Irina

Gurabija me kokos

Përbërësit

250 gr gjalpë

1 gotë kokos

3,5 gota sheqer pluhur

1 gotë çaji vaj vegjetal

3,5 gota miell

Përmbi

1 gotë çaji sheqer pluhur

1 gotë çaji kokos

Hapat

Gjalpin, vajin vegjetal, kokosin dhe sheqer pluhurin e derdhim në një enë dhe e përziejmë.

Pastaj ia shtojmë miellin dhe e përziejmë me dorë e gjithë glazurën, do ta përfitojmë një brumë të butë i cili nuk do të ngjitet në duar.

Merrni nga brumi dhe formoni gurabija, ato i rëndisim në tepsi për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius derisa të pjekën.

Pas pjekjës gurabijave përmbi ia derdhni sheqer pluhurin dhe kokosin.

Ju bëftë mirë!

Gurabija me kokos Read More »

Vajza e Niko Peleshit dedikim për babanë – “I jam jashtë mase mirënjohëse Zotit”

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi feston sot ditëlindjen e tij.

Ai mbush plot 48 vjeç, ndërsa nuk ka munguar edhe urimi i vajzës së tij Aleksia .

Në një dedikim që ajo i bën babait të saj në Instagram, shkruan:

Gëzuar ditëindjen krenaria ime më e madhe! Je njeriu më i drejte, inteligjent, ambicioz, këmbëngulës e optimist që kam njohur ndonjëherë. I jam jashtë mase mirënjohese Zotit qe me ka dhuruar fatin e te lindurit si bija jote. Çdo arritje e imja te dedikohet ty dhe gjerave qe mesoj perdite prej teje. Ty, që shperndan virtytet e dijet e tua te shumta kudo qe shkel! Ndoshta ti nuk je ne dijeni, por je babai, shoku, politikani dhe njeriu me i mire e me i afte qe ekziston. Nje dite do u mesoj femijeve te mi gjthçka më ke mësuar ti mua, sepse prej teje duhet të marrë shembull çdo individ, në menyrë që, siç të thashë edhe vjet, bota të bëhet një vend më i mirë. Të uroj edhe 100 vite të lumtura. Ti i meriton me shumë se kushdo. Te dua shumë, ba!”

Vajza e Niko Peleshit dedikim për babanë – “I jam jashtë mase mirënjohëse Zotit” Read More »

Rrefehet Anila Basha: Kam shkuar edhe tek Hoxha për të gjetur burrë,ja çfarë më tha

E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” gazetarja Anila Basha ka rrëfyer edh mjaft histori personale.

Një ndër historitë që u dëgjua me jo pak vëmendje, ishte historia me hoxhën, ku Anila kërkonte “fatin e jetës”.

“Më thotë një nënë që diku në Dajt është një hoxhë. Thashë po e provoj, vendosa një kapuç për të mos më njohur. Shkova atje, isha e dhjeta në radhë, njëri kishte lopën, tjetri dhinë, unë prisja burrin. Erdhi radha dhe nëna i tha që dikush më kishte bllokuar fatin, që s’po më dilte burri. ‘Afrohu afrohu’- më tha hoxha. U tremba, thashë çfarë do më bëjë ky tani. Më pa dhe më tha që më kanë bërë magji.

Shkruajti arabisht në 7 fletë e më tha që çdo natë në orën 12:00 do dalësh në ballkon, do shohësh hënën dhe do t’i lutesh Zotit të prishë magjinë. Do marrësh edhe këtë hirin dhe do e hedhësh në vazon e një luleje, tha. Mora letrat, ika.”- tregoi Basha, rrëfimi i së cilës shkaktoi të qeshura tek publiku.

“Fillova të hënën, kur isha në ndonjë emision, përshembull tek Fevziu i thoja: mbaroje se duhet të kap orën 12 të djeg letrën. Ditën e premte më thanë shoqet të iknim në disko. Nuk pranova s’e kisha hallin e letrës. Mu lutën dhe thashë po e djeg atje. Si përfundim, nuk arrita ta merrja hirin se më shikonin njerëzit. Kishte radhë, unë i thoja hapni rrugën s’e kam hall burri. Si përfundim m’u prish magjia ditën e pestë!-tha gazetarja Basha.

Rrefehet Anila Basha: Kam shkuar edhe tek Hoxha për të gjetur burrë,ja çfarë më tha Read More »

Heqja e Shqiponjës nga sheshi, Rama: Më në fund

Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për heqjen simbolit të Shqiponjës tek Dogana në kryeqytet, aty ku kanë nisur punimet për mbikalimin si pjesë e projektit të Unazës së Re.

Kryeministri shprehet se kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal si në rastin e ‘Shqiponjës’.

Statusi i plotë i Ramës:

Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.

