Irina

Zbulohet emri, ky është polici i Antidrogës që sinjalizoi për GPS në makinën e grupit kriminal/korrieri

Është publikuar emri i policit, që dekonspiroi operacionin antidrogë të uniformave blu. Sipas dosjes së Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Bledar Koçi, punonjës në Sektorin Kundër Narkotikëve në Policinë e Fierit, ka ndihmuar anëtarët e grupit kriminal dhe konkretisht nëpërmjet shtetasit Hajri Seferi, duke shfrytëzuar të dhënat dhe pozicionin e punës së tij, shkruan ‘panorama’.

Prokuroria thotë se ka të dhëna se personi në fjalë ka pasur informacion për shkak të detyrës dhe ka mbajtur të informuar për lëvizjet e organeve hetimore shtetasin Hajri Seferi dhe anëtarët e grupit të tij.

Madje, veprimet e tij kanë sjellë pasoja në hetimin, duke vështirësuar punën e grupit, ku ndër të tjera, pasi i është vënë GPS, audio-lokalizuese, në automjetin e Hajri Seferit, Bledar Koçi e ka informuar lidhur me instalimin e kësaj pajisjeje.

Pajisja më pas u zbulua nga të dyshuarit, disa ditë pasi ishte vënë dhe për këtë arsye Policia u detyrua ta çinstalonte.

Zbulohet emri, ky është polici i Antidrogës që sinjalizoi për GPS në makinën e grupit kriminal/korrieri Read More »

Horoskopi / E Enjte 25 tetor

Nga Paolo Fox. Dashi: Një ditë e veçantë sepse dikush mund të jetë nën presion. Prandaj, duhet të tregohet kujdes për t’u marrë me njerëzit e tjerë dhe në veçanti nëse ato kanë lindur nën shenjën e Ujorit.

Demi: Do të jetë një e enjte në të cilën përpjekja do të ndihet edhe më shumë se zakonisht. Shkaku? Ka marrëdhënie të tensionuara me të tjerët. Ne duhet të jemi të kujdesshëm me sytë tanë në dashuri. Binjakët: Nëse keni një ide, është koha për të pohuar se është momenti i duhur për ta nxjerrë atë. Në dashuri dita e nesërme nuk do të jetë një nga më të lumturat për ata që nuk kanë një histori të filluar.

Gaforrja: Është e përshtatshme që ata të lindur nën shenjën e Gaforres të fillojnë të përgatisin fundjavën që pritet të jetë shumë e mirë. Në fakt, yjet favorizojnë udhëtime dhe takime.

Luani: Nismat që do të ndërmerrni nesër do të jenë ato që do të jenë thelbësore për të ardhmen. E vetmja pikë e keqe është se mungojnë energjitë. Virgjëresha: Nesër do të jetë një ditë me fat, sepse lajmi i mirë vjen nga pikëpamja profesionale dhe sentimentale. Por kini kujdes se gjërat mund të ndryshojnë nga nëntori.

Peshorja: Ata të lindur nën shenjën e Peshores do të duhet të përballen dhe të sqarojnë çështjet e dashurisë, por jo nesër, por në fundjavë, sepse ato do të jenë ditët e duhura. Do të ishte mirë të mos mendohesh shumë.

Akrepi: Do të ketë ende disa probleme për shkak të ditës së djeshme që ishte një nga më të pafatat dhe kështu edhe ata që po luftojnë me disa sëmundje do të shohin një përmirësim në orët e ardhshme. Shigjetari: Ndoshta duhet të bëjmë disa zgjedhje të ndryshme në lidhje me të kaluarën dhe nesër është momenti i duhur sepse do të kemi më shumë forcë.

Bricjapi: Është një nga shenjat e zodiakut që është më i gatshëm të përballet të enjten dhe kështu që kjo është dita e duhur për të sqaruar disa keqkuptime, por edhe për të bërë gjëra të reja. Ujori: E nesërmja do të jetë një ditë e lodhshme më shumë se zakonisht. Natyrisht, duhet të marrim parasysh faktin se kur jeni më i lodhur jeni më lehtë të prekshëm.

Peshqit: Nesër, por sidomos të premten, do të jenë ditët e rimëkëmbjes dhe prandaj të dyja, si një marrëdhënie dashurie ashtu edhe një marrëdhënie pune duhet të përfitojnë nga kjo kohë.

Horoskopi / E Enjte 25 tetor Read More »

Olsi Jazexhiu: Ismail Qemali agjent i grekëve

Historiani Olsi Jazexhiu i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se historikisht politikanët shqiptarë kanë qenë në shërbim të agjenturave të huaja.

