Irina

Trupi po ju paralajmëron për një atak kardiak nëse keni këto simptoma

Trupi e paralajmëron njeriun për sëmundje të ndryshme në forma të çuditshme. E njëjta gjë ndodh edhe për atakun kardiak. Trupi kalon në disa faza për një muaj rresht dhe ne fund të të gjitha fazave, pritet të ndodhë ataku kardiak.

Informohuni më poshtë dhe bëni një kontrroll mjekësor nëse i gjeni dhe ju këto simptoma te vetja.

-Lodhje.
Preken reth 70% të femrave. Bëhët fjalë për lodhje fizike ashtu si dhe lodhje mendore. Këto të fundit nuk shkaktohen vetëm në punë ose në familje. Këto ndodhin edhe për arsye se trupi juaj nuk po funksionon ashtu siç duhet.

-Dhimbje të abdominaleve.
Këto kanë qënë 50% të arsyes pse bie një atak kardiak.

-Insomia.
Ndryshe pagjumësi. Prek 50% të femrave. Kjo ndodh si rezultat I tensionit apo presionit të gjakut.

-Marrje të ngadalëta të frymës.
Pavarësisht përpjekjeve të tepërta, ju nuk mund të mbusheni dot me frymëmarrje aq sa doni.
-Rrahje të ç’rregullta të zemrës.

Herë të shpeshta e herë të ngadalëta por asnjëherë me rrahje normale.

Trupi po ju paralajmëron për një atak kardiak nëse keni këto simptoma Read More »

Deputetja që ju bashkua PS-së, ‘sfilatë’ në parlament me çantë Chanel dhe këpucë Loubotin

Reme Lala, deputetja e Grupit Parlamentar të PDIU-së, e cila u largua pak muaj më parë nga ai grup për t’u bashkuar me socialistët, ditën e parë të Parlamentit pas pushimeve u shfaq me një veshje super luksoze. Me linja të holla dhe një portret të këndshëm, duhet thënë se Reme duket bukur me çdolloj veshjeje.

Por kësaj here, për t’u dukur kaq mirë, kishte shpenzuar jo pak para. Krahas pantallonave të zeza dhe këmishës së kuqe, ajo kishte një çantë “Chanel” të zezë, ku dihet që çmimi i tyre arrin disa mijëra euro dhe këpucët nga marka “Loubotin” që shkojnë rreth 1 mijë euro. Goxha mirë si fillim sezoni!/Panorama Plus

Deputetja që ju bashkua PS-së, ‘sfilatë’ në parlament me çantë Chanel dhe këpucë Loubotin Read More »

Qyteti antik i Orikut/ 1800 turistë në periudhën janar-gusht 2018

Qyteti antik i Orikut në qytetin e Vlorës, i themeluar në shekullin Vl p.e.r në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër, gjatë periudhës janar-gusht 2018 është vizituar nga 1800 turistë vendas e të huaj.
Sipas shifrave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, gjatë kësaj periudhe ka pasur një trefishim të numrit të vizitorëve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017, kur ky qytet antik u vizitua nga 600 turistë.
Qyteti antik i Orikut gjendet pranë qytetit të sotëm të Orikumit. Ai përmendet nga autorët antikë të shekullit të V p.e.r si port i rëndësishëm i Adriatikut.
U shfrytëzua nga romakët në luftrat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.
Flota maqedonase e Aleksandrit të Madh e pushtoi në vitin 214 p.e.r dhe në shekullin e lll p.e.r preu monedha me emrin e bashkësive qytetare. Në shekullin e ll p.e.r u dëmtua nga një tërmet i rëndë, u rindërtua dhe fortifikua në shekujt V-Vl e.r.
Në kohën bizantine dhe në mesjetë njihet si një port i vogël me emrin “Jeriko”.
Në shekullin e Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin e Marisë.
Sot qyteti i Orikumit është një destinacion turistik tepër i preferuar, për natyrën e tij detare dhe malore, për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore.

Qyteti antik i Orikut/ 1800 turistë në periudhën janar-gusht 2018 Read More »

Ankesat e qytetarëve, shkarkohet live drejtori i Hipotekës së Fierit

Pas ankesave të qytetarëve për zvarritje të çështjeve që lidhen me pronësinë në Fier, Kryeministri Edi Rama urdhëroi sot shkarkimin e drejtorit të Hipotekës së Fierit.

Lajmin e bëri të ditur vetë Kryeministri Rama në takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes. Vetëm në këtë takim, u paraqitën 3 raste të ankesave të qytetarëve për çështje të pazgjidhura në Hipotekën e Fierit.

