Irina

Koloneli ringre alarmin për Paktin Detar: Pse Krisafi, përfaqësuesi i Presidentit, nuk firmos draftin?

Koloneli Myslym Pashaj, një ndër ekspertët më të mirë të çështjeve të detit, ka ringritur dyshimin se me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë po bëhen pazare.

Pashaj ka thënë se palës greke i është dërguar një draftmarrëveshje dhe ky material është refuzuar të firmoset nga përfaqësuesi i Presidentit në negociata, Ksenofon Krisafi. Koloneli ka thënë se mungesa e informacionit dhe hermetizmi i këtij procesi të krijon dyshime se palët janë arritur një ujdi të fshehtë në kurriz të integritetit territorial.

“E themi këtë sepse, sipas këtyre mediumeve, del se i dërguari teknik dhe ligjor i së Drejtës Ndërkombëtare Detare, prof. Krisafi, si njeriu kyç i Presidentit, nuk ka firmosur draftmarrëveshjen! Ky është fakti më alarmues i kësaj situate.

Dhe po ta pyesësh prof. Krisafin ai me të drejtë të thotë se ruan etikën, konfidencialitetin, që ia kërkon standardi zyrtar i Ministrisë së Jashtme dhe Qeverisë. Nuk mëson dot gjë se ku janë shkaqet e këtij qëndrimi i cili flet shumë”, ka thënë Pashaj në një intervistë për Panorama.

Si njohës i mirë i marrëveshjes së detit, në ambientet informale diskutohet se Grupi Negociator i Shqipërisë, për Paktin Detar 2 me Greqinë, ka dërguar një draftmarrëveshje palës tjetër ku ka paraqitur esencën e negociatave të Delimitimit të Hapësirave detare. Transparenca ka munguar deri tani. Ju si ekspert, keni dijeni ç’po ndodh me Integritetin Territorial të hapësirave detare përgjatë Detit Jon në Otranto dhe Ngushticës së Korfuzit?

Transparenca është e domosdoshme. Kur kjo nuk bëhet, lind hamendësimi. Këtë e lidhim me skenarët e fshehtë, që u panë në Paktin Detar-1, pa transparencë, me një shpejtësi aq të dyshimtë, çka e dha rezultatin e pushtimit të hapësirave detare të Shqipërisë. Ndaj, unë them, se s’ka asgjë prej kufizimit të informacionit, mbasi opinioni shqiptar është familjarizuar në diskutime të shumta dhe kërkon të dijë sa më të shkoqitur se ç’po ndodh. E themi këtë sepse, sipas këtyre mediumeve, del se i dërguari teknik dhe ligjor i së Drejtës Ndërkombëtare Detare, prof. Krisafi, si njeriu kyç i Presidentit, nuk ka firmosur draftmarrëveshjen! Ky është fakti më alarmues i kësaj situate. Dhe po ta pyesësh prof. Krisafin, ai me të drejtë të thotë se ruan etikën, konfidencialitetin që ia kërkon standardi zyrtar i Ministrisë së Jashtme dhe Qeverisë. Nuk mëson dot gjë se ku janë shkaqet e këtij qëndrimi i cili flet shumë.

Lidhur me negociatat, Kryeministri ka deklaruar se se “s’do të ketë më vijë ndarësve të tradhtisë, por një vijë e re”, ndërkohë që ai ka përsëritur se “Barketa s’do të jetë më pikë nga fillon matja e Detit…” etj.. Pra, duket se nuk mund të hartohet një draftmarrëveshje ku të ketë ndryshim nga këto deklarata… Si mund të kapërcehet ky institucion kushtetues i lartë!?

