Irina

Jo shumë larg bregut, kapet peshkaqeni i rrezikshëm pranë ishullit të Sazanit/Video

Në një distancë vetëm 3 milje larg ishullit të Sazanit peshkatarët kanë kapur një peshkaqen gjigand, me gjatësi 3 metra dhe me një peshë rreth 80 kg. Sipas biologëve, peshkaqeni i llojit “dem”, siç edhe është ai i kapur në Sazan renditet lloji i dytë më i rrezikshëm pas peshkaqenit të bardhë.

“Ky është peshkaqeni dem. Është një rast tejet i veçantë sepse hyn në speciet agresive.

Po në të njëjtën periudhë vjet është kapur një tjetër peshkaqen.Të tilla specie konsiderohen të rrezikshme”, tha Sherif Durmishi, kapiteni i anijes. Verën e kaluar, në të njëjtën kohë në grepat e peshkatarëve ka rënë e njëjta specie peshkaqeni por kësaj here në Himarë./reporttv

Jo shumë larg bregut, kapet peshkaqeni i rrezikshëm pranë ishullit të Sazanit/Video Read More »

Michele Placido fshikullon Ramën: Nuk mund ta bëjë këtë gabim, pasi do të ishte akt barbar…

Aktori i njohur italian, që të gjithë e kemi parë të në rolin e komisar Katanit te “Oktapodi”, ka folur për ccështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar shembjen e tij një akt barbar. Michele Placido në një intervistë për Fax Neës ka mbrojtur kauzën e artistëve shqiptarë në mbrojtje të ruajtjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

“Vendin tuaj e kam njohur kur sapo kishte dalë nga regjimi komunist, ndërsa xhironim filmin “Amerika” dhe kam kujtime shumë të bukura. Kam vizituar gjithashtu dhe godinën e Teatrit Kombëtar, ndërtesë shumë e rëndësishme për artin dhe trashëgiminë e një vendi. Kam shumë vite që i kam humbur kontaktet me Shqipërinë, por mbështes çdokënd që përpiqet të ruajë trashëgiminë kulturore të vendit të tij”, tha për Fax Neës Michele Placido.

Por regjisori dhe aktori i njohur ka shkuar dhe më tej duke e cilësuar si një akt barbar shembjen e kësaj godine për të ndërtuar një të ri “në emër të artit bashkëkohor”: “Shembja e kësaj godine do të ishte një akt barbar që do të shkonte kundër historisë së vendit tuaj, megjithëse nuk besoj se qeveria shqiptare do ta ndërmarrë një hap të tillë”.

Placido e konsideron si një mision mbrojtjen e kësaj ndërtese dhe se politika duhet të ndalet dhe të kuptojë se sa e rëndësishme është për një vend pasja e një memorieje historike.

“Një vend nuk mund të ndërtohet duke shkatërruar ndërtesat e vjetra kulturore, sepse nuk është kjo mënyra se si ti i prezantohesh Evropës. Nuk mendoj se do ta bëjë këtë gabim qeveria shqiptare, sepse do të shkatërronte një pjesë të kulturës shqiptare.”– u shpreh për Fax Neës regjisori dhe aktori italian Michele Placido.

Gjithashtu ky i fundit bëri dhe një premtim për artdashësit shqiptarë, sjelljen në Tiranë, në godinën ekzistuese të Teatrit Kombëtar të shfaqjes së Pirandelos./korrieri

Michele Placido fshikullon Ramën: Nuk mund ta bëjë këtë gabim, pasi do të ishte akt barbar… Read More »

FBI kërcet prangat në Tiranë, ditë të zeza për kokat e korrupsionit

Sa vjen dhe ngushtohet laku i drejtësisë për kokat e korrupsionit politik në Shqipëri. Shumë shpjet prangat e agjentëve të FBI do të kërcasin pas shpinës së Sali Berishës, Edi Ramës, Ilir Metës, Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe lukunisë së tyre të hajdutëve, vrasësve, trafikantëve dhe sekserëve. Në Shqipëri do të ngrihet një sektor për skuadrat e përbashkëta hetimore me FBI, për të goditur korrupsionin dhe krimin në nivelet e larta. Kjo është sanksionuar në ligjin për SPAK.

Pjesë e skuadrave të përbashkëta hetimore do të bëhen edhe prokurorë dhe hetues nga vendet e Bashkimit Evropian, për të mbërthyer peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit. Për herë të parë pas 28 vitesh, në Shqipëria do të krijohen struktura të frikshme dhe profesioniste, të cilat do të veprojnë jashtë duarve të politikës dhe për të shkatërruar politikën e korruptuar të Tiranës.