Njëri prej rasteve kishte të bënte me ankesën e një 77-vjeçari, i cili nuk pajisej me certifikatën e pronësisë së tokës bujqësore, edhe pse kishte ndjekur të gjitha hallkat administrative.

77-vjeçari atë pasuri e kishte marrë në mënyrë të ligjshme dhe donte t’ia linte trashëgim së bijës. Në tetor 2017, ai aplikoi, pasi kishte mbyllur të gjitha procedurat në bashkinë Roskovec. Iu drejtua ADISA-s, por edhe pse plotësoi dokumentacionin e kërkuar çështja vijoi të zvarritej nga Hipoteka. Pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes, ai u pajis me certifikatën e pronësisë.

E vërteta është, tha Kryeministri Rama, se 77-vjeçari jo vetëm ka marrë dokumentin, por ka shkarkuar edhe drejtorin e Hipotekës Fier. “Kemi pasur disa raste nga Hipoteka e Fierit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore. Vetëm sot ishte një rast i mëparshëm, rasti i 77-vjeçarit dhe një rast tjetër më pas. Kur pashë raportin e sotëm kam kërkuar shkarkimin e drejtorit të Hipotekës dhe thellimin e hetimit administrativ për këtë zvarritje”, – tha Rama.

Në atë zonë, vijoi Kryeministri, ne jemi të interesuar të shpërndajmë një orë e më parë parcelat e tokës. “Platforma e bashkëqeverisjes na ndez llampat e kuqe aty ku duhet të ndërhyjmë. Fakti që qytetarët thonë kam 6-7 muaj, apo 1 vit, është e mjaftueshme në këtë aspekt”, – tha Rama, duke shtuar se platforma e bashkëqeverisjes nuk është thjesht një slogan, por është realitet.

Ankesat e qytetarëve, shkarkohet live drejtori i Hipotekës së Fierit Read More »

Klodiana Lala: Ja pse sulmuan me armë banesën e prindërve të mi

Një javë më parë banesa ku banonin prindërit e gazetares Klodiana Lala është qëlluar me breshëri plumbash, ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tregoi se si e mësoi sulmin me armë në banesën e prindërve ku ndodheshin dy vajzat e mitura dhe familjarët e saj.

Gazetarja e kronikës në Neës24, tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku u lëshuan breshëri plumbash në banesën e prindërve.

Në lidhje me arsyet e sulmit, gazetarja tregoi se për të shkatërruar një gazetar, hapi i parë është që të trembin gazetarët përmes sulmit ndaj familjarëve.

Klodiana Lala: Ja pse sulmuan me armë banesën e prindërve të mi Read More »

Harrojini makinat me qira, trendi më i fundit do t’ju befasojë të gjithëve

Të gjithë mendonin se ishte shumë e vështirë për të mbajtur kopshtin e pastër, pa pasur ndikime në tokë, apo atmosferë.

Por duket se disa kompani private, i kanë dhënë fund këtij problemi.

Tashmë nuk është e nevojshme të digjni barin e keq, duke shkaktuar emetime të karbonit në atmosferë, por mund të zgjidhni gjithçka më kollaj, duke marrë dhi me qira.

Dhitë me qira po përdoren gjithmonë e më shumë nga pronarët e shtëpive apo fermerët, të cilët duan të pastrojnë kopshtin e tyre, pa përdorur pesticide, shkruan Forbes.

Kompanitë të cilat kryejnë këtë veprimtari mund të gjenden në Amazon, dhe pas marrëveshjes ata sjellin deri në 100 dhi, dhe i largojnë deri kur puna të jetë e mbaruar.

Në këtë mënyrë, ato zëvendësojnë makinat korrëse, pesticidet apo edhe zjarret të cilat mund të përhapen.

Sipas disa kërkimeve shkencore të “Institutit Nobel”, 38 dhi mund të “korrin” rreth 4645 metra bar brenda një dite.

Ato jo vetëm hanë barërat e këqija, por edhe eleminojnë potencialin e tyre për të mbirë përsëri.

Ky është biznesi më trendi në SHBA dhe po përhapet me shpejtësi edhe në vendet e tjera.

Harrojini makinat me qira, trendi më i fundit do t’ju befasojë të gjithëve Read More »

“M’u zu fryma bir, s’e desha veten sot”, gazetarja rrëfen dëshpërimin teksa regjistroi djalin në kopsht

Prej ditësh ka nisur regjistrimi i fëmijëve në kopsht dhe çerdhe, por ashtu si në çdo derë tjetër ku troket në Shqipëri, edhe aty paska allishverishte.

