Irina

Kush është burri i martuar që po lë gruan për këngëtaren shqiptare

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, duke folur për fansat e çmendur që bëjnë çdo gjë për të, Tayna tregoi rastin e një burri i cili i kishte thënë se do linte gruan për të.

“Ishte një burrë, 45 vjeç mund të ishte, donte të bënte foto me mua në backstage. Nisi duke folur anglisht. ‘Unë dua të martohem me ty, dua të lë gruan për ty’, tha. Mendova se nuk e ka seriozisht dhe nisa duke qeshur. ‘E kam me gjithëmend’, tha. Ok i thashë ndaje gruan tëndë dhe as mua, as atë, mbetesh vetëm”, tregoi Tayna.

Kush është burri i martuar që po lë gruan për këngëtaren shqiptare Read More »

“Nëse e keni orë më të shtrenjë se makina ime jeni të korruptuar”. Po kur gjyqtarja zotëron këtë super biznes-vilë, në ç’masë është e korruptuar?

Sa herë flitet pë pasuritë e gjyqtarëve, mendja të shkon fillimisht te orët e shtrenjta, bizhuteritë apo makinat e luksit. Në fakt, në rastin e një gjyqtareje  në Korçë nuk bëhet fjalë për këto, por për vilë trekatëshe, lokal dhe një pikë karburantesh.

“Nëse ulni kokën dhe shihni kyçin e dorës dhe nëse mbani në dorë një orë më të shtrenjtë se makina ime, atëherë jeni gjyqtarë të korruptuar. Nëse jeni i tillë, duhet ta lini këtë profesion menjëherë, pasi mund të futeni në burg”, tha diplomati Donald Lu.

Por kur vila e një gjyqtareje ia kalon jo vlerës së makinës së Donald Lu, e sa e sa makinave: Në çfarë mase është e korruptuar gjyqtarja?

Kjo super-vilë e rikonstruktuar në qytetin e Korçës, sipas disa mediave e publikuar që në 2015-ën, është në pronësi të Kryetares së Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti dhe e bashkëshortit të saj, Drejtorit të Ujësjellësit në Korçë, Petrit Tare.

Rikonstruksioni i vilës thuhet se ka kapur vlerën e rreth 500 mijë eurove. Ndërsa në katin e parë të godinës ndodhet një restorant ndërsa taraca shërben si lokal.

Përgjigjia do të vijë shpejt. Entela Prifti do të kalojë në sitën e Vetting-ut më 8 tetor, ora 10:30. Entela Prifti, do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me një trupë gjykuese që përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia, Etleda Çiftja.

“Nëse e keni orë më të shtrenjë se makina ime jeni të korruptuar”. Po kur gjyqtarja zotëron këtë super biznes-vilë, në ç’masë është e korruptuar? Read More »

Situata të errëta/ Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi për rrezikun që e pret

Mërkuri në Peshore është në kundërshtim me një planetin që quhet Erida. Është zbuluar në 2015 dhe është nga trupat qiellor më të largët në sistemin tonë diellor deri tani me përjashtim të disa kometave. Në lidhje me Merkurin sot do tregoj që ekuilibrat do vihen mbas një përballjeje xhelozie dhe antagonizmi”, njofton astrologia e njohur Meri Shehu.

Më poshtë parashikimi për të gjitha shenjat e horoskopit.

Dashi

Do përballeni me xhelozi ambicje dhe antagonizma duke provokuar situatat që do sjellin përballje të forta në jetën personale

Demi
Psikologjikisht do përpiqeni të ringriheni duke menduar ndonjë plan të fshehtë apo manovrim që i shmang pengesat dhe njerzit që ju frenojne

Binjaket
Në shoqëri apo në jetën sociale do ketë shumë ngarkesa negative dhe situata që mund tju ndikojnë për keq në marredheniet tuaja personale

Gaforrja
Nuk do ketë shumë sukses sot në karriere apo në marrëdhënie me njerëz të rëndësishëm pasi diku pazellli prishet

Luani
Do kërkoj të drejtën e tij ligjore në një moment kur faktet dhe dokumentat e nxjerrin shume keq në aspektin praktik dhe real

Virgjeresha
Në çështjet tuaja më të rëndësishme do ju duhet të bëni pakt edhe me njerëz apo situata shume të errta apo manipuluese

Peshorja
Do përpiqeni të vini kushtet tuaja dhe mendimet tuaja në një bashkëpunim që me sa duket po tenton në rrugë të paqarta e të rrezikshme

Akrepi
Pavaresisht momenteve të vështira në punë apo në jetën e përditeshme ju brenda vetes do ruani fort qëllimin e mirë dhe dëshiren për të ndihmuar

Shigjetari

Në dashuri do keni njohje shume joshëse provokuese dhe të papërballueshme Kujdes në ruajtjen e ekuilibrave dhe kontrrollit

Bricjapi
Antagonizmi dhe tensionet në familje do jenë si nje paralajmërim për ju që sidoqofte e keni jetën të varur nga disa njerëz të afërt

Ujori
Një mendim i zgjuar e dinak do ju fus në një rrugëtim i cili për nga suksesi do ja kaloj edhe një mënyre tjetër më me emër e me famë

Peshqit
Do bëni manovra disi të ulta për të fituar shuma më të mëdha apo për të gjetur një ekuilibes në sigurinë ekonomike e personale.

