Irina

Pse u shpall në kërkim këngëtarja Elvana Gjata. Hetimet: Në Bllok pati të…

Largimi nga Shqipëria pa dhënë dëshmi lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bllok, ka bërë që Policia të shpalli në kërkim këngëtaren Elvana Gjata, përveç të dashurit të saj, Ervina Mata. Nga të dhënat e deritanishme, pas verifikimit të sistemit TIMS, rezulton se këngëtarja 31-vjeçare është larguar nga Shqipëria vetëm pak orë pasi ndodhi krimi, pa dhënë më parë shpjegime në Polici. Kjo është edhe arsyeja pse është bërë shpallja në kërkim, pasi dëshmia e Elvana Gjatës është e rëndësishme për grupin hetimor dhe mund të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Burimet thanë se rreth orës 05:00 të mëngjesit të së premtes, pak orë pasi u vra me armë zjarri 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato, këngëtarja ka fluturuar nga Rinasi në drejtim të Austrisë. Më pas, sipas të dhënave të siguruara nga Policia, ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku edhe mendohet se ndodhet aktualisht. Persona të afërm të saj, kanë deklaruar se udhëtimi i Elvana Gjatës ka qenë i planifikuar më përpara, pasi ajo kishte një koncert atje dhe nuk është larguar për t’iu shmangur hetimit.

KERKIMI POLICOR

Në materialin që Policia ka referuar në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e dy personave të ndodhur në ambientet e lokalit në pronësi të Redi Popeskut, te ish-Blloku, përveç provave të gjetura në vendngjarje, renditen edhe veprime të tjera hetimore. Pasi renditen provat e sekuestruara në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës, Policia shprehet se ka shpallur në kërkim policor edhe 5 persona, njëri prej të cilëve u arrestua pak orë pas ngjarjes.

“Nga ana jonë është bërë sekuestrimi i DVR-ve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes, si dhe të gjitha provave materiale, si edhe të gjitha vendimet e ekspertimeve përkatëse për këto prova materiale. Gjithashtu, është bërë shpallja në kërkim policor i shtetasve, Elvana Gjata, 31 vjeç, Geldo Hoti, 37 vjeç (tashmë i arrestuar), Mevjol Bilo, 41 vjeç, Fabio Allushi, 42 vjeç dhe Ervin Mata, 31 vjeç. Për sa më lart, nga deklarimet e shtetasit Redi Popesku, rezulton se: Shtetasi Ervin Mata së bashku me personin ‘Joli oficer në Zall-Herr’, për të cilin disponojmë gjeneralitetet Mevjol Bilo dhe dy persona të tjerë, kanë hyrë në lokal ‘Monopol’, rreth orës 18:00. Më pas Ervin Mata ka dalë jashtë dhe është takuar me të dashurën e tij Elvana Gjata dhe kur futet brenda ishte shumë i acaruar”, thuhet në dosjen e referuar në Prokurori. Burimet sqarojnë se për të shpjeguar këtë moment, pra, bisedën që ka bërë me të dashurin e saj Elvana Gjata, që solli acarimin e tij, është bërë shpallja në kërkim policor dhe kërkohet shoqërimi i saj për t’u marrë në pyetje rreth ngjarjes.

“Pati të shtëna arme zjarri nga të gjitha drejtimet”

“Pasi sqarohet koha kur Ervin Mata dhe Mevjol Bilo kanë mbërritur në lokal, bashkë me persona të tjerë, fakti që ata të dy kanë dalë jashtë, janë takuar me Elvana Gjatën e janë kthyer sërish brenda, Policia shpjegon edhe momentin e ngjarjes. “Rreth orës 21:00, në lokal ka ardhur shtetasi Ervis Martinaj, së bashku me dy persona të tjerë që nuk njihen prej deklaruesit dhe Ervisi ulet kokë më kokë me Ervin Matan. Personat që e shoqëronin Ervisin u ulën te banaku. Në këtë moment në lokal kanë hyrë dy persona të tjerë, të njohur të Ervisit dhe konfliktohen direkt me Mevjol Bilon dhe e godasin me grushte Mevjolin bashkë me djalin, që erdhi në fillim në lokal, Ervini. Në këtë moment Ervisi dhe Ervini janë futur për të ndarë dhe në këtë kohë njëri nga personat e Ervis Martinajt kishte në dorë një armë dhe deklaruesi nuk ka parë se kush ka goditur, pasi është futur poshtë banakut. Në këtë moment ka dëgjuar të shtëna me armë nga të gjitha drejtimet. Kur mbaruan të shtënat, Ervis Martinaj, me zvarritje ka shkuar anash banakut, në vendin ku ndodhej Redi Popesku dhe i ka kërkuar ndihmë ta çonte në spital”, thuhet në materialin e referuar nga Policia./PANORAMA

