Irina

Parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/sek në bregdet, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 0-1 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/33 Diell
Kukës 17/34 Diell
Lezhë 18/32 Diell
Dibër 16/32 Diell
Durrës 19/33 Diell
Tiranë 21/35 Diell
Elbasan 20/36 Diell
Berat 18/36 Diell
Vlorë 19/34 Diell
Korçë 15/30 Diell
Gjirokastër 16/34 Diell
Sarandë 19/31 Diell
/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Mogherini: Shqipëria, e gatshme të hapë negociatat e pranimit

“Rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave është njohje e rezultateve të prekshme të reformës gjithëpërfshirëse dhe të plotë të drejtësisë dhe të arritjeve të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, nënkryetare e Komisionit Europian, Federica Mogherini në një takim në Bruksel me ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Përfaqësuesja e Lartë Mogherini përgëzoi ministrin Cakaj për përsëritjen e rekomandimit të qartë të Komisionit, duke theksuar se ky është një vlerësim i merituar dhe rezultat i reformave gjithëpërfshirëse të ndërmarra nga vendi ynë, duke veçuar arritjet e prekshme në Reformën e Drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin se Shqipëria është e gatshme dhe ka bërë të gjitha detyrat e kërkuara për të hapur negociatat me BE dhe është e nevojshme që Këshilli Europian të reagojë pozitivisht, në linjë me rekomandimin e Komisionit.​

Ndërsa Cakaj u shpreh se, “ishte kënaqësi e madhe për të takuar Federica Mogherinin dhe shkëmbyer pikëpamjet mbi rëndësinë e hapjes së negociatave për tani. Ne presim që t’i respektojmë premtimet e saj dhe kështu të sigurojmë një shtysë të re për reformën dhe progresin në rajonin dhe rajonin”./atsh

Mogherini: Shqipëria, e gatshme të hapë negociatat e pranimit Read More »

Vlorë, Mezini: Vëmendja tek qytetarët dhe shtimi i vendeve të punës

Kandidatja e partisë Bindja Demokratike për Bashkinë e Vlorës, Valbona Mezini është shprehur se vëmendja e saj do të jetë tek qytetarët dhe shtimi i numrit të vendeve të punës.

Gjatë takimit për çeljen e fushatës së Bindjes Demokratike për zgjedhjet lokale për bashkinë e Vlorës dhe atë të Selenicës, Mezini theksoi se, “Do ua kthejmë Vlorën qytetarëve, duke ua hequr nga kthetrat matrapazëve politik që nuk kanë qëllim mirëqenien e qytetit, alternativa jonë është zero abuzim me interesin publik dhe çlirim i ekonomisë së bizneseve duke gjeneruar vende pune”.

“Alternativa e Bindjes për qytetarët do të ketë qytetarin vlonjat të parin.
Qytetari dhe interesi publik do të jetë prioritet i prioriteteve. Do t’ua kthejmë Vlorën qytetarëve duke ua hequr nga kthetrat matrapazëve politik që nuk kanë qëllim mirëqenien e qytetit.Alternativa jonë është zero abuzim me interesin publik dhe çlirimi i ekonomisë së bizneseve duke gjeneruar vende pune”, u shpreh Mezini.

Të pranishëm në takim kanë qenë nismëtarë, simpatizantë dhe kandidatët përkatës për dy bashkitë, Valbona Mezini dhe Amarildo Hodaj si dhe kandidatët për listën e Këshillit Bashkiak në mandatin e ardhshëm.

Bindja Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit konkurron në 46 këshilla bashkiakë si dhe në 26 bashki në të gjithë vendin./atsh

Vlorë, Mezini: Vëmendja tek qytetarët dhe shtimi i vendeve të punës Read More »

Anijet e Forcës Detare dhe ekuipazhet e tyre testuan aftësitë për t’u mbrojtur nga kërcënimet që mund të vijnë nga toka

Anijet e Forcës Detare dhe ekuipazhet e tyre testuan aftësitë për t’u mbrojtur nga kërcënimet që mund të vijnë nga toka.

