Irina

Kryemadhi: Djali i deputetit socialist përdhunoi vajzën jetime, ngjarje shumë e rëndë!

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI e konsideroi si skandal dhe ngjarje shumë të rëndë, atë që i ka ndodhur një oficeri policie gjyqësore në burgun e Fushë Krujës, të cilit sipas deklarimeve të tij i është vënë pistoleta në kokë për të mos pranuar denoncimin e një vajze që ishte përdhunuar nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rrahja.

Sot ka ndodhur një skandal tjetër i radhës. Një ish-oficer i policisë gjyqësore ka denoncuar se si ditën për diell në mes të komisariatit të policisë Fushë Krujë i është vendosur pistoleta në kokë për të mos pranuar kallëzimin e një vajze të re, jetime, e cila ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga djali deputeti.

Kjo është shumë e rëndë. Unë mezi pres nga këto shoqatat për të drejtat e grave, të cilat bëjnë projekte pa fund, me zi po pres të shikoj gjithë ato personazhe publike që flasin në televizione ndaj dhunës ndaj grave, me zi pres deklaratat e tyre në përkrahje të kësaj vajze, e cila është jetime, e cila e ka të pamundur mbrojtjen e saj nga familjarët, e cila ka qenë viktimë e dhunës apo epsheve të një djali socialisti më të përkëdhelur se ç’duhet.

Më e tmerrshmja është që pistoleta në kokë i vihet në prezencë të kryetarit të Bashkisë dhe të një deputeti, kolegut tonë. Ky vend është kthyer në një bandë. Njerëzit do të vendosin vetëgjyqësi. Sot e bëjnë me një vajzë që nuk ka babain, por nesër mund ta bëjnë me fëmijët tanë.”- tha Kryemadhi.

Kryemadhi: Djali i deputetit socialist përdhunoi vajzën jetime, ngjarje shumë e rëndë! Read More »

Prokurori i Habilajve i papërgatitur, dështon gjyqi në Gjykatën e Katanias. Në seancën e radhës do…

Vijon të zvarritet gjyqi ndaj bandës së Habilajve edhe në Gjykatën e Katanias në Itali. Ora News ka zbardhur atë c’ka ka ndodhur sot në Gjykatën e Katanias, ku pritej të niste procesi gjuqësor ndaj të arresturve të grupit të Habilajve, të akuzuar për trafik droge e armësh, nga Shqipëria drejt Italisë në vlerë mbi 20 milionë euro.

Është zhvilluar pasditen e sotme në Gjykatën e Katanias, seanca e dytë gjyqësore ndaj të arrestuarve të bandës së Habiljave, grupit të trafikantëve italo-shqiptarë i shkatërruar nga Antimafia italiane më 14 tetor të 2017 gjatë operacionit të koduar “Rosa dei venti”.

Por kjo seancë gjyqësore ka zgjatur vetëm pak minuta pasi Prokurori i çështjes Habilaj ka kërkuar kohë për përgatitjen e akuzës së tij, e cila pritej të lexohej sot në sallën e gjyqit. Ora News ka mundur të mësojë datën e ardhshme të zhvillimit të gjyqit ndaj Habilajve.

Trupi gjykues i drejtuar nga gjykatësi Giancarlo Cascino vendosi që seanca e radhës do të mbahet në Gjykatën e Katanias më 16 nëntor të 2018. Seanca e parë e gjyqit të Habilajve u zhvillua më 31 maj 2018.

Prokurori i Habilajve i papërgatitur, dështon gjyqi në Gjykatën e Katanias. Në seancën e radhës do… Read More »

“Ethet” e vettingut, Gjonaj kërkoi shkarkimin e tij, Meta kundërshtoi, kush është gjyqtari që do …

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kundërshtoi ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj për shkarkimin e anëtarit të saj, gjykatësin Ahmet Jangulli. Kjo solli që Presidenti Meta dhe ministrja të përplasesish për këtë gjyqtarë i cili do ti nënshtrohet Vettingut për tre komponentë pasurinë, krikterin moral dhe aftësitë profesionale. Trupi gjykues i KPK përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari.

Kërkesa e Gjonaj vinte pas dy raporteve nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ERUALIUS, ku shfaqnin kritika të forta ndaj KLD, duke e akuzuar se mbron gjyqtarët e korruptuar. Raportet i referoheshin një kërkese të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e 13 gjyqtarëve, por që KLD e rrëzoi. Ministria e Drejtësisë kërkoi nga KLD shkarkimin e 4 gjyqtarëve, më konkretisht: Të Petraq Currit në Durrës, të Ergys Selmanit në Fier, të Ken Dhimës në Gjykatën Administrative të Vlorës dhe Ahmet Jangullit të Shkodrës.