Fronti i krimit dhe korrupsionit në pushtet dhe opozitë po bën çdo përpjekje për ta bllokuar zbatimin e këtij ligji, duke urdhëruar prokurorët që të mos aplikojnë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Fillimisht, kapot e krimit dhe korrupsionit të politikës bllokuan Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, por pas ndërhyrjes së amerikanëve, ky këshill u zhbllokua. Tani kanë bllokuar KLP. Aktualisht po zhvillohet një betejë e heshtur për të zhbllokuar KLP. Pa u ngritur këto dy këshilla nuk mund të ngrihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale si dhe as skuadrat e përbashkëta hetimore me FBI. Kokat e krimit dhe politikës nuk kanë asnjë shans që të sabotojnë këtë ligj, por ata vetëm mund ta shtyjnë për ca kohë. Ata nuk kanë asnjë shans që të shpëtojnë nga hetimet dhe prangat e FBI.

Ligji është miratuar me 84 vota dhe nuk mund të zhbëhet. Në ligj thuhet qartë se ‘Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme është përgjegjës për koordinimin e punës së saj me autoritetet e shteteve të tjera. Sektori shërben si ndërlidhës me organet e huaja në shërbim të ecurisë së hetimeve apo hetimeve të përbashkëta. Sektori drejtohet nga një prokuror i posaçëm, i caktuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së

Posaçme për një periudhë trevjeçare. Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta: bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare; cakton anëtarë në strukturat e përbashkëta hetimore, të krijuara në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare ose në bazë të një marrëveshje për një rast konkret, me qëllim hetimin, ndjekjen penale apo përfaqësimin në gjyq të veprave penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale, në Republikën e Shqipërisë, në një ose më shumë shtete të tjera”.

Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme mbikëqyr hetimet e përbashkëta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, zbatimin

e legjislacionit të brendshëm, si dhe respektimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë. Informon në lidhje me problemet e identifikuara apo çështjet e debatuara, të cilat nuk mund të zgjidhen nëpërmjet konsultimeve me organet kompetente të një shteti tjetër apo përfaqësuesve të tij, informon pa vonesë Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, i cili, nëse është e nevojshme, kërkon mendimin ose ndihmën e ministrisë kompetente. Merr kërkesat e shteteve të tjera për të bërë hetime të posaçme për çështjen penale, ndërmerr veprimet e nevojshme para gjykatave kompetente dhe ofron ndihmë ligjore në procedime për vepra penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale./Pamfleti

FBI kërcet prangat në Tiranë, ditë të zeza për kokat e korrupsionit Read More »

Infermierja e masakroi përjetë, nëna e Denadës: Doja të shisja veshkën që të shpëtoja vajzën

Foto ilusturese
Denada Aliaj është 15-vjeçarja nga Shkodra, e cila duket se është dënuar përjetë për shkak të pakujdesisë së infermieres që e trajtoi pasi erdhi në jetë. Kur ishte vetëm 3 javëshe, një infermiere në qytetin e Shkodrës i bëri një injeksion në kockën e këmbës, çka solli infektimin e gjymtyrës së të voglës.

Alma Aliaj, nëna e Denadës tregon për “Boom” si nisi gjithçka:

“Problemet filluan që në kur ishte 3 javëshe. Infermierja e ndërrimit të turnit i bëri gjilpërë cepurinë dhe i preku kockën. Iu enjt këmba, tre javë e mbajtën me kompresa të ftohta dhe alkool, më pas e operuan. Pastaj shkoi puna me i këput këmbën. Ishte 2 muaj e gjysmë. Duhet me i pre i këmbën tha se po i merr trupin komplet ky lloj infeksioni, po i përhapet dhe bëhet më keq.
I thashë jo. Tani vajza është 15 vjeçe, është operuar 13 herë në Shqipëri dhe 3 herë në Gjermani. E ka këmbën më të shkurtër 6 cm që i mbeti nga thyerja. Doktori na kërkon 9500 euro, aq nuk kam mundësi. Jetoj me qira, kam dhe fëmijët me i mbajt me bukë, vetë punoj pastruese. Me këtë operacion vajza do të kthehet në gjendje normale si gjithë të tjerët”.

E ëma tregon gjithashtu se për t’i dhënë një zgjidhje situatës së rëndë të krijuar në familjen e saj dhe për të parë të bijën si gjithë fëmijët e tjerë, ajo ka menduar të kryejë edhe veprime ekstreme.

Kështu, gruaja ka menduar të shesë veshkën, por kanë qenë fëmijët ata që e kanë ndaluar duke e bërë të reflektojë.

Alma thotë në vijim:

“Kam dasht me i dhuru veshkën një vlonjati që e kishte kërkuar për transplant, kishim të njëjtin grup gjaku, por vajza tha: Po me vdek ti, ne mbetemi jetimë dy fëmijë. Veç prej hallit, sepse askush nuk del me kërku prej qejfit. Çfarë të bëj?Nuk dua gjë tjetër, vetëm vajza të bëhet mirë. Edhe njëherë në ditë me hëngër bukë nuk ka gjë, vetëm për vajzën do të doja të më ndihmojnë kush të ketë mundësi ta vënë dorën në zemër se është 15 vjeçe dhe mbete sakat për gjithë jetën”.
Nga ana tjetër, vetë Denada tregon se ka lënë shkollën kur ishte në klasën e 6, pasi shokët e shoqet e tallnin.

