Nuk dihet ende cila është vajza që u shfaq në video-skandalin e kryebashkiakut të dorëhequr të Kukësit, Safet Gjici, edhe pse që prej ditës së djeshme ka pasur mjaft aludime.
Gazetarja Aida Topalli ka zbuluar detaje rretha vajzës në fjalë, për të cilën tha se është e njohur për shantazhet përmes videove erotike.
Sipas Topallit, vajza është e njohur në zonën e Durrësit dhe përpara disa javësh ka një tjetër denoncim në komisariatin numër 2 për një vepër tjetër të ngjashme me rastin e Kukësit.
Gazetarja ka thënë në Euronews Albania se nuk dihet nëse vajza është organizatore apo zbatuese e planeve.
“Vajza në video nuk është një punonjëse e bashkisë së Kukësit, ne kemi arritur ta mësojmë identitetin, por për arsye etike nuk mund ta bëjmë publike. Meqënëse është dhe nënë fëmijësh preferojmë të mos ia themi emrin e plotë. Megjithatë më duhet të jap disa detaje.
Zonja në fjalë është e njohur nga organet ligjzbatuese për bëma të tjera të tilla. Vetëm dy muaj më parë ajo ka një regjistrim në komisariatin e policisë numër 2 për një vepër të tillë të ngjashme. Por ndërkohë në Durrës ajo njihet më tepër. Në shumicën e rasteve ajo gjuan dhe piketon zyrtarë shtetërore, lokal apo qendror.
Ekziston dhe një mit i hidhur në Durrës për një ngjarje të rëndë, kur organet ligjzbatuese të hetojnë të shkuarën e vajzës, ndoshta mund të zbulojnë dhe detaje rrëqethëse dhe shumë të rënda. Nuk mund të them nëse kjo është një organizatore apo zbatuese e atye planeve.
Referuar të shkuarës dhe personave që piketon nuk mund të jetë organizatore, është dikush tjetër që qëndron prapa saj për t’i krijuar lidhjet, për t’i bërë video dhe për t’i bërë shantazh zyrtarëve.
Janë të shumta videot e pushtetarëve që qarkullojnë që janë bërë në mënyra të tilla për t’i bërë santazhe apo për t’i eliminuar nga skena politike”, tha Topalli.
Video-skandali i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici shokoi opinionin publik ditën e djeshme.
Për këtë ka reaguar dhe aktori i njohur Rezart Veleshnj, i cili ka ngritur disa akuza të forta
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Veleshnja shprehet se në vendin tonë ka prezantues të njohur emisionesh, të cilët kanë skandale më të mëdha se ai i Gjicit.
Sipas tij, janë të dokumentuara me video, dhe shumë shpejt do bëhen publike.
“Ka gjëra më të mëdha Shqipëria, po avash-avash do dalin dhe këto gjëra si kjo e Safetit dhe pastaj do kuptoni që kjo e Safetit ishte shumë e vogël. Ka nga këta prezantuesit e emisioneve, ka shumë. Po janë me fakte, kemi dhe video. “- tha Veleshnja.
Çdo hap i Luiz Ejllit përbën interes të madh për publikun. Ndaj edhe vizita e tij në SHBA pritej me padurim nga ndjekësit. E ndoshta jo për aktivitetet e tij muzikore, sa për takimin e shumëpritur me familjen.
Pas gati 1 jave që ishte në New York dhe shumë kërkesash nga ndjekësit, Luizi publikoi më në fund një foto të tijën me motrën dhe kunatin. Nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, këngëtari ka treguar se ka takuar jo vetëm motrën por e dhe bashkëshortin e saj me të cilin u përfol disa kohë më parë se ai dhe Luizi nuk kishin një raport të mirë me njëri-tjetrin.
Krahas fotos ku ata shfaqen shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit, fituesi i BBV shkruan: “Familja ime është jeta ime dhe gjithçka tjetër vjen e dyta për sa kohë që është e rëndësishme për mua”.
Në fotografinë e shkrepur mungon nëna e këngëtarit. Marrëdhëniet e brishta mes familjarëve, duket se vijojnë, ndonëse tashmë raportet janë sistemuar.