Vetë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj pas këtij refuzimi shpërtheu në kritika ndaj kreut të KLD, Ilir Metës. “E djeshmja ishte një ditë e zezë për KLD. KLD si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe është kthyer në strukturë mbrojtëse të vetë gjyqtarëve. Me zbatimin pa kompromis të reformës në drejtësi vendime si ato të djeshme do të mbeten si pjesë e zezë e historisë”, tha Gjonaj.

“Ethet” e vettingut, Gjonaj kërkoi shkarkimin e tij, Meta kundërshtoi, kush është gjyqtari që do … Read More »

Bllokimi i Gjykatës Kushtetuese, kush janë kandidatët e rinj

Ndërkohë që lista e parë e përparësisë për procesin e rivlerësimit është në përfundim, duke nisur nga shtatori, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të nisë rivlerësimin për listën e dytë. Në këtë të fundit, ndodhen edhe shtatë kandidatë për Gjykatën Kushtetuese, e cila ka mbetur me vetëm dy anëtarë momentalisht.

Kështu, “Panorama” mëson se kandidatë për Gjykatën Kushtetuese, të cilët do të kalojnë në filtrat e vetingut përpara se të marrin dritën jeshile nga KED janë: Ilir Mustafaj, Luan Dervishi, Rexhep Bekteshi, Ragleta Panajoti, Valbona Bala, Arta Vorpsi dhe Elsa Toska.

Nga ana tjetër, pas marrjes së vendimit të formës së prerë të shkarkimit të Fatos Lulos nga Gjykata Kushtetuese, është shpallur edhe vakanca për zëvendësimin e tij. Momentalisht, sistemi i drejtësisë në vend është në kolaps. Gjykata e Lartë, e cila duhet të kishte të paktën pesë anëtarë për të funksionuar ka mbetur me katër anëtarë, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka mbetur me vetëm dy anëtarë.

Deri më tani, Gjykata Kushtetuese është jofunksionale dhe madje rrezikon që të mbetet me një anëtar të vetëm, në rast se KPA-ja vendos që të shkarkojë nga detyra kryetarin e kësaj gjykate, Bashkim Dedjen, rikonfirmimi në detyrë i të cilit është ankimuar nga Komisioneri Publik me rekomandim të ONM-së.

Komisioneri Publik ndalet në potencialin financiar të kreut të Kushtetueses në blerjen e një apartamenti në Tiranë. Dedja ka deklaruar se për apartamentin 146 metra katrorë ka marrë kredi 120 mijë euro me afat 20 vjet.

Si burime për blerjen e apartamentit, ai ka deklaruar 35 mijë euro kursime dhe dy hua pa interes në vlerën totale prej 25 mijë eurosh të marra nga vëllai dhe kunati i tij. Mirëpo, Komisioneri Publik del në përfundimin se Dedja nuk ka patur burime financiare të ligjshme për të paguar këstin e parë të apartamentit./korrieri

Bllokimi i Gjykatës Kushtetuese, kush janë kandidatët e rinj Read More »

VIDEOSKANDALI / Ja si gënjeu Taulant Balla live

Një skandal i madh politik ka shpërthyer ditën e sotme. Nënkomisari Emiljano Nuhu ka denononcuar sot me zë e figurë se Taulant Balla ka liruar nga qelia djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, i cili është akuzuar për përdhunim.

Gjithashtu Nuhu ka treguar se Xhelal Rrahja, vëllai i deputetit të PS-së i ka vendosur pistoletën në kokë në prani të Taulant Ballës.

E gjitha kjo ka ndodhur në postën e Policisë në Fushë Krujë.

Ndërsa në një deklaratë për mediat pas publikimit të video skandalit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla mohoi të gjitha duke thënë se nuk kishte qenë asnjëherë në Krujë.

Në fakt e gjithë ngjarja e denoncuar nga nënkomisari zhvillohet në Fushë Krujë e jo Krujë, e si për të konfirmuar faktin që Taulant Balla doli sot në konferencë për mediat dhe gënjeu live./korrieri

VIDEOSKANDALI / Ja si gënjeu Taulant Balla live Read More »

Prezantuesja shqiptare kërkon publikisht rritje rroge, arsyeja është e çuditshme

Prezantuesja e programit të mëngjesit në Top Channel, Ori Nebiaj është e njohur për natyrën e saj spontane në televizion e jo vetëm.

Ajo së bashku me Isli Islamin prezantojnë programin e mëngjesit “Wake up” dhe përpos punës ndajnë së bashku edhe një lidhje miqësore shumë të mire.

