% të fakteve për periudhën janar-qerhsor 2018, sipas të cilave rezulton, se vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2018, drejtorët dhe zyrtarët e shtetit në ERE, Rezervat e Shtetit, nëpër bashki, Hipotekë, ALUIZNI, Agjenci Mjedisore, në Aeroportin Rinas, në Hekurdhë e shumë institucione të tjera, kanë përlarë 30 milionë euro fonde publike dhe 42 milionë euro toka, troje, objekte, pyje e male, plazhe, me dosje të falsifikuara.

Për këto krime financiare e pasurore, KLSH ka çuar dosjet në prokurori, por prokuroria bënë sikur nuk ka asnjë denoncim zyrtar, mbasi siç thuhet nën zë, drejtuesit dhe zyrtarët hajdutë e falsifikatorë, kanë lidhje me politikanë e shtetarë të lartë, majtas dhe djathas.

I heshtur po qëndroni edhe ju zoti kryeministër, duke i lënë akoma në detyra e funksione drejtuese, ndërkohë që ata vazhdojnë e vjedhjen, ndërsa ju, vazhdoni punoni si “fatorino avioni”./Pamfleti

Ja disa dosje të çuara në prokurori, por ajo ka frikë nga drejtuesit hajdutë, mbasi kanë lidhje me “bejlerët” e pushtetit dhe politikës

Kryetari Entit Rregullator të Energjisë (ERE), ndekje penale, me Shkresë Nr. 423/1, datë 20.04.2018, për shpërdorim detyre, me vlerë 9 milionë euro. Drejtuesit e Hekurudha Shqiptare, ndekje penale, me Shkresë Nr. 1313/12, datë 20.06.2018, për shpërdorim i detyre, m vlerë 12. 3 miliardë lekë.

Drejtori Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit, ndekje penale, me Shkresë Nr. 1263/9, datë 02.05.2018 për shpërdorim detyre, me vlerë 1 miliardë lekë. Shtatë zyrtarë të ALUIZNI Kamëz-Vorë (fshat), ndekje penale, me Shkresë Nr. 1040/12, datë 06.04.2018, për shpërdorim detyre, me vlerë 175 milionë e 886 mijë lekë.

Tre drejtues e zyrtarë Hipoteka Malësi e Madhe, ndekje penale, me Shkresë Nr. 1077/11, datë 27.03.2018, për falsifikim dhe tjetërsim të pasurive.

Hipoteka Elbasan, 13 drejtues e zyrtarë, ndekje penale, me Shkresë Nr. 1314/12, datë 11.05.2018 , për për falsifikim dhe tjetërsim të pasurive.

Drejtuesi Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, ndekje penale, me Shkresë Nr. 1312/26, datë 15.05.2018, për shpërdorim detyre, me vlerë 65 milionë lekë.

Kryetari Bashkisë Belsh dhe 3 zyrtarë, ndekje penale, me Shkresë Nr. 6/12, datë 22.05.2018, për shpërdorim detyre, me vlerë 218 milionë lekë.

Kryetari Bashkisë Belsh dhe 3 zyrtarë mbikëqyrës kontratash, ndekje penale, me Shkresë Nr. 6/13, datë 22.05.2018, për shpërdorim detyre, me vlerë 627 milionë lekë.

Bashkia Rrogozhinë Nr.Prot 1297/18 Në datë 22.05.2018 Indicie Penale Në hetim
Spitalit Universitar të Traumës, ndekje penale, me Shkresë Nr.68/11, datë 29/06/2018, për transaksione e truall në favor të Spitalit Amerikan, vklera 345 milionë lekë.

Drejtori dhe 8 zyrtarë, Spitali Rajonal Shkodër. ndekje penale, me Shkresë Nr. 40/13, datë 27.06.2018, për shpërdorim detyre, me vlerë 116 milionë lekë.

Katër zyrtarë Bashkia Lezhë, ndekje penale, me Shkresë Nr. Prot 250/11, datë 22.06.2018, për shkelje barazi në tendera, me vlerë 130 milionë lekë.

Rama “fatorino” avioni, por shikoni çfarë po i bëjnë drejtorët Read More »

Njihuni me infermierin që s’do Gjermaninë, 19 vjeçari prej 2 vitesh vullnetar në spital

Çdo mëngjes Selmani vesh bluzën e bardhë dhe nis shërbimin mjekësor pranë Spitalin të Bulqizës. 19-vjeçari nuk e ka përfunduar ende gjimnazin por kjo nuk e ka penguar atë që të ndjek ëndrrën e tij për t’u bërë mjek.

“Unë ndjek arsimin profesional në drejtimin shërbim social-shëndetëso. Është viti i dytë që punojë si vullnetar. Ëndrra ime është që të ndjek studimet në Turqi për mjekësi, dhe shpresoj t’ja dalim mbanë që të jap një kontribut në fushën e mjekësisë në zonën time të Dibrës”, shprehet Selman Daka, 19 vjeç.55555454

Cdo ditë ai thote se shikon veten pjese te mjekësisë.

