Irina

Pse LSI po “i lëpihet” ministrit Xhafaj?

Ndryshe nga opozita, e cila vijon sulmet ndaj qeverisë edhe pas operacionit të së dielës, duke pretenduar se bosët e vërtetë të krimit po lihen të lirë, LSI është rreshtuar krah ministrit Xhafaj.

E para ishte Monika Kryemadhi që doli hapur në mbështetje të tij. Të martën ajo vlerësoi hapur operacionin e policisë, ndryshe nga sa e kritikoi PD.

“Kemi dëgjuar për arrestimet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri që është një sinjal shumë i mirë për hir të së vërtetës, për shkak të sigurisë, është një sinjal shumë i mirë për të rinjtë, për t rejat, për popullin shqiptar, si një mundësi për të parë që diçka do të fillojë dhe do të shkojë në vend”, tha ajo në një takim në Vlorë.

Po ashtu një tjetër eksponent i LSI fakton aleancën Meta-Xhafaj-Kryemadhi. Ish-deputeti i LSI, Flamur Çelaj, i cili mban postin e kreut të Komisionit të Sigurisë në LSI shkruan: “Përfitoj nga rasti të shpreh përkrahjen time për Policinë e Shtetit të cilët i inkurajoj të vazhdojnë operacionet e tyre për çrrënjosjen e krimit në mbarë vendin. Për ministrin Xhafaj, pastërtinë morale të të cilit nuk e kam vënë kurrë në dyshim, i jap të njëjtin inkurajim, por me një këshillë: Mos lejo kryeministrin të interferojë në drejtimin politik të dikasterit që ti drejton, pasi ai do sabotojë punën tënde dhe do komprometojë imazhin tuaj në sy të shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Reagimi i tij nuk ka kaluar pa kritika. Shumë komentues e kanë akuzuar, por Çelaj ka nxjerrë akoma dhe më tej detaje, ku sipas tij ka një luftë Rama-Xhafaj.

“Mëso të kuptosh, KM ka dashur gjithë këto muaj ta heqi Xhafën nga MB, por nuk e kanë lejuar ndërkombëtarët”, ju përgjigj ai një komentuesi duke treguar se LSI informohet për Xhafajn.

Këto deklarata nga eksponentët e LSI-së vijnë në një kohë që ndërkombëtarët dhe vetë Rama kërkojnë me “këmbëngulje” arrestimin e “Escobarit të Ballkanit”, Klement Balili. Ndërkohë Policia vijon me operacionet  “dështake”, jo për shkak të mos lokalizimit, por për shkak të mungesës së dëshirës për vënien në pranga të personit, i cili i shantazhon me video-orgjitë , në hotelin tashmë të sekuestruar “Santa-Quaranta”./korrieri

Pse LSI po “i lëpihet” ministrit Xhafaj? Read More »

Turqia bën kërkesë të prerë për Ramën… rrezikohet siguria nëse nuk merr masa

Shqipëria ka marrë një kërkesë të qartë nga Turqia për mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore që qëndrojnë pas Fetullah Gylen. Kërkesa është bërë nga ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushollu që përveç Shqipërisë i është drejtuar Kosovës dhe vendeve të Ballkanit.

Në një intervistë për agjencinë Anadollu, kryediplomati turk tha se institucionet arsimore të rrjetit FETO përbëjnë rrezik për sigurinë e këtyre vendeve.

Ankaraja i konsideron organizatat e Fetullah Gylenit si terroriste dhe organizatore të Grushtittë shtetit të 2016-ës. Çavushollu tha se deri më tani janë mbyllur 30 shkolla në vende të ndryshme të botës.

Shumë prej tyre do të administrohen nga një fondacion shtetëror i krijuar nga Turqia, që tani ka marrë nën administrim edhe shkolla në Shqipëri e Kosovë.

Turqia bën kërkesë të prerë për Ramën… rrezikohet siguria nëse nuk merr masa Read More »

“Ismail Qemali ishte agjent i Greqisë. Arkivi i Londrës ka dokumente që tregon se…”

Nuk ndalen provokimet e historianit kontrovers, Olsi Jazexhiu. Gjatë emisionit “Arena”, ai ka deklaruar se, historikisht politikanët shqiptarë kanë qenë në shërbim të agjenturave të huaja.