Të shpeshta janë shakatë dhe batutat që shkëmbejnë me njëri-tjetrin e madje e radhës ka qenë edhe kjo e postuar mëngjesin e sotëm në rrjetin social Instagram.

Në video shfaqet Ori dhe Isli teksa ky i fundit ‘i shkatërron’ flokët veprim të cilin Ori e ka komentuar duke shkruar “Dua rritje rroge për vështirësi në punë”, duke bërë atë që pak personazhe publike ‘guxojnë’ ta bëjnë publikisht, ndonëse në kontekstin e shakasë.

Image

Prezantuesja shqiptare kërkon publikisht rritje rroge, arsyeja është e çuditshme Read More »

Oficeri Nuhu zbulon skenarin: Si u porosit ekzekutimi im nga deputeti i PS

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar letrën e plotë të dorëheqjes, që nënkomisar Emiljano Nuhu, u kishte drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe kryeprokurores Marku.

Në letrën në fjalë, nënkomisar Emiljano Nuhu, ka denoncuar tek krerët e shtetit, skenarin e porositjes së vrasjes së tij nga deputeti Rrahman Rraja, nëpërmjet Durim Bamit.

Ai shkruan:

‘Më datë 12.09.2018, kam marrë informacion nga rrjeti im sekret që deputeti Z.Rrahman Rraja, ka kontaktuar me shtetasin Durim Bami dhe i ka kërkuar që të më ekzekutojë, pasi unë po i hapja shumë probleme dhe po e dëmtoja politikisht deputetin. Ai është shprehur që me kaq probleme që më ka hapur oficeri Emiljani Nuhu, unë nuk shkoj dot në Parlament. Shtetasi Durim Bami e ka marrë përsipër ekzekutimin tim. I gjetur në kushte të tilla, i lënë në dorën e fatit nga shteti u largova menjëherë dhe për sigurinë time dhe të familjes kërkoj të lirohem nga Policia e Shtetit’./korrieri

ImageImageImageImageImage

Oficeri Nuhu zbulon skenarin: Si u porosit ekzekutimi im nga deputeti i PS Read More »

Vetting-u në politikë, ironizon Ndreu: Do merret me thashetheme, se për këtë është institucioni i …

Vettingu politik i kërkuar nga opozita do të jetë vetëm në kuadër të thashethemeve, e askush nuk do të mund të provojë lidhjet kriminale. Kështu e ka vlerësuar propozimin e PD për të bërë vetting për politikanët, deputeti i PS, Pjerin Ndreu. Teksa ishte i ftuar në “Top Talk”, Ndreu tha: S’ka tërheqje, po i japim rëndësinë e nevojshme me anë të një institucioni ndërkombëtar”, u shpreh Pjerin Ndreu lidhur me vendimin e marrë sot në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, që nismën e opozitës ta çojë më parë në Komisionin e Venecias.

Për deputetin socialist, vetëm një drejtësi e pastruar nga ku do të formohet SPAK do të mund të hetojë e dërgojë në burg politikanët e përfshirë në afera korruptive, apo krime të tjera. “SPAK është ai që do të hetojë zyrtarët e lartë, s’ka nevojë të jenë dy. Për shkak se kjo çështje është sensitive, do kërkojmë mendimin e ndërkombëtarëve. Vettingu në politikë?! Po flasim për thashetheme. Kush e vërteton që një kontakt i imi është në marrëdhënie me krimin. Kush do ta provojë këtë. Sërish do të shkojmë para gjykatës. PS nuk i trembet fare kësaj nisme, është më e ashpër reforma në drejtësi nga ku del edhe SPAK, një institucion i mirëorganizuar”, u shpreh Ndreu.

Sipas deputetit socialist, politikanët kanë krijuar një tymnajë se të gjithë janë të zinj, e asnjë i bardhë dhe vettingu në politikë do të shkojë po në këtë kuadër, teksa ndëshkimi arrihet me prova dhe jo thashetheme. “Ne e kemi strukturën, për çfarë do të shpikim një tjetër. Unë mbështes varianti që t’i çojmë në gjyq dhe t’i burgosim politikanët, ndërsa ata thonë që të merremi me llafe. Sot pushtetin numër 1 e ka disinformacioni. Disa politikanë kanë krijuar një tymnajë se të gjithë janë të zinj, e asnjë i bardhë dhe kjo arrihet me prova dhe jo me thashetheme”, u shpreh Ndreu.

Vetting-u në politikë, ironizon Ndreu: Do merret me thashetheme, se për këtë është institucioni i … Read More »