Këto që po fliten (por që s’janë zyrtare) si dhe hermetizmi që po hasim është i pranishëm edhe te kolegët tanë, këto të bëjnë të mendosh me shqetësim për ecurinë normale të Negociatave. Ne pyesim se, a janë bërë negociata për: a)Metodat, parimet, kriteret e UNCLOS-82, sepse në Paktin Detar-1 Shqipëria rezulton humbëse e madhe në sajë të përdorimit të metodës së baraslargësisë, duke përjashtuar kushtet e rrethanat speciale që ka Korfuzi (si arkipelag) ndaj Shqipërisë që është dhe Kontinental? A është folur për nenin 15 të UNCLOS-82 dhe “rrethanat specifike e titujt historikë”? b) Efektin e ishullit Othonoi, që, sipas ministrit të Jashtëm të Greqisë, Kotzias, do të përfitojë një efekt të plotë (100%) të hapësirës Ekonomike Ekskluzive, duke e pushtuar këtë hapësirë prej rreth 270 km2!? Dhe Shqipëria ka gjasa që të mos marrë EEZ në Ngushticën e Otrantos e ky mund të konsiderohet si një ripushtim i së drejtës detare shqiptare në bazë të UNCLOS-82. c)Barketën e cila është shkëmb e cekin detare e Shqipërisë, në të cilën në Paktin Detar-1 është përdorur si pikë bazë nga është matur Deti Territorial i Shqipërisë, duke i lënë vetëm 900 metra deri në vijën bregore të Shqipërisë!? d)A ka qenë vallë, një negociatë aq e ndijshme pretendimi i Shqipërisë se Pakti Detar-1 as që nuk e cek Gjirin e Sarandës, që për rrethanat shqiptare është “historik”, por vija është mbyllur deri në grykë të qytetit e prej aty ka filluar matja!?

Kaq do të mjaftonin për t’u njohur shqiptarët, se “a ka zë e figurë” Shqipëria, apo aty ka pasur diktat nga pala fqinje negociatore!?

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk mund të kapërcehet!

Ju mendoni se ka diktat?

Nuk mund ta themi këtë ende, prandaj opinioni kërkon shpjegime për draftmarrëveshjen e dërguar! Apo Shqipëria ka ndenjur kokulur, inferiore, e pazonja për veten e saj, për Integritetin Territorial të hapësirave të saj! Qëndrimi i shtetarëve të Greqisë na zbulon se ata kanë arritur qëllimet e tyre strategjike dhe “negociatat janë në udhë të mbarë…” e kjo flet shumë. Po Shqipëria? Ajo s’ka se ku mbështetet veçse në UNCLOS-82, në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe në rolin e sotëm të Presidentit, i cili ka në dorë kryeoponencën e kreut të shtetit. Por para se të shkojë në dorë të tij, forumet, bashkësitë studimore të pavarura, Shoqëria Civile duhet të njihen me draftmarrëveshjen që të kontrollojnë drejtësinë, ligjësinë, saktësinë në moscenimin e Integritetit Territorial të Shqipërisë. Kjo është rruga. Hiqni hermetizmin e Paktit Detar! Kjo i bën mirë përfundimit të negociatave për një zgjidhje të ndershme e të drejtë (equitable solution) të synimeve të Shqipërisë. Kërkimi i firmave aq me ngut, dëshira për të kopsitur një draft me 13 firma dhe kundërshtia e parë, tregon se ka gjasa që të ketë vepruar një teknologji tjetër, një mekanizëm tjetër brenda dy grupeve negociatore, të cilat mund të na sjellin në vijë të re, të manipuluar, por pa bërë negociata të vërteta për çështje aq të komplikuara që ju i cekët më parë.

A mund të shpjegoni diçka për këtë?

Gjer këtu nuk mund të arrihet! Sepse kjo do të thotë se presim një Pakt Detar-2 shumë herë më të keq se sa ai i pari! Prandaj mirë po na kujton Shoqëria Civile që të kemi transparencë në pikat thelbore të draftmarrëveshjes… Se ndryshe, edhe pala tjetër mund të ketë plotësuar firmat dhe kjo sjell në një rang të dytë e pastaj të tretë në Qeveri dhe del një ditë që dy ministrat e Jashtëm, me nga pas Ramën e Cipras bëjnë të njëjtën gjë që bëri dhjetë vjet më parë Berisha, Basha. Karamanlis dhe Bakojanis. Po të jetë ky skenar e ky kalendar, sjell një gabim të dytë të pafalshëm të Qeverisë, se duhet të dihet mirë se s’ka zot nëne që të bindë shqiptarët, nëse ata nuk njoftohen më parë me draftmarrëveshjen. Prandaj të çlirohemi nga hermetizmi.

