Irina

Artan Hoxha nxjerr videon, biseda mes Safet Gjicit dhe A.K pas raportit se*sual

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka publikuar një sekuencë nga video përgjimi i Safet Gjicit me shtetasen A.K, me të cilin u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë.

Gjatë sekuencës së publikur nga gazetari, Gjici dëgjohet duke biseduar për një tender të sterilizmit dhe kastrimit të qenve të rrugës, për të cilin A.K, duket e interesuar.

Sipas gazetarit, kjo bisedë është zhvilluar pak momente pasi ish kryetari i Bashkisë së Kukësit dhe A.K kanë kryer marrëdhënie seksuale, video e cila është bërë virale në rrjetet sociale dhe solli dorëheqjen e kryetarit të bashkisë. Gjici gjithashtu po hetohet nga SPAK.

“Dielli nuk mbulohet me shoshe Padisha!!!

Epo t’a humbesh “pashallekun” e Kukesit, pasi e ke “paguar me flori”, për nje tender ordiner te “kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges”, vetem Padishaut tone mund t’i beje vaki…
Gjithsesi, “çfare ke mbjelle do te korresh”, thote populli.
Mardhenia mes ish-kryebashkiakut te Kukesit Safet Gjici dhe vajzes A.K. nuk ishte thjeshte nje çeshtje flirti, por preludi i nje afere biznesi…
Tentativa per ta mbuluar te verteten edhe tre dite pas publikimit te videos tashme eshte e dukshme.

Ne te vertete, nuk eshte vetem nje shkelje etike e zyrtarit me te larte lokal, te zgjedhur me votat e popullit, por nje afer e paster korrupsioni per te perfituar nga parate e taksapaguesve te varfer shqiptare.

Biseda e ish-kryebashkiakut te Kukesit, Safet Gjici, me vajzen e prezantuar si A.T, perfaqesuese e nje kompanie per kastrimin dhe sterilizimin e qenve te rruges, ne zyren e bashkise vetem nje minute pas kryerjes se mardhenies intime mes tyre, tregon pikerisht kete gje, afern korruptive.

Vajza kerkon nje mundesi punesimi ose ndihmen e kryetarit te bashkise per projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges.
Madje ajo i thote se keto para, Gjici nuk do t’i paguaje nga xhepi, por nga buxheti i bashkise.
Gjici pasi e degjon vajzen, e miraton oferten e saj dhe i ofron gjithe mbeshtetjen e tij, duke i vene ne dispozicion stafin e bashkise.

Madje i sugjeron edhe menyren sesi ky projekt do te miratohet ne keshillin bashkiak, per te mos patur probleme dhe per te qene ne rregull me ligjin.
Gjici therret ne zyre nenkryetarin e bashkise Granit Gjana dhe e urdheron te ndihmoje vajzen duke ndjekur proceduren per dokumentacionin e projektit.
Me poshte video e Gjicit dhe vajzes, ku bisedojne per te perfituar projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges ne Kukes dhe menyren se si ky projekt do te miratohet ne Keshillin Bashkiak…

A.K.: Do me ndihmosh te bej nje rrethim per qente apo jo?!
Eeee na sajo ndonje pune ketu re, te vi te marre nje shpi me qira ketu.
Kam dy shkolla.
Shteti do me paguaj, s’do me paguash ti…
Safet Gjici: Per qente?!
A.K.:He?
Safet Gjici: Tani.
Do shkosh, do ta therrasim kete qe merret me keto punet e qenve.
Do t’ia lesh ato…
A.K.:Letrat, po.
Safet Gjici:Se si i ke, se duhet kalu me vendim keshilli kjo e para.
A.K.:Se kam gjetur gjithe ate toke. 400 mije leke te vjetra shkonte thurja me te perdorura.
Safet Gjici: Po mire se nuk eshte problemi aty, problemi eshte qe, ne si do ta kryejme proçeduren, qe gjithe qente e rruges qe marrim ketu t’i sjellim atje dhe si shkon, sa shkon situacioni, preventivi, njeren tjetren…
A.K.: I kam me projekt te tera.
Safet Gjici: Me projekt??!! Tani ta therras une kete edhe shko ti aty te…
A.K.: Eshte ketu te bashkia??
Videon e plote do ta ndiqni sot pasdite në kanalin e YouTube te Xhungel nga Artan Hoxha…”, shkruan Hoxha në rrjetet sociale.

Artan Hoxha nxjerr videon, biseda mes Safet Gjicit dhe A.K pas raportit se*sual Read More »

Video-skandali i Safet Gjicit, juristi hedh dyshimet e rënda: Videon mund ta ketë publikuar …

Rrethanat në të cilat është publikuat video erotike e Safet Gjicir mbeten ende një mister.

