Irina

Diçka ka rezervuar kjo e hënë për ju, njihuni me parashikimin e yjeve

Dashi
Në dashuri duhet të mbështeteni në intuitën e tij. Një investim i shkuar mund të rezultojë fitimprurës. Në punë mund të rrethoheni nga dashamirësia e kolegëve që ju ofrojnë ndihmë.

Demi
Në punë mund të përballeni me disa pengesa artificiale. Kur je shumë i aftë, mbështetja nga kolegët zbehet. Në dashuri, yjet ju favorizojnë për një lidhje të re, e cila mund të rezultojë e qëndrueshme.

Binjakët
Shumë prej të lindurve të kësaj shenje do të takojnë partnerin e endërrave. Eshtë në dorën tuaj nëse do të arrini ta mbani dhe ta ruani këtë marrëdhënie. Në punë mund të merrni nje promovim.

Gaforrja
Në dashuri veproni siç ju thotë zemra. Por në punë jo gjithçka është me ngjyra. Nëse tregoni vendosmëri do të arrini të dilni edhe më i fortë. Injoroni komentet negative që vijnë drejt jush.

Luani
Jeni shenjë shumë e fortë, por gjithashtu e mbushur me dashuri. Kjo mund te keqkuptohet. Tregojani vendin njerëzve që nuk dine t’ju vlerësojnë. Dikush në punë ju sheh me shumë zili.

Virgjëresha
Një ditë e mbarë për të lindurit në shenjën tuaj. Yjet ju favozirojnë në familje, në punë dhe në dashuri. Shfrytëzojeni këtë shans për të nisur një biznes që mund t’ju sjellë të ardhura.

Peshorja
Ditë e favorshme për të nisur një lidhje dashurie. Do të shfaqeni mjaft tërheqës në sytë e njerëzve që keni përreth. Paratë mos i shpenzoni në gjëra të parëndësishme.

Akrepi
Nëse jeni duke kërkuar një punë, favorizoheni për të aplikuar. Edhe nëse intervistoheni, yjet do t’ju favorizojnë. Por në dashuri mund të lindë një problem ose një krisje besimi në çift.

Shigjetari
Mos u jepni rëndësi fjalëve negative qe vijnë nga persona për të cilët nuk gëzoni ndonjë konsideratë. Negativiteti është bërë pjesë e pandashme nga disa njerëz. Karma do t’i godasë ata.

Bricjapi
Nëse në kokë keni një projekt, përpiquni ta realizoni sa më shpejt. Në sfond duken shumë para, por mënyrat për t’i marrë ato janë shumë të pakta. Krijoni aleanca më njerëz inteligjentë.

Ujori
Jeni duke menduar për t’u zhvendosur. Ndiheni i lodhur nga njerëzit që keni përreth veçanërisht në vendin e punës. Mos ndërmerrni asnjë hap nëse jeni i zemëruar. Mund ta fusni veten në telashe.

Peshqit
Ditë me fat për personat e dashuruar. Një keqkuptim në çift do të zgjidhet duke e bërë raportin tuaj më të fortë. Parashikohet që të merrni një shpërblim të mirë në punë, duke shkaktuar xhelozi tek të tjerët.

Diçka ka rezervuar kjo e hënë për ju, njihuni me parashikimin e yjeve Read More »

Dashnorja e deputetit shqiptar shfrenon fantazinë e meshkujve, nxjerr gjoksin dhe publikon foton intime nga shtrati

Të gjithë e njohën si dashnoren e një deputeti të Kuvendit të Kosovës, edhe pse emri i tij nuk u mor vesh kurrë.

Fjala është për Iva Alikon, vajzën nga Vlora, e cila nuk di të ndalet me postimet e fotove tejet provokuese, duke  mos i lënë fare vend imagjinatës, e duke i nxjerrë të gjitha, shkruan ShkodraNews.

Kështu ka bërë edhe në foton e fundit të postuar në Instagram, teksa shihet thuajse nudo, duke ekspozuar plotësisht gjoksin.

Nga ana tjetër, në Instastory, ajo ka zgjedhur të provokojë fantazinë e fansave meshkujt, teksa ka publikuar pamje nga shtrati, duke ekspozuar këmbët e saj dhe… të një femre tjetër. /ShkodraNews

     

Dashnorja e deputetit shqiptar shfrenon fantazinë e meshkujve, nxjerr gjoksin dhe publikon foton intime nga shtrati Read More »

Dikur i gjithe gadishulli yne, Ballkani, quhej Ylliri !