Për dy ditë me radhë, 7 anije të Forcës Detare shqiptare dhe rreth 110 pjesëtarë të ekuipazheve të tyre, zhvilluan manovra luftarake në Gjirin e Vlorës, ishullin e Sazanit dhe në perëndim të gadishullit të Karaburunit.

Elementi kryesor i këtyre manovrave ishin qitjet bregdetare, për të cilat u përdorën topat e rinj 20 mm, të instaluar në anijet e klasit “Iliria”, mitralozët e kalibrit 12.7 mm si dhe mitralozi i lehtë, kalibër 7.62 mm.Rezultatet e arritura nga mitralierët e anijeve të klasit “Iliria” me topat 20 mm, tërësisht të kompjuterizuar, ishin mbresëlënëse, ndërkohë që mitralierët e anijeve më të vogla me automatikët 12.7 dhe 7.62 mm, pavarësisht valëzimit, treguan nivel të lartë përgatitjeje.

Qitjet bregdetare u zhvilluan në vendin e quajtur “vetullore”, në perëndim të gadishullit të Karaburunit dhe u drejtuan nga komandanti i Flotiljes Detare Pashaliman, kapiten i Rangut të I, Adnand Agastra.

Në këto manovra u testuan jo vetëm mitralierët, por edhe siguruesit e qitjes, radistët, komandantët e anijeve dhe gjithë efektivët pjesëmarrës.
Gjatë kësaj stërvitjeje, vëmendje të veçantë iu dha komunikimit të anijeve me mjetet e klasifikuara të ndërlidhjes, duke realizuar lidhje të suksesshme me të gjitha radiostacionet dhe me të gjitha anijet. Për realizimin e qitjeve bregdetare u morën masa për sigurimin e rajonit dhe iu bë thirrje në radio mjeteve lundruese civile, të shmangnin lundrimin në këtë zonë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se tre anijet e flotës detare, Iliria, Oriku dhe Lissus janë vendosur në ishullin e Sazanit, përpara qitjeve bregdetare me topat 20 mm.

“Njëra më e bukur se tjetra! Nga e djathta në të majtë: Iliria, Oriku dhe Lissus, të bregëzuara në ishullin e Sazanit, përpara qitjeve bregdetare me topat 20 mm”, tha Xhaçka/atsh

Anijet e Forcës Detare dhe ekuipazhet e tyre testuan aftësitë për t’u mbrojtur nga kërcënimet që mund të vijnë nga toka Read More »

Ulja e konsumit të kripës parandalon sëmundjet kardiovaskulare

Kripa nuk është e shëndetshme për sistemin tonë kardiovaskular.

Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se ulja e konsumit të kripës parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe redukton kostot e kujdesit shëndetësor për qeverinë.

Nuk bëhet fjalë që ky ushqim të eliminohet plotësisht, por thjesht të mos kalohet masa në përdorimin e tij, pasi kripa ndikon negativisht në shumë sëmundje dhe jo vetëm të sistemit kardiovaskular.

Specialistët mendojnë se duke reduktuar të paktën gjysmën e konsumit ditor të kripës, shëndeti ynë do të ketë përmirësime të krahasueshme me lënien e duhanit. Ulja e konsumit të kripës ju shpëton jetën./atsh

Ulja e konsumit të kripës parandalon sëmundjet kardiovaskulare Read More »

Moti e premte, 7 qershor 2019

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti ditën e sotme parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta dhe mesatare në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/sek në bregdet, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 2-3 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/30 diell
Kukës 19/31 re diell
Lezhë 18/30 diell
Dibër 15/27 re diell
Durrës 18/30 diell
Tiranë 19/32 diell
Elbasan 17/31 diell
Berat 17/33 diell
Vlorë 16/30 diell
Korçë 13/27 re diell
Gjirokastër 12/30 diell
Sarandë 17/28 diell/atsh

Moti e premte, 7 qershor 2019 Read More »

Dako: Audiopërgjimi i manipuluar

Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i cilësoi mbrëmjen e sotme përgjimet e publikuara së fundmi si manipuluese dhe që nuk ka asgjë të vërtetë.