Jazexhiu: Pastaj kemi themeluesin e Shqipërisë, Ismail Qemali. Në Arkivin e Londrës, kush lexon debatet në Konferencën e Ambasadorëve, Venizelos mburrej që Ismaili ishte njeriu i Greqisë.

I grekëve, i britanikëve. Kush ka lexuar gjyqin osman ndaj Abdyl Frashëri, është paguar nga agjentura greke që Lidhja e Prizrenit të anashkalohej nga lëvizje islamike, në lëvizje laike dhe kombëtare.

Shqipëria ishte një vend i vogël dhe kur u krijua si shtet, ishte shumë i dobët. Influenca italiane ishte masive dhe kulmoi me pushtimin fashist.

Personazhet publik me influencë si puna e Shqipërisë. Po të bëhesh agjent në Amerikë e ke të vështirë jetën, apo në Rusi, apo në Turqi që kanë traditë shtetërore.

Olsi Jazexhiu: Ismail Qemali agjent i grekëve Read More »

Sociologu i njohur: Shqiptarët martohen sa për të kryer marrëdhënie

Në episodin e emisionit “Fol me psikologen” me autore, psikologen Ervisa Lula u trajtua raporti mes martesës dhe se.ksit.

Të ftuarit këtë herë kanë qenë dy personazhe mjaft të njohura, sociologu Gëzim Tushi dhe gazetarja Zhaklin Lekatari e cila ka edhe një blog të vetin ku flet për seksin.

Sipas profesorit Tushi në shoqërinë tonë ka ende njerëz të cilët futen në martesë për të patur aktivitet seksual, një sjellje shumë e gabuar pasi martesa nuk është një parajsë seksuale.

Sipas tij seksi nuk duhet parë si një gjë periferike, përkundrazi kultura seksuale është komponent shumë i rëndësishëm i kulturës njerëzore.

Të ftuarit ndanë të njëjtin mendim se në shoqërinë shqiptare duhet të përmirësohet kjo lloj kulture në martesë dhe jashtë saj, duhet të jemi në gjendje të komunikojmë, të kuptojmë nevojat e partnerit, ta vlerësojmë atë dhe të përmirësojmë higjienën seksuale.

Të ftuarit janë ndalur tek natyra poligame e qenies humane, e burrave dhe e grave, duke theksuar në këtë pikë se sociologët e konsiderojnë këtë shoqëri si shoqëria e qejfit.

Gazetarja Lekatari është shprehur se vajzat dhe gratë nuk e njohin trupin e tyre dhe si rrjedhim nuk dinë çfarë të kërkojnë tek partneri dhe nuk dinë çfarë ju jep kënaqësi.

Një tjetër fenomen i diskutuar gjatë bisedës është thyerja e kontratës martesore apo tradhtia e thënë ndryshe dhe ndikimi i përbindshëm i demonit para.

Sociologu i njohur: Shqiptarët martohen sa për të kryer marrëdhënie Read More »

Hëna e plotë, ja 4 shenjat që do u ndryshojë jeta

Hënat e plota në shenjën e Demit e cila do të qëndrojë e plotë nga dita e sotme deri më 26 tetor, do të kthejë përmbys jetën tuaj të dashurisë.

Arsyeja lidhet me Uranin, planetin e rebelimi, i cili do të jetë në lidhje të drejtpërdrejtë me hënën e plotë atë natë.

Në fakt, ky bashkim planetar është duke u kundërshtuar drejtpërdrejtë nga Dielli dhe Venusi në prapavijë, gjë që do të thotë që mund të ketë dhe disa lëkundje në fushën financiare.

Hëna e plotë e gjuetarit (kështu quhet fenomeni astrologjik) do të sjellë jo pak ndryshime ne jetën tuaj dhe do t’ju mësojë të thoni JO, të jeni kokëfortë për zgjedhjet tuaja dhe t’i besoni intuitës.

Dhe nëse ju presin jo pak gjëra të reja, mos kini frikë por përgatituni për të panjohurën.

Kjo Hënë e Plotë bashkon dy planete:

Venusi në Akrep dhe Urani planeti magnetik i ndryshimeve të papritura në shenjën e Demit.

Këto ndryshime astrologjike do t’ju bëjnë më të fortë, në një mënyrë misterioze do të bindeni të lini pas të shkuarën dhe të fokusoheni tek e tashmja! Jeni gati për të filluar një lidhje të re, për të dashuruar dhe për të njohur njerëz të rinj.

Urani simbolizon ndryshimin, kulturën, gjuhën, prejardhjet dhe vendet ose njerëzit e ndryshëm.

Urani dhe Hëna e Plotë në Dem mund t’ju japin më shumë arsye për të qenë të kujdesshëm, por të hapur për të provuar diçka të re.