Pse u shpall në kërkim këngëtarja Elvana Gjata. Hetimet: Në Bllok pati të… Read More »

Çfarë sekreti ka me Bashën? Rama: Mos shpreso se do rri mbuluar ajo që dimë të dy

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili e akuzoi për ngritjen e një shteti privat.

Në një postim në “Twitter”, Rama duke iu drejtuar me përkëdheli kryedemokratit i thotë se u kap me presh në dorë por se sërish nuk i rrihet pa sajuar. Ai i thotë rivalit të tij politik të mos shpresojë se do rri mbuluar ajo që dinë të dy.

“E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh🤥E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy😉”, shkruan Rama.

Çfarë sekreti ka me Bashën? Rama: Mos shpreso se do rri mbuluar ajo që dimë të dy Read More »

Falsifikim e pastrim parash, arrestohet biznesmeni i njohur nga Vlora !/Emri,Foto

Dy akuza që e kanë çuar pas hekurave. Arrestohet biznesmeni i njohur nga Vlora, Pëllumb Petritaj. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bënë me dije se arrestimi i tij erdhi në zbatim të një mase sigurimi personal ‘arrest me burg,’ kërkuar nga Prokuroria e Rrethit dhe miratuar nga Gjykata një ditë më parë.

Sipas hetimeve, dyshohet se Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit. Ai akuzohet për dy vepra penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’.

“Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka bërë ndalimin e shtetasit: Pëllumb Petritaj, 54 vjeç, banues në Vlorë. Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij pasi ky shtetas dyshohet të jetë autorë i kryerjes së veprave penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 287/3 të Kodit Penal. Nga hetimet e kryera, dyshohet se Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit. Për këto vepra penale, mbi bazën e Vendimit Penal nr.1777, datë 09.10.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë./korrieri

Falsifikim e pastrim parash, arrestohet biznesmeni i njohur nga Vlora !/Emri,Foto Read More »

Saimir Tahiri poston foton nga ‘arkiva’: Ekzakt e njëjta gjurmë…

Përmes një fotoje që ka postuar në rrjetin social Facebook, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri rrëfen ngjashmërinë që ka me të birin. Në të majtë të fotografisë duket një imazh i vjetër, për të cilin ish-ministri thotë se është ai para 30 vjetësh, ndërsa në të djathtë shfaqet djali i tij.

Ngjashmëria është e dukshme. “Unë para 30 vitesh, DT (djali) sot… ekzakt e njëjta gjurmë”, shkruan Tahiri në komentin që shoqëron fotografinë.

Saimir Tahiri poston foton nga ‘arkiva’: Ekzakt e njëjta gjurmë… Read More »

“Dridhet” Maqedonia, prokurorja shqiptare kërkon arrestimin e menjëhershëm të Gruevskit

Në Gjykatën Penale sot është duke u mbajtur seancë gjyqësore për rastin “Shuplaka”, në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe edhe nëntë persona tjerë.

Seanca gjyqësore ka filluar me 20 minuta vonesë, për shkak të mosparaqitjes në kohë të Nikolla Gruevskit. Prokurorja Speciale Fatime Fetai, kërkoi që ish-kryeministri të arrestohet menjëherë, pasi nuk paraqitet në kohë në seancat gjyqësore.

Fetai në seancë u thirr në rregullat ligjore sipas të cilave nëse personi i akuzuar është ftuar në mënyrë të rregullt dhe nëse nuk paraqitet në gjykatë dhe nuk arsyeton mungesën e tij, mund të arrestohet menjëherë, transmeton Pacensure

“Dridhet” Maqedonia, prokurorja shqiptare kërkon arrestimin e menjëhershëm të Gruevskit Read More »

Mbyllja e degëve në Gjirokastër. Nuk hapen matematika, fizika, dhe gjuhë-letërsia greke

Raundi i parë i regjistrimeve në universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër u mbyll me një numër minimal prej 163 regjistrimesh, nga 805 studentë që ishte kuota e miratuar për këtë universitet.