Situata të errëta/ Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi për rrezikun që e pret Read More »

Ndërtimi i gazsjellësit TAP nxjerr në dritë dhjetëra zona arkeologjike në Shqipëri

Punëtorët që po punojnë në ndërtimin e një gazsjellësi nga Shqipëria për në Itali kanë mbetur të habitur përballë dhjetëra zonave antike që kanë zbuluar ku ndodhen thesare që nga koha e Neolitit, raporton “euronews”.

Ky zbulim, që mendohet se është një prej më të mëdhenjve ndonjëherë në Shqipëri, nxit autoritetet që të ftojnë dhjetëra arkeologë për të bërë kërkime.

“Kemi zbuluar shumë objekte, argjendurina, armë… shumë artikuj qeramike”, thotë Iris Pojani, kryearkeologia e “Abkons”, në një prej ngulimeve në Turan, që ndodhet 180 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Tirana.

“Aty ka armë, heshta, shigjeta, thika dhe ndoshta edhe shpata. Kemi gjetur shumë argjendurina si unaza, vathë, qelibar dhe rruaza qelqi, shumë prej tyre”, tregon Pojani.

Ekipi i përbërë nga 50 arkeologë zbuloi qindra skelete, varre dhe objekte që nga epoka e hekurit (1100 para erës sonë) deri në epokën e vonët romake (200-600 pas erës sonë) madje edhe varre që i përkasin epokës mesjetare, deri më 28 shtator që vazhduan punimet.

Por ata mbetën të habitur që gjetën prova për ekzistencën e këtij ngulimi në një epokë të largët të historisë.

“Nën shtresën e epokës së hekurit, u gjend një ngulim i epokës së neolitit si dhe kemi zbuluar një fshat dhe shumë, shumë objekte që lidhen me këtë periudhë”, thotë Pojani.

Epoka e neolitit është periudha e fundit e epokës së gurit dhe i paraprin epokës së broxit.

Kjo zonë është një nga 30 që janë zbuluar gjatë punimeve për të ndërtuar gazsjellësin që lidh Shqipërinë me Azerbaxhanin, Turqinë, Greqinë dhe Italinë nëprëmjet detit Adriatik.

Ndërtimi i gazsjellësit TAP nxjerr në dritë dhjetëra zona arkeologjike në Shqipëri Read More »

Përse duhet të konsumojmë rukola, vetitë e pabesueshme të tyre

Rukola konsiderohet një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese që mund të hani. Rukola nuk ka qenë shumë e njohur për shqiptarët, gjë e cila ka ndryshuar vitet e fundit. Ajo është e pasur me shumë kalcium, Vitaminë A, Vitaminë C, Vitaminë K dhe hekur. Përmban  gjithashtu folat, kalium, beta-karoten, si dhe antioksidantë të tjerë.

Rukola përmban lëndë ushqyese të cilat e ndihmojnë trupin për të menaxhuar peshën, uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e shikomit dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit. Folati që ndodhet te rukola mund të ndihmojë gratë shtatzëna për të zvogëluar rrezikun e lindjes së foshnjave me defekte.

Gjithashtu mund të rrisë pjellorinë mashkullore, të parandalojë osteoporozën, të përmirësojë diabetin dhe performancën atletike duke zvogëluar sasinë e oksigjenit të nevojshëm gjatë stërvitjes. Rukola mund të forcojë kockat, të përmirësojë cilësinë e lëkurës, të forcojë funksionet e trurit dhe të nxisë sistemin imunitar.

Duhet patjetër ta shtoni në dietën tuaj. Duhet të keni kujdes, kur ta pastroni duhet të hiqni çdo gjethe të verdhë. Merrni gjethet e gjelbra, vendosini në një tas me ujë për të hequr papastërtitë. Pasi ta thani mirë mund ta gatuani në receta të ndryshme. Mund ta përdorni në makarona ose si sallatë.

Përse duhet të konsumojmë rukola, vetitë e pabesueshme të tyre Read More »

Vjeshtë e egër, demokratët paralajmërojnë protesta të ashpra

PD ka në plan protesta në ditët në vijim.

Luçiano Boçi, një nga deputetët mjaft aktiv të PD-së ka bindjen e plotë se vetëm revoltat popullore kundër Edi Ramës mund të ndalin rrënimin e vendit dhe fillimin e ndë-rtimit të një jete e rendi social dinjitoz, të mbështetur mbi parime, vlera e norma morale e politike.

Z.Boçi thotë për “Gazeta Shqiptare” se trysnia dhe kërkesa qytetare për revolta masive sa vjen e shtohet. Luçiano Boçi apelon se koha nuk pret dhe nëse refuzohet vetingu në politikë dhe paketa antimafia, opozita do të zbresë në sheshet e Shqipërisë. Ai paralajmëron se: “Njëkohësisht jemi gati për çdo betejë e përdorimin e çdo mjeti që çon në zgjidhjen e emergjencës kriminale, e lidhur me largimin e domosdoshëm të Ramës, nëse ai refuzon t’i lerë vendin një qeverie antimafia”.

