Irina

Pas pushimit të hetimeve nga Italia, Saimir Tahiri bën lëvizjen për t’u rikthyer…

Pas pushimit të hetimeve nga Prokuroria e Katanias në Itali ndaj Saimir Tahirit, ish-ministri i Brendshëm ka kërkuar që e njëjta gjë të ndodhë dhe me hetimet në Shqipëri nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Burime per “Panorama” bejne me dije se vendimi i depozituar nga vete ish-ministri saimir Tahiri eshte administruar si pjese e dosjes, nderkohe qe vazhdon hetimi.

Sipas vendimit, gjykata e Katanias pranoi kërkesën e Prokurorisë italiane që të pushojë hetimet për ish-ministrin e Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri. Ky i fundit ka qenë gati për një vit i hetuar në Itali si pjesë e grupit të Moisi Habilajt.

Sipas vendimit të datës 5 tetor 2017, Gjykata e Katanias ka vendosur që të pushojë hetimet ndaj ish-ministrit, pasi sipas Prokurorisë së Katanias, nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë ish-ministrin.

Ky vendim ka ardhur përpara se Prokuroria e Krimeve të Rënda të vendoste më 15 tetor 2018, të zgjaste edhe me tre muaj hetimet për “trafik droge” në “kuadër të grupit kriminal”, ndaj ishministrit të Brendshëm.

Në vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, përmendeshin edhe pritja e përgjigjes së disa letërporosive dërguar në Itali për Tahirin.

Mirëpo, ish-ministri i Brendshëm ishte ditën e djeshme te Krimet e Rënda për të dorëzuar vendimin e Gjykatës së Katanias, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj tij.

Tahiri, me këtë vendim të drejtësisë italiane kërkon në një farë mënyrë që të kundërshtojë vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të datës 15 tetor, për zgjatjen e hetimeve ndaj tij edhe me tre muaj. Për këtë ai ishte edhe i pranishëm me avokatin e tij dje rreth orës 13:00 te Krimet e Rënda, por pa pranuar të bëjë komente.

VENDIMI

Sipas vendimit të Gjykatës së Katanias, i cili disponohet nga “Panorama”, Tahiri rezulton të jetë vënë nën hetim nga Prokuroria italiane më datë 27.10.2017, tre ditë pasi ai deklaroi publikisht se nuk ishte nën hetim nga drejtësia italiane për lidhjet me Habilajt.

Në dt. 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës italiane të mbyllë hetimet për Tahirin me arsyetimin se “nuk ka prova dhe fakte” që implikojnë Tahirin.

Në këtë kërkesë shkruhet: “Megjithëse nuk ka dyshime për përmendjen e Saimir Tahirit nga Moisi Habilaj gjatë përgjimeve, veçanërisht ku përmend se duhet t’i japë 30.000 euro një ‘Saimiri’, ose në pjesët ku flet për blerjen e disa bizhuterive për bashkëshorten dhe të ëmën, në vlerësimin e Prokurorisë, në mungesë të provave dhe fakteve, nuk ekzistojnë elementët e vlefshëm për të ngritur akuzë në gjyq”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Po kështu, Prokurori i Shtetit bie dakord në datën 19.03.2018 me kërkesën e prokurorit të Antimafias për pushimin e hetimeve ndaj Tahirit, duke i hapur rrugë kështu vendimit të Gjykatës.

Më 5.10.2018, Gjykata e Katanias, bazuar në kërkesën e prokurorëve të Antimafias, ka marrë vendim për mbylljen e hetimit, 10 ditë përpara se Prokuroria e Krimeve të Rënda të merrte vendim për zgjatjen e hetimeve edhe me tre muaj me argumentin se priste letërporosi nga Italia.

