Irina

Kur Manjani i LSI, shpallte Klement Balilin “I padënuar”, që Ilir Meta ta emëronte drejtor transporti… të lëndëve narkotike

Vetëm 1 muaj, pasi LSI u ul në kolltukët e pushtetit “Rama-1”, pronarët e partisë “morri i kuq” Ilir Metaj e Dr Monika Kryemadhi, u dhanë urdhër ministrave, të emërojnë urgjent, drejtorët e pjesës së pushtetit, të partisë nëpër zona.

Në listën e ministrit Edmond Haxhinasto, ishte dhe Klement Balili, për postin Drejtor i Transportit Rrugor të Rrethit Sarandë, ku bashkëngjitur listës me shënimin “Saranda me përshpejtim”, shef Likja i kishte çuar  dhe këtë kërkesë, të firmosur nga vetë “Eskobari”, siç është etetiketuar nga policia Greke:

– “Unë Klement Balili, diplomuar “Drejtësi” në Fakultetin “Kristal” dhe kam marrë titullin “Jurist” në vitin 2009 me rezultate të mira, si dhe kam kryer, Master Niveli Dytë MND, Dega “E Drejta Civile” Profili Shkencor. Përsa më sipër, mendoj, se kam aftësitë dhe shpreh dëshirën, të punoj në Drejtorinë e Transportit Rrugor Sarandë, në detyrën “Drejtor”.

Ministri Haxhinasto, firmosi vendimin e emërimit brenda sekondës, ndërkohë që porositi drejtor Balilin, të merrte formalisht sa për dokument në dosje, një Dëshmi Penalitetit, mbasi edhe ai e dinte më mirë se ishte Jurist me Mastër.

Ndërsa tani, që Balili është zbuluar e po kërkohet, nga e gjithë bota si trafikant droge, shefat e partisë “morri i kuq”, Likja, Dr. Mona, Manjani, Haxhinasto e të tjerë që e emëruan drejtor, po bëjnë sikur nuk e njohin, sikur nuk e kanë parë e takuar asnjëherë, sikur nuk kanë asnjë lidhje me të, ndërkohë që i inauguraun super hotelin “Santa Quaranta”, morën dhuratë nga një apartament në Sarandë dhe kishin në dispozicion falas, nga një suitë private brenda super hotelit, ku shkonin çdo fundjavë./Pamfleti

 

Kur Manjani i LSI, shpallte Klement Balilin “I padënuar”, që Ilir Meta ta emëronte drejtor transporti… të lëndëve narkotike Read More »

“Uroj të mos përfundojmë në kronikë”/ Rama “këshillon” drejtorin e ri: Me mend në kokë se, kokëfortësinë që s’ta shkruajnë në CV…

Pas prezantimit të Drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve, në fund të fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se “i vjen mirë që pas 10 vitesh punonjësit e policisë së burgjeve do t’u vijnë uniforma të reja”, duke shtuat se “është një shembull drithërues për çfarë mungese serioziteti e ka karakterizuar Ministrinë e Drejtësisë, dhe që sot tundin moralin e ngritur mbi shpifje”, tha ai.

Ndërkohë nuk kanë munguar dhe batutat, pasi e uroi për postin, duke shtuar ndër të tjera se për të i janë thënë vetëm fjalë të mira nga të gjithë punonjësit e policisë që janë pyetur, e ndërsa tha me humor se uron që një ditë të mos dalë në ndonjë kronikë ku të kujtohet se çfarë tha sot, për të treguar se nuk ka pasur të drejtë.

“Uroj që kokëfortësinë që e karakterizon dhe që nuk ia kanë shkruar në CV, ta ketë të përditshmen, ashtu siç e tregon edhe fama që ka lënë punën e tij, duke qenë i respektuar nga të gjithë kolegët.

Për ta mbyllur do ju them, një shaka që është më shumë se gjysma e të vërtetës…

Është shumë e vështirë të kërkosh opinione për njerëzit dhe të marrësh të ngjashme, në rastin e drejtorit na ka ndodhur kjo, dhe për herë të parë kam dëgjuar oficerë policie që nuk shajnë njëri tjetrin, përkundrazi thonë fjalët më të mira.

Uroj shumë mos të përfundojmë ndonjë ditë në ndonjë kronikë ku dalin këto fjalë, pastaj drejtori na del që është i duhuri, (qesh) por secili në fund të ditës varet nga koka, shpatullat e këmbët e veta. Sinqerisht shumë suksese, por me mend në kokë se ka shumë rëndësi kjo kur je në uniformë”, u shpreh Rama./korrieri

“Uroj të mos përfundojmë në kronikë”/ Rama “këshillon” drejtorin e ri: Me mend në kokë se, kokëfortësinë që s’ta shkruajnë në CV… Read More »

E rrallë! Njihuni me bishën e maleve, por që jeton në shtëpi dhe sillet si një mace

E rrallë! Njihuni me bishën që jeton në shtëpi, por që sillet si një mace

Puma, i quajtur edhe luani i maleve, është një kafshë që i ngjan maces, në sjelljen e saj, më shumë sesa mund ta mendojmë.