Shkruan: Shqipe HOXHA

Dëshmia më e qartë e ktij Sekreti misterioz e domethenes, jepet tek afresku i manastirit te Deçanit, i cili ka qene Kishë shqiptare që nga shekujt e parë pas Krishtit, më shumë siguri e ndërtuar mbi rrënojat e ndonjë faltore shum më të hershme !

,,Botën time në fotot,, të autorit Erich Von Daniken, libri përmban fotografi të mbledhur në udhëtimet,njerëzit e kontaktit në të kaluarën, një nga autorët e parë që vuri në dukje detaje të një afresku në manastirin e Deçanit ,mbuluar me mistere,të ilustruar me 350 imazhe, të cilat 57 me ngjyra, 254 faqe !

MOJ SVIJET U SLIKAMA , Erih Von Daniken , Stvarnost Zagreb 1974 ,

screenshot_9

Dikur i gjithe gadishulli yne, Ballkani, quhej Ylliri ! Read More »

“Colours of Albania” ndriçojnë Rozafën, rekord fotosh pjesëmarrëse

Ngjyrat e Shqipërisë zbritën në Shkodër në Kalanë e Rozafës, në një festë të madhe përmbyllëse për konkursin e përvitshëm “Colours of Albania 2018”.

Mes 35 mijë fotove të publikuara në 6 muaj, një rekord i të katërt edicioneve, u përzgjodhën pesë fotot fituese. Në një atmosferë festive, ekpozitë të 40 prej fotove më të mira, produkteve tradicionale dhe muzikës së Shpat Dedës, të pranishmit shijuan një fundjavë ndryshe, larg rutinës.

Të pranishëm në aktivitet ishin trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, Ministri i Turizmit, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues nga shoqëria civile, komunitetet fetare, operatorë turistikë, artistë dhe të rinj të dhënë pas fotografisë dhe mediave sociale.

Mbrëmja është çelur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili në fjalën e tij theksoi se komponenti kulturor ndihmon në rilidhjen e Shqipërisë me Evropën, me vlerat evropiane dhe civilizimin evropian. Përmes këtij konkursi ku çdo shqiptar e i huaj kanë pasur mundësi të postojnë fotot e tyre me imazhet e Shqipërisë, ne kemi treguar atë çka është më e mira nga ne.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi e quajti një gjetje të zgjuar zhvillimin e aktivitetit në kalanë e Shkodrës duke promovuar kulturën, trashëgiminë kulturore dhe duke promovuar vlera si kjo kala 2500 vjeçare. Ne jemi këtu tha ai për t’i bërë thirrje shumë e shumë turistëve që të vijnë të vizitojnë Shqipërinë dhe të shohin sa e bukur është ajo. Nëpërmjet fotove ajo duket e mrekullueshme.

Gjithashtu aktiviteti mori dhe vlerësimin e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se delegacioni i BE-së ka qënë një mbështetës i fuqishëm i këtij eventi që i ka treguar të gjithëve më të mirën dhe më të bukurën e asaj që Shqipëria ofron duke e quajtur eventin një edicion përmbyllës të suksesshëm.

Juria e përbërë nga artistë, fotografë të njohur me përvojë të gjatë, si Albes Fusha, Blerta Kambo, Alket Islami dhe Jorida Murati përzgjodhën si foto fituese fusha me livandë në Koplik, me autore Erisa Shaba.

Motoja e këtij viti e Colours of Albania ishte “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia europiane”, e cila përkon me lajtmotivin e Bashkimit Europian për vitin 2018. Për 6 muaj qytetarët me fotografitë e tyre u bënë diplomatë duke promovuar bukuritë e vendit. Ata nxorrën në pah trashëgiminë materiale dhe jo materiale të shqiptarëve, ruajtjen e kësaj trashëgimie si pjesë e ruajtjes së identitetit, si vlerë e shtuar për kontinentin ku jetojmë. Ngjyrat e Shqipërisë do të kthehet sërish vitin e ardhshëm./ata

“Colours of Albania” ndriçojnë Rozafën, rekord fotosh pjesëmarrëse Read More »

