Irina

Sherri në studion e Zhejit, mediat greke: Shqiptarët të rrjedhur. Barka: Më kërcënuan me jetë

Debatit i ashpër të zhvilluar në studion e Artur Zhejit në “360”  ka tërhequr vëmendjen e mediave greke. “Grekët janë shqiptarë!” Kjo ishte deklarata e historianes Elena Kocaqi, e cila shkaktoi mjaft bujë, ndërsa në debat u përfshi edhe Spartak Ngjela, dhe Panajot Barka , i cili më pas u largua nga studioja televizive. “Protothema” shkruan duke iu referuar Barkës se shqiptarët janë të rrjedhur dhe ushqejnë ndjenja nacionaliste, ndërsa e quan Spartak Ngjelën si shqiptar me origjinë greke.

“Duke mashtruar, historiania shqiptare Elena Kocaqi thotë: Po çfarë grekësh? Ata nuk janë grekë, por arvanitas që kanë turp të thonë që jemi shqiptarë. Më thoni sa grekë kanë luftuar kundër osmanëve në Greqi?”, shkruan gazeta greke duke akuzuar gjithashtu edhe Spartak Ngjelën. Siç shpjegoi profesor Barkas, panelistët, të udhëhequr nga moderatori gjetën mundësinë që ta devijonin diskutimin, i cili supozohej të ishte për zhvillimet dhe përsëri ta kufizonte çështjen ndaj marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe të shtonte pikëpamjet ekstreme nacionaliste.

“Pastaj u përpoqa të thoja disa të vërteta mbi grekët. Pas kësaj kam marrë shumë kërcënime me jetë dhe fyerje”, shprehet Barka për Protothema. “Duke përdorur një përzierje të miteve të rreme dhe të folklorit, ata u përpoqën të justifikonin pikëpamjet ekspansioniste. Arvanitët janë grekë që flasin gjithashtu gjuhën arvaneze (jo shqiptarët) dhe nuk kanë lidhje me shqiptarët. Ju nuk do të gjeni një arvanit në Greqi që do të thotë se ai është shqiptar. Unë shpjegova se termi” Shqiptar “është një term i ri i paraqitur në shekullin 18-19 dhe se shqiptarët, jo arvanitasit, u shfaqën në Epir në shekullin e 14 me Stefan Dushanin serb. Territoret që nacionalizmi shqiptar pretendon sot janë territore të ish Perandorisë Osmane, i përkisnin popujve të tjerë. “, citon media greke Barkën. Gjatë atij emisioni, Barka u largua nga studioja duke marrë pas edhe thënien e Spartak Ngjelës: Ik thyej qafën!

Sherri në studion e Zhejit, mediat greke: Shqiptarët të rrjedhur. Barka: Më kërcënuan me jetë Read More »

Rama “fatorino” avioni, por shikoni çfarë po i bëjnë drejtorët

Nuk janë fjalë “kazani”, zoti kryeministër, por të dhëna nga raporti i KLSH, një kopje të të cilit e keni edhe ju në tavolinë, ku flitet për kusaritë gjigande të shfrenuara, që po u bëjnë drejtuesit shtetëror, fondeve dhe pasurive publike, toka, troje, pyje, basene ujore, objekte e gjithçka.

Po ju kujtojmë, vetëm 2% të fakteve për periudhën janar-qerhsor 2018, sipas të cilave rezulton, se vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2018, drejtorët dhe zyrtarët e shtetit në ERE, Rezervat e Shtetit, nëpër bashki, Hipotekë, ALUIZNI, Agjenci Mjedisore, në Aeroportin Rinas, në Hekurdhë e shumë institucione të tjera, kanë përlarë 30 milionë euro fonde publike dhe 42 milionë euro toka, troje, objekte, pyje e male, plazhe, me dosje të falsifikuara.

Për këto krime financiare e pasurore, KLSH ka çuar dosjet në prokurori, por prokuroria bënë sikur nuk ka asnjë denoncim zyrtar, mbasi siç thuhet nën zë, drejtuesit dhe zyrtarët hajdutë e falsifikatorë, kanë lidhje me politikanë e shtetarë të lartë, majtas dhe djathas.

I heshtur po qëndroni edhe ju zoti kryeministër, duke i lënë akoma në detyra e funksione drejtuese, ndërkohë që ata vazhdojnë e vjedhjen, ndërsa ju, vazhdoni punoni si “fatorino avioni”./Pamfleti

Ja disa dosje të çuara në prokurori, por ajo ka frikë nga drejtuesit hajdutë, mbasi kanë lidhje me “bejlerët” e pushtetit dhe politikës

Kryetari Entit Rregullator të Energjisë (ERE), ndekje penale, me Shkresë Nr. 423/1, datë 20.04.2018, për shpërdorim detyre, me vlerë 9 milionë euro. Drejtuesit e Hekurudha Shqiptare, ndekje penale, me Shkresë Nr. 1313/12, datë 20.06.2018, për shpërdorim i detyre, m vlerë 12. 3 miliardë lekë.