Vjeshtë e egër, demokratët paralajmërojnë protesta të ashpra Read More »

Katër vajza si yje, por ajo që fshihet pas syve të bukur është vetëm dhimbja

Një histori si shumë të tjera në Shqipërinë tonë të dashur.

Deputetja Oriola Pampuri ishte në familjen 6 anëtarëshe të Arben Hysenajt në Babrru të Tiranës, e cila jeton pa asnjë të ardhur dhe është në gjendje të mjeruar.

Kësaj familjeje i është hequr ndihma ekonomike, megjithëse dy prindërit janë pa punë dhe kanë 4 vajza të mitura për të ushqyer.

Njëra prej katër vajzave të mitura, vuan nga distrofia, por prindërit i treguan deputetes Pampuri se iu është hequr KEMP-i pa asnjë shpjegim.

Vajza tjetër familjes vuan nga sëmundja e epilepsisë dhe kërkon kujdes të vazhdueshën, i cili u mungon fëmijëve. Për shkak të kushteve të mjerueshme ekonomike, heqjes nga lista e ndihmës ekonomike dhe mungesës së shpresës, kryefamiljari Arben Hyseni vuan nga depresioni, ndërsa nëna e familjes është e pamundur të punojë.

Fëmijët të cilët shkojnë në shkollë, udhëtojnë rreth 35 minuta në një rrugë të keqe.
Deputetja Pampuri thotë se kjo familje jeton me borxhe dhe sipas skemës kriminale të qeverisë, me largimin nga skema ekonomike, kjo familje e varfër duhet të presë edhe gjashtë muaj të tjerë për të aplikuar sërish.

“Kjo është e vërteta”, tha Pamuri, “jo ajo që propagandon kryeministri Rama”.

DEPUTETJA ORIOLA PAMPURI NË FAMILJEN GJASHTË ANËTARËSHE
Jemi në familjen e zonjës Azize, e cila jeton me katër vajza, më e vogla është katër vjeçe më e madhja është 12 vjeç.

Vajza ka përfituar KEMP, por tani nuk e përfiton më KEMP-in për shkak të një patologjie që ka, Azizja është pa punë, bashkëshorti del çdo ditë për të kërkuar punë dhe jo gjithmonë e gjen atë. Është hequr nga ndihma ekonomike dhe nuk janë më përfitues të skemës ekonomike ndërkohë që nuk plotësojnë asnjë kusht jetese për të jetuar normalisht.

Dhe i plotësojnë të gjitha kushtet për të qenë pjesë e ndihmës ekonomike, ashtu sikurse vajza i plotëson të gjitha kushtet për të përfituar KEMP.

Megjithatë ne shpesh dëgjojmë nga qeveria që janë hequr nga ndihma ekonomike ato familje të cilat përfitojnë padrejtësish. Ju e shihni që kjo familje nuk ka asnjë arsye për të kërkuar padrejtësisht ndihmën ekonomike por ka të gjitha të drejtat për të përfituar ndihmën ekonomike dhe për ta marrë atë sepse pa të nuk munden të jetojnë.

Listat e përfituesve të ndihmës ekonomike, sot nuk janë transparente. Personat të cilët kanë dalë nga ndihma ekonomike dhe nuk kanë gjetur ende punë, janë të shumtë.

Janë hequr 20 mijë familje nga ndihma ekonomike dhe sot janë shumë të paktë ata që i janë rikthyer skemës. Janë të shumtë në numër si zonja e cila ndodhet në gjendje të mjerueshme, e cila nuk përfiton ndihmën ekonomike. Gjithçka që paraqitet si show, është e pavërtetë përballë këtij realiteti të dhimbshëm në të cilën jeton kjo familje dhe shumë familje të tjera si zonja Azize.

Azize Hyseni: Jetojmë në kushte shumë të vështira për momentin. KEMP-in e vajzës ma kanë hequr dhe nuk e di përse. Doli në komision, nuk më kanë kthyer përgjigje, e merr apo nuk e merr. Ndihmën ekonomike ma kanë hequr. Më thanë se nuk jam paraqitur tek zyrat e punës.

Tek zyrat e punës nuk jam paraqitur sepse burri më vuan nga depresioni. Edhe sikur ta fusin ai nuk e mban dot. Unë jam me katër fëmijë të vegjël. Në shkolla janë dy paradite, dy pasdite. Vetë jam e sëmurë siç e shikoni. Për në shkollë duhet gjysëm ore.

Jetojmë me çfarë mbledh burri gjatë ditës, kanaçe, hekura. Ndonjëherë kur sjell tela i pastroj, para tre javësh preva dorën duke i pastruar. Është shumë vështirë për t’ia dalë. Shkojnë dritat dhe uji më shumë. Jetojmë vetë i gjashtë vetëm në këtë dhomë 3 me 3.

Katër vajza si yje, por ajo që fshihet pas syve të bukur është vetëm dhimbja Read More »