Normaliteti shqiptar, vajzat e pasura të show dhe profesorët e varfër

Nga Ben Andoni

Nuk është se Shqipëria bën ndonjë dallim të madh nga vendet e Lindjes, më saktë vendet e krahut matanë të kampit komunist, sa i përket trajtimit të njeriut të mendjes. Intelektualët që kanë derdhur djersë, atyre që u dedikohen shumica e bërjes së veprave në vend, janë dhe do të mbeten të varfër. Përndryshe, pseudot, hileqarët dhe shumë nga njerëzit e konjukturave janë të pasur. Disa prej intelektualëve tanë më të njohur tashmë në pension ose në moshë të thyer nuk mund t’i dallosh nga skamnorët e zakonshëm, që kanë pasur punë mbijetese dhe përballen njësoj me pensione qesharake. Vazhdojnë punojnë e gjallojnë në shtëpitë me kubaturat e ulta, në lagjet më të varfra të kryeqytetit në mjedise krejt modeste, të rregulluara shumë keq, pa shije, e mbi të gjitha me gjurmë tipike të një vjetërsie që shfaqet normale tek ta.

Ish-kryetari i Akademisë, i ndjeri Shaban Demiraj punonte deri në fund të jetës (pak vite më parë), në tavolinën e bukës me librat në një cep dhe pjesën tjetër ia linte vendit të ngrënës; profesor Kristo Frashëri, jetonte i veçuar në një apartament, që pak vite më vonë do jetë patjetër krejtësisht i pabanueshëm. Ndërtuesi i njohur Petraq Kolevica jeton ende në prag të 90-ve një apartament modest afër Bërrylit, krejt i harruar nga shoqëria, njësoj si shkrimtari i njohur Gaqo Bushaka dhe Inxhinieri Kristo Goga, mes shumë e shumë të tjerëve syresh, që nuk na bie dot rasti t’i përmendim të gjithë. Po sa të tjerë vallë?

Ndodh shpesh, që nga rrugëtimet e tyre ose më saktë baresjet ditore u kalojnë pranë vajzat e bukura, ato që shohin në stacionet televizive. Pakkush nga këto bukuroshe që u hedhin vështrime përbuzëse nga makinat e fundit, ka dëgjuar për ta. Madje, nëse do të drejtohej ndonjë pyetësor atëherë do të merreshin përgjigje nga më të jashtëzakonshmet prej tyre, pasi vajzat e bukura me gjasë dinë të gjitha skutat nga nxirret leku, dollari dhe euro, por aspak për kontributet e këtyre njerëzve. Po ç’u duhet vallë? Një makinë e bukurosheve vlen gati me krejt banesën e skamnorëve intelektualë. Dhe, ata që kanë ngritur diga, kanë projektuar hidrocentrale, kanë tharë moçale, kanë projektuar fabrika, sot të pagojë e të nëpërkëmbur jo pak, ecin drejt fundit të tyre, duke u kujtuar në nekrologjitë ose në rastet më të mira kur i kujton dikush shkarazi për homazh. Për hir të së vërtetës, shumë syresh, janë të harruar se e tillë është kjo shoqëri, ku janë bjerrur vlerat morale dhe për vlerësime konsiderohen vetëm gjërat që kanë dukje në lëbyrjen e këtij vendi fals, që tashmë po shndërrohet drejt një sensi të paimagjinueshëm.

Po çfarë listojnë vallë njerëzit sot në vlerësime? Më së shumti dihet. Statusin shoqëror, paratë dhe njohjet. Për hir të tyre, gjykatësi ta kthen vendimin dhe ia jep pronën e trashëguar një akshi, që nuk ka pasur turp të falsifikojë tokën e tjetrit, thjesht se ka lidhje me pushtetin. Mjeku të rrëmben dhe lekun e fundit, në mënyrë që njeriu yt të mbijetojë dhe pak ditë. Politikani të merr nëpërkëmbë në çdo të dalë publike. Koha ka ikur për vlerësimin e vërtetë të atyre që mësohet në shkollë. Morali është i panevojshëm, dinjiteti, studimi, librat ca më keq. Në botën e sotme vlejnë paratë, asetet hirnore të femrave dhe në rastin e Shqipërisë dhe përkatësitë politike. Këtë kanë kuptuar profesorët e rinj të shekullit XXI, ndryshe nga profesorët e vjetër që kanë ndërtuar Shqipërinë. U mjafton një aderim në parti, apo mbajtja e interesave të një grupi afër një përkatësie politike, lëpirja pas interesave të ngushta të disa kinse-pronarëve, që të mos përsërisin fatin e paraardhësve të tyre. Veçse këta nuk e kanë ndërtuar Shqipërinë, thjesht jetojnë ende duke kompiluar librat e paraardhësve dhe kolegëve të huaj. Po vajzat e show? Të ngratat dhe viktimat e paradokseve thjesht mbushin hapësirat e pangopësisë publike. Ndaj, u ngjajnë fluturave, që vinë dhe ikin, duke u zëvendësuar me të tjerat dhe duke mbetur vetëm imazhe, që harrohen sa hap e mbyll sytë.