“Gjykata, duke vlerësuar kërkesën e prokurorit dhe duke pranuar në mënyrë të plotë argumentet e tij, në bazë të nenit 409- 411 KPP, vendos mbylljen e hetimit për çështjen në shqyrtim dhe depozitimin e akteve pranë Prokurorisë”, shkruhet në vendim./ PANORAMA

Pas pushimit të hetimeve nga Italia, Saimir Tahiri bën lëvizjen për t’u rikthyer… Read More »

Tejet i dëmshëm me rrezatim të lartë, këto janë tre vendet ku nuk mbajtur celulari

Shumica e atyre që njohin, por mbase edhe ën vetë mund të bëjmë pjesë në personat që e mbajnë celularin gjatë gjithë kohës pranë kokës.

Janë disa vende ku nuk duhet ta lëmë kurrë telefonin pasi rrezatimi i lartë është i dëmshëm dhe mund të na lërë pasoja të parikuperueshme.

Në shtrat, afër jastëkut

Do të zgjoheni keq dhe për më tepër do të ndjeni dhimbje koke për shkak të rrezeve të dëmshme.

Afër lëkurës së fytyrës

Do të dëmtoni lëkurën, pasi bakteret në telefon transmetohen menjëherë.

Afër të vegjëlve

Ndonjëherë janë mjeti i duhur i shpërqendrimit për ta, por dëmi që shkakton në trupin e tyre është shumë më i madh. Rrezatimet e telefonit janë të dëmshme.

Tejet i dëmshëm me rrezatim të lartë, këto janë tre vendet ku nuk mbajtur celulari Read More »

“Java e praktikave profesionale”, nga nxënësit e shkollës Tregtare Vlorë

Në kuadër të “Java e praktikave profesionale”, nxënësit e shkollës Tregtare Vlorë kanë nisur një sërë aktivitetesh, njëri prej të cilëve që i kushtohej Guidave Turistike, u zhvillua në ambjentet e Qendrës Rinore pranë Pallatit të Kulturës “Labëria” në Vlorë.
Ky aktivitet që pati në fokus të vecantë dhe asetet e Trashëgimisë Kulturore, u realizua nga Shkolla Tregtare Vlorë dhe u mbështët nga DRKK-Vlorë, Bashkia Vlorë dhe agjensi të ndryshme turistike.

#EdukimiPermesKultures
#DRKKVlore

“Java e praktikave profesionale”, nga nxënësit e shkollës Tregtare Vlorë Read More »

Arrestuan dy ish-deputetët e PS-së/Merren në mbrojtje dy prokurorët dhe gjyqtari

Janë shtuar masat e sigurisë për dy prokurorët dhe gjyqtarin që firmosën urdhër-arrestet për operacionin “Volvo 4”, ku mes të arrestuarve ishin dhe dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka, si dhe pjesëtarë të grupit Avdylaj në Shijak.

Dy prokurorët që firmosën urdhërarrestet janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, ndërsa gjyqtari që i miratoi është Bib Ndreca.

Burime nga Krimet e Rënda thonë për Fax News: Është vlerësuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë që të përfitojnë mbrojtje. Nuk ka kërcenim konkret, por vlerësim të një rreziku të mundshëm.
Kujtojmë se për aksionin Volvo 4, prokuroria kërkoi masën arrest me burg për 44 persona, kërkesë e cila u pranua nga gjykata. Po ashtu u kërkua kontrolli i banesave për këta 44 persona, si dhe 22 dy persona të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Autoritetet thanë gjithashtu se janë arritur të provohen 13 episode të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera në të gjithë territorin e vendit dhe në Itali. Policia mësohet se ka kryer kontrolle në 100 banesa, përfshirë në shtëpinë e Lulzim Berishës, pas dyshimeve se mund të fshihej drogë, por nuk ka pasur urdhër-arresti për të.

