Astrologu i njohur Italian Paolo Fox gjatë emisionit të sotëm “Mezzogiorno in Famiglia” dha klasifikimin e shenjave të zodiakut për javën 7-12 tetor 2018.
Në vendin e 12-të ne gjetëm Demin: Në varësi të ngjitjes, kjo shenjë mund të jetë konservatore dhe revolucionare. Këshilla tani është që të lënë mënjanë dhe të ndryshoni gjërat që nuk ecin.
Pozicioni i 11-të për Luanin: Ju jeni në një gjendje të ngjashme me atë të Demit, për shkak të agjitimit të yjeve midis të mërkurës dhe të premtes. Arsye të ndryshme për shqetësim dhe stres.
Vendi i dhjetë për Dashin: Në fillim të javës ju do të jeni shumë nervoz dhe i vendosur. Ju do të jeni të padisponueshëm për intervista ndërmjet të hënës dhe të martës, por do të ketë një rikthim në fundjavë.
Vendi i nëntë për Ujorin: Shumë prej jush do të shqetësohen. Edhe më të fortit ndjehen shumë të lodhur. Vendi i tetë për Peshoren: Ju jeni në një gjendje të veçantë. Mind të vëreni se disa angazhime të zjarrta ju janë caktuar.
Vendi i shtatë për Virgjëreshën: E fortë dhe ndër shenjat më të përcaktuara me Saturnin në aspektin e mirë. Pozita e gjashtë për Peshqit: Shenjë e fortë dhe do të jetë më shumë midis të mërkurës dhe të premten. Sukses i madh për këtë shenjë, të paktën në synime. Vendi i pestë për Bricjapin: Shërim i madh dhe qiell i mirë nga e mërkura, është koha që të ndihesh.
Pozicioni i katërt për Shigjetarin: Qielli është shumë i këndshëm për ata që duan të bëjnë gjëra të mëdha. Vendi i tretë për Gaforren: Qielli i mirë mes të mërkurës dhe të premtes. Çdo gjë që po bën është shumë përpjekje, por gjëja e rëndësishme është të jesh e pranishme në atë që bën, duke marrë një konfirmim të mirë në fundjavë.
Pozicioni i dytë për Binjakët: Një shenjë plot stimuj edhe mentalisht. Vendi i parë për Akrepin: Javë me një kombinim të veçantë, të gjitha planetet në shenjën tuaj. Kjo zgjon flakën e pasionit.
Pas shkëputjes nga politika, ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zgjedhur të eksplorojë Shqipërinë duke i shijuar në maksimum vendet turistike së bashku me familjen e tij. Së fundmi, ish ministri i akuzuar për lidhje me Habilajt të arrestuar për trafik droge në Itali, ka postuar një foto me djalin e tij në Instagram.
Tahiri ka eksploruar zonën e Kolonjës në Ersekë, një zonë nga ku kanë dalë shumë rilindas të mëdhenj, siç është Petro Nini Luarasi.
Tahiri është duke i rrëfyer të birit pikërisht për këtë rilindas, por siç thotë ish-ministri “nuk e kishte mendjen”.
“Duke i shpjeguar rilindasin e madh Petro Nini Luarasi por nuk e kishte mendjen’’- shkruan Tahiri në rrjetet sociale.
Kush është më i madh, kontributi i Fishtës për Shqipërinë apo mosmirënjohja e shqiptarëve për Fishtën?
Ka qenë një moment në Konferencën e Paqes në Paris, kur një gazetar britanik i paguar nga serbët dhe grekët për të denigruar çështjen shqiptare pyet Gjergj Fishtën:
– Si mund të jetë komb i pavarur një popull pa karakter, i cili ka ndërruar fenë?
Fishta e sheh shtrembër dhe i thotë: Është e vërtetë që një pjesë e madhe e popullit tim e ka ndërruar fenë, por nën kërcënimin e armëve dhe urisë. Kurse kombi yt mor zotëri, për një bythë gruaje (i referohej grave të Henryt të VIII) i ndërroi fenë një Perandorie të tërë.
Fishta mund të mos jetë njeriu me kontributin më të madh për Shqipërinë. Por padyshim është tek tre figurat që kanë kontribuar më shumë për çështjen shqiptare.
Në konferencën e Parisit, fuqitë e mëdha e kishin ndarë mendjen që Shqipëri të linin vetëm Tiranën dhe Elbasanin. Sot do ishim duke kënduar akoma Dum Babën ne. Fjalimi i Fishtës atje është një Magnum Opus. Leksion diplomacie se si mbrohen interesat kombëtare kundër gjithë botës.