Ajo kërkon të jetë si gjithë të tjerët, teksa shprehet se momenti më i vështirë në këto vite ka qenë kur ka qëndruar 6 muaj në allçi, një vit tjetër pa lëvizur.

Infermierja e masakroi përjetë, nëna e Denadës: Doja të shisja veshkën që të shpëtoja vajzën Read More »

Byreku i nanës “osh’ nona”

Nana ime ka ca antena speciale që e kupton pa hyrë në shtëpi se cili nga njerëzit e shtëpisë ka ndonjë rënie të humorit dhe pa humbur kohë rrëmben pecin (okllainë) e nis të bëj petët. Sot, ka bërë një byrek me spinaq dhe gjizë pa kripë që megjithëse është ende herët për t’u ulur në tryezë, katër copa i përlava.

Nana e bën byrekun si çamët me pesë petë gjithsej, petë të cilat janë kaq të hodha sa mund të dredhësh duhan.

Ajo zë brumin e më pas e tërholl duke hedhur pak niseshte në tryezë për secilën petë. Për çdo petë përafërsisht është një grusht miell sipas dorës së saj. Meqë i ka duart e vogla porsi një fëmijë, duhet të jetë pak a shumë një lugë gjelle miell. Nëse nuk dini të tërhollni petë si puna ime, blejini të gatshme, se nana nuk thotë gjë.

Ja si e bën byrekun nana: http://rozmarina.al/byreku-i-nanes-osh-nona/

Byreku i nanës “osh’ nona” Read More »

Aksioni në Kukës, Rama reagon ashpër ndaj opozitës: Beteja do të vijoja pa kompromis…

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me operacionin në Kukës. Rama shkruan se, kjo është sukses i qeverisë, ndërkohë që opozita i shet si faje të saj.

REAGIMI I RAMËS

Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë. Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit, në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis.

Aksioni në Kukës, Rama reagon ashpër ndaj opozitës: Beteja do të vijoja pa kompromis… Read More »

Mbyllja e basteve, Rama bën një thirrje për tifozët e Interit: U them publikisht…

Kreu i qeverisë, Edi Rama duke folur për vendimin për mbylljen e pikave të basteve gjatë intervistës në “Zonë e Lirë”, ka ironizuar dhe me tifozët e Interit.

“Gratë do marrin dhuratë për vit të ri mbrapsht burrin apo djalin e sëmurë nga bixhozi sepse nuk do ketë më ku të shkojë pasi nga 1 janari nuk do të ketë më bixhoze”, shprehet Rama.

Ndërkohë që u ka bërë edhe një thirrje publike të gjithë tifozëve të Interit, duke qenë se ai është me Juventusin. “U them publikisht të gjithë tifozëve të Interit, ça keni për t’i hedhur, hidhini se deri më 31 dhjetor nuk do humbi më me Interin”, tha ai.

Mbyllja e basteve, Rama bën një thirrje për tifozët e Interit: U them publikisht… Read More »

Prej vitesh pa ujë e drita, ndërsa muret e shtëpisë rrezikojnë t’i zenë brenda

“Stop” është ndalur këtë herë në fshatin Çezmë e Vogël në Mokër të Pogradecit, me historinë e trishtë të varfërisë në familjen Cosolli. Anisa, Andi e Marisol janë 3 fëmijët e çiftit, që lufton për mbijetesë.

Ata kanë 4 vjet pa ujë e drita, ndërsa muret e shtëpisë mund të bien nga çasti në çast, duke i zënë brenda.

Kryefamiljarët kujdesen të kujtojnë që madje as shtëpia që po rrënohet nuk është e tyrja dhe se kanë një betejë të ditëpërditshme me varfërinë, sëmundjen e burrit dhe virozat që kapin fëmijët.

Më e madhja e fëmijëve, Anisa ka një dhomë që vetëm e tillë nuk mund të quhet. Ndërsa 4 pjesëtarët e tjerë të familjes flenë sëbashku në dy shtretër të improvizuar.

Anisa thotë se marrin 50 mijë lekë në muaj nga shteti, por në krahun tjetër kanë edhe shumë borxhe nga ushqimet e marra me listë në dyqane.

“Kam shumë ëndrra, por nuk e besoj se do të më realizohen”, thotë ajo.

Ndërsa Marisol kujton se ka qenë një javë e sëmurë me grip, “por babi nuk kishte çfarë të bënte për mua se nuk kishte lekë.”

‘Stop” dhe “Fundjava ndryshe” bëjnë apel, për të ndihmuar këtë familje me një shtëpi të re më afër qytetit.

“Në të gjithë këtë moment ka një apel shumë të fortë për t’i ndryshuar jetën kësaj familjeje. Aq sa mundemi të gjithë, me një shtëpi të re diku më poshtë, më afër qytetit, ku fëmijët të kenë mundësi të frekuentojnë shkollën, të punësohen, të kenë urgjencën, spitalin më afër’, tha Saimir Kodra. /tvklan.al

Prej vitesh pa ujë e drita, ndërsa muret e shtëpisë rrezikojnë t’i zenë brenda Read More »