Energjia e hënës së plotë do të zgjasë deri në gjashtë muaj dhe ndikon në shenjën e Dashit, Demit, Akrepit dhe Ujorit.

Hëna e plotë, ja 4 shenjat që do u ndryshojë jeta Read More »

Vitamina C, aleat i fuqishëm i sitemit imunitar

Vitamina C është një nga vitaminat më të rëndësishme për shëndetin tonë.

Përveç vetive shumë të mira që ajo ka për përforcimin e sistemit imunitar, kjo vitaminë konsiderohet si “magjike” edhe për lëkurën. Gjithashtu, ka funksion antiinflamator, antiviral dhe minimizon efektin e toksinave të duhanit, ndotjes dhe alkoolit.

Vitamina C luan rol kyç në përthithjen e disa substancave ushqyese, si hekuri, si dhe në aktivizimin e disa të tjerave, si acidi folik. Ndaj këshillohet që mishin, ose perimet t’i spërkatim me lëng limoni ose portokalli. Mbi të gjitha, kjo vitaminë këshillohet të merret nga ata që vuajnë nga anemia.

Këtë vitaminë e gjejmë me përqendrim të lartë tek frutat dhe zarzavatet si: limoni, portokalli, mandarina, luleshtrydhet, kivi, majdanozi, qitro dhe sidomos tek specat. /atsh

Vitamina C, aleat i fuqishëm i sitemit imunitar Read More »

Mbeten në burg ish-deputetët e PS-së, avokati: Proces skandaloz

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg dy ish-deputetët socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Gjyqtari Bip Ndreca ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ të dhënë më herët për ta. Dy ish deputetët socialistë kërkuan më herët veçimin e dosjes së tyre nga ajo e grupit të strukturuar kriminal, por gjykata ia refuzoi kërkesën, duke i lënë në hetim si pjesë e të gjithë grupit.

Pas vendimit, avokati i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Çuko dhe ish-deputetit Ndoka, Maks Haxhia, e cilësoi një proces skandaloz dhe antiligjor.

Maks Haxhia: Fatkeqësisht ju sot nuk ishit në sallë dhe ky ishte një skenar i mirërregulluar dhe mirëfunksionuar. Juve fillimisht u dhënë informacion nga Prokuroria, ju atë informacion e hodhët në opinion. Por po të ishit sot në sallë do të krijoni një opinion tjetër. Proces më skandaloz, qesharak dhe antiligjor nuk kam parë ndonjëherë në 37 vjet të karrierës sime.

Pyetje: Ku qëndron paligjshmëria?

Haxhia: Së pari, ligji thotë që çdo i arrestuar trajtohet veç e veç. Atje janë futur 44 veta në sallë dhe imagjinoni si ka shkuar procesi. Por ajo çfarë ishte më qesharakja që na bën ne katërcipërisht të bindur që ky proces është i montuar nga prokuroria ose dhe më poshtë se prokuroria, është prezantimi i vendimit të gjyqtarit të çështjes, i cili në mes të seancës deklaroi se “unë nuk e kam ditur që zonja Mimoza Ndoka ka qenë me fëmijë të vogël dhe i është çuar dhe fëmija për ta ushqyer gjatë kësaj kohe që ka qëndruar. Një gjyqtar kur merr një proces e sheh me kujdes në të gjithë detajet e saj. Veç saj ishin dhe tre të moshuar ku vetë ligji thotë: Ndalohet caktimi i masës së arrestit me burg personat që janë mbi 70 vjeç dhe për gratë që kanë fëmijë të mitur”. Duke ditur këtë, gjykata vetëm ka marrë flashin nga prokuroria dhe e ka futur në kompjuterin e vet.

Pyetje: Akuzat?

Haxhia: Akuzat janë një episod tjetër më skandaloz, lidhen persona që as nuk njohin njëri-tjetrin.Lidhen persona që arrin deri aty sa thotë, unë akuzohem se kam prona por unë nuk kam asnjë pronë. Një të arrestuare aty i thonë ti kryer favore në emër të atij që është burri yt, një që nuk kishte lidhje. Kjo është qesharake, çfarë martese fiktive nga drejtësia! Gjyqtari e ka marrë çështjen në 20 dhe ka dhënë vendimin në 21 kur vetë çështja ka 13 fashikuj, dhe ne nuk e kemi studiuar dosjen vetëm jemi nisur tek vendimi dhe ca telefonata që kemi parë lidhur me të pandehurit. Unë isha avokati i zotit Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Janë montuar fakte dhe i janë servirur opinionit dhe juve që nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën. Përgjimet flasin për periudha kohore në 5-6 muaj ata i paraqesin sikur janë në 10 ditë. Ndaj kërkova të ishit ju në proces. Fakti që gjykata refuzoi që ju të ishit të pranishëm në proces më krijoi bindjen që jemi para një procesi të montuar.