Në këtë video ne shohim një shembull të qartë pse protagonisti është një pumë me të vërtetë “shtëpiake”. /Shkodranews

VIDEO-KLIKO KËTU

E rrallë! Njihuni me bishën e maleve, por që jeton në shtëpi dhe sillet si një mace Read More »

Publikohen emrat e drejtuesëve që janë shkarkuar nga detyra në Vlorë, Delvinë, Memaliaj, Selenicë

Kryesia e Partisë Socialiste ka shkarkuar 11 drejtues të PS në rrethe për neglizhencë, mungesë organizimi, mospërmbushje detyrash e objektivash dhe shthurje në ato degë bashkiake ku drejton opozita. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të kryesisë së drejtuar nga kryetari Edi Rama.

Disa nga qytetet ku janë shkarkuar drejtuesit e PS; Selenicë-Nertil Bellaj-njëkohësisht drejtor i AKU-së

Delvinë-Izet Silaj, Memaliaj-Rajmonda Arizi Pas mbledhjes që zgjati më shumë se një orë në selinë rozë, zëdhënësja e Kryesisë së PS, Elisa Spiropali njoftoi shkarkimet, ndërsa shtoi se janë bërë për shkak të degradimit të marrëdhënies pushtet lokal-qytetarë. “Ka një degradim të marrëdhënies pushtet lokal-qytetarë dhe po bëhet analizë e punës së drejtorëve dhe e qeverisjes në territor. Ne kemi shkarkuar kryetarë degësh të PS, por nuk e kam listën. Ne nuk kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës që të vendosim gishtin në plagët e qeverisjes lokale apo qendrore ku ka nevojë për ndërhyrje. Drejtuesit politikë do të rrisin prezencën në territor.”Në mbledhjen e djeshme të grupit të PS, kryeministri Edi Rama u shpreh se ‘disa drejtorë legena po na nxijnë fytyrën’ duke thirrur urgjent mbledhjen e sotme të Kryesisë që solli shkarkimet.

Publikohen emrat e drejtuesëve që janë shkarkuar nga detyra në Vlorë, Delvinë, Memaliaj, Selenicë Read More »

Rama u jep ‘goditjen’ përfundimtare: Ndalimi i bixhozit mesazh i qartë për krimin e organizuar

Pas miratimi të ligjit për lojërat e fatit ka reaguar edhe kryeministri Rama në Twitter.

Kryeministri Edi Rama thotë se tashmë projekt ligji kalon në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten votohet në Kuvend.

Sipas kryeministrit, miratimi i projektligjit për lojërat e fatit është një mesazh i qartë ndaj krimit të organizuar, krim të cilit Rama u ka dhënë një ‘goditje’ vdekjeprurëse me heqjen e lojëve të fatit.

“FLM deputetëve të Komisionit të Ekonomisë e Financave, për mbështetjen me votën sot të projekt-ligjit për ndalimin e bixhozit! Tani në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten të gjithë në Kuvend. Për nënat e gratë në radhë të parë. Dhe për një mesazh të qartë krimit të organizuar”– ka shkruar kryeministri Edi Rama.

Rama u jep ‘goditjen’ përfundimtare: Ndalimi i bixhozit mesazh i qartë për krimin e organizuar Read More »

Habit 51-vjeçarja: Zura të dashur burrin me 4 fëmijë, por tani ai nuk pranon që djali është i tij

Një rrëfim i pazakontë, që mund ta kemi dëgjuar pas veshi por asnjëherë publikisht. Vjollca është një zonjë 51-vjeçare dhe ka treguar sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 historinë e jetës së saj. Martesa e parë nga e cila erdhën 2 fëmijë rezultoi të ishte e dështuar, bashkëshorti abuzonte me alkoolin dhe kishte xhelozi të tepruar ndaj saj.

Teksa ishte akoma në martesë ajo u njoh dhe u dashurua me një tjetër person, i cili ashtu si edhe ajo ishte i martuar dhe kishte katër fëmijë.

Nga ky raport jashtë kurore erdhi në jetë një djali pas dy fëmijëve që kishte me bashkëshortin e saj.
I dashuri siç tregon ajo i premtoi se do i përgjigjej për gjithë jetën fëmijës së tij biologjik dhe asaj, por që të mos shkatërronte familjen i sugjeroi që djali të regjistrohej në emrin e burrit të saj.

Shumë shpejt historia u mor vesh, bashkëshorti kërkoi divorcin dhe tani jetojnë në të njëjtën banesë, por në ambiente të ndara.

Vjollca thotë se kohët e fundit babai i djalit nuk e takon as atë e as djalin. Ai që vuan më shumë është djali 10-vjeçar i cili po rritet në mungesë të babait. 51-vjeçarja kërkon që ai të mbajë premtimin dhe përgjegjësitë që i takojnë për rritjen e djalit biologjik.

“Nuk ka treguar kurrë dashuri për djalin. Djalit i kam thënë dhe jemi takuar disa herë. Unë dua që të kalojë djalin në emër të vet dhe të përgjigjet për djalin që të rritet i qetë dhe i lumtur. E kam lënë deri tani sepse më ka premtuar gjithmonë që do ta bëj më vonë”, tha gruaja.