Drejtori Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit, ndekje penale, me Shkresë Nr. 1263/9, datë 02.05.2018 për shpërdorim detyre, me vlerë 1 miliardë lekë. Shtatë zyrtarë të ALUIZNI Kamëz-Vorë (fshat), ndekje penale, me Shkresë Nr. 1040/12, datë 06.04.2018, për shpërdorim detyre, me vlerë 175 milionë e 886 mijë lekë.

Tre drejtues e zyrtarë Hipoteka Malësi e Madhe, ndekje penale, me Shkresë Nr. 1077/11, datë 27.03.2018, për falsifikim dhe tjetërsim të pasurive.

Hipoteka Elbasan, 13 drejtues e zyrtarë, ndekje penale, me Shkresë Nr. 1314/12, datë 11.05.2018 , për për falsifikim dhe tjetërsim të pasurive.

Drejtuesi Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, ndekje penale, me Shkresë Nr. 1312/26, datë 15.05.2018, për shpërdorim detyre, me vlerë 65 milionë lekë.

Kryetari Bashkisë Belsh dhe 3 zyrtarë, ndekje penale, me Shkresë Nr. 6/12, datë 22.05.2018, për shpërdorim detyre, me vlerë 218 milionë lekë.

Kryetari Bashkisë Belsh dhe 3 zyrtarë mbikëqyrës kontratash, ndekje penale, me Shkresë Nr. 6/13, datë 22.05.2018, për shpërdorim detyre, me vlerë 627 milionë lekë.

Bashkia Rrogozhinë Nr.Prot 1297/18 Në datë 22.05.2018 Indicie Penale Në hetim
Spitalit Universitar të Traumës, ndekje penale, me Shkresë Nr.68/11, datë 29/06/2018, për transaksione e truall në favor të Spitalit Amerikan, vklera 345 milionë lekë.

Drejtori dhe 8 zyrtarë, Spitali Rajonal Shkodër. ndekje penale, me Shkresë Nr. 40/13, datë 27.06.2018, për shpërdorim detyre, me vlerë 116 milionë lekë.

Katër zyrtarë Bashkia Lezhë, ndekje penale, me Shkresë Nr. Prot 250/11, datë 22.06.2018, për shkelje barazi në tendera, me vlerë 130 milionë lekë.

Rama “fatorino” avioni, por shikoni çfarë po i bëjnë drejtorët Read More »

Njihuni me infermierin që s’do Gjermaninë, 19 vjeçari prej 2 vitesh vullnetar në spital

Çdo mëngjes Selmani vesh bluzën e bardhë dhe nis shërbimin mjekësor pranë Spitalin të Bulqizës. 19-vjeçari nuk e ka përfunduar ende gjimnazin por kjo nuk e ka penguar atë që të ndjek ëndrrën e tij për t’u bërë mjek.

“Unë ndjek arsimin profesional në drejtimin shërbim social-shëndetëso. Është viti i dytë që punojë si vullnetar. Ëndrra ime është që të ndjek studimet në Turqi për mjekësi, dhe shpresoj t’ja dalim mbanë që të jap një kontribut në fushën e mjekësisë në zonën time të Dibrës”, shprehet Selman Daka, 19 vjeç.55555454

Cdo ditë ai thote se shikon veten pjese te mjekësisë.

“Mision, le të themi mjekësia. Është shumë i vështirë por do shumë dëshirë, pasion dhe vullnet por më shumë do dashuri që t’i dhurosh pacientëve, t’i bësh të lumtur.Të gjitha shpresat e pacientëve mbeten tek bluzat e bardha, pothuajse, shpëtimin e jetëve. Nëqoftëse nesër do të bëhem një mjek, kontributin tim do ta jap në zonat më të thella, atje ku ka nevojë shpëtimi i jetëve”, tha Selman Daka.

Për Selmanin Gjermania nuk është në planet e tij. Joshja e infermierëve ndaj këtij shteti, e shtyn atë të mendojë më tepër për vendin e tij të lindjes.

“Shqipërisë i duhet integrimi në BE por kontributi në atdhe, sepse nëse largohemi ne kush do t’i shërbej këtij vendi? Kush do t’i shërbej komunitetit ku jetojmë? Ne jemi shpresa. Jemi e ardhmja e këtij vendi, që duhet thënë, kontribut pa masë atdheut”, u shpreh ai.

Në gjashtë mujorin e parë të vitit, të paktën 2500 infermierë janë larguar drejt shtetit gjerman, ndërsa mijëra të tjerë janë ende në pritje. Me këtë shifra në rritje, Shqipëria rrezikon seriozisht të humbas një pjesë të shërbimin shëndetësor në një kohe te shkurtër.