Në pranga përunduan, Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin “Cine”, nga Shijaku; Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin “Kiçi”, nga Shijaku; Denis Llaftiu, nga Shijaku; Fatos Llaftiu, nga Shijaku; Hajri Seferi, nga Shijaku; Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina; Ilirjan Prifti, nga Fieri; Elton Shehaj, nga Tirana; Armand Spiro, nga Tirana; Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku; Altin Avdyli, me pseudonimin “Niçja”, nga Shijaku; Saimir Gjepali, nga Shijaku; Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin “Xhevi”, nga Lezha; Esat Mehmeti, me pseudonimin “Çakja”, nga Fieri; Saimir Sulejmani, nga Fieri; Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin”Nita”, nga Tirana; Elis Bahushi, nga Elbasani; Elis Guri, nga Shkodra dhe Artur Balla, nga Elbasani. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit me inicialet M. Z., dhe P. S. Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën katër grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i tre punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale. Efektivët e arrestuar janë Ardit Gjyriqi, nga Tirana; Jasin Abduli, nga Saranda dhe Bledar Koçi, nga Lushnja. Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan 3 pistoleta; armë gjahu, çifte dhe fishekë; një shotgan;Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë; peshore elektronike; sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë; 13 mjete, njëri i blinduar; sasi e konsiderueshme parash dhe rreth 75 telefona celularë./faxnews

Arrestuan dy ish-deputetët e PS-së/Merren në mbrojtje dy prokurorët dhe gjyqtari Read More »

Kjo ngjall dyshime, çfarë po paralajmëron Jozefina Topalli? “Ka një dritë në këtë vjeshtë…”

Një nga zërat dhe figurat më të fuqishme të Partisë Demokratike gjatë këtyre dy dekadave të fundit, Jozefina Topalli, kohët e fundit është bërë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Edhe pse në pamje të parë që pas zgjedhjeve të fundit parlamentare ajo duket sikur është shkëputur përfundimisht nga politika, Topalli, herë pas here shfaqet ndryshe në ekranet televizive, por më së shumti në faqen e saj në rrjetet sociale.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka ndarë një foto të ditëve të fundit të shoqëruar me një konstatim: ‘Ka një dritë ndryshe në vjeshtë’.

Pavarësisht se këto fjalë për stinën e vjeshtës, duket sikur nuk kanë të bëjnë fare me zhvillimet politike në vend, të thëna nga një politikane e vjetër si Jozefina Topalli gjithmonë marrin një kuptim të dytë.

Çfarë sheh përtej, politikania e sprovuar në këtë vjeshtë?

Image

Kjo ngjall dyshime, çfarë po paralajmëron Jozefina Topalli? “Ka një dritë në këtë vjeshtë…” Read More »

Bashkia Dropull vendos: Do paguajmë ceremoninë e Kaçifas

Një vendim i rëndësishëmm është marrë nga Bashkia Dropull në një mbledhje jashtë radhe ku do të paguajë të gjitha shpenzimet e varrimit për Konstandinos Kacifën. Deklarata eshte bere nga nënkryetari i Dopullit, Mihal Mano. Sipas tij, familja eshte e varfer dhe ne pamundesi per te paguar, nderkohe qe ngjarja është e ndjeshme për komunitetin e minoritatëve në jug të Shqipërisë.

“Jam nënkryetari i Dropullit Mihal Mano. Në mbledhjen jashtë radhe të Bashkisë së Dropullit të gjithë këshilltarët e bashkisë, njëzëri, si minoritet grek, vendosëm të mbajmë një qëndrim për ngjarjen e ndodhur. Vendosëm që të paguajmë zyrtarisht shpenzimet e varrimit dhe të qëndrojmë në lartësinë e situatës. Mbajtëm një minutë heshtje për Konstandino Kacifas. Do të mbështesim edhe me mikrofonë dhe foni zhvillimin e ceremonisë. Një këngëtar epirot do të jetë pjesë e ceremonisë me një këngë vajtimi”, ka thënë ndër të tjera nënkryetari i bashkisë.

Mengjesin e sotem, trupi i pajete i Kostandinos Kacifas mberriti ne Gjirokaster. Familjaret e te ndjerit u nisen dje drejt Tiranës, për të tërhequr nga morgu trupin e pajetë të 35-vjeçarit. Ndërkohë, prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi ka firmosur vendimin që familja e Kacifas të tërheqë trupin e 35-vjecarit të vrarë nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, 10 ditë më parë. Së bashku me kufomën e 35 vjecarit, avokati Efthimios Navridis theksoi se do të marre një kopje të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shqipëri për tua dorezuar atë familjareve.