Heqja e Shqiponjës nga sheshi, Rama: Më në fund Read More »

Himara përtej detit, Marin Mema: Ka ardhur koha për të treguar atë që janë munduar ta fshehin

Në vitin 1743 shumë banorë të krahinës së Himarës u larguan drejt Italisë.

Aty, të gjithë sëbashku krijuan vendbanimin e tyre të ri të quajtur “Vila Badhesa“. Edhe sot ky vend jetohet nga himariotët e vjetër.

Një banor shprehet:

Më shumë se egoistë jemi të lidhur me rrënjët tona.”
Latinizimi i mbiemrave sigurisht u ka humbur gjurmët shumë familjeve. Megjithatë shumica e tyre i kanë ruajtur të dhënat brez pas brezi. Janë mbiemra që edhe sot i gjen në zonën e fshatrave të Himarës.

Cilat janë mbiemrat e vjetër që në Itali mbahen si shqiptare, ndërsa sot në Shqipëri deklarohen greke? Si qëndron e vërteta, çfarë thonë dokumentet që ata i kanë ruajtur që në shekullin e 18.

Një tjetër banor thotë:

Nëse vdes dua të më varrosni në Shqipëri.”
Çfarë fsheh Himara e krijuar në Itali? Si janë ruajtur traditat nga banorët e larguar nga kjo krahinë? Çfarë mbahen banorët?
Cilat janë mbiemrat e vjetër që në Itali mbahen si shqiptarë, ndërsa në Shqipëri si grekë?

Fakte të pa publikuara më parë, të dhënat e historitë personale janë publikuar mbrëmë në Top Channel nga dokuemtari i Marin Memës “Shqipëria Tjetër”.

Dokumetari i plotë:

Himara përtej detit, Marin Mema: Ka ardhur koha për të treguar atë që janë munduar ta fshehin Read More »

“Kam larë pjata… S’kanë bukë të hanë dhe shesin p*rdhë”, Renato Mekolli rrefehet si kurre me pare

Është përfolur shumë kohët e fundit për emisionin e tij që ka ngjallur shumë polemika.

Bëhet fjalë për shefin më të komentuar të momentit, Renato Mekollin.

Ai ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”.

Mekolli është pyetur në lidhje me punët që ka provuar para se të bëhej i famshëm dhe ai ka rrëfyer se ka punuar në pozicione të ndryshme para se të realizonte ëndrrën e tij.

Shefi i kuzhinës është shprehur:

Unë kam shitur gërvisht dhe fito, kam punuar edhe si murator me babin ne Greqi por kam larë edhe pjata dhe kjo pjesa, ua ka larë pjata ua kështu ua ashtu me dukët shumë fallso tek njerëzit dhe situata e showbizzit shqiptar sepse bëjnë sikur kanë filluar gjithmonë nga lart. Ndërkohë ne jemi një vend kaq i varfër dhe i shikon të gjithë me veshje te bukura me rroba të mira, por ata s’kanë bukë të hanë dhe shumica shesin p*rdhë.”
I pyetur, pse shqiptarët e bëjnë këtë, Mekolli është përgjigjur:

Është presioni shoqëror, dhe nuk jemi ngopur akoma me jetën me gjithçka që na rrethon e të gjitha situatat që janë rreth nesh.”

“Kam larë pjata… S’kanë bukë të hanë dhe shesin p*rdhë”, Renato Mekolli rrefehet si kurre me pare Read More »

Shqiperia e shpalli “non-grata”, e shkuara e errët ekstr.emiste e eurodeputetes qipriote

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocarus, u shpall “non-grata” nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, për shkak të thirrjeve ra.ciste anti-shqiptare, gjatë varrimit të Kostandinos Kaçifas.

Megjithatë kjo duket se nuk i bëri aspak përshtypje deputetes, duke e quajtur nder, masën e marrë nga shteti ynë.

Kjo nuk është hera e parë që Theocarus ka probleme me drejtësinë.

Ajo është arrestuar në mars të 2011-ës nga ushtria turke, teksa po zhvillonte një vizitë në Qipro, në disa ndërtesa fetare. Së bashku me 65-vjeçaren u prangosën edhe tre kolege të saj.

Ndërsa në 2017-ën, Azerbajxhani lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj Theocarus, për shkak të pjesëmarrjes në referendum, si vëzhguese.

Eurodeputetja ia hodhi paq kësaj here, pas urdhër-arresti nuk u pranua nga Interpoli. Në të dyja rastet, shkak për masat e arrestit janë bërë shfaqjet e saj ekstremiste.

Ndërkohë në lidhje me rastin e Kaçifas, ajo u shpreh se do ta çojë çështjen deri në Parlamentin Europian, ndërsa Shqipërinë e quajti vend diktatorial nën regjimin e Edi Ramës.

Eleni Theocarus ka lindur në vitin 1953 dhe është me profesion kirurge. Në 2016-ën ajo doli kandidate e pavarur duke bashkëpunuar hapur me grupet nacionaliste greko-qipriote.