Njihuni me infermierin që s’do Gjermaninë, 19 vjeçari prej 2 vitesh vullnetar në spital Read More »

Ishte tapë dhe operoi gabimisht të riun, burri i deputetes së PS i përgjigjet Berishës: Isha…

Një mjek kirurg i Spitalit Rajonal të Peshkopisë është denoncuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha se ka kryer një ndërhyrje të panevojshme kirurgjikale. Ngjarja ka ndodhur më 20 shtator, ku një i ri ishte paraqitur për të kryer heqjen e një puçrre. Por, në vend të heqjes së saj, 22-vjeçari është zgjuar pa apendicit.

Mjeku kirurg i akuzuar, Gazmend Xhembulla, është bashkëshorti i deputetes së Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës, Almira Xhembulla. Vetë doktor Xhembulla, në një reagim përmes rrjeteve sociale, nuk e përgënjeshtron ndërhyrjen për heqjen e apendicitit, por thekson se u është përmbajtur rregullave dhe procedurave.

“Ndjehem thellësisht i keqardhur nga disa informacione të pavërteta që janë përhapur gjatë ditës së sotme. Në respekt të familjarëve dhe opinionit publik, ndiej detyrimin të jap këtë sqarim: Si mjek kirurg, me një eksperiencë mbi 20-vjeçare, deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë, morale dhe profesionale, se ndaj pacientit E.S. janë zbatuar rigorozisht të gjitha rregullat dhe procedurat, sipas protokollit mjekësor në fuqi. Jam gati të mirëkuptoj shqetësimin e pacientit dhe familjarëve, por ndiej keqardhje të thellë kur shoh që një akuzë e pavend dhe aspak profesionale, është bërë sot nga një ish-mjek dhe ish-profesor i imi”, shprehet Xhembulla.

Ndërsa ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një mesazh që i ka dërguar një prej familjarëve të 22-vjeçarit. “Në Spitalin e Peshkopisë, me dt. 20.9.2018, është paraqitur në një djalë rreth 20 vjeç, të cilit i kishte dalë një puçërr pas shpine. Pasi e kontrollon kirurgu Gazmir Xhembulla, i cili është dhe burri i deputetes së PS, Almira Zebi, Xhembulla i thotë që do të operohesh. Pasi e fut në sallën e operimit, në vend që t’i heqë puçrrën, i ka hequr apendicitin. Kur djalit i ka dalë narkoza, ka parë plagën në bark dhe ka kërkuar shpjegime se çfarë ka ndodhur me të. Mjeku i ka thënë të hoqëm apendicitin se ti me the për atë. Ka plasur sherri me familjarët e djalit dhe familja ka vajtur në komisariat për kallëzim, po e kanë mbajtur të fshehur këtë rast të mjekëve tanë. Drejtoria e Spitalit është në dijeni dhe gjithë Peshkopia e di këtë budallallëk. Ju lutem, publikojeni se po mbahet e fshehtë kjo maskaradë, pasi kirurgu është burri i deputetes së PS-së dhe rri tapë me alkool”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Ndërkohë, zyrtarisht nga Policia, thuhet se deri tani nuk ka asnjë kallëzim për pakujdesi ndaj mjekut të Spitalit të Peshkopisë, Gazmend Xhembulla.

Ishte tapë dhe operoi gabimisht të riun, burri i deputetes së PS i përgjigjet Berishës: Isha… Read More »

Për biznesin e Anastas Angjelit, me depozitat e naftës greke në Durrës, Shqipëria humbi mudësinë e artë të ….

Një biznes me mision të fshehtë është cilësuar ai Anastas Angjelit, atë të depozitave të naftës greke në Portin e Durrësit. Portali Pamfleti.net shkruan se Shqipëria humbi 5 miliardë USD projekt zhvillimi, mbasi Banka Botërore dhe Qeveria Amerikane, për shkak të depozitave greke që mbroheshin nga Ilir Meta, Anastas Angjeli dhe mafia greke me menaxher Vasil Naçin, anuluan projektin, për kthimin e Portit të Durrësit, në nyje të “Korridorit 8” Pan-evropian dhe Paktit të Stabilitetit për Ballkanin, si “urë” tokësore për tregjet SHBA-Azi.

Për të ndihmuar ekonominë dhe mafien greke, të trafikut të karburanteve në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Ballkan, agjenti filo-grek, anti-shqiptari Anastas Mihal Angjeli, me emër pasaporte greke “Anastasios Mihalis Angelis” (Tetor 1998-Janar 2002, Ministër i Financave dhe Dhjetor 2003-Shtator 2005, Ministër i Ekonomisë), pasi së bashku me mafien dhe qarqet shoviniste greke, përpunoi me “çek”, ish-kryeministrin Pandeli Majko dhe Ylli Bufin (korrik 1997-tetor 1999, Ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit), arriti të miratonte, vendimin e qeverisë shqiptare VKM Nr. 129, datë 18.3.1999, për të vendosur depozitat e naftës greke në Portin e Durrësit, me afat 20 vjeçar, ose deri më 2019.