Shumë thuhen lartë e poshtë, por deri në zbardhjen e rastit nga SPAK-u asgjë nuk mund të konsiderohet e faktuar. Juristi Altin Hazizaj ka një tjetër skenar për publikimin e videos që fundosi karroerën politike të ish-krybashkiakut të Kukësit.
Juristi ka lëshuar deklaratën e fortë duke thënë se videoja ku shfaqej ish-kryebashkiaku Safet Gjici duke kryer marrëdhënie sek suale në zyrë, mund të ia ketë publikuar bashkëshortja e tij.

Këtë deklaratë e bëri i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania duke thënë se filmimi ka pasur një motiv të fortë, duke qenë se u publikua menjëherë pas zgjedhjeve të 14 majit, ku Gjici fitoi Bashkinë e Kukësit përballë Admir Sinamati.

“Ajo që më vjen në mendje është se bashkëshortja e tij mund të ketë pasur shkak për ta nxjerrë zotërinë kështu në atë gjendje. Asnjëherë nuk e dimë.
Për aq sa kohë sa ka një filmim që është bërë, ai filmim ka pasur një qëllim dhe një motiv. Fakti që video doli menjëherë pas zgjedhjeve ka një arsye shumë të fortë”, tha ai.

Pas skandalit të Gjicit, në Kukës pritet të zhvillohen zgjedhje pas një muaji e gjysmë dhe dhimbja e kokës për të majtën tani është se kush do të pranojë të zerë vendin e Gjicit të madh, ndërkohë opozita do të përpiqet të kthejë disi nderin e humbur në zgjedhjet lokle, ku u detyrua të lerë edhe një bastion si Kukësi. Nga ana tjetër, maxhoranca po përpiqet me ndikimin e saj në media që çështjen e Gjiçit ta trajtojë si produkt të një marrëdhënieje ordinere mes dy personash të rritur dhe jo abuzim me detyrën nga kryebashkiaku socialist i Kukësit.

Në këtë mënyrë, në radhë të parë maxhoranca do të japë mesazhin që drejtuesit e saj nuk “bëjnë pis” tavolinat si kryebashkiakë, ndërsa përfitimi i dytë i gjithë kësaj fushate lidhet me tentativën për ta shpëtuar Gjicin nga SPAK-u, operacion që nis që me kategorizimin e akuzës.

Gjici e ka më të rëndë situatën nëse akuzohet për “shpërdorim detyre”, në kushtet kur vajza është e punësuar apo gjithçka ka ndodhur kundrejt një përfitimi të premtuar.

Gjici nga ana e tij është zhdukur tërësisht nga rrjetet sociale duke mbyllur çdo profil të tijin me qëllim shmangien e reagimit të qytetarëve të irrituar dhe të ngacmuar nga pamjet që panë gjatë ditës së djeshme nga zyra e kryebashkiakut.

Qeveria e njoftoi shkarkimin e Gjicit me një fjali të ministres Delina Ibrahimaj dhe duket se i kanë mbyllur tashmë llogaritë njëherë e mirë, me atë që Rama e quajti “kali që i duhej kuksianëve”. Sigurisht që reagimi në rrjetet sociale nuk mund të ishte përtej ironisë dhe tallavasë që karakterizon popullin e Facebook-ut dhe Instagramit në këto raste ku fokusi është më shumë te hallatet se sa te akti I shëmtuar në një zyrë shteti.

Një ndër komentet epike te postimi që bëri Gjici mbi dorëheqjen e tij ishte edhe ai një të riu teksa shkruante: Mirë q…e, s’po të themi gjë, po pse e derd’e në tavolinë?!

Një ngjarje e tillë duket se do të kalojë përmes tallavasë dhe gallatës dhe në fund do të mbahet mend vetëm fotoja e Gjicit me hallate në dorë, dhe problemi i madh me menaxhimin e pushtetit të të zgjedhurve lokale apo qendrorë dhe uria seksuale që gjendet brenda çdo zyre në Shqipëri.
/albeu.com/

Video-skandali i Safet Gjicit, juristi hedh dyshimet e rënda: Videon mund ta ketë publikuar … Read More »

Luizi tregon ‘merakun’ që i ngeli nga dasma e Arbanës dhe Eduardit

Mbrëmjen e djeshme Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma u organizua në Toskana dhe ishte shumë private e me pak të ftuar.

Ra në sy fakti që Luizi nuk ishte në dasmë. Ai ndodhet në SHBA ku po mban disa koncerte e prej andej i ka dhënë një mesazh çiftit.