Po vallë ia vlen të ndihmosh dhe të kontribuosh për zhvillimin e vendit tënd, nëse idealizmi yt do të shpërblehet pas një moshe me harresë dhe skamje? Kjo është pyetja, përgjigja e të cilës dihet qartë për shumicën. Jo, nëse nuk ke interes. Pasi, edhe këtë të fundit duhet ta dish ta materializosh në para të thata. Se, nëse fati nuk të jep mundësinë e hirushit apo të vajzave të bukura, që në masë jo të vogël janë trofe dhe kreditë të pabarazisë së shoqërisë së bukur, shkëlqimit të rremë të civilizimit tonë, asaj që sot bota nuk e zgjidh me shkollat e saj të mendimit dhe realizimet e jashtëzakonshme të ideve, ti je një vdekëtar që ecën në botën e të gjallëve. Anipse sa të zgjidhet kjo, profesorët idealistë të vendit tim do mbeten të varfër dhe shpesh të përbuzur, kurse ato vajzat e bukura do vazhdojnë të na përplasin luksin dhe fatin e tyre të jashtëzakonshëm. Po kjo nuk përbën më ndonjë çudi në ditët tona.

Normaliteti shqiptar, vajzat e pasura të show dhe profesorët e varfër Read More »

Fotoja me “bosin e kokainës”, Balla i reagon Berishës: Nuk ia di as emrin, është fotomontazh

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të një fotografie nga ish-kryeministri Berisha ku shkruante se Taulant Balla shfaqej në foto me një person, Maksim Beço, i arrestuar për trafik droge në 2015, sipas tij.

Por Balla përmes një reagimi në rrjetet sociale thote se bëhet fjalë për një montazh, pasi personin në fjalë nuk e njeh.

“Kinostudio e SHQUP-it dhe Saliu deshtuan perseri sot turpshem me nje fotomontazh, i cili ishte realizuar keq. Moren nje person qe nuk i di as emrin, prene nje fotografi timen dhe prodhuan foto te montuar, te cilin portalet e Zenit te Saliut dhe te kunatit te Lulit e bene lajm. Po me mire te kishit vene Lulin bashkë me Babalen, sesa kete tipin”, shkruan Balla.

Fotoja me “bosin e kokainës”, Balla i reagon Berishës: Nuk ia di as emrin, është fotomontazh Read More »

Mos i hani të tëra: 5 artikuj të ngrënshëm të cilët kanë pjesë të fshehta helmuese

Nuk është për t’u ngrënë e gjithë ajo që rritet në natyrë, ndërsa për shumë nga këto gjëra keni menduar që janë të shëndetshme.

T’i hash perimet nga rrënja deri në majë të fletëve është mënyrë e shkëlqyeshme që të merren materiet më të mira ushqyese dhe sa më shumë vitamina, mirëpo duhet të dini që disa artikuj nuk bën t’i hani në atë mënyrë, sepse përmbajnë pjesë helmuese, transmeton Telegrafi.

1. Filizat e patateve

Patatja rrjedh nga e njëjta familje si edhe helmarinat, andaj nuk është për t’u habitur që disa pjesë të kësaj bime nuk janë të ngrënshme.

Materia toksike, solanina, më së shumti gjendet në filizat dhe në kërcellin e patateve, prandaj ato pjesë gjithmonë duhet t’i eliminoni para se të filloni t’i fërgoni apo t’i piqni patatet. Solanina ka në pataten e gjelbër, andaj mos i hani frutat të cilat nën lëvore kanë nuancë ngjyrë të gjelbër.

2. Fletët e domates

Evropianët janë frikësuar nga domatet me mijëra vjet dhe kanë filluar ta hanë këtë artikull vetëm në shekullin e 18-të. Njëri ndër shkaktarët fshihet në fletë, të cilat përmbajnë materien toksike solaninë dhe tomatinë. Solanina dhe tomatina, nëse konsumohen, mund të shkaktojnë probleme me lukthin.

Në sasi të mëdha fletët e domates mund të kenë pasoja fatale.