Nga ky biznes mafioz, i misionarit grek Anastasios Mihalis Angelis, firmosur nga Pandeli Majko, Shqipëria humbi 5 miliardë USD projekt zhvillimi, mbasi Banka Botërore dhe Qeveria Amerikane, për shkak të depozitave greke që mbroheshin nga Ilir Meta, Anastas Angjeli dhe mafia greke me menaxher Vasil Naçin, anuluan projektin, për kthimin e Portit të Durrësit, në nyje të “Korridorit 8” Pan-evropian dhe Paktit të Stabilitetit për Ballkanin, si “urë” tokësore për tregjet SHBA-Azi, përvç faktit, që i kushtoi miliona USD gjyqe shtetit shqiptar, pas prishjes së kontratës me firmën greke “Angjeli”.

Ja kronika e zezë e këtij krimi, me pasoja të rënda financiare e anti-kombëtare. 1. Në datën 2 qershor 1999, u nënshkrua Kontrata Nr. 2721, mes Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit si qiradhënës dhe Shoqërisë “Mamidoil Jetoil Greek Petroleum”, për dhënie me qira të sipërfaqes “shesh i lire” 13 mijë e 992 metra katrorë, në Portin e Durrësit, me afat 20 vjet, deri më 2 qershor 2019, për ngritje e depozutave për magazinim karburantesh.
2. Në datën 23 gusht 1999, u nënshkruan Kontrata nr. 4032 lidhur midis Ministrisë së Ekonomisë si qiradhënës dhe shoqërisë “Mamidoil Jetoil Greek Petroleum”, për dhënie me qira “Rezervuar karburanti nr. 1” dhe godinën e ekonomatit”, me sipërfaqe 8 mijë e 650 metra katrorë (2602 ndërtesë) në degën e Rezervave të Shtetit-Durrës (agjencia e karburanteve), me afat 20 vjet deri më 23 gusht 2019, për ngritje qndre magazinimi karburantesh.
3. Në datën 24 gusht 1999, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Portit Detar Durrës, u zhvillua një debat i ashpër midis Ministres së Transporteve, Ingrid Shuli, që kundërshtonte ngritjen e depozitave dhe deputetit Spartak Braho, që mbronte Skenarin Majko-Angjeli-Meta, për ndërtimin e depozitave.

4. Në nëntor 1999, SHBA i kërkoi Ilir Metës, anulimin e kontratës për ndërtimin e depozitave, por ai nuk pranoi.
5. Në muajt mars, korrik e tetor 2000, Banka Botërore dhe SHBA, i kërkuan përsëri Ilir Metës, të anulonte kontratat dhe ndërpriste ndërtimin e depozitave, por nuk pranoi dhe e përforcoi vazhdimësinë e depozitave, me nr 704, datë 21.12.2000, duke vijuar akivitetin, më të lirshëm e më jashtë kontrollit shtetëror, dukë paguar taksa tatimore-doganore, si biznes i vogël, me humbje për shtetin shqiptar 205 milionë USD, në periudhën Dhjetor 2003-Shtator 2005, ku Cac Angjeli ishte Ministër Ekonomie.

6. Me VKM nr. 546, datë 28.5.2009, u vendos largimi nga Porti Durrës, i depozitave të nafëts së mafies greke “Angjeli”, vendim të cilin firma greke “Mamidoil Jetoil Greek Petroleum”, duhej ta zbatonte brenda datës 30 korrik 2011. 7. Më 12 shtator 2011, firma greke e Anastas Angjelit, me emër biznesi “Mamidoil Jetoil Greek Petroleum”, dorëzoi padinë në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes Konflikteve për Investimet (ICSID). 8. Më 6 prill 2012, zhvillohet seanca e parë “Çështja nr. ARB/11/24”, në gjykatën ICSID-Paris. 9. Më 16 maj 2012, qeveria paguan 100 000 USD, për avokatët e huaj. 10. Më 27 maj 2012, qeveria paguan 70 000 USD, për avokatët e huaj. 11. Më 2 dhjetor 2012, qeveria paguan 70 000 euro, për avokatët e huaj. 12. Më 15 dhjetor 2012, qeveria paguan 37 000 euro, për shpenzime gjyqi. 13. Më 20 mars 2013, qeveria 35 000 euro, tarifë shërbimesh gjykimi. 14. Më 15 korrik 2013, qeveria paguan 50 000 euro, për shpenzime gjyqi. 15. Më 9 korrik 2014, akordohen 122 mijë e 500 euro, për pagesat e tarifave avokatore, të përfaqësimit (kësti i 7 dhe i fundit). 16. Më 24 tetor 2014, qeveria paguan 100 000 USD, detyrime përfundimtare, ndaj gjykatës ICSID-Paris./Pamflet

Për biznesin e Anastas Angjelit, me depozitat e naftës greke në Durrës, Shqipëria humbi mudësinë e artë të …. Read More »

15 arsyet pse myslimanët nuk e hanë mishin e derrit

Fakti se konsumimi i mishit të derrit është i ndaluar në Islam tashmë dihet, por pikat e mëposhtme shpjegojnë arsyet dhe aspektet e këtij ndalimi.

