Irina

Mungesa e baktereve te zorrët shkak për depresion

Mungesa e disa baktereve specifike te zorrët mund të jetë shkak për çrregullime depresive tek individët, sipas studimit të botuar në revistën ”Nature Microbiology” që përfshinte dy mostra prej mbi 1 000 individë të ekzaminuar.

Udhëhequr nga Jeroen Raes e VIB-KU Leuven, në Belgjikë, studimi gjeti se dy lloje të baktereve, Coprococcus dhe Dialister, janë vazhdimisht në nivel të ulët në zorrët e njerëzve që vuajnë nga depresioni, dhe për këtë arsye një grup i ekspertëve kanë lidhur veprimtarinë e disa baktereve të zorrëve me shëndetin mendor, në veçanti aftësinë e baktereve për të prodhuar një substancë të ngjashme me ‘dopaminën’ (edhe një neurotransmitter lidhur me ndjenjën e kënaqësisë).

Ekspertët kanë studiuar më parë gjenomën e baktereve të zorrëve të 1 054 personave të përfshirë në projektin ‘’Flemish Gut Flora Projekt’’ dhe më pas e përsërisnin analizën në një mostër të dytë prej 1 062 individësh që i përkisnin projektit hollandez ‘’LifeLinesDEEP”.

Në mostrat e ekzaminuara ka pasur edhe pacientë të prekur nga çrregullime depresive. Në të dyja rastet studimet zbuluan dallimet në përbërjen e gjenomit të zorrëve të individëve të diagnostikuar me depresion në krahasim me subjektet e kontrollit të shëndetshëm.

Gjatë zbulimit shumëllojshmëria e llojeve të baktereve në zorrë të personave që vuajnë nga çrregullime depresive ishte më e pakët sesa e atyre pa çregullime./atsh

Mungesa e baktereve te zorrët shkak për depresion Read More »

Historia tragjike e 13-vjeçares në Kavajë. Si nisi historia (video)

Përdh.unimi i 13-vjeçares nga bashkëmoshatarët e saj në Kavajë është padyshim një nga çështjet më të rënda të ndodhura në Shqipëri.

Kjo çështje është trajtuar në emisionin “Open”, ku janë dhënë edhe detaje nga dosja hetimore.

Në këtë video zbulohen rrethanat se si nisi e gjithë historia./Top Channel

Historia tragjike e 13-vjeçares në Kavajë. Si nisi historia (video) Read More »

Moti – Ja si pritet të ndryshojnë temperaturat

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e premte 8 shkurt 2019.

Dita përgjithësisht do të paraqitet e kthjellët, kjo për shkak të masave ajrore të qëndrueshme dhe të ftohta, ndërsa kalime vranësirash të lehta do të regjistrohen në zonat jugore-juglindore, por pa reshje.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4°C në 14°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Moti – Ja si pritet të ndryshojnë temperaturat Read More »

Shalsi: Ndryshimet ligjore formalizojnë dhe zhvillojnë sektorin e peshkimit

Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, u shpreh sot në seancën plenare të Kuvendit se me ndryshimet në ligjin për peshkimin, është bërë realitet mbështetja për formalizimin dhe zhvillimin e sektorit, që nuk u bë për 8 vite kur qeveriste opozita.

Duke folur mbi ndryshimet në ligjin “Për peshkimin”, Shalsi theksoi se, përmirësimet ligjore i shërbejnë formalizimit edhe të sektorit artizanal dhe ndalimit të peshkimit të paligjshëm

Ndërsa politikat dhe mbështetja që ka adresuar qeverisë ndaj peshkimit, theksoi ai, e ka futur sot këtë sektor në rrugën e formalizimit të plotë.

“Në kohën kur ishte në qeverisje opozita, anijet e peshkimit furnizoheshin me karburant jashtë vendit, ndërsa sot heqja e TVSH për karburantin e peshkimit barazoi standardet e këtij sektori me ato të rajonit e më gjerë. Ne i dhamë fund, furnizimit me karburant të anijeve të peshkimit jashtë vendit. Ndërkohë që industria e përpunimit të peshkut është shumë herë më e formalizuar se para 8 viteve”, -tha Shalsi.

Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes renditi gjatë fjalës së tij se, heqja e TVSH për pajisjet e peshkimit, mbështetja me financim përmes Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural, dhe kalimi i menaxhimit të portit peshkimit Durrës tek Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit Durrës, janë politika që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori dhe do të vijojnë edhe në të ardhmen./atsh

Shalsi: Ndryshimet ligjore formalizojnë dhe zhvillojnë sektorin e peshkimit Read More »

Ermal Meta rikthehet me një tjetër koncert në Tiranë

Ju kujtohen emocionet e koncertit të Ermal Metës? Talenti shqiptar kthehet përsëri në Tiranën e tij, krahas 23 koncerteve në skenat më të mira në 19 qytete italiane.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili njofton se më 4 mars ai do të performojë sërisht për publikun shqiptar.