Gjergj Fishta, Luigj Bumçi dhe ca klerikë të tjerë katolike të asaj kohe kanë qenë pesha të rënda. Madje thuhet se ishin të vetmit që arritën të merrnin edhe status të veçantë nga Vatikani, që të përfaqësonin interesat kombëtare sepse rregullat e Kishës Katolike nuk i lejonin priftërinjtë të merreshin me çështje patriotike. Asnjë shteti tjetër nuk i është lejuar kjo.
Por ne na e kanë mësuar historinë keq khemerët e kuq. Shikoni çfarë ndodh sot? Shtëpia e Enver Qoftëlargut është restauruar gjashtë herë me para publike. Shtëpia e Fishtës është lënë gërmadhë. Ai gazetari anglez atje ne Paris nuk e ka patur dhe aq keq. Tamam popull hajn.
Pas një debati mes tyre gjatë emisionit të Luanës, Roza Lati u shpreh e pakënaqur nga pritja që i kishte bërë moderatorja dhe kushtet që i kishte vënë në emisionin e saj.
“Sherri me Luanën ndodhi sepse më shau Marilyn Monroe. Jam fanatike e Marilyn-it, ndaj ja ktheva siç unë di ta kthej. Më thanë që Luanës aq ia priti mendja dhe e tha. Por kur ti e fton personazhin që të imitojë Marilyn Monroe dhe ti e shan personazhin para se të ndizet kamera, tani çfarë pret?”- u shpreh Roza pas sherrit.
Megjithatë, e ftuar ditën e sotme në emisionin “Seven Bizz”, Roza e ka treguar troç mendimin që ka për Luana Vjollcën.
“Oh, Luana seksi. Gjoks, vithe, bel, bjonde, buzëqeshje 24-karatëshe, shumë e qeshur, shumë e shkathët. Shumë inteligjente, sepse të bësh shumë gjëra si Luana do të thotë që të kesh shumë guxim.”- është shprehur Roza.
Sipas parashikimit te Meteoalb, të hënën paraditja paraqitet me kthjellime e vranësira të shpeshta por mesdita dhe pasditja ri-sjellin vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit si dhe rrebeshe afatshkurtra në zonat Qendrore dhe Jugore. Dita e martë do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë kur vranëisrat fuqizohen duke gjeneruar rrebeshe të izoluara në Jug dhe më pak në zonat Qendrore. E mërkura dhe në vijim deri në fundjavë, moti mbi Shqipëri paraqitet kryesisht me kthjellime.
Temperaturat e ajrit të hënën dhe të marten sjellin rritje të lehta gjatë orëve të mesditës; e mërkura dhe e enjta sjellin rënie të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjeseve dhe orëve të mesditës ndërsa e premtja sërisht rrit lehtë temperaturat në të dy ekstremumet ditore. Temperaturat ekstremale gjatë kësaj jave do të luhaten nga 7°C më e ulëta në zonat Verilindore deri 27°C, maksimumi në Veriperëndim dhe Jugperëndim të vendit (temperaturat vlerësohen rreth 5°C më të larta se vlerat tipike të tetorit).
Disa foto të publikuara nga deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Lucciano Bocci tregojnë se si një makinë me targë policie kryen transport inertesh,
“Makina e rëndë në foto e video që s’ka lidhje me policinë, mban targa policie. Duket si barcaletë me polica por është e vërtetë. Transporton prej kohësh zhavor, inerte siç duket në aksin TEG-Tr. Se ç’lidhje ka policia me transport inertesh këtë vetëm A. Veliu mund të na e thojë”, shkruan ndër të tjera deputeti i PD në postimin e tij.
POLICIA QË BËN TRANSPORT…
Ndodh edhe kjo!!! Meqenëse policinë e kemi shumë nikoqire, ajo kujdeset për të gjitha e nuk le gjë prej gjëje t’i kalojë nën hundë….E nuhat lekun. Tipar vigjilence ky! Merret me “prerje” hashashi. Mbron krimin nga qytetarët. Godet fëmijë e gra.