Mamaja e Luizit, gjendet në familjen e motrës, megjithatë ajo ka preferuar mos të jetë pjesë e fotos. Ashtu si këngëtari u shpreh kur ishte pjesë e lojës, ëndrra e tij më e madhe ishte ta fitonte “Big Brother” dhe të kishte mundësi të merrte nënën e tij dhe të jetonte së bashku me të në Tiranë.
Megjithatë një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi zonja Angjelina, do të vijojë jetën e saj në SHBA dhe ka zgjedhur mos të rikthehet në Shqipëri. Natyrisht që ne nuk e dimë nëse realisht e ka marrë ftesën nga djali i saj, por ajo që dimë me siguri është fakti se jeta e mamasë së tij do të vijojë normalisht, edhe pas famës e suksesit të së birit.
Ndonëse prej shumë ditësh në SHBA, Luizin nuk e kemi parë ende në një video apo foto me mamanë e tij dhe kaq ka mjaftuar që fansat të dalin në konkluzion, se marrëdhëniet e komplikuara mes tyre vijojnë. Kujtojmë se në kohën që ishte pjesë e “Big Brother”, u përfol shumë për konfliktet që ai kishte pasur si me nënën, ashtu edhe me motrën e tij.
Prej disa ditësh, fituesi i “Big Brother” ka shkuar në SHBA, ku edhe ka mbajtur disa koncerte. Për shumë ditë me radhë, fansat kanë pritur foto nga takimi, duke aluduar se raportet mes tyre vijojnë të tensionuar, edhe pse përfundimit të lojës. Pavarësisht përplasjeve, para se të dilnin nga formati ata i rregulluan marrëdhëniet, ndonëse pas daljes nuk janë shfaqur kurrë bashkë.
E ndonëse me motrën dhe kunatin, ka një marrëdhënie të qëndrueshme, shumë aludime ka për raportin që ai ka me nënën e tij. E pikërisht dasma e Luizit me Luizin është bërë shkak që të vijojnë këto thashetheme.
Familja e tij mungoi në dasmën e organizuar me Kiarën në natën finale të “Big Brother”. Pjesë e dasmës ishin vetëm halla e Luizit dhe disa familjarë të tjerë, teksa nëna e fituesit të BBVA ishte futur në shtëpi një javë më parë për të takuar të birin pas 100 ditëve, duke ardhur enkas nga New Yorku.
Në festën e organizuar në përfundimit të “Big brother” ai ka thënë se menjëherë pasi është zgjuar në mëngjes është nisur për në Shkodër për shkak se ka pasur të ëmën sëmurë. Kështu ai ka nënkuptuar edhe arsyen pse ajo nuk ishte e pranishme në ceremoninë e dasmës. E veç nënës së tij, një tension është përcjellë edhe me kunatin e Luizit, Sokolin dhe shkak është bërë pikërisht “Instagram”-i i tij.
Ai ka bërë thirrje që mos të ndiqet “Instagram”-i i hapur nga Kiara: “Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të mos bëjnë ‘follow’ asnjë ‘Instagram’ që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato ‘Instagram’-e! Ata që hapin ‘Instagram’ në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që ta lëmë atë të marrë vetë vendimet për ‘Instagram’-in e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me ‘Instagram’-in e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!”, thotë ai.
Kujtojmë se Sokoli, nuk e ndiqte “Instagram”-in e Luizit, deri pak javë më parë, duke zbuluar shumë për raportin mes tyre. Por vizita e tij në SHBA, ka lënë pas të gjitha mëritë dhe inatet e vjetra, duke rikuperuar kështu këtë marrëdhënie. Ndërkohë pak kohë më parë, Luizi ka postuar një video në “Instastory” ku me shaka shprehet se bashkëshorti i motrës e ka futur për të punuar.
“Qysh se erdha në Amerikë kisha dy ditë pushim, erdhi burri i motrës e më tha ‘A je pushim? Po, hajde me punu. Kam furgonin e shtrojmë pllaka’. Ika, ju ruajt i madhi Zot se kena me shtruar do pllaka”, thotë Luizi, duke qeshur.
Ndërkohë, kunati i tij, i cili po realizon videon në fjalë thotë: “Hajde punë të mbarë”. Por, teksa me Luizin marrëdhëniet janë rikuperuar, të paktën me motrën dhe kunatin, duket se me Kiarën ata nuk kanë asnjë raport.