Mediat greke raportojne se ceremonia do te behet diten e enjte, gjate paradites. Nderkohe qe i kushtojne renesi edhe nje mesazhi te leshuar nga Kryeposhkopi Anastas Janullatos. Ai reagoi dje kur prokuroria firmosi lejen per terheqjen e trupit të Kostandinos Kaçifas. Reagimi i Janullatos: THIRRJEU lutemi të gjitha palëve që trupi i Konstandinos Kacifas të jepet për tu varrosur sipas traditës fetare. Të gjithë shpirtrat le të gjejnë paqen. Zhurma e papërgjegjshme le të ndalet dhe ngjarjet të shqyrtohen në vazhdim me objektivitet dhe respekt të ndërsjellë.

Bashkia Dropull vendos: Do paguajmë ceremoninë e Kaçifas Read More »

Aktori proteston i vetëm: Edi Rama të ardhsha për…! Pse më hoqe nga puna?!

Një protestë e pazakontë është bërë nga Aktori Alfred Zeneli, artisti i radhës i lënë në mëshirë të fatit nga “rilindja” e artit dhe kulturës. Protesta ka ardhur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila ka publikuar edhe foton. Vetë aktori Zeneli, në profilin e tij tregon: “Sot protestova kundra kryeministrit hajvan që po na drejton!”.

Qeveria e punësimit hoqi nga puna një profesionist me arsim të lartë, aktor prej vitesh në Teatrin e Kukullave, me probleme të rënda sot në shëndet: qeveria e koncesioneve dhe e spitaleve falas, qeveria e traut të rrugëve.

Aktori proteston i vetëm: Edi Rama të ardhsha për…! Pse më hoqe nga puna?! Read More »

‘Idiot, palaço, dhi e zgjebosur’! Salianjit nuk i del inati me Nanon, ndez sërish gjakrat me një tjetër mesazh për të

Në ditët e para të muajit të shkuar, analisti dhe gazetari i njohur Mustafa Nano nuk u përmbajt kur në studion e “Opinion”, ku ishte i ftuar bashkë me deputetin e PD, Ervin Salianji, u shfaq një material filmik, ku shfaqet Fredi Alizoti, aktori ”aktori” i supozuar i ”çështjes Babale” i cili pranon se është kërcënuar dhe ofertuar nga eksponentë të lartë të mazhorancës dhe të Policisë.

Në emisionin live, ai u përplas me deputetin demokrat, madje edhe duke e fyer e duke e quajtur atë idiot, palaço, dhi e zgjebosur etj. Deputetit demokrat duket se nuk i del inati me Nanon, ndonëse në atë episod e ruajti qetësinë ndaj tij. I ftuar në emisionin “Kafein”, Salianji ka treguar se Nano e ka ftuar disa herë në emisionin e tij ”Provokacia”.

“Mustafa Nano më është lutur për të shkuar në emision gjatë. Unë kam shkruar vetëm një herë para disa kohësh. Janë njerëz që nuk i shërbejnë publikut, apo të vërtetës, por në momentin kur ka prova tentojnë të bëjnë zhurmuesin. Nuk është unë jam më pak i pafortë, nuk jam më pak jo me batuta, por në situata ku njerëz të caktuar zhyten vetë për tu bërë pis, për të marrë kostot e të tjerëve, pa diskutim e mëshiroj siç ka ndodhur në një emision televiziv para disa kohësh”, u shpreh Salianji.

Mustafa Nano në ‘Opinion’: Idiot, idiot je që më sulesh mua. C’të drejtohem ty personale mor zuzar i vogël, je një palaço bashkë me shokë të tjerë, je edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin ma mban përpjetë se të shoh cfarë bën gjithë ditën.

Salianji: Do tërheqësh vëmendjen nga kjo, këtë do bësh?

‘Idiot, palaço, dhi e zgjebosur’! Salianjit nuk i del inati me Nanon, ndez sërish gjakrat me një tjetër mesazh për të Read More »