Ai ka publikuar një video ku thotë:

“I vetmi merak që më ngeli që nuk jam te dasma e Arbanës dhe Eduartit është ai momenti kur tu thonë “A do ti Arbana ta marrësh Eduardin për burrin tënd?” Dhe fillon tën-tën…deri në gusht”.

Krah videos ka shkruar “Publiku ka vendosur që ju të trashëgoheni”.

Luizi tregon ‘merakun’ që i ngeli nga dasma e Arbanës dhe Eduardit Read More »

Operacioni i rrallë te Trauma/ Tri ndërhyrje në tru dhe shtyllë kurrizore, i shpëtohet jeta 55-vjeçarit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetet sociale operacionin e rrallë në Spitalin Universitar të Traumës që i shpëtoi jetën një 55-vjeçari më dëmtime të shumta, të shkaktuara pas rënies nga një lartësi e madhe.

“Tre ndërhyrje të shkallës shumë të lartë të vështirësisë, në tru, shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë, u realizuan me sukses nga një ekip multidisiplinar i mjekëve neurokirurgë, ortopedë dhe reanimatorë në Spitalin Universitar të Traumës, duke i shpëtuar jetën pacientit 55-vjeçar”, shkruan ministrja.

Më tej, ministrja uron mjekët e spitalit të Traumës për profesionalizmin e treguar.

“Urime ekipit të Spitalit Universitar të Traumës, mjekët neurokirurgë, Dr. Fatos Olldashi, Dr. Geldon Fejzo, mjekët ortopedë, Dr. Viktor Marku, Dr. Drini Bardhi, Anestezist-Reanimatore Dr. Rexhina Sturçe, Flutura Balla ndihmës anestezist, Sokol Xhafaj dhe instrumentare Elsa Agalliu”, shkruan Manastirliu.

Operacioni i rrallë te Trauma/ Tri ndërhyrje në tru dhe shtyllë kurrizore, i shpëtohet jeta 55-vjeçarit Read More »

‘Kush mi ha lekët e burrit? Po ma dredh’/ Dedektivja nxjerr klienten nga zyra pasi… 

Rasti që këtë herë ka trajtuar detektivja e njohur Shkënda Lili në rubrikën “Një Herë Mat”, është i një gruaje, e cila tregon se burri i saj e tradhton.

Sipas saj, ai është ditë-natë jashtë, nuk vjen në shtëpi dhe kur vjen, i thotë që është i lodhur dhe mban erë alkool. Ai rri gjithë kohës duke shkruar në telefon dhe justifikohet para saj se dërgon e-maile pune. Sipas saj kthimi i bashkëshortit në shtëpi në orën 3 të mëngjesit nuk justifikohet sepse nuk ka asnjë lloj pune që bëhet në atë orë. Ajo ngre pyetjen: Kur punon kaq shumë, ku i çon lekët që fiton? Gruaja tregon se asnjë lekë nuk sjell tek shtëpia.

Sipas raportit treditor që është bërë gjatë investigimit, është zbuluar se burri ka bërë një intenerar nga shtëpia në punë, por ka rezultuar se ai frekuenton kazinotë dhe një klub striptizmi. Pas investigimit edhe për tre ditë të tjera, burri nuk shihet i shoqëruar me asnjë vajzë. Ai ka vijuar punën e tij si çdo ditë, ku nuk ka munguar sërish as frekuentimi i kazinosë dhe i një klubi striprtist. Nuk dihet se çfarë ndodh brenda kazinosë dhe klubit të striptizmit sepse investigimi që kryen detektivja është vetëm në ambiente publike dhe jo brenda bizneseve.

Pasi Shkënda Lili së bashku me Ervin Kurtin i treguan gruas se burri i saj nuk është parë me asnjë femër gjatë investigimit që është bërë, përveç frekuentimit në kazino dhe një klubi striptizmi, ajo revoltohet dhe i kërkon llogari pse nuk kanë investiguar brenda klubit striptizmi. Madje ajo ka vënë në dyshim edhe punën që detektivja bën, pasi nuk e beson që burri i saj nuk merret me asnjë femër.

Gruaja: Nuk e gjej dot qetësinë, nuk jam e kënaqur me punën që ke bërë. Filloje nga fillimi.

Shkënda Lili: Puna ime është e kryer.

Gruaja: Do e bësh përsëri, të lutem!

