Irina

Rama: Kemi një problem me Presidentin, që u krijua nga Presidenti

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga salla e Kuvendit se qeveria ka një problem me Presidentin e Republikës.

“Shumë nga ne në sallë kemi votuar për Ilir Metën si President. Atë ditë nuk e kishim shumicën absolute që kemi sot, por unë e kisha bindjen e plotë se Ilir Meta ishte kandidatura më e përshtatshme në rrethanat kur duhet ta zgjidhnim Presidentin e shtatë të Republikës. Që kur hyri në Presidencë pas dalldisjes fatkeqe me flamurin e LSI-së e ka justifikuar plotësisht votën tonë: ka respektuar Kushtetutën dhe ka peshuar fjalën. Por, qysh prej të shtunës mbrëma kemi një problem me Presidentin të krijuar nga Presidenti”, tha Rama.

“Nuk e ka të drejtën askush që të na pengojë në ushtrimin e mandatit tonë kushtetues”, shtoi kreu i qeverisë.

/TCH

Rama: Kemi një problem me Presidentin, që u krijua nga Presidenti Read More »

Deputetja e pafat, pas humbjes së djalit dhe vëllait, pëson një tjetër fatkeqësi(foto)

Deputetja e Partisë Socialiste për Lushnjën, është prekur nga një tjetër fatkeqësi në jetën e saj, pasi pak kohë më parë humbi djalin e saj. Tatiana Piro (Nurçe) ka humbur nënën e saj.

“Ngushëllime për humbjen e nënën deputetja Tatiana Piro”, shkruan Agim Rama në foton e publikuar, ku shfaqen pranë saj dy kolegët, deputetët Pjerin Ndreu dhe Flamur Golemi. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë Piro humbi në të njëjtën ditë në një aksident automobilistik djalin dhe vëllain e saj.

Tatiana Piro (Nurçe) ka lindur në 20 Qershor 1958, në Lushnje. Në vitin 1981 ka përfunduar Universitetin Bujqësor Kamëz, dega Ekonomi. Në vitin 1982 ka punuar si normiste në Sektorin e Serave, ndërsa në 1993 ka punuar si ekonomiste tek Parku i Mallrave, Dega e Planit. Për dy vite, 1993-1995, ka punuar si Likuidatore e Ndërmarrjes Etero-Vajore. Nga viti 1995 deri 1999 ka qenë Kryetare e Degës së Karburanteve “Armo”, në Lushnje.

Më pas, nga viti 1999–2003 ka punuar si ekonomiste pranë Ndërrmarrjes së Karburanteve “Armo”, Lushnje. Nga 2003 e në vazhdim, Z. Piro është administratore e Kompleksit Turistik “Blerimi”, Lushnje. Gjithashtu, në 2005 ajo ka hapur firmën e ndërtimit “IBN” shpk.

Aktualisht është anëtare e Këshillit Bashkiak Lushnje. Në 2008 merr çmimin “Gruaja në ndihmë të komunitetit”, ndërsa në 2017 merr medalje “Për merita civile” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, për kontribut në fushën ekonomike, shembull frymëzyes dhe dinjitoz të gruas profesionale.

Deputetja e pafat, pas humbjes së djalit dhe vëllait, pëson një tjetër fatkeqësi(foto) Read More »

Pas dekretit të Metës, Drejtori i SHISH shkon në Parlament, Xhafa dorëzon letra…

Zhvillime të vrullshme kanë pasuar njëra tjetrën ditën e sotme pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kreu i ri i Shërbimit Informativ, Helidon Bendo është paraqitur sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Bendo është prezantuar sot para deputetëve të maxhorancës, me funksionin e ri të Drejtorit të Përgjithshëm të SHISH dhe ka prezantuar në një mbledhje me dyer të mbyllura projektbuxhetin e SHISH për vitin 2019.

Ndërsa pas votimi të dekretit ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme edhe Ministri Fatmir Xhafaj për të dorëzuar detyrën tek pasardhësi i tij, Sandër Lleshi. Ky i fundit ka mbërritur në insititucion së bashku me Kryeministrin Edi Rama.

Pas dekretit të Metës, Drejtori i SHISH shkon në Parlament, Xhafa dorëzon letra… Read More »

Ndriçim Xhepa nuk lejohet të hyjë në sallën e Kinemasë ku shfaqet filmi i tij: S’më fusin brenda se s’kam biletë

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në parapremierën e “Delegacionit” u shndërrua në një skenë fyese për të ftuarit, ku një prej tyre është edhe aktori i madh Ndriçim Xhepa. Ky i fundit, teksa shkonte për të parë filmin ku ka një ndër rolet kryesore, është ndaluar të hyjë nga rojet. Edhe pse i prezantua, ai nuk lejohej të hynte brenda ç’ka ka ngjallur irritimin e tij. Aktori ka dalë jashtë i fyer deri sa menjëherë kanë ardhur Agron Domin organizator i festivalit dhe Ilir Butkën kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Të dy i kërkonin Xhepës të hynte në sallë, sepse interpreton në filmin që shfaqej, por ai tanimë refuzon.