Profesor Pasha, unë po iu citoj se ç’informacion ka Berisha:

“ …negocim dhe negociata nuk ka. Unë kam burime të brendshme, ka atdhetarë dhe patriotë në atë ekip, grupin negociator. Burra atdhetarë të cilët nuk e shesin interesin e vendit të tyre në atë mënyrë. Ata më kanë informuar qartë se deri para një jave është zhvilluar një takim me palën greke, në të cilën është dorëzuar marrëveshja e panegociueshme nga pala greke dhe me urdhrin e prerë që nuk do të mund të përdorni fjalën ‘ekiti’ se ne nuk e njohim. Nocioni i ‘Ekiti’-së është edhe themeli i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjithçka tjetër është bërë në favor të qeverisë greke, pa matje”. Ç’mendim keni për këtë informacion? Është shumë alarmante po të ketë ndodhur kjo! Prandaj sa më parë të njihemi me atë se ç’po bëhet me detin e shqiptarëve! Mos vallë kemi pazare?

Koloneli ringre alarmin për Paktin Detar: Pse Krisafi, përfaqësuesi i Presidentit, nuk firmos draftin? Read More »

SHBA ndryshon rregullat për Green Card, ja cilët emigrantë rrezikojnë…

SHBA me propozim të Presidentit Donald Trump pritet të ndryshojë rregullat për emigrantët sa i takon marrjes së Green Card. Rregulli i ri parashikon penalizimin e atyre që kanë përfituar nga fondet publike.

Propozimi, i cili mund të bëhet rregull pas një të ashtuquajture “periudhë komenti publik”, rishkruan një normë të vitit 1999, e cila krijonte kufizime për emigrantët e varur nga përfitime në para, por nuk merrte parasysh kujdesin shëndetësor ose benefite të tjera jo monetare. Nëpërmjet këtij propozimi, punonjësve te emigracionit i shtohen kompetencat për t’i mohuar vizën apo rezidencën e përhershme ligjore individëve që kanë pasur përfitime nga Medicaid e Supplemental Nutrition Assistance Program. Ideja është të përjashtohet nga mundësia e rezidencës se përhershme personi që mund të kthehet në një “barrë publike”.

Sipas NBC Neës, variantet e mëhershme të propozimit përfshinin masa shumë më të rrepta që parashikonin kufizimin e dhënies së kartës jeshile dhe nënshtetësisë për emigrantët të cilët kishin përdorur Obamacare ose lehtësira të caktuara tatimore. Nisma është pjesë e përpjekjeve të presidentit Donald Trump për të frenuar si emigracionin e paligjshëm ashtu dhe atë të ligjëruar, çështje kjo të cilën e theksoi fort gjatë fushatës presidenciale e po kërkon ta kthejë në temë të rëndësishme edhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në kongres./ TCH

SHBA ndryshon rregullat për Green Card, ja cilët emigrantë rrezikojnë… Read More »

Ndodh skandali në Shqipëri: Djali shkon tek doktori për një puçërr në shpinë, ata i heqin apandesitin

Një skandal I rëndë ka ndodhur në spitalin e Peshkopisë ku një pacient është operuar tjetër për tjetër. Sipas një qytetari, dëshmia e të cilit është publikuar nga ish-Kryeministri Berisha, një 20 vjecar shkon te mjeku për një puçërr në shpinë dhe ata I thonë të hyjë në operacion, por në vend që ti heqin puçrrën I heqin … apandesitin. Sipas qytetarit, mjek në këtë rast ishte burri I një deputetje të PS të Qarkut Dibër.

Ja postimi I plotë I ish-kryeministrit Berisha

Kjo eshte mjeksia e Kallam Deshtakut! I semuri operohet tjeter per tjeter!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha.! Per te mos u indetifikuar po te shkruaj anonim.

Ne spitalin e Peshkopise me dt 20.9.2018 eshte paraqitur ne spitalin e Peshkopise nje djal rreth 20 vjeç te cilit i.kishte dalur nje puçer pas shpine. Pasi e kontrollon kirugu Gazmir Xhembulla i cili eshte dhe burri i deputetes se PS Almira Zebi Xhembulla i thote qe do te operohesh. Pasi e fut ne sall te operimit ne vend qe ti heq puçrren i ka hequr opendesitin.

Kur djalit i ka dalur narkoza ka pare plagen ne bark dhe u ka spjeguar se çka ndodh me te. Mjeku i ka thene te hoqem opendesitin se ti me the per ate apendesitin. Ka plasur sheri me familjaret e djalit dhe familja ka vajt ne kom per kallzim po e kan mbajt te fshehur kete rast budallek te mjekeve tane. Drejtoria e Spitalit esht ne dijeni dhe gjith Peshkopia e din kte budallek.Ju lutem publikojeni se po mbahet fshehur kjo maskarade pasi kirurgu esht burri deputes se PS dhe rin tap me alkol.