Tani çuditshëm po merret me ndërtim…Makina e rëndë në foto e video që s’ka lidhje me policinë, mban targa policie. Duket si barcaletë me polica por është e vërtetë. Transporton prej kohësh zhavor, inerte siç duket në aksin TEG-Tr. Se ç’lidhje ka policia me transport inertesh këtë vetëm A. Veliu mund të na e thojë. Do Zoti transporton vetëm inerte se ku i dihet???!!! Prit tani kur të shohim ndonjë maune me targa policie…me “miell”!!!/korrieri
Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes rrjeteve sociale njofton se këtë fundjavë ai po zhvillon një vizitë në jug të vendit, ku ndalesa e radhës ishte fshati Prishtë në Skrapar.Përmes një komenti të shkurtër, President Meta njofton se zhvilloi një vizitë në shtëpinë e Nënë Bajames, e cila siç thotë ai, me sakrifica pa fund ka rritur tre fëmijë të mbarë e të edukuar për të cilët është krenare me të drejtë.“Ishte kënaqësi të kaloja një mbrëmje të mrekullueshme në Prishtë këtu ku mikpritja është e rrallë.
Më në fund e mbajta fjalën për të vizituar Nënë Bajamen, e cila me sakrifica pa fund ka rritur tre fëmijë të mbarë e të edukuar për të cilët është krenare me të drejtë. E falënderoj për mikpritjen e bujarinë e pafund ashtu siç dinë nënat e Skraparit”– shkruan Presidenti Meta duke e shoqëruar komentin e tij edhe me një foto nga takimi me Nënë Bajamen.
Të huajt vijojnë të mbajnë në lëvizje tregun e pasurive të paluajtshme në bregdet. Sipas agjencive kryesore në vend, arsyeja kryesore mbeten çmimet e lira, ndërsa blerësit kryesorë janë nga vendet e rajonit, të cilat nuk kanë dalje në det. Përmirësimi i infrastrukturës po tërheq blerës në Durrës. Fokusi i agjencive për bregdetin është kapja e tregjeve të huaja…
Nga Ledina Loga Në pamje të parë asgjë nuk i lidh një boshnjak, një italian, një ukrainas dhe dy gjermanë së bashku. Mirëpo që prej verës së këtij viti, ata janë banorët më të rinj të një prej pallateve në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Edi është administrator i pallatit, në të cilin këtë verë janë shtuar edhe pesë rezidentë të kombësive të ndryshme. Sipas tij, arsyeja kryesore pse të huajt kanë zgjedhur Durrësin janë çmimet e lira. Për diçka më pak se 20 mijë euro mund të blesh një apartament në afërsi me bregun e detit.Çmimi për metër katror për një banesë matanë shinave të trenit në atë zonë varion nga 300 deri në 350 euro, gjë që ka joshur blerësit e huaj, të cilët sipas administratorit të pallatit kanë një moshë relativisht të re, nga 30 deri në 50 vjeç. Të gjitha shitjet janë kryer nëpërmjet agjencive të pasurive të paluajtshme dhe pronat kanë qenë të bllokuara nga bankat. Edi shton se për të parë apartamentet, godinën e kanë vizituar mbi tridhjetë persona me nacionalitet të huaj, por që nuk kanë vendosur. Një prej arsyeve kryesore, sipas tij, është mungesa e besimit për të blerë pasuri të paluajtshme në një vend si Shqipëria. Të huajt që kanë marrë në shqyrtim ofertat për shitje apartamentesh në pallatin që ai administron kanë njëlloj pasigurie. Megjithatë nuk janë vetëm të huajt që po blejnë në Durrës. Sipas agjencive kryesore të patundshmërisë në vend, një burim i kërkesës në bregdet kanë qenë shqiptarët e diasporës dhe shqiptarët e Kosovës, të cilët sipas Jonian Antonit nga agjencia Century 21 janë më shumë të fokusuar në Veri të vendit. Ndërsa për sa u përket shqiptarëve, Klajdi Memajdini