Degët që do të mbyllen këtë vit, sipas rektorit, Bektash Mema, janë kryesisht drejtime të mësuesisë dhe konkretisht Matematika dhe Fizika, Fizikë dhe Teknologji Informacioni, Gjuha Italiane dhe Gjuha dhe Letërsia Greke.

Degët traditcionale të mësuesisë si Gjeografia dhe Historia, Letërsia dhe Bio-Kimia synohet të shpëtohen prej regjistrimeve të fazës së tretë dhe do të kenë maksimalisht nga 5 studentë. Sipas rektorit Mema, këto degë u penalizuan prej notës mesatare 7, por edhe prej rrethanave të tjera shumë specifike për jugun e vendit.

Këtë vit, regjistrimet e reja janë fokusuar në programet 2-vjeçare profesionale tek të cilat kandidatët shohin edhe mundësinë e punësimit. 20% më shumë regjistrime ka universiteti falë këtyre degëve. Kështu, rreth 500 studentë do të nisin për herë të parë studimin në degë për të cilat tregu duket se ka nevojë emergjente. Interesat janë në degët udhërrëfyes turistik, menaxhim turizmi, infermieri, edukatore për moshat 1-3 vjeç.

Rreth 1300 studentë po vijojnë studimet këtë vit në të gjitha programet e studimit pranë universitetit “Eqrem Çabej”. Universiteti është duke vlerësuar mundësinë e shkrirjes së disa departamenteve vitin e ardhshëm, ndërsa numri i pedagogëve do të jetë më i ulët që këtë vit.

Mbyllja e degëve në Gjirokastër. Nuk hapen matematika, fizika, dhe gjuhë-letërsia greke Read More »

Universitei i Vlorës/Programet e studimit në degët Kimi,Matematikë dhe Fizikë, rrezikojnë të mos çelen në vitin e tyre të parë

Rektori i ketij institucioni ka reaguar mes nje deklarate per mediat referuar programeve te studimit qe kane patur me pak interes,por edhe faktit se ne dege te tjera te caktuara ka kuota te plotesuara.

Duke kerkuar te jape nje informacion pozitiv,rektori Roland Zisi ka konfirmuar se kuotat jane te plotesuara ne deget Inferemieri,Juridik dhe Ekonimik,ndersa mbetet ende problem,rregjistrimi ne disa dege.

Kimi,Matematike dhe Fizike, mbeten ende pa kerkesa,duke rrezikuar te mos çelen ne vitin e tyre te pare.

Rektori lidhi nje sere arsyesh,ndersa fakti i uljes se rregjistrimeve lidhet me nje problematike qe po ndeshet ne te gjitha universitetet shqiptare kete vit ,jo vetem ne universitetin e Vlores.

Universitei i Vlorës/Programet e studimit në degët Kimi,Matematikë dhe Fizikë, rrezikojnë të mos çelen në vitin e tyre të parë Read More »

Vlorë/Vendoset për herë të parë memoriali kushtuar të rënëve në ish kampet naziste të përqëndrimit

Një memorial kushtuar të rënëve në ish kampet naziste të përqëndrimit. Një memorial që vendoset për herë të parë në Vlorë, kushtuar pikërisht atyre që humbën jetën në kampet tragjike të përqëndrimit, ndërsa ceremonia është zhvilluar këtë të mërkurë ,teksa memoriali do të qendrojë në sheshin 4 Heronjtë të qytetit bregdetar, shumë pranë Bashkisë së Vlorës.

Nje ceremoni që ka vleresuar kontributim në luftë per clirimin e vendit të gjithë atyre që humbën jeten, dhe me shumë të reneve në kampet e perqendrimit.

Ky eshte memorial që sipas kryetarit të Bashkisë Dritan Leli ka tashmë vleren të percjelle dhe nderoj të gjithë ata që sot duhen kujtuar me respekt dhe kjo eshte më e pakta që mund të behet . Në respekt të historisë dhe të reneve në kampin e ish perqendrimit tashmë do të kujtohen pas 75 vitesh me një memorial në Vlorë.

Vlorë/Vendoset për herë të parë memoriali kushtuar të rënëve në ish kampet naziste të përqëndrimit Read More »