Jazexhiu: Pastaj kemi themeluesin e Shqipërisë, Ismail Qemali. Në Arkivin e Londrës, kush lexon debatet në Konferencën e Ambasadorëve, Venizelos mburrej që Ismaili ishte njeriu i Greqisë.

I grekëve, i britanikëve. Kush ka lexuar gjyqin osman ndaj Abdyl Frashëri, është paguar nga agjentura greke që Lidhja e Prizrenit të anashkalohej nga lëvizje islamike, në lëvizje laike dhe kombëtare.

Shqipëria ishte një vend i vogël dhe kur u krijua si shtet, ishte shumë i dobët. Influenca italiane ishte masive dhe kulmoi me pushtimin fashist.

Personazhet publik me influencë si puna e Shqipërisë. Po të bëhesh agjent në Amerikë e ke të vështirë jetën, apo në Rusi, apo në Turqi që kanë traditë shtetërore.

“Ismail Qemali ishte agjent i Greqisë. Arkivi i Londrës ka dokumente që tregon se…” Read More »

Lojërat e fatit, shpërthen Braçe: SMS kërcënuese,” Ju merreni me ne, ne do të merremi me fëmijët tuaj”

Duket se deputetët e mazhorancës janë përballur me një sërë kërcënimesh pas daljes hapur të tyre pro ligjit për mbylljen e lojërave të fatit. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe deputetit Erion Brace. Në fjalimin e tij në seancën e sotme ai denoncoi këto kërcënime, por jo vetëm. Sipas tij janë kërcënuar me jetën e fëmijëve të tyre.

‘’Kemi marrë mesazhe kërcënuese, po ju lexoj njërin prej tyre. ‘’Ju merreni me ne, ne do të merremi me jetën tuaj”. Ne ligjin jo vetëm që e hartuam, po sot do ta kalojmë në Kuvend në mënyrë që ti japin fund njëherë e mirë kësaj historie. Kush nga ju mendon se ne jemi të dobët e keni gabim”, u shpreh Braçe.

Lojërat e fatit, shpërthen Braçe: SMS kërcënuese,” Ju merreni me ne, ne do të merremi me fëmijët tuaj” Read More »

Ora që zgjoheni natën, lidhet me problemet e shëndetit. Mos i anashkaloni këto paralajmërime serioze

Shpesh na ndodh që të zgjohemi disa herë natë, ose shpesh në thuajse të njëjtën orë. Mjekësia e lashtë kineze ka ndërtuar një mekanizëm të quajtur ora trupore, në bazë të secilës ju mund të identifikoni, problemet e mundshme shëndetësore, duke u nisur nga orari kur zgjoheni.

Orari kur ngriheni tregon dhe problemin që keni:

Ora 21.00-23.00: Gjatë këtij orari enët e gjakut dhe arteriet janë shumë aktive, gjë e cila tregon probleme shëndetësore që lidhen me sistemin imunitar, tiroidet dhe me lodhjen metabolike. Stresi, ankthi dhe lodhja e ditës ndikojnë ndjeshëm gjatë kësaj faze dhe ju lënë pa gjumë.

Ora 23.00-01.00: Duhet të tregoni kujdes me fshikëzën e tëmthit. Zgjimi i vazhdueshëm në këtë orë  ju paralajmëron të ndryshoni sa më parë mënyrën e të ushqyerit. Të hiqni dorën nga ushqimet e përpunuara dhe të konsumoni fruta, perime dhe drithëra integrale.

Ora 01.00-03.00 e mëngjesit: Mëlçia është një ndër organet më të rëndësishme të njeriut, e lidhur drejtpërdrejt me eliminimin e toksinave. Zgjimi në këtë orë sinjalizon një mbingarkesë të punës së mëlçisë, prandaj kujdes me dietën dhe reduktoni numrin e cigareve e konsumin e alkoolit.

Ora 03.00-05.00 e mëngjesit: Kjo është koha kur mushkëritë mbledhin oksigjen dhe e shpërndajnë në të gjitha sistemet e tjera duke përgatitur trupin për ditën e re. Gjithashtu ato eliminojnë toksinat e mbetura në gjak. Kujdes, nëse zgjimi në këtë orë shoqërohet me kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje, keni nevojë të merrni ajër të pastër.

Ora që zgjoheni natën, lidhet me problemet e shëndetit. Mos i anashkaloni këto paralajmërime serioze Read More »

Befason Berisha: Gëzim, gëzim, gëzim të madh ka sot Shqipëria!