Sokoli, kunati i Luizit, as nuk e ndjek në “Instagram” moderatoren, duke lënë të kuptohet se mes tyre nuk ka dhe nuk ka pasur asnjë kontakt. Ndërkohë, që as Kiara ka zgjedhur mos ta ketë në rrjetet e saj sociale, Sokolin.
Konflikti nisi qëkur Kiara menaxhoi për disa javë “Instagram”-in e partnerit, vendim ky që familja e kundërshtoi edhe publikisht. Në finalen e “Big Brother Fan Club”, ajo u pyet në lidhje me komentin e bërë në një profil në “Instagram” në emër të kunatit të Luizit, Sokol Tahiri.
Ajo tha se “Instagram”-i do i dorëzohet Luizit në momentin që ai do të dalë nga shtëpia. Në lidhje me deklaratën e Sokolit, Kiara aludoi se adresa në emër të tij mund të jetë e rreme.
“‘Instagram’-in që po e menaxhoj unë edhe katër ditë dhe do i dorëzohet Luizit në momentin që do dalë nga shtëpia. Nuk kam folur për këtë pjesë. Qarkullojnë edhe shumë lajme të rreme dhe janë hapur edhe shumë adresa false. Nuk di çfarë bëhet”, u shpreh Kiara.
Ndërkohë gjithçka dihet është një takim që Kiara ka pasur me mamanë e këngëtarit, kur ajo la shtëpinë e “Big Brother”. Fotot e tyre qarkulluan në rrjet, duke treguar se kjo histori po shkonte drejt një fundi të lumtur. Moderatorja ka folur rreth takimit me vjehrrën e saj ku dhe ka takuar dhe se është një zonjë shumë fisnike.
Ajo tregoi se takimi me të i hoqi mallin e Luizit, pasi janë i njëjti tip. Ajo tha se nuk mund të thoshte çfarë folën, por se takimi i tyre ishte i lumtur.
“E kam takuar nënën e Luizit, është një zonjë shumë fisnike. Ma hoqi pak mallin e Luizit sepse janë i njëjti tip. Nuk mund të them se çfarë folëm. Ishte shumë e lumtur”, tha Kiara.
Por, teksa kanë kaluar më shumë sesa 1 muaj nga dalja e këngëtarit nga loja, marrëdhëniet familjare të tij janë rikuperuar, por megjithatë mbeten të brishta, ndërkohë që familja e tij, e cila jeton në SHBA, ka zgjedhur mos të ketë një raport me Kiarën, për arsye që ata i dinë.
Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj do të kurorëzojnë lidhjen e tyre disa vjeçare, pikërisht sot më 17 qershor, në një ceremoni private në Toskana, Itali.
Një nga dasmat e shumëpritura të këtij sezoni, ku të ftuar do të jenë personazhe të njohur të botës së ekranit dhe showbizit shqiptar, nuk do të na zbulojë pothuajse asnjë detaj, përveç atyre që çifti do të zgjedhë t’i ndaj vetë me fansat dhe ndjekësit.
Pak orë para ceremonisë martesore, Arbana ka ndarë një foto të djalit dhe vajzës së saj të cilët shihen buzë pishinës në një vilë në Itali.
Asnjë foto apo video nga përgatitjet që po bëhen për dasmën që do të mbahet në Toskana, nuk janë zbuluar ende.
Shumë të ftuar VIP do të marrin pjesë në festën e çiftit, të cilët do t’i thonë “PO” njëri-tjetrit edhe në kishë.
Bëhet me dije se Xhemi Shehu, Ledri Vula, Arbër Hajdari janë disa nga të ftuarit e çiftit në këtë ditë të tyre të veçantë.
Gruaja që shfaqet në videon me Safet Gjicin ka patur më herët në shënjestër zyrtarë të tjerë të lartë.
Një burim që njihet me një nga viktimat e saj, tha se në të paktën një rast, shantazhi për t’i marrë viktimës shuma parash me videot e regjistruara, ka shkaktuar edhe probleme të rënda.
Burimi tregoi se një rast tipik ka qenë ai i një ish-zyrtari që ka mbajtur poste të larta, ndër të cilat post drejtues në një nga qytetet më të mëdha të vendit.