Shkënda Lili: Mos e ngri zërin në zyrë. Halli është zgjidhur, erdhe, kërkove një shërbim, një investigim kundrejt burrit tuaj dhe rezulton që burri juaj nuk ka një femër tjetër. Se do ti të ketë një femër me patjetër, kjo nuk është në dorën tonë. Nuk jemi këtu për t’i gjetur femër bashkëshortit tuaj, jemi këtu për të parë se çfarë bën bashkëshorti juaj dhe për të zbuluar një të vërtetë.

Gruaja: Të lutem bëje dhe një herë.

Shkënda Lili: Puna është e kryer dhe unë nuk e marr përsipër të vazhdoj një investigim tjetër me ju. Më vjen keq sepse nuk kam çfarë të investigoj më.

Gruaja: Unë jam klient i pa kënaqur.

Shkënda Lili: Zonjë unë nuk mund t’i gjej të dashur burrit tuaj.

Gruaja: E ka gjet vetë ai, thjesht ta marrësh vesh kush është.

Shkënda Lili: Puna ime ka mbaruar me sukses, kështu që burrit tuaj kërkoji llogari për pjesën e kazinosë dhe klubit të striptizmit që është frekuentues i rregullt. Mos kërko qiqra në hell sepse bashkëshorti juaj nuk ka një femër.

Gruaja: Investigoje më gjatë.

Shkënda Lili: Unë ty nuk të marr më përsipër.

Gruaja del e inatosur nga zyra dhe e penduar pasi detektivja i kërkon të largohet, pasi nuk kishte më se çfarë të bënte për të, por të sqarohej me burrin e saj.

‘Kush mi ha lekët e burrit? Po ma dredh’/ Dedektivja nxjerr klienten nga zyra pasi…  Read More »

Luizi me ‘mision’ në Turqi? Olsa Muhameti: Ka diçka të madhe për të sqaruar me dikë!

Detaje ekskluzive ka deklaruar për “Mos i bjer me Top”, autorja e mirënjohur, Olsa Muhameti për programin e ri që pritet të nisë së shpejti në Top Channel.

Ajo tha se fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli do të jetë pjesë e Kepit të VIP-ave, por si një i ftuar special.

Ajo tha se ai ka shkuar në Turqi për t’u sqaruar me një nga persinazhet e Kepit.

“Luizi do të jetë i ftuar special por jo aq për konkurentët. Në fakt ka diçka për të sqaruar me Ronaldon”, deklaroi autorja.

Luizi me ‘mision’ në Turqi? Olsa Muhameti: Ka diçka të madhe për të sqaruar me dikë! Read More »

Luizi kapet keq me fansen: Ik ore debil, Arbana s’të ftoi ty dhe llullën

Ditën e djeshme u martua Arbana dhe Eduarti, një dasmë e zhvilluar në Toskana të Italisë.

Në një video të Luizit të publikuar në media, një fanse ka pretenduar se ai nuk ka qenë i ftuar në dasëm.

Por për këtë ka reaguar vetë Luizi, duke replikuar me personin në fjalë.

Luizi ka lënë për të kuptuar se ai ka qenë i ftuar, por për shkak të angazhimeve në SHBA, e ka pasur të pamundur për të marrë pjesë.

Komenti: Ik ore debil se s’të ka ftuar as ty as llullën.

Luizi: Valeria, nuk ka arritur akoma koha e teletransportimit nga New York në Toscana. Gjithsesi, kujdes me fjalorin sepse ka mbaruar “BB” dhe mos më detyro të ta kthej siç e meriton.

Luizi kapet keq me fansen: Ik ore debil, Arbana s’të ftoi ty dhe llullën Read More »

Të rinjtë shqiptarë ankohen për rrogat e ulëta, habit gazetari i njohur: Që 19 vjeç kam bërë 4 punë në ditë

“Rinia e sotme: “degjenerim” apo emancipim?” ishte tema e sotme në “Trotuar” në “E Diell” që ndezi debate mes të ftuarve në studio.

Gazetari i njohur, Elios Shuli, u shpreh se që 19 vjeç ka bërë 4 punë.
“Unë jam 23 vjeç. Që 19 vjeç kam bërë 4 punë. Çfarë unë vë re sot te rinia, është se ne nuk kemi një formë identiteti të gjësë se çfarë duam të bëjmë. Pyet gjithë rininë sot se çfarë do të bësh, shumica do të thonë ‘nuk e dimë’. Pse? Sepse nuk kanë mundësi”, tha ai.

Sipas tij, të rinjtë nuk kanë mundësi për punën që kërkojnë apo që ata pretendojnë.

Të rinjtë shqiptarë ankohen për rrogat e ulëta, habit gazetari i njohur: Që 19 vjeç kam bërë 4 punë në ditë Read More »