Në emisionin “Opinion”, Dako deklaroi se gazetari i cili ka publikuar përgjimet në “Bild”, ka manipuluar lidhur me audiopërgjimin, duke pohuar se nuk ka qenë në komunikim me asnjë prej të dyshuarve, persona për të cilët thuhet se janë kapur në përgjime për shitblerje votash.

Dako tha se “një mendje e hollë e ka manipuluar për të krijuar një lidhje me 5 telefonatat e tjera”.

Gjithashtu, Dako tha se gjatë qëndrimit 5-orësh në prokurori nuk është pyetur nga këta të fundit për audiopërgjimin e publikuar nga “Bild”.

“Në prokurori kam dhënë shpjegimet e mia për 5 orë dhe nuk më kanë pyetur për këtë telefonatë, – deklaroi ai, duke shtuar se, – nuk janë marrë me detaje, kanë ushtruar kontroll, kanë sekuestruar materialet e bashkisë”./atsh

Dako: Audiopërgjimi i manipuluar Read More »

Protestat nuk janë të popullit, por të një opozite me udhëheqje të degraduar

“Kjo nuk është një protestë e popullit, por janë protesta të një opozite me një udhëheqje të degraduar që ka humbur logjikën”, – deklaroi mbrëmjen e djeshme Kryeministri Edi Rama.

I ftuar në një studio televizive, Kryeministri Rama tha se “ata tani janë në një situatë dramatike, pasi kanë hedhur në erë urën nga mund të ktheheshin”.

Sipas Ramës, “djegia e mandateve është një gabim strategjik i jashtëzakonshëm dhe duhet të jesh i marrë të bësh atë që bën ata”. Tani, tha Rama, ata i udhëheq marrëzia.

Kjo nuk është një protestë e popullit, tha Rama, duke shtuar se “është një protestë e telekomanduar nga një elitë politike e udhëhequr nga një udhëheqje e verbër”.

“Unë jam shumë krenar për faktin që ne kemi ndryshuar rrënjësisht qasjen e qeverisë dhe shtetit ndaj protestës dhe Policia e Shtetit ka një qëndrim superproporcional. Faktikisht bilancet janë skandaloze me 10, 12 dhe 15 policë që shkojnë në spital. Herën e fundit njëri nga punonjësit mund të kishte humbur syrin”, – tha Rama.

Në këtë aspekt, Rama tha se, “kemi qenë një model i ri”. “Unë kam dalë në protestë në një kohë kur ishte reale mundësia që të humbisje dhe kokën, dhe kanë humbur jetë”, – tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se “protestat vijnë duke rënë në numër dhe vijnë me premisa dhune më të mëdha”. “Ky është degjenerim i partisë që lindi si krijesa e parë e pluralizmit.
Trazirat prodhojnë imazhe skandaloze për Shqipërinë”, – tha Rama.

Ai u shpreh se “unë mund të bëj gabime dhe mund të mos arrij dot t’i bëj të gjitha gjërat si dua, por unë gjithmonë prirem për të bërë një gjë të drejtë, jo për të bërë një gjë të shtrembër, apo për t’i bërë keq të tjerëve”.

“Nuk ndjehem si një njeri që është punësuar kryeministër për karrierë politike, por sepse ndiej se kam një mision, një detyrim dhe përpiqem të bëj gjënë e duhur. Nuk bëj kurrë gabime të qëllimshme, si rasti i Gërdecit, që ishte të bëje me qëllim një gjë komplet kriminale. Nëse ne do të shpërblenim politikën e destruksionit ekstrem, ne do të hynim në një epokë politike ku destruksioni do të vendoste rregullat”, – tha Rama./atsh

Protestat nuk janë të popullit, por të një opozite me udhëheqje të degraduar Read More »