nga agjencia Devinf, thotë se janë më kërkues në cilësi dhe kërkojnë kryesisht apartamente cilësore në rezidenca banimi. Xheni Jahja nga Tirana Real Estate argumenton se finalizimi i shitjeve ka datuar në periudhën para gushtit, megjithatë ajo shton se pritet të ketë interesim në 3-mujorin e parë të vitit të ardhshëm. Buxheti është një nga faktorët që ndikon në përcaktimin e zonës për individët që kërkojnë të blejnë në bregdet. Për familjet me një buxhet të kufizuar, Durrësi është zona kryesore, ndërsa familjet me të ardhura më të larta kërkojnë kryesisht në Jug dhe në përgjithësi investojnë për një pronë në komplekse rezidenciale. Bazuar në listimet e pronave që kanë bërë agjencitë e pasurive të paluajtshme, “Monitor” ka përllogaritur çmimet mesatare të apartamenteve në bregdetin shqiptar. Shëngjini është zona ku ofertat janë më të ulëta, gjë që reflekton stabilitetin e tregut të pasurive të paluajtshme në atë zonë dhe individët që kanë blerë kryesisht nuk kërkojnë që të rishesin, ndërsa ndërtimet e reja po fokusohen më së shumti në hoteleri. Individët që kanë blerë në Shëngjin, nisur edhe nga frekuentimi i lartë i bregdetit aty nga shqiptarët e Kosovës, i shfrytëzojnë pronat për tregun e qiradhënies. Megjithatë, bazuar në agjencitë kryesore në vend, çmimi mesatar për metër katror në zonën e Shëngjinit është 720 euro. Bregdeti i Durrësit mund të ndahet në tre zona, bazuar në çmimin e pronave. Zona më e shtrenjtë për sa i përket çmimit të apartamenteve është Gjiri i Lalëzit, ku çmimi për metër katror varion nga 900- deri në 1100 euro për metër në katror, në varësi të kompleksit rezidencial ku ndodhet apartamenti. Zona e dytë fillon nga Plepat deri në afërsi të Golemit. Në këtë zonë të Durrësit ka shumë ofertë për shitje, bazuar mbi pronat e listuara nga agjencitë kryesore të pasurive të paluajtshme në vend. Çmimet më të ulëta janë për apartamentet në pallatet e ndërtuara pas hekurudhës, si në rastin në fjalë, që janë shitur me çmimin 300 euro për metër katror. Sipas ofertave të listuara, pranë Hotel Adriatikut në Durrës mund të gjesh një apartament me çmim mesatar 450 euro për metër në katror. Për apartamentet që janë më pranë bregut të detit, çmimet mesatare luhaten në 700-750 euro/ m². Zona e tretë është Golemi, Pishat e Buta dhe plazhi i Qerretit, ku çmimet për apartament janë rreth 800-850 euro për metër katror, duke qenë se rezidencat e banimit janë në komplekse dhe kanë lehtësi që tërheqin blerësit. Jugu i Shqipërisë mbetet zona më e shtrenjtë dhe jo vetëm për apartamentet, por edhe për vilat. Në Vlorë, zonat më të lira janë Rradhima dhe Orikumi. Sipas ofertave të listuara në Rradhimë, për një apartament banimi, çmimi mesatar është 700 euro për metër në katror, ndërsa në Orikum, çmimet mesatare për banesa janë rreth 450-500 euro/m², në varësi të afërsisë me bregun e detit. Zona më e shtrenjtë vijon të mbetet Riviera. Një apartament në Dhërmi kushton mesatarisht 1200 euro/m², ndërsa për sa u përket ofertave të listuara, ato nuk janë të shumta në numër. Sipas agjencive kryesore të pasurive të paluajtshme dhe atyre që janë me fokus në bregdet, Saranda vijon të mbetet “mbretëresha” e bregdetit shqiptar. Çmimet mesatare të apartamenteve në Sarandë janë 900 euro/m². Kryesisht Saranda ka qenë zgjedhje për skandinavët, të nxitur edhe nga afërsia me aeroportin e Korfuzit.