Kështu e ka nisur shkrimin e tij ish-kryeministri Sali Berisha, të publikuar disa momente më parë.

Berisha ka shkruar se në vend krimi ka plasur nga të katërta anët, ndërsa drejtorët bëhen kurban për ministrat.

“O udhëtar eja në Shqipëri të shohësh lidhjet me krimin, me bandat e Avdylëve, Bajrëve, Ndokëve, Rrajave”, ka shkruar ish-kryeministri, ndërkohë ka përmendur emrin e Edi Ramës, disa ministrave dhe deputetëve të PS.

REAGIMI I PLOTË:

Gezim, gezim, gezim te madhe ka sot Shqiperia!

Mireserdhet ne vendin – ku ka plasur krimi ne te kater anet – ku drejtoret behen kurban per ministrat

O udhetar eja ne Shqiperi te shohesh lidhjet me krimin me bandat e Avdyleve, Bajreve, Ndokeve, Rrajave te:

– Edvin Kristaq Rames, kreut te meduzes -narko kabinetit te tij Xhafes se Droges, Ditziut, Klosit, Gjiknurit, Agaci ose Veliut etj,etj -narkodeputeteve Taulant Yaris, Harusha, Ndreu, Qyrbia dhe prit prit se jane edhe shume te tjere, te narkoqevetitareve vendore, Gjushi, Bushi, Rroshi etj

Befason Berisha: Gëzim, gëzim, gëzim të madh ka sot Shqipëria! Read More »

“Agjenturat serbet hedhin valle në mes të Tiranës” ish atasheu: Shteti grek investon shumë në Shqipëri

Ndërsa ishte një temë debati në emisioni “Arena” të Dritan Hilës, çështja e agjenturave të huaja në vendin tonë, një deklaratë e fortë ka ardhur ish-atasheu shqiptar në Turqi, Hajro Limaj. Sipas tij vitet e fundit është mjaft aktive edhe agjentura turke.

“Shteti grek investon shumë në Shqipëri për agjenturën e saj, siç e ka pasur vazhdimisht. Kjo është e padiskutueshme. I përdorën në të gjitha format dhe të gjitha fushat në pozicione të rëndësishme. Aty pati një konflikt midis ministrit të Mbrojtjes dhe të Jashtëm dhe më pas i detyrua ministri i Jashtëm të sqarojë se si merret ky buxhet.

La të kuptohej mjaft mirë që këto para çohen në destinacionet përkatëse për të mbajtur agjenturën e tyre dhe për të krijuar të re. Agjentura serbe dhe ajo greke prej vitesh hedhin valle në mes të Tiranës. Kemi politikanë që zihen në Tiranë dhe të nesërmen shkojnë në Athinë. Po të kishte shtet dhe të vepronte siç duhet shërbimi informativ, ata do të ishin brenda. Është Rusia, është Turqia. Vitet e fundit, Turqia në Shqipëri dhe botën shqiptare është shumë aktive.”, ka thënë Limaj.

“Agjenturat serbet hedhin valle në mes të Tiranës” ish atasheu: Shteti grek investon shumë në Shqipëri Read More »

Shkelzen Berisha i lidhur me radikalët islamikë, çfarë kërkoi zyrtari i lartë i antiterrorit i SHBA nga FBI e organet ligjzbatuese shqiptare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qënë dhe janë shumë të shqetësuara për involvimin e shqiptarëve në radhët e radikalëve islamikë, ku përkundrejt financimit të fortë, u kanë shërbyer në misionin e tyre të terrorit.

Për këtë arësye në një tur ballkanik, mbërriti para një jave dhe ambasadori i posaçëm dhe Koordinator Kundër Terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Nathan A. Sales.

Misioni i Sales ka qënë i mirëpërcaktuar dhe në funksion të luftës kundër elementëve terroristë në radhët e shqiptarëve, e kryesisht të personave që kanë një ndikim të fortë në qarqet shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Mësohet se koordinatori i DASH për luftën kundër terrorizmit, Sales në takimin me organet ligjzbatuese shqiptare, ku kanë qënë prezentë dhe përfaqësues të FBI amerikane, ka diskutuar dhe për rolin e Shkelzen Berishës, djalit të ish kryeministrit shqiptar në botën e terrorit.