Per ta verefikuar me sakt personi ndodhet aktualisht ndodhet ne repartin e kururgjise dhoma tre

Ndodh skandali në Shqipëri: Djali shkon tek doktori për një puçërr në shpinë, ata i heqin apandesitin Read More »

Deputetja: Turp për këtë qeveri, mjekët e Shkodrës futen në burg por ja çfarë i jepet banditëve

Pas akuzavem arresitmit dhe lirimit te mjekëve të Shkodrës ka reaguar edhe deputetja demokrate Orjola Pampuri. Në një shenim në rrjetet sociale ajo shkruan se “të arrestosh mjekët pa asnjë analizë të përshkallezuar të situatës e cila në fund çon drejt marrjes së vendimit final është njëlloj si të dënosh dikë pa gjyq, e kjo ndodh vetëm në vendin tonë, tëe kapur tashmë kokë e këmbë nga bandat në qeveri e në drejtësi”.

Ja shenimi i plotë i deputetes demokrate në fecebook:

E paprecedentë, goditja e qeverisë mbi dinjitetin, profesionalizmin dhe misionin e bluzave të bardha.

Gjykata e Shkodrës liroi 7 mjekët, për të cilët koha dhe faktet vertetuan që ata thjesht po kryenin detyren e tyre. Ata u arrestuan para pak ditësh tek kryenin misionin e tyre human, ndërkohe ish ministra e banda, janë sot jashtë hekurave.

Stafi i hemodinamikes të spitalit të Shkodrës, u arrestua në kundërshtim të raportit të KLSH, i cili nuk pretendonte një vendim kaq të ashper, e ku emri i mjekut Dragusha, nuk permendej fare.

Image

Të arrestosh mjekët pa asnjë analizë të përshkallëzuar te situates e cila ne fund con drejt marrjes se vendimit final është njelloj si të denosh dikë pa gjyq, e kjo ndodh vetem në vendin tonë, të kapur tashmë kokë e kembë nga bandat në qeveri e në drejtësi.
E gjitha kjo lë vend për shumë hamendesime për inskenime të vetë ministrisë së Shendetësisë. E keto lloj manovrimesh ndodhin rëndom në sistemin shendetesor, dhe kjo jo pa qellim, por për t’i lehtësuar vijimin e planit apo projektit në favor të klientëve të qeverisë. Ashtu siç ndodh me listen e barnave, ku për të kënaqur miqtë apo klientë të ministrit apo kryeministrit vendosen edhe barna shumë të shtrenjta, por kur mjekëve u duhet t’i perzgjedhin për të përmbushur nevojat e pacienteve ata marrin verejtje deri me pezullim nga puna, nga ana tjetër nese nuk ua japin këto medikamente pacientëve, përballen me ankesat e pacienteve të cilat shpesh, mund të shkojne edhe në zyrat e ministrisë, e mund të nxisin këta të fundit tu tërheqin verjetje për shoë, mjekëve.

Pra mjekët sot janë” hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Fati i pacienteve ka mbetur jetim, e fshihet në deklaratat e shëmtuara të zyrtareve të QSUT- se, të cilat trumbetojnë bollek me barna, e komoditet në pavione e qendra shendetësore. Sot të bësh shkelje me tendera, koncensione, të transportosh drogë, para të pista, të rrëmbesh, të vrasësh, të shantazhosh, të shpifesh, e të fyesh, jeton i lirë e me miq shumë, ndërsa ata të cilët studiuan, sakrifikuan, e sot na sherbejnë në kushtet me mizerabel se kurrë, denigrohen duke i telendisur edhe në burgje….
Turp për ketë qeveri, turp për ketë kryeminister, të cilëve çdo padrejtësi në kurriz të hallexhinjve, profesionisteve e mjekëve, do tu kthehet në boumerang.

Deputetja: Turp për këtë qeveri, mjekët e Shkodrës futen në burg por ja çfarë i jepet banditëve Read More »

Tjetër tërmet në vend, ja sa ballë ishte dhe epiqendra

Shqipëria vijon të jetë një zonë  sizmike aktive, ndërsa një tjetër tërmet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas IGJEUM, mësohet se lëkundjet sizmike janë ndjerë në fshatrat e Vlorës më epiqendër Vermikun.