Një derr është një kazan i vërtetë mbeturinash. Ha gjithçka, duke përfshirë jashtëqitje, mish të dekompozuar apo dhe perime të kalbura. Ata hanë edhe masat kancerogjene të kafshëve.
Mishi dhe dhjami i një derri absorbon toksinat si një sfungjer. Mishi i tyre mund të jetë 30 herë më shumë me toksina se sa mishi i lopës apo mishi i drerit.

Kur hahet mish lope apo mish dreri, ai merr 8 deri në 9 orë për t’u tretur në trupin tonë, kështu që toksinat kanë gjithë kohën e mundshme që të filtrohen nga mëlçia. Por kur hahet mishi i derrit ai do vetëm 4 orë të tretet. Ne kështu mund të marrim një nivel shumë më të lartë të toksinave brenda një kohe të shkurtër.

Ndryshe nga gjitarët e tjerë, një derr nuk djersin. Djersa është një prodhim me të cilin hiqen toksinat nga trupi. Ngaqë një derr nuk djersin, toksinat mbeten brenda trupit të tij dhe në mish.
Derrat dhe gicat janë aq helmues, sa që është shumë e vështirë që mund t’i vrasësh me strikninë apo helme të tjera.

Fermerët i përdorin derrat për të gjuajtur gjarpërinjtë, pasi derrat i hanë gjarpërinjtë dhe, në qoftë se kafshohet nga zvarraniku ata nuk dëmtohen prej helmit të tij.
Kur theret një derr krimbat dhe insektet i turren mishin të tij më shpejt se mishit të kafshës tjetër. Në disa ditë mishi i derrit mbushet plot me krimba.

Derrat kanë duzina parazitësh brenda tyre. Nuk ka temperaturë sigurie në të cilën duhet të zihet mishi i derrit. Kjo për të siguruar ngordhjen e parazitëve.

Mishi i derrit ka dy herë më shumë yndyrë se viçi. Një copë bërxollë viçi përmban 8.5 gram yndyrë, ndërsa bifteku i derrit përmban 18 gram yndyrë. Një brinjë viçi brinjë ka 11.1 gram yndyrë, ndërsa një brinjë derri brinjë ka 23.2 gram yndyrë.

Lopët kanë një sistem kompleks që ndihmon tretjen e ushqimit me katër stomakë. Ajo në këtë mënyrë merr më shumë se 24 orë për të tretur dietën e tyre vegjetariane dhe kështu ka kohë që ushqimi të pastrohet nga toksina. Në të kundërt, stomaku i derrit merr vetëm rreth 4 orë për të tretur dietën e tij të gjithfarëllojshme, duke i kthyer toksinat e ushqimit në mish.

Derri mbart rreth 30 sëmundje të cilat lehtësisht mund të kalojnë tek njerëzit. Kjo është arsyeja pse Zoti ka urdhëruar mosprekjen e trupave të tyre.

Krimbat e derrit janë mikroskopike, dhe një herë prekje e tyre mund të paraqesin probleme në zorrët tona, muskujt, palcës kurrizore apo trurit. Kjo rezulton në sëmundjen e trihinozës. Simptomat nganjëherë mungojnë, por ata shkaktojnë sëmundjet e tjera, të tilla si tifo, artriti, reumatizmi, gastriti, MS, meningjiti, problem në fshikëzën e tëmthit, ose alkoolizmi akut.

Derri është aq i pisët, sa Krijuesi i ka përgatitur atij një linjë kanalizimi poshtë çdo këmbe me një dalje në pjesën e poshtme të këmbës. Nga kjo vrimë papastërtitë nuk mund të kalojë shpejt dhe mjaftueshëm. Një pjesë të kësaj papastërtie e merr dhe mishi i derrit.

Sipas ligjit hebre, derri është një nga një ushqimet e ndaluara (jo-kosh). Në mënyrë që mishi të jetë “kosh” duhet të vijë së pari nga një kafshët ripërtypëse dhe t’i kenë të ndara thundrat si: lopë, dele, dhi, apo dre. Ndërsa devetë dhe derrat nuk janë “kosh”.

Kur’ani, libri i shenjtë i myslimanëve gjithashtu ndalon konsumimin e mishit të derrit, për 14-të ose më shumë arsyet e mësipërme.

15 arsyet pse myslimanët nuk e hanë mishin e derrit Read More »

“Troja e njohur e Turqisë është një falsifikim, ajo e vërteta ndodhet në Shkodër”

Nga historiani Fahri Xharra

Është shumë e çuditshme se si serbët kanë fakte dhe kanë guxim të shkruajnë ato gjëra historike, që ne as që kemi guxuar t`i përmendim deri më sot. Ne, jo vetëm që nuk kemi guxim por e dhe nuk dimë , edhe nuk na intereson që të zbardhim atë që për ne është thelbësore. Njohja e së kaluarës e forcon të tanishmen dhe e përgatitë si duhet t`ardhmen, por ne nuk ndajmë këtë mendim dhe atëherë vjen pyetja se si do të jetojmë shqip apo e ardhmja e jonë a do të jetë shqip dhe në cilet kurfinj të historisë.