Diaspora vë në lëvizje pasuritë e paluajtshme në bregdet Përveç të huajve, ka pasur interes edhe nga shqiptarët e diasporës dhe Kosovës. Sipas inxhiniere Xheni Jahja nga Tirana Real Estate kërkesat më të shumta kanë qenë nga shqiptarët e Kosovës. “Në vite ka pasur rritje të interesit në blerje. Zonë fokus ka qenë Lagjja 13, ish-Hekurudha, Rrashbulli dhe Golemi. Në përgjithësi janë kërkuar apartamente 1+1, me kosto deri 35.000 euro. Ndërsa pjesa më e rëndësishme për to është që prona të ketë dokumentacion të rregullt ligjor”, – thotë Jahja. Ajo shton se sado që ofertat e tjera mund të kenë qenë tërheqëse, por pa dokumentacion, ajo kërkesë është anuluar menjëherë. Edhe Jonian Antoni nga agjencia Century 21 thotë se siguria e dokumentacionit mbetet një nga prioritetet për realizimin e transaksioneve. Ai shton se në politikën e agjencisë së tyre nuk i prezantojnë fare pronat që kanë problematikë në dokumentacion. Për inxhinieren Xheni Jahja, kërkesa është rritur për arsye të përmirësimit të infrastrukturës. “Që nga 2013-a, Rruga e Kombit ka afruar shumë vendet dhe fokusi i tyre për të investuar në bregdetin shqiptar është rritur. Emigrantët në vendet e tjera kanë interesim, por numri i tyre mbetet i vogël, me përjashtim të moshave të reja që kanë interes real dhe mendojnë që të investojnë në bregdet për një apartament të mirë”, – argumenton Jahja për Revistën “Monitor”. Megjithatë, Jonian Antoni nga Century 21 thotë se edhe pse kërkesa nga diaspora është e konsiderueshme, nuk është në nivelet e mëparshme dhe e lidh këtë me largimin e tyre nga Shqipëria dhe me rritjen e çmimeve. Ndërkohë që një pjesë tjetër nuk e konsideron më kthimin në Shqipëri dhe për rrjedhojë, nuk e shikon të nevojshme investimin në pasuri të paluajtshme në vend. Ai shton se fokusi duhet të jetë te përthithja e tregjeve të huaja sesa te rikthimi i diasporës.
Parashikimi
“Nuk besoj se do të ketë rritje, madje mendoj se Shqipëria është më mirë të fokusohet te përthithja e tregjeve të huaja sesa te rikthimi i diasporës” – thotë Jonian Antoni
Përmirësimi i bregdetit në Durrës nxit shitjet Një ndër faktorët e rëndësishëm që kanë nxitur shitjet në bregdetin e Durrësit është edhe përmirësimi i infrastrukturës, përveç çmimeve të lira. Xheni Jahja thotë se përmirësimi i infrastrukturës jep një efekt pozitiv në rritjen e vlerës së pronës dhe për rrjedhojë, sjell dhe rritje të çmimit për pronat e paluajtshme. Megjithatë Jonian Antoni nga Century 21 thotë se për sa i përket infrastrukturës, urbane dhe jo vetëm, mbetemi ende mbrapa. Ai i cilëson projektet për ndërtimin aeroporteve në zonën e Jugut spekulime. Të huajt – thotë ai – e kanë të vështirë që për vendet si Shqipëria të besojnë planet që janë ende në letër.
Vetëm “shqiptarë te pasur” blejnë në bregdet Ndryshme nga të huajt apo shqiptarët e diasporës, shqiptarët kanë pretendime kur vjen puna për të blerë një shtëpi të dytë në bregdet. Klajdi Memajdini nga agjencia Devinf, argumenton se në përgjithësi, shqiptarët që blejnë shtëpi të dytë ose të tretë në bregdet kanë të ardhura të larta dhe për rrjedhojë, kërkojnë prona shumë cilësore. Në përgjithësi, kërkesa e tyre është e fokusuar në komplekset rezidenciale ku kanë edhe të gjithë lehtësitë e nevojshme.Jahja shton se në përgjithësi, shtëpitë e dyta apo të treta shoqërohen edhe me kosto dhe sipas saj, duhet një ekonomi mbi mesataren për të investuar në bregdet për një pronë.
Saranda, në verë turizëm, në dimër patundshmëri Për të huajt, Saranda vijon të mbajë vendin e parë për sa u përket shitjeve të pronave. Eron Çumani nga Saranda Property Invest thotë për “Monitor” që, pas sezonit të suksesshëm veror në qiradhënie të pronave në Sarandë, presin muajt në vijim për të finalizuar transaksione në shitje. Duke qenë se gjatë verës, Saranda vizitohet nga shumë turistë të huaj, shërben dhe si një mënyrë e mirë për prezantimin e pronave. Çumani thotë se në përgjithësi, pasi të huajt e vizitojnë si turistë gjatë verës, rikthehen në muajt tetor për të blerë apartamente. Xheni Jahja nga Tirana Real Estate thotë se për qytetet si Saranda, në përgjithësi shitjet janë për efekt turistik. Ajo argumenton se shfrytëzimi i pronës në qytete si Saranda apo për apartamentet në rivierë, të cilat për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe largësisë nuk mund të shfrytëzohen lehtë gjatë gjithë vitit, bëhet më i vështirë. Ndryshe ndodh në Vlorë, Lezhë apo Durrës.