IGJEUM në faqen zyrtare shkruan se  tërmeti ka pasur magnitutë 2.6 ballë në një thellësi 11 kolometër.

termet

Tjetër tërmet në vend, ja sa ballë ishte dhe epiqendra Read More »

Plas skandali në drejtësinë shqiptare. ‘Peshqit e mëdhenj’ lënë qelitë, ju kthehen pas milionat

Një skandal i madh ka përfshirë ditët e fundit sistemin e drejtësisë shqiptare. Teksa SHBA e BE i kanë shpallur luftë krimit e korrupsionit, një ‘urdhër’ i çuditshëm, skandaloz dhe i pakuptueshëm ka hapur dyert e burgjeve për ‘peshqit e mëdhenj’ të kapur më parë.

Disa prej ‘kokave’ të mëdha të krimit e korrupsionit janë liruar ditët e fundit nga qelitë, duke u lënë të lirë të vijojnë ‘profesionin’ e tyre. Por, sikur të mos mjaftonte vetëm lirimi i tyre, duket se ata do të vijojnë zhvatjen e shtetit, teksa kanë kërkuar dhe dëmshpërblime.

Rasti i parë është ai i gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili u arrestua pasi ju gjet një banesën e tij një shumë prej gati 30 milionë lekë të reja të pajistifikuara prej tyre. Tashmë, kur gjyqtari po bën vitin në qeli, Prokuroria ka urdhëruar t’i hiqet sekuestro për 30-milionëshin, që e çoi atë në burg.

Një tjetër vendim skandaloz i drejtësisë ishte dhe lirimi nga burgu i ‘peshkut të madh’ të burgjeve, që mbushi xhepat nga abuzimi me tenderat e ushqimeve të të dënuarve. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, i cili la qelinë pak ditë më parë. I pakënaqur me lirimin, Zoto pritet të kërkojë edhe dëmshpërblim për qëndrimin 1 vit e 9 muaj prapa hekurave.

I liruar nga burgu ditët e fundit është edhe ‘bosi’ i kokainës së Xibrakës, Ermal Hoxha. Nipi i Enver Hoxhës deri më tani po shijon lirinë, por me siguri do të kërkojë ndonjë dëmshpërblim nga shteti për mbajtjen në brug, ndonëse u kap me rreth 100 kg kokainë që kapte vlerën e mbi 10 milionë eurove, në laboratorin modern të ndërtuar prej tij. Në vendet e tjera të botës një trafikant i tillë do të kalbej në burg, por te ne nuk është çudi që Ermali të kërkojë edhe dëmshpërblim për burgosjen.

Këto janë disa nga ‘peshqit e mëdhenj’, që janë liruar nga burgu, dhe që kërkojnë t’iu kthehen edhe milionat e tyre të paligjshme, ndërsa pritet që në vijim të kemi lirimin e të tjerë ‘peshqve të mëdhenj’, që siç duket kanë liruar frerët pas largimit të ambasadorit të tmerrshëm të kriminelëve shqiptar, Donald Lu./Pamfleti

Plas skandali në drejtësinë shqiptare. ‘Peshqit e mëdhenj’ lënë qelitë, ju kthehen pas milionat Read More »

Nëse nuk keni mundësi të ndihmoni, të paktën shpërndajeni që ta ndihmojmë Jetmirin

Vuan nga sëmundja e njëjtë e cila i mori babanë pak muaj më parë.

Por, një 27 vjecar nga Hajvalia dhe familja e tij, po shpresojnë shumë se ai mund t’i shpëtojë më se keqes.

Veçse këtë shpresë e mbështesin edhe në vullnetin e mirë të njerëzve, që do të mund t’ua mblidhin paratë për operimin urgjent.

Nëse nuk keni mundësi të ndihmoni, të paktën shpërndajeni që ta ndihmojmë Jetmirin Read More »

U filmua duke kryer korrupsion në Prokurori, çfarë vendosi gjykata për avokaten

Pas zbulimit të një rasti korrupsioni në Prokurorinë e Tiranës, ku për ndryshimin e akuzës së një të pandehuri kërkohej 2 mijë euro është dhënë sot masa arrest me burg për avokaten Donada Lepenica, bën me dije Report Tv.

Po ashtu është dhënë masa “arrest me burg” për shtetasin Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa për bashkëshortjen e tij Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë është dhënë masa ‘arrest shtëpie’.

Lepenica sipas policisë është filmuar në ambientet e Prokurorisë teksa jepte ryshfet prokurorit.

U filmua duke kryer korrupsion në Prokurori, çfarë vendosi gjykata për avokaten Read More »