Ja pra, shkencëtari serb e gjejnë me fakte dhe në mënyrë shumë bindëse e spjegon që Troja e vërtetë është në Shkoder dhe se Troja e Shlimanit është falsifikim. Ka shumë zëra që Shlimani ka gabuar shumë rëndë kur e thoshte që Troja është ai vendi që ai e zbuloi në bregdetin e Turqisë së sotme (Heinrich Schliemann Discovers the Ancient City of Troy (1871 – 1873).

Fjalën e kam për autorin serb Milutin Jaćimović-in, që me punën e tij ‘Troja në Shkodër’, vepër e cila u lexua në kongresin e historianëve në Shën Petersburg, u shpall anëtar me korespondencë i Akademisë Ruse të Shkencave ne Shën Petersburg. Pra, veper e madhe historike dhe vlerësim i madh nga ana e Akademisë.

( Shumë e vështirë është të zbulohen të vërtetat e pa ditura , por edhe shumë më vështirë është që ato të pranohen.E di një gjë që është njerzore , më lehtë i besohet një gënjeshtreje të dëgjuar mijëra herë se sa një risie me një të vërtetë faktike )

Në librin e tij “ Troja… “ e botuar serbisht dhe rusisht, autori Milutin Jovanoviq tregon me fakte që Lufta e trojes eshte kënduar edhe në “Iliaden “ dhe “Odisenë “ e Homerit dhe se ishte luftë shtetesh të vogla në Mesdhe dhe thellë në Ballkan. Me bindje të madhe e hodhi poshtë teorinë e Shlimanit kur thotë se Troja dhe deti mund të shiheshin nga maja e maleve thrakase të Sharit. Nga malet e Sharrit, nga Korabi mund të shihen edhe Bjeshkët e namura. Për “Trojen” e Shlimanit ai thotë që aty nuk është as një lumë i cili derdhet në det. Ai e shpjegon se afër lumit të madh, qe e cekë edhe Homeri rrjedh edhe një lumë më i vogël, pra Drini dhe Buna.

Drini dhe Buna lidhen në një rrjedhë, të cilat përmenden edhe në Iliadën e Homerit. Edhe një shpjegim për lumenjtë rreth Trojës; “ Dihet që ngjalat e detit, kur i hedhin vezët , atë e bëjnë edhe në Mesdhe, dhe në Bunë.

Edhe lumi Zeta përmendet në “Iliadë “ që sipas tij dikur quhej Esepi dhe liguna ku rrjedhë Zeta sot, quhej Zelija. Nëse në “Iliadë” përmendet njolla e zezë e lumit, autori e shpjegon që këto janë algat, për shkak të rrjedhës së ngadalshme të lumit.

“ Nëse Pajonët jetonin rreth Vardarit, pra është e vërtetë në veriperëndim ku është Shkodra, një lloj ashtu si e këndon Homeri “ Burri i botës, Jovanoviçi na bindë që edhe Dardania, nuk përkon me gjetjen e Shlimanit, sepse Dardania ka dalje në Adriatik.

Pra, ja ky ishte shpjegimi i gjetjes së Jovanoviqit. Por e vërteta e tij ka ngjyrë serbe edhe titulli i livbrit është: “Prava Troja je Srpska prestonica Skadar, Šlimanova Troja u Turskoj je falsifikat” . E kuptuat, Troja e vërtetë ishte kryeqyteti i Serbisë, Shkodra “.

Edhe pak nga origjinali në serbisht :” Jaćimović je opovrgao oba krivotvorenja Bečko-berlinske istorijske škole. U svojoj nevelikoj knjizi: „Troja, srpska prestonica Skadar“, objavljena na srpskom i ruskom jeziku, uverljivo dokazuje da je Trojanski rat, opevan u Homerovoj „Ilijadi“ i „Odiseji“, bio obračun srpskih državica niklih na morskim obalama Sredozemlja i u dubini Balkana. On upućuje čitaoca, da nije moguće pronaći planinu u Hisarliku (gde je Šlimanova Troja), koja bi se mogla videti – zajedno s Trojom i morskom obalom, kako je to sve posmatrao, s Tračkog vrha (na Šar planini), Bog Posejdon “

Ne shqiptarët rrimë duarkryq, e presim ndonjë donaciaon të huaj që ta shkruajmë historinë serbe në tokat tona. Turp!

“Troja e njohur e Turqisë është një falsifikim, ajo e vërteta ndodhet në Shkodër” Read More »

“Çmenden” çmimet e perimeve në Shqipëri

Me të njëjtën sasi parash, këtë vit del me më pak “trasta” në duar nga dyqanet e fruta-perimeve.