Në revoltim e sipër u hodhën dhe pretendime se politika është në mes, ne jemi “kurbanët e integrimit”.Gjithë kjo bëhet për shoë për ti treguar botës se u kap një grup i strukturuar kriminal që nuk ka të bëjnë fare me njëri-tjetrin, vepra konkrete për të cilat akuzohen.

Sipas materialit që ka dhënë prokuroria ka një ndërhyrje përmes shoferit të zotit Çuko kur ishte Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve për të transferuar një të burgosur nga Burreli në Peqin. Vetë Çuko, po të shikoni dhe bisedat telefonike, i është drejtuar drejtorit të burgut që në asnjë mënyrë nuk duhet lëvizur ky se këtu konstatoj pislliqe.Procedura ka filluar me 20 mars, Çuko e ka pezulluar dhe nuk e ka bërë këtë transferim. Në 9 korrik është bërë transferimi sepse personi që ishte i burgosur dhe një person tjetër kanë denoncuar një oficer policie që sot ndodhet në burg dhe për shkak të procedurave që është praktikë pune në burgje, kur kallëzohet një oficer policie është e detyrushme për komandën e burgjeve të bëjë transferimin. Çuko ka dhënë me shënim që urdhërohet transferimi i këtyre për arsye sigurie. Nuk ka mundësi të jepet ryshfeti në mars dhe transferimi të bëhet në korrik. Prokuroria nuk jep data qëllimisht.

Mbeten në burg ish-deputetët e PS-së, avokati: Proces skandaloz Read More »

Sezoni i ardhshëm turistik, 365 masa për çdo ditë të vitit

Promovim, marketing më të mirë përgjatë gjithë vitit, por mbi të gjitha 365 masa në vit, që do të thotë nga një masë konkrete çdo ditë.

Ky është objektivi i Ministrisë së Turizmit për të arritur objektivin e 10 milionë turistëve përgjatë një viti në Shqipëri. Këtë deklarata ministri Blendi Klosi e bëri gjatë Konferencës Kombëtare të turizmit në Tiranë.

“Sfida jonë për të pasur 10 milionë turistë në vit, do të shtrihet në 365 ditë të vitit të ndërtuar në 365 masa konkrete”, nënvizoi Klosi.

“Objektivi është të shtojmë disa qindr-mijëra vende pune, të rrisim investimet e huaja në sektor dhe të përmirësojmë imazhin e Shqipërisë. Duam shumë të forcojmë dhe rrisim cilësinë e shërbimit. Dhe këtë do ta bëjmë nëpërmjet formimit profesional. Do të synojmë tregun e Azisë dhe Amerikës”, theksoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit.

Një nismë tjetër, e cila sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi do të sjellë rritje të të ardhurave në ekonomi, është njoftimi që në fillim të vitit i të gjitha festave të fshatrave në vend, në mënyrë që operatorët turistike të përgatiten dhe të sjellin sa më shumë turistë në çdo aktivitet.

“Këtë vit do t’i shpallim në fillim të vitit të gjitha festat, në mënyrë që të ketë më shumë biznes, më shumë ekonomi”, – tha ai.

Më pas, ministri i Turizmit renditi disa statistika të së shkuarës dhe objektivave për të ardhmen në turizëm.

“Objektivi ynë është që këta 10 milionë turistë në vit në Shqipëri, ta arrijmë brenda vitit 2025. Duam të dyfishojmë numrin e turistëve, në vitin 2017 në Shqipëri erdhën 5 milionë turistë, 6 milionë në 2018, dhe presim 20 % më shumë në 2019”, tha Klosi.

Klosi deklaroi se vetëm në vitin 2018 turizmi i ka sjellë ekonomisë 2 miliardë euro të ardhura.

“Në 2018 nga turizmi janë llogaritur rreth 2 miliardë euro të ardhura në prodhimin e brendshëm bruto’’, – tha ai.

Në fund, ministri parashtroi edhe objektivat konkrete për përmirësimin e turizmit përgjatë sezonit veror në bregdet për vitin e ardhshëm.

“Bëmë shumë këtë vit por është e pafalshme që ndarja e plazheve të ndodhë akoma në gusht, nuk do të pranojmë më që plazhet tona të jenë pa kulla vrojtimi. Nuk do të pranojmë më që plazhet dhe rrugët tona të jenë të papastra. Këto kushte do të jenë realizuar me patjetër në sezonin e ardhshëm turistik veror”, – tha Klosi. /atsh

Sezoni i ardhshëm turistik, 365 masa për çdo ditë të vitit Read More »