“Mision, le të themi mjekësia. Është shumë i vështirë por do shumë dëshirë, pasion dhe vullnet por më shumë do dashuri që t’i dhurosh pacientëve, t’i bësh të lumtur.Të gjitha shpresat e pacientëve mbeten tek bluzat e bardha, pothuajse, shpëtimin e jetëve. Nëqoftëse nesër do të bëhem një mjek, kontributin tim do ta jap në zonat më të thella, atje ku ka nevojë shpëtimi i jetëve”, tha Selman Daka.

Për Selmanin Gjermania nuk është në planet e tij. Joshja e infermierëve ndaj këtij shteti, e shtyn atë të mendojë më tepër për vendin e tij të lindjes.

“Shqipërisë i duhet integrimi në BE por kontributi në atdhe, sepse nëse largohemi ne kush do t’i shërbej këtij vendi? Kush do t’i shërbej komunitetit ku jetojmë? Ne jemi shpresa. Jemi e ardhmja e këtij vendi, që duhet thënë, kontribut pa masë atdheut”, u shpreh ai.

Në gjashtë mujorin e parë të vitit, të paktën 2500 infermierë janë larguar drejt shtetit gjerman, ndërsa mijëra të tjerë janë ende në pritje. Me këtë shifra në rritje, Shqipëria rrezikon seriozisht të humbas një pjesë të shërbimin shëndetësor në një kohe te shkurtër.

Njihuni me infermierin që s’do Gjermaninë, 19 vjeçari prej 2 vitesh vullnetar në spital Read More »

Ishte tapë dhe operoi gabimisht të riun, burri i deputetes së PS i përgjigjet Berishës: Isha…

Një mjek kirurg i Spitalit Rajonal të Peshkopisë është denoncuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha se ka kryer një ndërhyrje të panevojshme kirurgjikale. Ngjarja ka ndodhur më 20 shtator, ku një i ri ishte paraqitur për të kryer heqjen e një puçrre. Por, në vend të heqjes së saj, 22-vjeçari është zgjuar pa apendicit.

Mjeku kirurg i akuzuar, Gazmend Xhembulla, është bashkëshorti i deputetes së Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës, Almira Xhembulla. Vetë doktor Xhembulla, në një reagim përmes rrjeteve sociale, nuk e përgënjeshtron ndërhyrjen për heqjen e apendicitit, por thekson se u është përmbajtur rregullave dhe procedurave.

“Ndjehem thellësisht i keqardhur nga disa informacione të pavërteta që janë përhapur gjatë ditës së sotme. Në respekt të familjarëve dhe opinionit publik, ndiej detyrimin të jap këtë sqarim: Si mjek kirurg, me një eksperiencë mbi 20-vjeçare, deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë, morale dhe profesionale, se ndaj pacientit E.S. janë zbatuar rigorozisht të gjitha rregullat dhe procedurat, sipas protokollit mjekësor në fuqi. Jam gati të mirëkuptoj shqetësimin e pacientit dhe familjarëve, por ndiej keqardhje të thellë kur shoh që një akuzë e pavend dhe aspak profesionale, është bërë sot nga një ish-mjek dhe ish-profesor i imi”, shprehet Xhembulla.

Ndërsa ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një mesazh që i ka dërguar një prej familjarëve të 22-vjeçarit. “Në Spitalin e Peshkopisë, me dt. 20.9.2018, është paraqitur në një djalë rreth 20 vjeç, të cilit i kishte dalë një puçërr pas shpine. Pasi e kontrollon kirurgu Gazmir Xhembulla, i cili është dhe burri i deputetes së PS, Almira Zebi, Xhembulla i thotë që do të operohesh. Pasi e fut në sallën e operimit, në vend që t’i heqë puçrrën, i ka hequr apendicitin. Kur djalit i ka dalë narkoza, ka parë plagën në bark dhe ka kërkuar shpjegime se çfarë ka ndodhur me të. Mjeku i ka thënë të hoqëm apendicitin se ti me the për atë. Ka plasur sherri me familjarët e djalit dhe familja ka vajtur në komisariat për kallëzim, po e kanë mbajtur të fshehur këtë rast të mjekëve tanë. Drejtoria e Spitalit është në dijeni dhe gjithë Peshkopia e di këtë budallallëk. Ju lutem, publikojeni se po mbahet e fshehtë kjo maskaradë, pasi kirurgu është burri i deputetes së PS-së dhe rri tapë me alkool”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Ndërkohë, zyrtarisht nga Policia, thuhet se deri tani nuk ka asnjë kallëzim për pakujdesi ndaj mjekut të Spitalit të Peshkopisë, Gazmend Xhembulla.

Ishte tapë dhe operoi gabimisht të riun, burri i deputetes së PS i përgjigjet Berishës: Isha… Read More »