Çdokush mund ta ketë vënë re se shpenzimet për të konsumuar perimet e stinës janë rritur ngjeshëm gjatë këtij sezoni veror, e në fund të muajit, secili mund t’i drejtojë vetes në mënyrë të pavullnetshme pyetjen: “Po si ikin lekët, çfarë kemi blerë?  Edhe pse pritshmëritë ishin që në pikun e sezonit veror, ashtu sikurse ndodh çdo vit, çmimet e produkteve bujqësore të stinës të binin në minimum për shkak të rritjes së prodhimit në raport me kushtet klimaterike dhe si vend bujqësor që jemi, këtë vit duket se një pjesë e mirë e tyre kanë qëndruar në vlera të larta, ndoshta të përafërta me çmimet jashtë sezoni.   Këtë fakt e konfirmojnë edhe shifrat zyrtare të institucioneve kompetente, por edhe një vëzhgim në dyqanet e lagjeve, atje ku blen edhe konsumatori fundor. Referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave lidhur me inflacionin, vihet re se çmimet e zarzavateve përfshirë patatet për muajin korrik 2018 krahasuar me muajin korrik 2017 janë rritur me 18.3%. Ajo që vihet re është se rritja e lartë vjetore çmimeve të këtij grupi produktesh ka filluar që në muajin prill, ndërsa muaji qershor ka shënuar vlerën më të madhe me 22.6% rritje. Ndërsa sa i përket grupit “fruta” rritja ka qenë minimaliste krahasuar me një vit më parë, me rreth 2.7% gjatë muajit korrik.

Çfarë blen konsumatori final?

Një qytetar që bën blerjet e përditshme në dyqanet e lagjeve apo tregjet me pakicë të fruta-perimeve, e vë re fare lehtë ndryshimin që kanë pësuar çmimet e këtyre produkteve gjatë muajve korrik dhe gusht. Dhe në këtë rast, krahasimi nuk bëhet me muajt e mëpërparshëm si maj apo qershor, pasi si gjithnjë në këto periudha çmimet janë të larta dhe bien gradualisht në kulmin e sezonit veror, kur edhe prodhimi i fermerëve është i mjaftueshëm, po ashtu edhe furnizimi në tregje. Megjithatë këtë vit, duket se rënia nga muaji në muaj nuk ka qenë normale dhe një sërë produktesh, kryesisht të grupit të perimeve dhe frutave janë tregtuar me çmime të “kripura”.

Nga një vëzhgim nëpër dyqanet e tregtimit të këtyre produkteve, vihet re se çmimet e domateve variojnë nga 160-180 lekë/kg; bamjet 80-100 lekë/kg; patatet 50-60 lekë kg; pjeprat 110- 120 lekë/kg, shalqinj 30-35 lekë/kg; patëllxhanë 70-80 lekë/kg; kungulleshka 60-70 lekë/kg; speca 70-80 lekë/kg. Sa i përket edhe frutave, duket se edhe pse janë sezonale, çmimet kanë qëndruar relativisht të larta. Të tilla si nektarina me 130-140 lekë/kg, rrushi 140-150 lekë/kg; dardha 150-160 0 lekë/kg, molla 120-130 lekë kg; kumbulla e zezë 70-80 lekë/kg. Shitësit e dyqaneve e argumentojnë nivelin e lartë të çmimeve, kryesisht të zarzavateve me mungesë të prodhimit cilësor. “Prodhimi që vjen nga Myzeqeja, i domates, meqë po këmbëngul më së shumti tek ky produkt, është jocilësor.  Klientët tanë nuk e preferojnë. Kjo është dora e dytë. Dhe ne detyrohemi t’i blejmë disa produkte nga fshatarët në periferi të Tiranës, me cilësi më të mirë dhe çmim më të lartë. Fitimi ynë është shumë i ulët”, shprehet shitësi i një dyqani fruta-perimesh. Zgjedhjet alternative Çmimet e larta të perimeve dhe frutave në dyqanet e licencuara apo në tregje, i kanë detyruar qytetarët të bëjnë një zgjedhje alternative, në mënyrë që të kursejnë sadopak. Shitësit ambulantë janë zgjidhja “ideale” në këtë rast. Duke qenë se qëllimi tyre nuk është i mirëfilltë tregtie, por shesin ato prodhime që kanë, për të siguruar të ardhura ditore, çmimet që ofrojnë ambulantët janë shumë më të leverdishme se ato që gjenden në treg, për shkak se nuk kanë edhe kosto qiraje. Nga një vëzhgim i bërë në disa zona, duket se ambulantët, të ardhur kryesisht nga periferia e kryeqytetit, ofrojnë fruta dhe perime të sezonit, të paktën me 20-30 lekë më pak. Edhe nga pikëpamja e cilësisë, shumë nga qytetarët preferojnë produktet e fshatit dhe klientela e tyre ka ardhur në rritje. Tkurret eksporti i fruta-perimeve