Shqiperia e shpalli “non-grata”, e shkuara e errët ekstr.emiste e eurodeputetes qipriote Read More »

Nëse je 35 vjeç e më shumë, mos ik nga Shqipëria

Nga Kozeta Kurti

Nëse je 36 vjeç e më shumë, mos ik nga Shqipëria…

…sepse e ke jetuar fëmijërinë duke shtrënguar dorën e gjyshes tënde, teksa ngrihej natën për të mbajtur rradhën e vajgurit, të qumështit e çdo çikërime tjetër për ta mbajtur frymën gjallë… ; sepse ke parë nënën tënde të ziejë çarçafë me kazanë të mëdhenj, me furnella me fitilë të nxirë, ku në mungesë të detergjentit, përdorej soda e bukës; sepse s’ke bërë kurrë dush, por ke tharë e ngrirë si qen i braktisur rrugësh, duke u larë me kanaçe e me sapun pesëmbëdhjetë lekësh; sepse ke parë veten të veshësh rrobat e dala boje të vëllait apo motrës më të madhe, ngaqë askush nuk ka pasur mundësinë të të blinte një bluzë të re për ditën e parë të shkollës;

Nëse je 36 vjeç e më shumë, mos ik nga Shqipëria, përveçse në rastet kur gjithçka ke pasur e ke , i ke gjetur qyl, ke lëpirë sahane, je shitur ,je blerë, ke spiunuar dhe tani ke mbetur “pa punë”. Mos ik nga Shqipëria nëse ke qenë në shkollë për të marrë dije e jo diplomë; mos ik nga Shqipëria, nëse je rrëzuar qindra herë, nuk je dorëzuar, por je ngritur sërish dhe ke gjetur veten, sepse sidoqoftë, nëse punon, mbase sot jo, por nesër po, mund ta blesh një biletë për të shëtitur në Europë, për të parë edhe bibliotekën, edhe teatrot, edhe arenat, edhe muzumet… për t’i parë o 36 vjeçar/e e më shumë, sepse për të mësuar për to, me një klik, e në sekonda, ti shkon atje ku do, ndryshe nga prindërit tanë që gjymtoheshin dollapëve e skutave, duke lexuar fshehurazi.

Nëse je 36 vjeç e më shumë, mos ik nga Shqipëria, se veç frikacakët zgjedhin t’i ikin problemit ; as mos i dëgjo ata që thonë: “duro edhe pak”! Mos duro, por mblidh një, ca, shumë, 36 vjeçarë të tjerë dhe kërkojini llogari Berishës, Ramës, Metës, Bashës, kryqëzoni ata që ishin e mos lejoni të tjerë që do vijnë, por këtë mos e bëni duke ikur, as duke diskutuar kafeneve: kujt ja mban më shumë hatrin kryeministri, Blendi Fevziut, Eni Vasilit, Rudina Xhungës apo ku di unë se ku tjetër shkon për intervista. Askush s’mund të kërkojë llogari për atë që ndodh, nëse nuk kontribuon vetë i pari; Karta e telefonit dhe thesi me miell nuk do ta shpëtojnë jetën e askujt, thjesht do ta zgjasin në mënyrë të mundimshme edhe pak ditë, edhe pak javë… ndoshta një sakrificë më shumë për urinë sot, në këmbim të dinjitetit nesër, ja vlen për ta provuar.

Nëse je 36 vjeç e më shumë mos ik nga Shqipëria, sepse nuk të pëlqen ajo që sheh në televizior, sepse ti e di mirë që televizioni në këtë vend e ka patur shkëlqimin dhe besueshmërinë e: “e tha televizori” dhe kur e thoshte televizori, s’e luante topi. Mos ik, po eja dhe më thuaj mua të parës: s’dua ta shoh më në televizor se çfarë thotë qeveria në tëitter, se kam profil vetë dhe mund ta ndjek, por dua të di, jo si vuajnë, por si argëtohen njerëzit në Maliq, në Rubik, në Ishëm a gjetkë. S’e ka fajin Shqipëria për llumin e ofruar në mediat tona; dhe as publiku nuk e ka! Ai merr atë që i jep., tjetër punë nëse zgjedh për të të ndjekur apo jo.

Nëse je 36 vjeç e më shumë, mos ik nga Shqipëria, për t’u kthyer një ditë, kur të kuptosh se ka ardhur koha jote. Koha nuk vjen me llambën magjike të Aladinit; kohën, vendosur në kontekstin social e bëjnë njerëzit; nëse ti ikën dhe pret që koha të vijë vetë, kurrë s’ka për të ndodhur. Ose ik dhe mos u kthe! Dhe mos fajëso askënd, vendin, për më tepër, përpara se të pyesësh vetën në pasqyrë: po ti, çfarë bëre?

Nëse je 35 vjeç e më shumë, mos ik nga Shqipëria Read More »