Zyrtari i DASH ka “ratifikuar” në këtë mënyrë lajmin e para disa muajve të “PAMFLETI”, sipas të cilit FBI por dhe në organet e shërbimit sekret shqiptar, kanë informacione, foto dhe prova për takimin e Shkelzen Berishës me radikalët islamikë dhe udhëtimet e përbashkëta me ta.

Koordinatori i luftës kundër terrorizmit ka kërkuar nga organet ligjzbatuese shqiptare një informacion të detajuar në lidhje me hyrje-daljet e Shkelzen Berishës në Shqipëri, dhe në veçanti janë interesuar për lëvizjet e tij në linjën Tiranë-Stamboll.

FBI dhe organet ligjzbatuese shqiptare kanë dhënë një informacion të detajuar në lidhje me udhëtimet e shpeshta të Shkelzen Berishës drejt Stambollit herë me bashkëjetuesen e tij Armina Mevlani, por më shumë ka qënë nën shoqërinë e radikalëve islamikë.

Mësohet se emrat e bashkëudhëtarëve të Shkelzen Berishës, FBI dhe organet ligjzbatuese shqiptare i kanë në disponim, për shkak dhe të një bashkëpunimi të frytshëm me organet ligjzbatuese turke, me një informacion shtesë sipas të cilit ai ka lëvizur dhe në drejtim të Riadit.

Nën “petkun” e vizitave për peligrinazh në Arabinë Saudite, mësohet se FBI dhe organet ligjzbatuese shqiptare disponojnë një informacion të bollshëm për takimet, shoqërimet, dhe lëvizjet e Shkelzen Berishës në Katar dhe vende të tjera, pa përjashtuar dhe Jemenin në luftë.

Dyshimet janë se në Jemen, Shkelzen Berisha ka qënë në funksion të njohjes së tregut të armëve dhe nevojave që kanë për armë, ku në një fazë të dytë me mbështetjen e njerëzve të terrorit, por dhe bashkëpuntorëve të tij në Austri dhe Gjermani, nga bota e nëndheshme e krimit shqiptar, të çojnë ndonjë ngarkesë të mundshme armatimi dhe municionesh për palët ndërluftuese rajonale.

Organet ligjzbatuese shqiptare ndajnë të njejtin qëndrim me FBI sipas të cilit janë të gjithë dyshimet e arësyeshme që Shkëlzen Berisha po shërben për radikalët islamikë si një “trampolinë” për ushtrimin e aktivitetit të tyre terrorist në Europë dhe më gjërë.

Nga ana tjetër duke qënë se djali i ish kryeministrit Berisha bashkë me të fejuarën tashmë të tij Armina, lëviz në të gjithë botën gjatë gjithë vitit, si dhe ka shumë llogari bankare në zonat off-shore nga Qipro e deri në ishujt e Paqësorit, po përdoret nga radikalët në rolin e një “banke” lëvizëse për të qarkulluar paratë, të cilat po u bllokohen nga SHBA dhe aleatët e tyre.

Duke qënë se organet ligjzbatuese amerikane kanë vënë re se lëvizja e Shkelzen Berishës dhe e fejuarës së tij Armina nëpër botë ka një koencidencë të fortë dhe me lëvizjen e shumave të mëdha nëpër llogaritë e tij bankare, lë gjurmë gjatë tërheqjes në vende të ndryshme të botës, dyshimi i fortë është se ai po lëviz dhe paratë e radikalëve islamikë.

Për këtë arësye të gjitha lëvizjet e Shkelzen Berishës, janë vënë nën survejim dhe kontroll të plotë, sidomos pas zbarkimit në Shqipëri të koordinatorit të luftës kundër terrorit në DASH, Nathan A. Sale, një javë më parë dhe takimit me FBI dhe organet ligjzbatuese shqiptare.

Zbardhja një nga një e bashkëpunimit të Shkelzen Berishës me radikalët islamikë dhe me botën e nëndheshme të krimit shqiptar dhe më gjërë, po e ngushton “lakun” ndaj tij, që mund ta dërgojë shumë shpejt në pranga.

Lufta kundër terrorizmit gjithnjë është marrë seriozisht nga partnerët tanë ndërkombëtarë, ku Shqipëria ka qënë një partner i besueshëm i SHBA në këtë luftë që në vitin 1998 dhe vijim./Pamfleti

Shkelzen Berisha i lidhur me radikalët islamikë, çfarë kërkoi zyrtari i lartë i antiterrorit i SHBA nga FBI e organet ligjzbatuese shqiptare Read More »