Në gjysmën e parë të vitit, nga e gjithë harta e produkteve bujqësore që eksportohen jashtë vendit, zëri i bujqësisë ka shënuar rënie, ndërsa blegtoria, agroindustria dhe peshkimi kanë pasur ecuri pozitive.  Megjithëse rënia duket se është e lehtë me vetëm 1.9 për qind, konkretisht në vlerë monetare nga 6,5 miliardë lekë eksporte në 6.4 miliardë, janë disa produkte që kanë pësuar tkurrje në eksport, si pasojë ndoshta e kërkesës në rënie apo prodhimit më të ulët. Duket se një sërë produktesh për të cilat vitet e fundit kërkesa ka qenë në rritje, këtë vit ka pasur reduktim të eksporteve. Në sasi, për periudhën janar-qershor 2018 janë eksportuar 93.3 mijë tonë produkte bujqësore nga 105 mijë tonë të eksportuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konkretisht rënie kanë pasur produkte të ndryshme si domate, qepë, hudhra, lakër, lulelakër, karrota, rrepa, panxhar, perime leguminoze, zarzavate të tjera, agrumet, pjepra, shalqinj, papaja, si dhe një pjesë e konsiderueshme e frutave, si kajsitë, qershitë, pjeshkët. Por duket se tkurrja më e madhe e eksporteve është vënë re tek perimet e ngrira me -86.4%, agrumet -66.7%, njëkohësisht rënie të lartë kanë edhe frutat e thata si dhe bimët si xhenxhefil, trumzë apo shafran.

Rrapaj: Faktorët që kanë ndikuar në çmimet e larta

Çfarë ka ndodhur me çmimet e fruta-perimeve gjatë këtij sezoni veror dhe pse kanë qëndruar në nivele të larta? Presidenti i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, rendit për revistën “SCAN”, disa nga faktorët që kanë ndikuar negativisht në treg dhe në ekonomitë familjare, duke përjashtuar këtu mungesën e prodhimit.

Z.Rrapaj çfarë ka ndodhur me çmimet e produkteve bujqësore gjatë këtij sezoni veror, ku shifrat institucionale dhe vetë çmimet në treg, tregojnë nivel më të lartë se një vit më parë? A kemi rënie të prodhimit të fermerëve?

Prodhimi nuk ka rënë, por një pjesë e kompanive që kanë qenë të profilizuara për të furnizuar Tiranën, u janë drejtuar më shumë eksportit, duke lënë një boshllëk në Tiranë. Fenomeni i rritjes së çmimeve nuk është në mbarë vendin, mund të veçoj Tiranën dhe zonat turistike, kryesisht ato bregdetare.

Cilat janë disa nga arsyet?

Arsyeja për Tiranën ka të bëjë me kostot e prodhimit, që janë të larta këtë vit. Arsyja e parë është çmimi i inputeve që është shumë i lartë. Arsyeja e dytë ka të bëjë me farat e përdorura, me rendimentin e ulët të disa varieteteve dhe arsyeja e tretë ka të bëjë me eksportin. Vitin e kaluar janë marrë shumë kompani me eksport, ndërsa këtë vit një pjesë e kompanive kanë hequr dorë nga eksporti si rezultat i kostove të larta të perimeve.

A ka ndonjë problem lidhur me furnizimin e tregut?

Një faktor tjetër ka të bëjë me formën e organizimit të furnizimit të tregut. Shpesh tregu furnizohet me kompani informale, të cilat shfrytëzojnë momentet e mungesës së produktit dhe rrisin çmimet dy apo tre herë, sepse nuk kanë kontroll. Kjo vërehet edhe në Tiranë edhe në zonat turistike. Fakti që këto kompani u janë drejtuar destinacionit të zonave turistike, që çmimet kanë qenë të larta këtë vit, ka bërë që Tirana të mbetet më pak e furnizuar me perime. Disa kompani që importonin kanë hequr dorë. Këtë vit edhe importi ka rënë, në mënyrë që të balancohej çmimi, kërkesa me ofertën. Megjithatë kjo është një periudhë kalimtare dhe nuk është një periudhë stabël, që do të vazhdojë gjatë. Me mbylljen e sezonit turistik ikën një nga faktorët dhe tregu do shkojë në nivelet e veta normale. Pra është mungesë e rrjeteve të furnizimit të tregut, sidomos Tiranës që është treg i madh. Megjithatë po luhet me çështjen e luhatjeve të çmimeve.  Kostot po vijnë duke u rritur.

Mbështetja e bujqësisë me subvencione a ka ndonjë ndikim në këtë çështje?

Vitin e kaluar nga 15 milionë euro subvencion për këto fusha, u dhanë vetëm 1.2 milionë euro, për arsye politike, zgjedhjet, etj. U dha vetëm 10 për qind e subvencionit. Kjo e jep efektin tani. Nga ana tjetër, Fondet e projektit IPARD nuk u hapën. Kështu që nga kjo pikëpamje, kjo ka prodhuar situatën e tanishme. Çështja qëndron në faktin që këto fenomene do të ndodhin sa herë që ndodhin defektet që përmendëm më lartë.

“Çmenden” çmimet e perimeve në Shqipëri Read More »