“Pavarësisht famës ndërkombëtare, Ermali s’e harron kurrë skenën shqiptare, ku këtë herë do të dhurojë një supershfaqje te Pallati i Kongreseve. Së bashku me katër artistë të talentuar italianë të ‘GnuQuartet’ do të sjellin një atmosferë magjike që nuk duhet humbur.
Kur? Më 4 mars, ndaj bëj grupin e shihemi atje”, – thotë Veliaj./atsh

Ermal Meta rikthehet me një tjetër koncert në Tiranë Read More »

Apeli i ISHP-së: Prindër, vaksinoni foshnjet sipas kalendarit

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë apel këtë të martë për vaksinimin e popullatës.

ISHP u drejtohet sidomos prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, si dhe udhëzimeve të këtij institucioni për grupet më të rrezikuara.

Grupmosha më e prekur prej kësaj sëmundjeje infektive janë foshnjet nën dy vjeç, që përbëjnë rreth 45.1 për qind e rasteve të konfirmuara, pjesa më e madhe e të cilave në kryeqytet.

Por, ISHP-ja thekson se duhet të vaksinohen edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit, apo që nuk kanë marrë dy doza të vaksinës.

“Vaksinimi ndaj fruthit, – thuhet në deklaratën e ISHP-së, – është mbrojtja më e mirë për ta parandaluar atë dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, vaksinimi bëhet edhe më i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e fruthit”. /atsh

Apeli i ISHP-së: Prindër, vaksinoni foshnjet sipas kalendarit Read More »

Duhanpirja, faktor kryesor i kancerit të mushkërive në 80% të rasteve

Rreth 80% e rasteve të diagnostikuara me kancer të mushkërive kanë si faktor kryesor duhanpirjen.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë në Vlorë ishin sot pranë të moshuarve për të rritur ndërgjegjësimin mbi eleminimin e faktorëve të rrezikut për kancer të mushkërive si dhe për të sensibilizuar çdo qytetar mbi rëndësinë e konsultës me mjekun e familjes nëse vëren ndonjë nga simptomat e mundshme.

Por, cilat janë disa nga simptomat alarmuese?
-Kollë që përkeqësohet me kalimin e kohës
-Kollë me gëlbazë,gjak prezent
-Dhimbje të vazhdueshme kraharori
-Vështirësi në frymëmarrje,humbje zëri
-Dhimbje koke,dhimbje kockash
-Lodhje më tepër se zakonisht
-Humbje në peshë apo humbje oreksi
-Infeksione të përsëritura pneumoni,bronkit

“Kanceri mund të prekë çdo njeri në mënyra të ndryshme,por secili ka fuqinë për të vepruar dhe për të marrë masa në reduktimin e impaktit të sëmundjes tek individët,familjet dhe komunitetet”, thuhet në apelin e drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë në Vlorë. /atsh

Duhanpirja, faktor kryesor i kancerit të mushkërive në 80% të rasteve Read More »

Albin Kurti sulmon Ramën e Thaçin: Bashkimi Kombëtar nuk bëhet duke ngrënë darka

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka komentuar darkën e mbrëmshme mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj e disa liderëve të tjerë në Kosovë.

I ftuar në studion e emisionit “A Show” ai flet për një darkë interesash, por nuk përjashton mundësinë që të jetë shtruar për të ndryshuar qëndrimet e Haradinajt për taksën e vendosur ndaj Serbisë si dhe për marrëveshjen e kufirit me Serbinë.
“Besoj që kjo nuk është as darka e parë as e fundit e tyre, nuk di çfarë kanë pasur në menu, mirëpo bashkimi kombëtar nuk bëhet në zyra e shtëpi private, por në shesh e institucione publike, duke rritur ekonomitë tona, duke njehsuar tregun, duke harmonizuar politikat e jashtme dhe të mbrojtjes.

Darka e mbrëmshme më shumë menaxhim interesash brenda qeveritare se sa ndonjë përndritje për vizion në bashkimin kombëtar.

Nuk mund të ketë bashkim të Kosovës me Shqipërinë nëse kjo përpiqet të ndërmjetësohet me pazaret me Serbinë”,- u shpreh Kurti.

Adi Krasta: Është përfolur se ky grupim ishte mbledhur të ndryshonte qëndrimin e kryeministrit Haradinaj për taksën dhe marrëveshjen me Serbinë. Mund të ishte pritë që Haradinaj të ndryshojë qëndrim?

Albin Kurti: Ka mundësi. Por nuk duhet të harrojmë origjinën e kërkesës. Ajo vjen nga Vuçiç. Edhe SHBA dhe BE na kërkojnë çfarë iu ka kërkuar Vuçiç. Ne atyre duhet t’ju përgjigjemi me kërkesat tona

Adi Krasta: Ti e mbështet taksën?

Albin Kurti: Sigurisht, tani bën mirë kryeministri Haradinaj të mos e heqë.

Albin Kurti sulmon Ramën e Thaçin: Bashkimi Kombëtar nuk bëhet duke ngrënë darka Read More »