3. Farat e mollës

Farat e mollës përmbajnë sasi të vogël amigdaline, substancë e cila në kontakt me enzimat tretëse shndërrohet në cianid. Mbështjellësja e fortë e këtyre farave pengon që helmi të lirohet në organizëm, mirëpo është me rëndësi që të mos kafshohen farat e mollës.

Nga farat e një molle nuk do t’ju ndodhë asgjë, vështirësi shkaktojnë sasitë e mëdha, mirëpo nëse keni dyshime, gjithmonë është mirë që të mos i hani.

4. Fletët e ravenit

Kërcelli i ravenit në kombinim me dredhëzat e ëmbla bëjnë kombinim të shkëlqyeshëm për desert veror. Fletët e ravenit përmbajnë thartirën oksale dhe glukozën antrahinonike, të cilat kanë veprim të helmueshëm në organizmin e njeriut kur treten.

Simptomat varen nga sasia e fletëve të tretura, ndërkaq mund të oscilojnë nga dhembja e lukthit dhe të vjellat deri te sulmet serioze.

5. Fletët dhe lulet e patëllxhanit

Patëllxhani është edhe një lloj i perimeve nga të cilat duhet të kujdesemi kur i konsumojmë.

Fletët dhe lulet e kësaj frute të shijshme përmbajnë solaninë, e cila është e helmueshme, andaj duhet shmangur kënaqjen me ato pjesë të patëllxhanit.

Mos i hani të tëra: 5 artikuj të ngrënshëm të cilët kanë pjesë të fshehta helmuese Read More »

Kush ishte politikani që bllokoi hetimet për ‘Bankers Petroleum’?

Një politikan i njohur dhe karizmatik në Shqipëri, dyshohet se ka influencuar mbylljen e auditimeve dhe të hetimit në prokurori të një dosje të dhënies fiktive me qira të pronave për interes të koorporatës Bankers Petroleum.

Një burim i mirëinformuar në institucionet e sigurisë i tha Hashtag.al se afera ka përfshirë disa zyrtarë të lartë të ministrisë së Ekonomisë në vitet 2016-2017.

Sipas burimit kjo ministri ka dhënë në vitin 2015 disa toka me qira në favor të kompanisë ‘Adriatik 2015’, por pak javë më vonë, kompania qiramarëse’Adriatik 2015’  ja ka kaluar  për përdorim këto toka koorporatës ‘Bankers Petroleum’ me një çmim shumëfish më të lartë.

“Skema është primitive dhe banale. Dikush ka ditur planin e zhvillimit të Bankers  Petroleum dhe trojet ku ata do shtrinin aktivitetin naftënxjerrës. Ndoshta është dhe informacion i dalë nga vet Bankers. Këto toka ka shkuar dhe i ka marrë me qira (fjala vjen me 1 lekë) kompania ‘Adriatik-2015’, ndërsa pak javë më vonë, kjo kompani ja ka kaluar në përdorim koorporatës ‘Bankers Petroleum’ me një vlerë disa fish më të lartë, fjala vjen me 12 lekë”, – tha burimi.

Sipas të njëjtit burim pasi kanë rënë në gjurmë të skemës, institucionet audituese të vendit kanë ngecur me procedurën për shkak të ndërhyrjeve, ndërsa një procedim penal i nisur në prokurori në vitin 2017 u pezullua gjithashtu.

Nga një verifikim elementar i bilanceve të kompanisë ‘Adriatik-215’  rezulton se kjo kompani ka deklaruar një fitim neto prej afro 600 mijë dollarë për vitin 2016 dhe një fitim neto prej 610 mijë dollarë për vitin 2017.

Kjo kompani nuk ka deklaruar asnjë aktivitet tjetër përveç qiradhënies.  Ndërsa pronarë të kompanisë (në letra) rezultojnë disa individë anonimë nga Fieri dhe Lushnja.

Në vitin 2017 kompania ka pezulluar aktivitetin, ndërsa pezullimi përkon dhe me periudhën kur ndaj kësaj kompanie po zhvilloheshin hetimet në prokurori.

Hetimet kanë përfshirë asokohe ish-ministren e Ekonomisë Milva Ekonomi si dhe ish-drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse Ergys Qirici, ky i fundit është lidhje familjare por dhe lidhje e ngushtë miqësore e disa figurave me pushtet politik në Partinë Socialiste.

Image

Kush ishte politikani që bllokoi hetimet për ‘Bankers Petroleum’? Read More »