“Nuk hyj brenda se nuk kam biletë. E kam parë filmin tre herë, nuk dua ta shoh më. Do rri jashtë të pi një kafe”. Ndërkaq, Ilir Butka dëgjohej të thoshte se ia kish dhënë biletën e tij kryeministrit, e Agron Domi, premton t’i japë Xhepës, biletën e tij. Xhepa refuzon, ata i luten, e tërheqin për krahu, tanimë bashkë me hostess-en e kinemasë që ka dalë nga dera që u përplas të gjithëve. Gazetarët janë përkrah, shohin çdo gjë, dëgjojnë çdo gjë, madje edhe e xhirojnë skenën. Xhepa pranon të hyjë pas lutjeve, i kërkohet ndjesë dhe i thuhet “se nuk e njohën”, shkruan gazetarja e kulturës Fatmira Nikolli e cila raporton mbi situatën e krijuar.

Ndriçim Xhepa nuk lejohet të hyjë në sallën e Kinemasë ku shfaqet filmi i tij: S’më fusin brenda se s’kam biletë Read More »

Ministrja e Kulturës: Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra…

Ministria e Kulturës, ka ndërmarrë së fundmi një lëvizje të quajtur “Lëvizja Kombëtare për Lexim”, që synon afrimin e lexuesve të çdo moshe tek libri.

Nismën në fjalë ministrja Kumbaro e ka prezantuar edhe në Kukës, pas mbledhjes së qeverisë, por ajo i ka habitur të gjithë me një postim në Twitter, ku shkruan: Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të”.

“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”, shkruan ajo në Twitter.

Pas kësaj deklarate të bërë 2 ditë më herët, qytetarët kanë reaguar, nsërsa një prej tyre shkruan: “Ministrja kultures: FUCK THEM??? Jeni mire????”

https://twitter.com/MirelaKumbaro/status/1058407936802865156

Ministrja e Kulturës: Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra… Read More »

Rama: Lleshi zv/ministër, por nuk mbaron me kaq

Kryeministri Edi Rama konfirmoi të hënën se Sandër Lleshi do të drejtojë Ministrinë e Brendshme nga posti i zv/ministrit, por paralajmëroi se “nuk mbaron me kaq”.

“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”, shkroi Rama në Twitter.

Rama: Lleshi zv/ministër, por nuk mbaron me kaq Read More »

Caktohet data, ja kur do të zhvillohen zgjedhjet vendore

Zgjedhjet vendore do te zhvillohen te dielen e fundit te qershorit. Presidenti Meta pas takimeve qe pati me kreret e partive parlamentare ka dekretuar sot daten kur do te mbahen zgjedhjet per pushtetin vendor. “Zgjedhjet do te mbahen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019”- njofton presidenca.

DEKRET
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE
PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10928
Tiranë, më 05.11.2018

Caktohet data, ja kur do të zhvillohen zgjedhjet vendore Read More »

15 kroçera gjatë 2018-ës me turistë nga 50 vende të globit

Në portin e Durrësit gjatë këtij sezoni veror kanë mbërritur me kroçera turistë nga rreth 50 vende të botës, por numrin më të madh e zënë vizitorët nga SHBA, Turqia, Japonia, Franca, Britania e Madhe dhe Holanda. 

Nga maji deri në nëntor të këtij viti në portin e Durrësit janë ankoruar 15 kroçera dhe velierë me 6.553 turistë gjithsej.

Vetëm kroçera “Ocean Dreams” ka sjellë në port 886 turistë nga Japonia, si dhe 187 të tjerë nga Kina dhe Taivani, duke shënuar edhe numrin më të madh të turistëve që mbërrijnë nga vendet e Azisë lindore me kroçera.

Nga Turqia u ankorua në portin e Durrësit dy herë radhazi kroçera “Gemini” me rreth 1400 turistë në bord.

Me tre kroçera të tjera kanë mbërritur rreth 1500 turistë nga SHBA, si dhe të tjerë nga Franca e Hollanda (përkatësisht 516 dhe 432).

Durrësi është kthyer prej vitesh në një destinacion mjaft të kërkuar nga turistët me kroçera dhe përveç qytetit antik bregdetar ata vizitojnë edhe qytete të tjera me rëndësi historike dhe administrative si Kruja, Berati, Tirana apo Apollonia.

Kroçerat me gjatësi nga 120 deri në 210 metra ankorohen kryesisht në kalatat 4 dhe 5 të Terminalit perëndimor, i cili administrohet nga APD.

Drejtoria Ekzekuve e APD ka marrë masa për lehtësinë dhe sigurinë e lëvizjes së turistëve dhe personelit të kroçerave në territorin portual./atsh

15 kroçera gjatë 2018-ës me turistë nga 50 vende të globit Read More »