Nga ana tjetër partneri i saj ka telefonuar në emision dhe ka deklaruar se nuk ka punë me të. “Ta gjejë ajo me cilin e ka djalin”, ka thënë i dashuri.

Gruaja e tronditur është betuar disa herë për deklaratën e saj ndërsa e frikësuar tha se i rrezikohet jeta duke kërkuar ndihmë. “Mua më rrezikohet jeta, sa të dal nga kjo studio. Sepse ai e ka bërë dhe herë tjetër, më ka ndjekur”, tha ajo.

Habit 51-vjeçarja: Zura të dashur burrin me 4 fëmijë, por tani ai nuk pranon që djali është i tij Read More »

Ministri Xhafaj ngre zërin: Do t’u nxijmë jetën të fortëve, kush guxon…

Pas arrestimeve të fundit në disa qytete të vendit, ministri i Brendshëm, Famir Xhafaj ka deklaruar se aksionet do të vijë duke u përforcuar. Ai thekson se shumë shpejt do të paraqitet një paketë antikrim, në luftën ndaj “të fortëve”.

Reagimi i Xhafajt

Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve!

Mjedis mbytës dhe Ndëshkim për ata “Të fortët” e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj “të fortin” përball shtetit, Policia do t’i “nxijë” jetën!

“Forca e Ligjit” në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” në kontrollin e territorit rezultate të jashtëzakonshme. Në rreth 30 ditë, mbi 300 persona të arrestuar!

Ministri Xhafaj ngre zërin: Do t’u nxijmë jetën të fortëve, kush guxon… Read More »

Zbuloni qytetin verior që shpenzon në restorante edhe më shumë se europianët

Thonë se ushqimi është një ndër kënaqësitë më të mëdha të jetës dhe se të paktë janë ata që e shijojnë vërtetë. Restorantet janë një biznes që aktivitetin e tyre e bazojnë te ushqimi dhe shërbimi.

Po cilët janë ato qytete në Shqipëri që shpenzojnë më shumë për të shijuar ushqime në restorante?

Të gjithë i njohim shkodranët si njerëz të qejfit, me humor dhe Shkodrën si djep i kulturës. Shkodra mban rekordin për shpenzimet në restorante dhe hotele, ku sipas të dhënave në Anketën në Buxhetit të Familjeve 2017, shpenzimet për restorantet dhe hotele ishin sa 9.5% e totalit të të gjitha shpenzimeve.

Mes tundimit nga krapi i liqenit, lokalet buzë lumit, apo alternativat e detit (Velipojës) e zonave malore aty rrotull, shpenzimet për restorante në Shkodër janë edhe më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, ku sipas të dhënave të Eurostat zinin rreth 8% në totalin e shpenzimeve të familjeve.

Krahasuar me mesataren kombëtare, familjet në Shkodër shpenzojnë gati dyfish më shumë. Në 2017-n shpenzimet mesatare në vend për restorante dhe hotele ishin 5%.

Shpenzimet për “Restorante dhe hotele” kanë regjistruar një rritje prej 11,8 %, krahasuar me vitin e kaluar, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupit “restorante”, raporton INSTAT në anketë.

Po cilët janë qarqet e tjera me shpenzimet më të larta në restorante?

Pas shkodranëve, shpenzimet më të larta në raport me totalin i kanë beratasit. Qarku i Beratit shpenzoi mesatarisht në 2017-n 6.3% për restorante dhe hotele, duke u pasuar nga Fieri (6%), Lezha (5.8%) dhe Tirana me 5.5%.

Korça, gjithashtu, i ka shpenzimet për restorante më të larta se mesatarja kombëtare me rreth 5.4% të totalit.

Në qarkun e Dibrës, shpenzimet për restorante dhe hotele në 2017-n ishin 4.2%.

Po cilat janë qarqet që kanë shpenzimet më të ulëta?
Durrësi dhe Vlora janë të njohur, për vetë pozicionimin e tyre buzë detit, për restorantet e mira të peshkut, mirëpo vetë vlonjatët dhe durrsakët nuk i shijojnë. Sipas të dhënave të nga Anketa e Buxhetit të Familjeve, familjet në Vlorë, shpenzuan në restorante vetëm 2.9% të totalit, thuajse sa gjysma e mesatares kombëtare, ndërsa në Durrës vetëm 2%, më pak se gjysma e mesatares kombëtare.

Edhe Gjirokastra është e njohur për një kuzhinë me receta të larmishme, mirëpo gjirokastritët preferojnë që ushqimin ta shijojnë në shtëpi. Sipas të dhënave të ABF 2017 shpenzimet për restorante janë 2.9%. Edhe Elbasani ka përqindje të ulët të shpenzimeve për restorante me rreth 2.6%

Shpenzimet më të ulëta i ka qarku Kukës, me vetëm 1.1% të totalit të shpenzimeve për restorante dhe hotele. /Monitor/

Zbuloni qytetin verior që shpenzon në restorante edhe më shumë se europianët Read More »