Këtë dhe shumë peripeci të tjera rreth mungesës së hapësirës për fëmijët i ka rrëfyer gazetarja Gentiana Rreshka, e cila ka çuar Davidin, djalin e saj për regjistrim në kopsht.

Gazetarja shkruan:

“M’u zu fryma sot David, teksa me dokumentat e tua ne dore prisja të të rregjistroja në kopësht. M’u zu fryma bir kur një gjysh para meje po ankohej e po shfaqte me zë e me gjeste merzinë që kishte se nuk i kishin regjistruar nipin sepse disa të tjerë i kishte nis deputeti e vendet ishin zenë.

Davidi mamit m’u duk se dikush më kapi për fyti kur të mendova në një klase me 45 fëmijë të tjerë e sikur të ta ndjente zemra, ke një javë që qan se s’do të shkosh. U ndjeva e pafuqishme edhe e pashpresë, ku të kam lindur e ku po të rris, në një vend ku duhet mik për t’u regjistruar në kopësht.

Qava dhe se desha veten sot David, sa në hak po të hyj, se ti mam s’ke as një centimetër vend ku të luash aty te lagjia, edhe fusha afër shtëpisë është nën lupën e ujqërve qe duan të ngrenë pallate.

Se ky vend David si me magji të zezë shndërron e shkatërron çdo gjë të mirë, prishen fusha për llac e tulla, priten pemë e gërryhen lumenj.

Kush ka faj bir do më pyesësh ti, mami ka faj dhe shumë mama e baba të tjerë që i lejojnë. Po fëmijët e “atyre”, si rrinë në çerdhe, si i kane kushtet ato mam, me siguri jo 50 fëmije në klasë, as edukatore të lodhura, të paguara pak, jo mam jo , ato rrijnë rehat.

Mu nxi mëngjesi sot e ndjeva thikën në palcë kur pashë e ndjeva se ti po cenohesh, të drejtat e tua s’t’i përfill njeri.

Fale mamin zemër fale!

Teksa po ikja më vinte të mallkoja, të mallkoja me gjithë shpirt, po më kanë mësuar të kthej mallkimin në lutje dhe u luta: Zoti im bëje mirë këtë vend!”

“M’u zu fryma bir, s’e desha veten sot”, gazetarja rrëfen dëshpërimin teksa regjistroi djalin në kopsht Read More »

Si u arratis nga Turqia, Ismail Qemali me tre djemtë e tij?

Aurenc Bebja

Gazeta franceze, “Le Constituionnel”, ka botuar, të premten e 4 majit 1900, në ballinë, një shkrim në lidhje me arratisjen e Ismail Qemalit dhe tre djemve të tij nga Turqia.

 

Atdhetari shqiptar, i emëruar nga sulltani në postin e Valit në Tripoli, kishte planifikuar të udhëtonte drejt këtij destinacioni nëpërmjet anijes “Fuad”, por gjithçka ka ndodhur ndryshe.

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë mbi planin e arratisjes së patriotit shqiptar.

Arratisja e Ismail Qemal Beut vazhdon të jetë objekt i të gjitha komenteve.

Ndryshe nga ajo që u tha më parë, Ismail Qemali, pasi u largua nga “Yildiz Kiosk”, nuk hyri në bordin e “Fuadit”, i cili do ta çonte atë në Tripoli, nga ku do të nisej natën. Ismail Qemali, duke dalë nga “Yildiz Kiosk”, hyri fare thjeshtë në luftanijen angleze “Salamander”, me tre djemtë e tij, dhe kërkoi strehim që iu akordua menjëherë.

Ambasada angleze informoi Portën e Lartë për atë që kishte ndodhur dhe e paralajmëroi se Ismail Qemali dëshironte të strehohej jashtë vendit për të jetuar tashmë atje. Sulltani ishte shumë i habitur dhe u përgjigj se Ismail Qemali, sipas dëshirës së tij, mund të shkonte, ose në postin e tij në Tripoli, ose të largohej jashtë vendit.

Ismail Qemali dhe tre djemtë e tij u larguan sot nga “Salamanderi” për tu nisur me një avullore (anije me avull) të Kompanisë “Rubattini”, e cila do t’i çojë ata në Marsejë.

Ismail Qemali ka reputacionin e një njeriu të drejtë dhe të kthjellët : vendimi që ai ka marrë, për të braktisur vendin e tij, tregon qartësisht se ai e konsideron të pamundur jetesën e çdo individi inteligjent në Turqi

/Albspirit.com

Si u arratis nga Turqia, Ismail Qemali me tre djemtë e tij? Read More »