Ai sot nuk jeton më, ndërroi jetë nga infarkti papritur në moshën vetëm 50 vjeçare.
Në kohën e episodit fatal që i mori jetën, ai ka patur një histori pikërisht me A.K., 40 vjeçaren e shfaqur në videon me Safet Gjicin, e cila në atë kohë ka qenë rreth 33 vjeç.
Sipas burimit, A.K. është prezantuar fillimisht zyrtarit të lartë, si franceze. Njohja është thelluar më pas me biseda të gjata me mesazhe telefonike. Gjatë njërës prej këtyre A.K ka arritur t’i bëj zyrtarit një regjistrim video duke u masturbuar.
Video është përdorur më pas për t’i bërë atij presion.
“Kur ai ka zbuluar ekzistencën e videos dhe identitetin e vërtetë të personit që kishte njohur, kërcënimi se ajo video mund të bëhej publike, është kthyer në fatal” – tha burimi që e lidh infarktin që i mori jetën zyrtarit pikërisht me këtë histori. (DITA)
Zhaklin Lekatari ka marrë vëmendje për deklaratat që herë pas here bën.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në “Shqipëria Live” bashkë me disa gra të fushave të ndryshme, ku kanë diskutuar në lidhje me një studim ku thuhet se ‘gratë pa një burrë në jetën e tyre janë më të lumtura’.
Lekatari theksoi se mund të jesh e lumtur edhe vetëm, pa një mashkull në jetën tënde.
Ajo mes tjerash shtoi se njerëzit janë të ndryshëm, disa duan të krijojnë familje e disa prej tyre nuk duan.
Gjatë bisedës, gazetari i ka drejtuar një pyetje duke i thënë se të gjithë pasurinë që do fitosh kujt do t’ia lësh trashëgimi nëse nuk ke një familje.
Dhe Zhaklina i është përgjigjur se do t’ia lë maceve të saj ose do të bëjë një vepër bamirësie duke i dhuruar për fëmijët jetim.
Videoskandali seksual i Safet Gjicit bashkë me një vajzë brenda në zyrën e kryetarit të Bashkisë në Kukës, është kthyer në temën e ditës së sotme.
Të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar dhe dënuar aktin e Safet gjicin i cili ka abuzuar me pushtetin që i kanë dhënë qytetarët duke i kthyer zyrat shtetërore, si dhoma motelesh.
Por ka dhe nga ata që nuk e shohin kaq zi situatën, duke theksuar se nuk ëhstë ndonjë gjë që nuk ka ndodhur më parë në Shqipëri apo në botë, duke e cilësuar si një gjë krejt normale.
Në reagimin e saj ish-banorja e Big brother Vip, Zhaklina Gjolla, thekson se pavarësisht ngjarjes dhe vëmendjes që ka marrë, në fund të dy peronazhet që shfaqen në vido janë të rritur, dhe kanë një konsensus mes tyre.
Skandali i videos erotike të kryebashkiakut të shkarkuar tashmë të Kukësit, Safet Gjici, brenda në zyrat e bashkisë, ka sjellë reagime të shumta në rrjete sociale dhe jo vetëm.
Kanë qenë të shumtë personazhet e politikës, të medias dhe të rtin të cilët e kanë cilësuar si skandal aktin seskual të Safet Gjicit brenda zyrave të Bashkisë së Kukësit, me një vajzë e cila ende nuk është identifikuar.
Por nga komentet më epike ka qenë ai i reperit Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi, i cili duke ironizuar aktin thekson se duhet të ecim “vetëm përpara”.
Sipas tij rasti i Gjicit nuk është i vetmi, pasi janë të shumtë politikanët në Shqipëri që abuzojnë me detyrë, dhe se i kanë kthyer zyrat shtetërore në ambinete motelesh për vete dhe “damat’ që i shoqërojnë.
Kujtojmë që menjëherë pas bërjes publike të videos skandaloze, Safet Gjici dha droëheqjen ndërsa ju këkroi falje qytetarëve për tradhtinë që ju bëri.
Ndërkohë që në mbledhjen e qeverisë me vendim të Këshillit të MInistrave ai u shkarkua nga detyra.
Tashmë pritet që brenda 4 javësh Presidenti i Republikës të shpallë datën e zgjedhjeve për kreun e ri të Bashkisë së Kukësit.